- vox baroque 2014 - programivoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/broshura-festivali...- 2 -...

13
VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 1 -

Upload: lamduong

Post on 31-Jan-2018

256 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 1 -

Page 2: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 -- 2 -

Festivali i Muzikës së Vjetër

“ Vox Baroque”(2 deri më 12 korrik, 2014)

Kalendari i Programit

Data Qyteti Vendi Ora Grupi performues

02/07/2014 Durrës Vila e Mbretit Zog 20:00 Orkestra "Barucco" (Austri)

03/07/2014 Durrës

Fier

Vila e Mbretit Zog

Parku Arkeologjik Apolloni

20:00

19:00

Quarteti "Hofkapelle" (Austri)

Duo Violinë baroke dhe Ljuta baroke, Fani Vovoni (Greqi),

Jan Čižmář (Çeki)

04/07/2014 Berat Muzeu "Onufri" 19:00 Quarteti Hofkapelle (Austri)

05/07/2014 Durrës Vila e Mbretit Zog 20:00 Albanian Baroque Ensembleme pjesëmarrjen e

kontraltistit Marco Lazzara (Itali)

06/07/2014 Tiranë Universiteti i Arteve

11:00 Masterclass mbi interpretimin e muzikës Baroke sipas

C.Ph.E.Bach

08/07/2014 Tiranë Akademia e Filmit dhe Multimedias

“Marubi”

20:00 Albanian Baroque Ensembleme pjesëmarrjen e

kontraltistit Marco Lazzara (Itali)

10/07/2014 Shkodër Teatri Migjeni 19:00 Albanian Baroque Ensemble

12/07/2014 Voskopojë Kisha e Voskopojës

19:00 Albanian Baroque Ensemble

Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. Këto rregulla, siç dihet, ishin të ndryshme si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ajo kohore, nuk shënoheshin në partitura dhe e vetmja menyrë për t’i njohur dhe, mirëinterpretuar sot, është studimi i traktateve teorike dhe i kronikave të asaj kohe.

Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë qe deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.

Ky festival zhvillohet në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati dhe Fieri. Koncerti i fundit do të zhvillohet në zonën turistike të Voskopojës.Krahas grupeve të ndryshme barok që marrin pjesë, në festival do tëdebutojë për herë të parë edhe trio e AlbanianBaroqueEnsemble, e formuar nga muzikantë shqiptarë që në shkollat Italiane.

Falenderojmë të gjithë sponsorët dhe mbështetësit që ndihmuan për realizimin e këtij Festivali.

Daorsa Dervishi

Page 3: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 5 -- 4 -

“Harmony of so many Nations”

BARUCCO

Biografia ....

Programi:

1. Henry Purcell (1659–1695)

Suitë nga “The Fairy Queen”, Z629Symphony; Song Tune; Rondeau; Prelude; Hornpipe; Jig; Dance for the Fairies;Monkeys’ Dance; Chaconne

2. Johann Heinrich Schmelzer (ca. 1623-1680)

Balletto a quattro “Die Fechtschule” në sol maxhiorAria 1, Aria 2, Sarabande, Courente, Fechtschule, Bader Aria

3. Arcangelo Corelli (1653–1713)

Concerto Grosso, Op. 6 No. 4Adagio–Allegro; Adagio; Vivace; Allegro–Allegro

4. Georg Muffat (1653 – 1704)

Sonata V në sol maxhior von Armonico TributoAllemanda. Grave, Adagio, Fuga, Adagio, Passagaglia. Grave

Page 4: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 7 -- 6 -

Page 5: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 9 -- 8 -

“Communication affairs”

ENSEMBLENEUE HOFKAPELLEGRAZ

Biografia......

