bulleting ajm october 2011

18
BULETINI SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË

Upload: association-of-journalists-of-macedonia

Post on 22-Mar-2016

224 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Monthly Bulleting AJM October 2011

TRANSCRIPT

Page 1: Bulleting AJM October 2011

BuletiniShoqata e Gazetarëve të MaqedoniSë

Page 2: Bulleting AJM October 2011

2

Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup;Tel (+3892) 3298-139; Faks (+3892) 3116-447, E-mail: [email protected]

Ekipi redaktues: Naser Selmani Sasho OrdanovskiMishko Ivanov

Gazetarë:Kristina MaçkiqNatasha StojanovskaGoce Mihajlovski

Kolegë të nderuar Para jush gjendet buletini i parë i Shoqatës së Gazetarëve

të Maqedonisë, të cilin prej tani do ta botojmë çdo muaj. Buletini përmes postës elektronike do të shpërndahet deri te çdo anëtarë i jonë dhe deri te të gjithë gazetarët, kurse do të gjendet edhe në ueb faqen tonë. Vlerësojmë se kjo paraqet edhe një mundësi për të vendosur komunikim më të mirë me anëtarësinë dhe në përgjithësi me opinionin. Në të do të gjeni informacione për punën e udhëheqësisë së Shoqatës dhe për planet e ardhshme, me çka do të kontribuohet për transpar-encë më të madhe. Poashtu, në të do të trajtojmë edhe çështje aktuale në interes të gazetarëve, kurse në të ardhmen do të jetë i hapur edhe për botimin e kolumnave të gazetarëve lid-hur me situatën e lirisë së të shprehurit.

Për neve parakusht kyç për punë më efikase të SHGM-së është rritja e transparencës. Në atë drejtim është edhe për-gatitja e ueb faqes së re. Faqja ka dizajn të ri dhe është ven-dosur në platformë më të sofistikuar, ku të gjitha informatat mund të merren në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Përmes adresës për kontakt të ueb faqes [email protected], dëshirojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ju për propozime dhe sugjerime eventuale, e pse jo edhe për kritika me qëllim për të përmirësuar punën dhe të arrijmë rezultate më të mira.

Page 3: Bulleting AJM October 2011

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

3

K ëtë vit, gazetarët në Maqedoni, si asn-jëherë më parë u ballafaquan me sfi-da serioze. Sistemi medial, i vendosur gjatë dy dekadave të kaluara, e tregoi fytyrën e vetë të vërtetë të shëmtuar. U

bë e qartë se pjesa më e madhe e mediave janë themeluar për t'i shërbyer interesave të poli-tikës dhe pronarëve të mediave, e jo opinionit. Mediat shfrytëzohen për manipulim politik me opinionin dhe si mjet për kusuritje me qëllim të realizimit të interesave tjera ekonomike.

Presioni nga politika i një pjese të pronar-ëve mediave dhe redaktorëve ndaj gazetarëve esklaoi. Si rezultat i kësaj, dhjetëra kolegë tanë u përjashtuan nga puna nën rrethana mjaft të paqarta dhe me sqarime të çuditshme. U mb-yllën shumë media nën akuza se pronarët e tyre nuk kanë paguar tatime. Secili gazetar në Maqedoni përkrah disiplinën tatimore, por te një pjesë e jonë e madhe mbeti ndjenja se institucionet nuk bënë gjithçka që kanë mun-dur, edhe përkundër procedurës gjyqësore, të sigurojnë rrethana lehtësuese ato media të vazhdojnë me punë. Si pasojë e kësaj shumë gazetarë mbetën pa punë.

Institucionet në vend që të insistojnë për zbatim të përpiktë të Ligjit për veprimtari ra-diodifuzive, e plotësuan Ligjin, me çka e rritën numrin e anëtarëve të këshillit për radiodifuzi-on. Me këtë u dëmtua modeli në bazë të të cilit është ndërtuar KRD-ja si rregullues. Në vend të personave kompetentë dhe profesionistë nga lëmi të ndryshme, në të do të mbisundojnë për-faqësues të pushtetit ekzekutiv ose të kontrol-luar prej atij pushteti.