Programi:

1. Johann Joseph Fux (1660-1741): Partita á 3, K 323 për 2 Violina dhe Kontrabass

Les CombattansLes vainqueursPerpetuum mobileMenuetGavotteRigaudon 1 – Rigaudon 2

2. Antonio Vivaldi (1678-1741): Sonata da Camera a Tre, op. 1 Nr 12

Folia

3. Georg Friedrich Händel (1685-1759): Sonata for two violins, op.5 Nr 2

AdagioAllegroMusetteAllegroMusetteMarcheGavotte

4. Anonymos/John Playford (shek.17): Nga “The English Dancing Master“

Upon a Summer´s DayA Soldier´s LifeGathering PeascodsThe WishPauls Steeple

5. Johann Joseph Fux: Partita á 3, K 320 për 2 Violina dhe Kontrabass

AndanteAllegroSarabandePassagalia

Page 6: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 11 -- 10 -

Fani Vovoni ka lindur në Athinë në vitin 1978. Pas mbarimit të studimeve me Helfried FISTER në Klagenfurt në vitin 2001, ajo studioi në Universitetin e Muzikës në Vjenë, në klasën e Ernst Kovacic, ku ajo u diplomua me statusin “honors” në Mars 2007. Gjatë studimeve të saj, ajo gjithashtu ndoqi një klasë në violinë barok, ku mori leksione nga Hiro Kurosaki; më vonë studioi në Mozarteum Salzburg me profesor Reinhard Goebel. Një prej eventeve më të rëndësishme në karrierën e saj të hershme, ishte pjesëmarrja e saj në Orkestrën Barok të Bashkimit Europian, në vitin 2004, ku ajo në mënyrë intensive eksploroi të ashtu-quajturën “muzikë e lashtësisë”.

Ajo është një bashkë - themeluese për Harmoninë e Orkestrës Barok të Kombeve, ku ajo ka punuar me dirigjentë të tillë si Ton Koopman, Lars Ulrik Mortensen, Alfredo Bernardini, Andreë Manze etj. Ajo ka dhënë koncerte në formacionet e ansamblit në festivale të shumta nëpër Europë, fillimisht duke u fokusuar në muzikën bashkëkohore, me grupe të tilla si Klangforum Wien,

“Diverse Bizzarie”

FANI VOVONI

violinë baroke

Camerata Salzburg, Ensemble Reconsil, Ensemble Phace, Barucco, Concerto Stella Matutina, Cappella Leopoldina, Ensemble Prisma, Clemencic Consort, Latinitas Nostra. Aktualisht ajo jep mësime për violinë dhe ansambël në Konservatorin Freie Musikschule në Vjenë.

Ka regjistrime CD me KAIROS, ORF Edition Alte Musik and RAUMKLANG

Page 7: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 13 -- 12 -

Programi:

1. Anonymus

Passacaglia

2. Nicola Matteis (Napoli, rreth 1650 – Colkirk/Norfolk rreth 1713)

Suitë nga Ayres for the Violin Book II, London 1676Preludio Fantasia – Allegro-Aria Amorosa - Giga: Allegro

3. Angelo Michele Bartolotti (i vdekur para 1682)

Suitë në sol maxhior

4. Michel Farinel (1649-1726)

Faronell´s Ground nga:The Division Violin: e publikuar nga John Playford, London 1684

5. Giovanni Geronimo Kapsberger (Venedig, rreth 1580 – Rom,1651)

Toccata prima

4. H.I.Biber

Sonata RepresentativaAllegro – Die Nachtigall – Cucu – Der Frosch – Adagio - Adagio: Die Wachtel –Die Katz - Musketier Marsch - Allemande

5. Nicola Matteis (Napoli,rreth 1650 – Colkirk/Norfolk rreth. 1713)

Passaggio Rotto – Fantasia per violino soloDiverse bizzarie Sopra la Vecchia Sarabanda o pur Ciaccona

Jan Čižmár është një interpretues me dhunti të shumta duke u përqëndruar në instrumente historike. Ai performon rregullisht nëpër Europë, Azi dhe SHBA me ansamble të tilla si Royal Concertgebouë Orchestra, Orchestra of the Age of Enlightenment, Orchestra of the Eighteenth Century, Rotterdam Philharmonic Orchestra and Capella Cracoviensis dhe nën drejtursve të tillë si Frans Bruggen, Christopher Hogëood, Giovanni Antonini, Yannick Nézet-Séguin dhe Christina Pluhar. Ai shfaqet edhe si solist me repertorë të stilit Barok dhe të Rilindjes.