Edhe pse Komisioni për ndërmjetësim i Sho-qatës së gazetarëve të Maqedonisë në me sukses ndërmjetësoi për tërheqjen e rreth 40 padive për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, në gjykatat e Maqedonisë në vazhdimësi parash-trohen padi të reja kundër gazetarëve. Për fat

të keq, vazhdoi edhe praktika që gazetarët të paditen mes veti, në vend që të gjithë kontestet të zgjidhen me dialog të hapur dhe konstruktiv brenda felës.

Në periudhën e kaluar, edhe pse në rrethana skajshmërisht të papërshtatshme, udhëheqësia e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u balla-faqua me sfida jashtëzakonisht të mëdha. Bëmë gjithçka që ishte në kuadër të fuqisë sonë për t'i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e gazetarëve dhe profesionit. Gazetarët nuk janë më tepër faj-torë kujdestarë për të gjitha problemet në media. Në mënyrë të qartë e demaskuam përgjegjësinë e pushtetit, pronarëve të mediave redaktorëve për situatën skajshmërisht të keqe në media.

Si organizat esnafe nuk lejuam të inkuadro-hemi në qërimin e hesapeve politike mes push-tetit dhe opozitës, por gjatë tërë kohës ishim të udhëhequr nga interesat e gazetarëve. Punuam në forcimin e kapaciteteve të SHGM-së dhe në etablimin e pozitës së saj në shoqëri. Vendosëm bashkëpunim me shoqata joqeveritare nga vendi dhe ndërkombëtare, që merren me lirinë e me-diave. Poashtu gjatë tërë kohës qëndruam në kontakt me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe SHBA-ve, të cilët i informuam rreth qëndri-meve tona për gjendjen e mediave në Maqedoni dhe gjatë tërë kohës ofruam zgjidhje konkrete për tejkalimin e problemeve. Qëndrimet tona që promovuam gjatë vitit tani janë pjesë e Raportit të Komisionit Evropian dhe janë pjesë e agjendës së dialogut mes Qeverisë dhe SHGM-së. ne be-sojmë në forcën e dialogut dhe shpresojmë se me vullnet të mirë dhe qëllime të sinqerta mundemi bashkërisht ta përmirësojmë dhe avancojmë lir-inë e mediave në Maqedoni. Ky proces është i hapur dhe do të bëjmë gjithçka që varet nga ne që ai të ketë sukses. Ju ftoj edhe juve të kyçeni me sugjerime dhe propozime konkrete.

Naser Selmani,Kryetar i SHGM-së

Besimi në dialog

Page 4: Bulleting AJM October 2011

4

Për herë të parë pas një kohe të gjatë në një vend dhe në një temë të përbashkët biseduan gazetarët dhe përfaqësues të Qeverisë. Në orga-nizim të SHGM-së dhe Sekretariatit për çështje evropiane, më 14 shtator në Shkup, u mbajt

tryezë e rrumbullakët me titull “Sfidat dhe perspektivat e sektorit medial maqedonas”. Ishte ky tentimi i parë për përmirësim të gjendjes në gazetari, për çka vendi gjithnjë e më tepër po merr kritika nga të gjitha faktorët relevant të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Gazetarët kërkuan përmirësime, më pak presion ndaj tyre, rregullim më të mirë të tregut medial, siguri më të

TRYEZË E RRUMBULLAKËT E SHGM-SË DHE QEVERISË

Dialog për gjendjen në media

Grup i posaçëm punues i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë dhe nga gazetarë në periudhë prej një viti do të kërkojnë zgjidhje për prob-lemet në media

Page 5: Bulleting AJM October 2011

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

5

madhe sociale për profesionin që i informon qytetarët dhe i shrben shoqërisë. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani tha se dialogu me qever-inë paraqet fillim të mbarë dhe shprehi optimizëm se në të ardhmen përmes debatit konstruktiv do të gjenden zgjidhje të pranueshme për problemet e hapura në me-dia. Sipas tij, sfidë më e madhe për SHGM-në është që Maqedonia të shndërrohet në vend ku do të respektohet liria e mediave.