Pas diplomimit në kitarë dhe muzikologji në vendlindjen Brno, studioi në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Londër, ku ai filloi duke luajtur lahutë në klasën e Jakob Lindberg. Ai vazhdoi studimet e tij në Konservatorin Mbretëror të Hagës me mësuesit Nigel North, Joachim Held, Mike Fentross dhe Christina Pluhar.Ai ishte themelues dhe redaktor i revistës muzikore çeke “Kytara“ dhe kontribuon rregullisht në botime (revista) të tjera muzikore. Ai është gjithashtu i përfshirë intensivisht në botime dhe aktivitete kërkimore në fushën e muzikës së hershme.Jan Čižmár mësoi lahutë dhe instrumentet përkatëse në Akademinë e Muzikës së Lashtësisë tek Masaryk University në Brno. Ai rregullisht jep kurse dhe klasa master në Europë dhe Amerikë. Aktualisht është një student i doktoraturës në fushën e muzikës tek Janáček Academy of Music and Performing Arts (JAMU) në Brno dhe tek Instituti i Muzikologjisë, Masaryk University.

JAN ČIŽMÁR

theorbe, kitarë baroke

Page 8: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 15 -- 14 -

Jusuf Beshiri nis fillimet e studimeve ne piano ne moshen 6 vjec dhe ne 1989 dipllomohet ne Istitutin e larte te arteve (sot UART) me vleresimin maksimal te pikeve. Ne 1991 trasferohet ne Milano duke filluar studimet ne specialitetin “ Organo dhe kompozicion organistik” prane konservatorit Giuseppe Verdi – Milano.I perfundon studimet me vleresimin maksimal ne vitin 1998. Pas perfundimit te ketyre studimeve frekuenton kurse perfeksionimi per repertorin organistik prane prof. Michael Radulescu ne Liechtenstein , me Luigi Tagliavini dhe Jose Uriol prane Akademise se muzikes organistike ne Pistoia. Nder kohe behet pjesmarres ne shume aktivitete artistike ne mjaft qytete italiane si dhe jashte saj, si Svicer, France, Belgjike, Slloveni, Shqiperi etj.

Nder kohe fillon studimet prane “ Accademia Internazionale della Musica” seksioni i muzikes antike -Milano per klavicembal ne klasen e Laura Alvini, per ti perfunduar ne Konservatorin e Milanos ne 2001 ne specialitetin e instrumentave te vjeter si klavikordo, clavicembalo dhe fortepiano. Vleresimi maksimal ne

Albanian Baroque Ensemble

JUSUF BESHIRI

cembalo

dipllome dhe ne keto istrumente beri qe aktiviteti i tij artistik ne itali te jete teper aktive dhe i vleresuar nga kritika e kohes.

Nder kohe fiton dhe konukrsin internazional te klavicembalit G:CAMBI ne qytetin Pesaro (Itali).

Nga 2000-2011 ben pjese ne “UNITED EUROPE CHAMBER ORCHESTRA” si klavicembalist, organist dhe fortepianist duke zhvilluar nje aktivitet te madh koncertal ne repertorin barok dhe muzikes “sacra”. Regjistron disqe per RCA, ITALIAN WAY MUSIC, VIDEO RHONA CLASIC.Pervec pjesemarrjes ne kete orkester, eshte aktiv dhe ne formacione te ndryshme te muzikes se dhomes duke bashkepunuar me “Pomeriggi Musicali”, orchestra “Guido Cantelli” , Brianza Classica, “Festival Adriatico Mediterraneo” si dhe ne shqiperi si i ftuar nderi me “Mozaik”, “Kamerata e Tiranes”, “Festival internazionale NEI SUONI DEI LUOGHI” “Takimet muzikore te dy boteve”, Stina koncertore ne Universitetin e Arteve. Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar. Gjithashtu ka qene organisti dhe klavicembalisti i pare i cili ka luajtur ne inaugurimin e katedrales se Shen Palit ne Tirane, i cili u organizua dhe me prezencen e Sekretarit te Vatikanit , Kardinal Sodano.

Eshte i ftuar i pervitshem ne festivalin internacional organistik “ Città di Arezzo”.Aktivitetit artistik i eshte bashkengjituar dhe ai didaktik. Ky i fundit fillon menjehere pas studimeve ne Milano duke dhene mesim si docent ne “Accademia Internazionale della Musica” nga 2003-2010.

Eksperiencen e tij shume vjecare ne fushen e muzikes antike dhe baroke si dhe didaktike e sjell per here te pare ne shqiperi me ftese nga UART dhe mbeshtetje nga programi Brain Gain (UNDP) duke hapur per here te pare katedren e instrumentiti te klavicembalit dhe muzikes baroke ne vendin tone.Aktualisht zhvillon aktivitetet koncertale dhe didaktike mes Italise dhe vendit te lindjes.

Page 9: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 17 -- 16 -

DAORSA DERVISHI

flaut traversier barok

U lind në Durrës në vitin 1982. Në moshën 9 vjeçare fillon studimet e flautit në Shkollën e Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës dhe, nën udhëheqjen e mësueses Athinula Çaprazi, diplomohet me notë maksimale.Në vitin 2000 vijon studimet pranë Konservatorit “G. Verdi”, Milano, Itali. Pasi diplomohet per flaut modern, ndjek dhe përfundon me rezultate të larta edhe dy vjeçarin për Diplomën e Nivelit të Dytë Akademik ,me M° G. Gallotta dhe M° G. Cambursano. Paralelisht, në të njëjtin Konservator, fillon studimet e flautit traversier barok me M° G. B. Columbro dhe në shkurt të 2010 diplomohet me 10 Cum Laude.

Pas studimeve, ndjek kurse perfeksionimi dhe master classes me profesorët e mirënjohur si: J.C. Gerard, D. Formisano, B. Grossi, C. Santambrogio e B. Kuijken.Kryen aktivitetin e saj koncertor si soliste ashtu edhe me grupe dhome të ndryshëm duke përdorur instrumentet e periudhës baroke, klasike dhe moderne.Luan në Institute prestigjioze si: Akademia e Arteve Brera në Milano, Akademia e

Arteve në Tiranë, Teatri A.Moisu në Durrës, Salla Puçini në Konservatorin e Milanos, Bazilika San Marco në Milano, Muzeu i Kremonës, Instituti Peri në Rexho Emilia, Tribuna e Davidit të Mikelanxhelos në Firence, etj,... .

Veç të tjerash, luan për Festivalin Lodoviciano të Viadanës si në rolin e solistes ashtu edhe në rolin e flautit të parë të okestrës së Festivalit dhe në stinët koncertore: “Concerti nel Chiostro” në Milano, “Ricerca D’Ascolto” në Kremona, “DanzalParco” në Bresha, në edizionin e XXXVII-të “Stagione Musicale della Canonica di Brezzo di Bredero”, Bibiena Art Festival në Piacenza, “Note dipinte” në Novara, Note Barocche në Valle Scrivia, Netët e Muzikës Klasike në Durrës, Festivali i Muzikës në Krema, Festivali i Musikës Antike “Suoni d’Arte” në Xhenova, etj,... .

Me grupin Italian “Classical Consort” regjistron për etiketën zvicerane Gallo pjesë të muzikës së dhomës nga Gioachino Rossini me instrumente të periudhës, ku njëra nga pjesët është regjistrimi i parë botëror. Në 2007 merrpjesë në aktivitetin “Compositori a Confronto” pranë Institutit Peri të Rexhio Emilias ku luan tre pjesë bashkëkohore të përfshira në përmbledhjen diskografike me të njëjtin emër. Në prill të 2012 luan në CD-në e etiketës ShevaCollection kushtuar kompozitorit kremonez Oreste Riva, në pjesën Epinicion, regjistrim i parë botëror.Bashkëpunon me Orkestrën e Festivalit Lodoviciano të Viadana-ës, me grupin Banda Larga dhe me Orkestrën Baroke të Cremona-ës.Në 2010 bashkëpunon me Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë si Visiting Professor nga projekti Brain and Gain për degën Repertori Barok i Flautit.

Aktualisht, merr pjesë si bashkëpunëtore e jashtme në aktivitetet dhe koncertet e organizuara nga klasa e klaviçembalos së Konservatorit të Piaçencës nën udhëheqjen e Prof. Paola Poncet.

Page 10: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 19 -- 18 -

PERIKLI PITE

viola da gamba

Fillon studimin e musikës në Liceun Artistik të Tiranës dhe vazhdon në Akademinë e Lartë të Arteve. Më pas transferohet në Itali ku ndjek studimet për çello dhe viola da gamba në Konservatorin Arrigo Boito, Parma me Robert Gini dhe në Konservatorin Gioacchino Rossini, Pesaro me Claudio Casadei me vlerësim maksimal dhe diplomë nderi.

I vlerësuar me bursa studimi nga shoqata të ndryshme: Fondazioni Gioacchino Rossini, Pesaro 1997 dhe 1999; “800 festival i Saludecio”1998; Cecilia Ugolini Paci, Pesaro 1999; Fondazioni Giorgio Cini, Venezia 2002. Me ensemble “Recitar Cantando”-2004, kanë fituar çmimin e parë në konkursin e muzikës antike “D. Caravita” të Fusignano. Ka frekentuar kurse spezializimi në muzikë antike: Ishulli di S. Giorgio, Venezia 2002; Akademia “Franchino Gaffurio”, Lodi; Wieland Kujken, Mauro Valli. Bashkpunon me: Kompleksin “Europa Galante” te Fabio Biondi, Jeanne Loriod solist në Onde Martenot, Luca Scandali, Alessandro Ciccolini, Gloria Banditelli, La Calandria, Ensemble”Concerto” Roberto Gini,“Ensemble Cantar Lontano”; Ensemble “Terre d’Otranto”; I Barocchisti di Diego Fasolis,

Canalgrande Adriatic Baroque Orchestra. Aktiviteti është i shtrirë në shumë teatre si: Teatro Stavovskem Pragë, Belfort Festival Francia, Universiteti i Perugia, Universiteti i Urbino, Auditorium Pedrotti di Pesaro, Réggia di Raconigi Torino , festivali Budva, festivali ndërkombëtar Magie Barocche, Catania, Concertgebouw Ámsterdam, Gulbenkian Grand Auditórium Lisbona, Barbican Centre, Wigmore Hall London, George Enescu Festival Bucarest, Konzerthaus Vienna, Opera de Montecarlo, Seoul Arts Center, Ayang Arts Center Daegu Korea, Opera-NCPA Pechino, Shanghai Oriental Arts Center Kinë, Juliusz Sowacki Theatre, Karol Szymanowski Philharmonic Hall, Warsaw Philharmonic.

Ka regjistruar disqe per: Clavis, Brillant, Bongiovani Bologna, Tactus, EMI/Virgin Është Docent violonçeli dhe viola da gamba ne AMMA - Akademine Marchigiana e Muziksë Antike në Pesaro.

Page 11: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 21 -- 20 -

Marco Lazzara

viola da gamba

Marco Lazzara filloi studimet e tij muzikore, ndërsa ishte ende një fëmijë dhe u diplomua para kohe në Piano, Organo kishtare, Clavicembalo dhe Këndimin Operistik, duke u perfeksionuar për tre vjet në Akademinë Chigiana të Sienës.

Që në debutimin e tij në vitin 1989, kritikët vendas dhe ndërkombëtarë kanë treguar interes të madh ndaj tij për regjistrin e tij vokal të veçantë, muzikalitetin dhe gjenialitetin e tij në stilet muzikore të cilat e kanë lejuar atë për të interpretuar jo vetëm repertor barok, por edhe repertorë romantike dhe bashkëkohore. «Lazzara është një nga zërat më të mahnitshëm të çdo lloji që kam hasur. Ai është një tingull i fuqishëm që në mënyrë virtuale sfidon cdo gjë tjetër hyjnore” (David Mason Greene - FANFARE N.Y.) Si i tillë, ai ka marrë pjesë në premiera të ndryshme botërore të kompozitorëve bashkëkohore siç janë: F. Vacchi, G. Manzoni, G. Kancheli, S. Battistelli, A. Corghi, A. Guarnieri;Faust Cantata nga A. Schnittke drejtuar nga V. Fedoseyev dhe V. Yuroëski, premierën italiane te A. Reimann’sLear drejtuar nga A. Fagen dhe regji të L. RONCONI, me prezencën e kompozitorit.

Ai interpretoi Carmina Burana nga C. Orff, drejtuar nga D. Robertson, R. Gandolfi, B. Bartoletti dhe F. Luisi.

Ai ka interpretuar shumë opera italiane barok , përfshirë repertorin operistik nga G.F.Haendel, Moro per amore nga A. Stradella, Orfeo ed Euridice nga Ch.W. Gluck (interpretuesi i parë në Itali), Il Tito nga M.A.Cesti. Në repertorin e tij të shekullit XIX mund të përmendim Die Fledermaus nga J. Strauss, Orphée aux enfers nga J. Offembach, Ginevra di Scozia nga S. Mayr.

Ai ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka kënduar në recitale të shumta në Liceun e Barcelonës, Opera Komike në Paris, Staatsoper në Hamburg, Carnegie Hall në New York, Covent Garden në Londër, Opéra Kombëtare du Rhîn, Salle Pleyel in Paris, Il Teatro alla Scala, Teatri i Bashkisë në Bologna, Teatro Verdi Trieste, The Lingotto Auditorium Torino, Suntory Hall në Tokyio, Carlo Felice i Genova, Santa Cecilia në Romë.

Ai ka kënduar “live” dhe regjistruar pothuaj për të gjitha kanalet më të rëndësishme televizive europiane dhe shpesh ka qenë i ftuar në BBC, ku ai ka regjistruar recitale duke interpretuar muzikë romantike, në mënyrë të veçantë nga C. Debussy, O. Respighi, G. Faure, P. Mascagni . Ai ka regjistruar edhe kolonën zanore të filmit italian “Il mestiere delle Armi” dirigjuar nga E. Olmi. Ai ka regjistruar për etiketa si BONGIOVANNI, Opera Rara, Nuova era, Arts, Ricordi, Dynamic, Brilliant Classic. Disqet e tij me Arie, u vlerësuan nga Timbre de platine. Ai ka marrë pjesë në Projektin Pollini, i ftuar personalisht nga Maurizio Pollini.

Ai është zgjedhur akademiku i R. Accademia Filarmonica e Bolonjës.

I ftuar:

Page 12: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIVOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 23 -- 22 -

Programi: Albanian Baroque Ensemble

05/07/2014 dhe 08/07/2014

1. Pietro Antonio Locatelli (1695-1764)

Sonata Nr.6 në sol minorë për flaut traversier dhe basso continuoLargo- Allegro- Largo- Allegro

2. Antonio Lucio Vivaldi

“Piango, gemo, sospiro e peno” Cantata për kontralt dhe basso continuo RV675

3. Leo Vinci (1690-1730)

Sonata in re për flaut traversier dhe basso continuoAdagio- Allegro- Largo- Presto- Pastorella

4. Nicola Antonio Giacinto Porpora

“Qui habitare“ nga Laudate Pueri kontralt dhe flaut traversiere

5. Johann Sebastian Bach

Aria nga Johannes Passion BWV 245 - “Es ist vollbracht“

6. Francesco Barsanti (1690-1770)

Sonata Nr.6 ne la minore për flaut traversier dhe basso continuo Grave- Allegro- Grave- Allegro

7. Georg Friedrich Haendel

“Pena tiranna“ nga Opera Amadigi di Gaula.

10/07/2014 dhe 12/07/2014

1. Pietro Antonio Locatelli (1695-1764)

Sonata nr. 6 në Sol minore për traversier e basso continuoLargo-Allegro-Largo -Allegro

2.Johann Sebastian Bach

Sonata në Re magiore për viola da gamba dhe Cembalo obligato

3. Leo Vinci (1690-1730)

Sonata në Re për traversier dhe basso continuoAdagio-Allegro-Largo-Presto-Pastorella

3. Joseph Nicolas Pancrase Royer (1700-1755)

Le Vertigo (rondeau)La Marche des Scythe

4.Francesco Barsanti (1690-1770)

Sonata nr 6 në La minore për traversier dhe basso continuoGrave- Allegro-Grave-Allegro

Page 13: - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMIvoxbaroque.com/wp-content/uploads/2017/01/Broshura-Festivali...- 2 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI - 3 - VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI Festivali i Muzikës

VOX BAROQUE 2014 - PROGRAMI- 24 -