-Për fat të keq deri tani nga institucione relevante ndërkombëtare në lëmin e mediave, jemi trajtuar si vend ku pjesërisht respektohet liria e mediave. Kjo duhet të

na brengosë të gjithë neve, si gazetarë, pronarë të me-diave dhe përfaqësuesit e Qeverisë. Është obligim i jonë të punojmë për ta përmirësuar këtë përshtypje”, tha Sel-mani.

Ai tha se nuk dëshiron të akuzojë askënd ose të am-nistojë dikë për situatën e vështirë në media, por nënvi-zoi se problemet nuk duhet të heshten.

“Nuk është koha kur duhet të kërkohen fajtorë, por zgjidhje. Nuk duhet ët bëhemi rob të kaluarës, por të ardhmërisë. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por nga gabimet të nxjerrim mësim dhe të mos i përsërisim në të ardhmen”, tha Selmani.

Dialog për gjendjen në media

Page 6: Bulleting AJM October 2011

6

Sipas tij, përgjegjësia e gazetarëve është më tepër të punojnë në ngritjen

e standardeve dhe etikës profesionale, pronarët të punojnë në pajtim me ligjin,

kurse Qeveria të sigurojë trajtim të njëjtë për mediat. Zëvendëskryeministrja Teuta Arifi tha se liria e mediave është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe kërkoi intensifikim të takimeve me SHGM-së.

”Të gjithë bartim përgjegjësi për proceset euro-integruese. Mediat duhet seriozisht të sillen ndaj rekomandimeve të Komisionit Evropian. Me fil-limin e dialogut të sotëm, Qeveria dhe mediat tre-gojnë përgjegjësi të përbashkët për këto procese”, - deklaroi Arifi.

Qeveria e ndanë qëndrimin se institucionet duhet të jenë të përgjegjshme, por përgjegjësinë e ndau me mediat.

“Nevojitet angazhim i dy palëve për të tejkaluar keqkuptimet. Ne i shofim mediat si partner dhe aleat i jonë, e jo si armik. Nëse nuk i tejkalojmë mosmarrëveshjet, dëmin do ta pësojnë qytetarët për shkak të mungesës së informatave”-, tha ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska.

Në tryezën e rrumbullakët foli edhe ambasadori i OSBE-së, Ralf Bret, kurse ambasadori i sapoardhur amerikan Pol Volers me prezencën e vet e përkrahu dialogun për më tepër liri gazetareske.

”Koncepti i lisë së mediave ofron mundësi të thuhen dhe të dëgjohen mendime atëherë kur ato dallojnë nga ato të pushtetit. Liria e shprehjes është një nga të drejtat themelore njerëzore dhe vlerëso-het si bazë e të gjitha demokracive të lira”, deklaroi Bret.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit për radiodifuzion, , IMM-së, shoqatave jo-qeveritare që merren me hulumtimin e mediave, redaktorë dhe gazetarë nga të gjitha mediat kom-bëtare në vend. Në takim nuk u paraqitën vetëm pronarët e mediave, që hasi në kritikë të ashpër nga kryetari i Sindikatës së gazetarëve dhe punon-jësve medial, Tamara Çausidis.

”Në këtë tavolin duhet të ulen pronarët e medi-ave, që t'i pyes për të gjitha ato punësime jolegale, pagesat kesh, që nuk janë selektive por ekzistojnë në më tepër media, për shantazhet me blanko ven-dime për largim nga puna”, tha Çausidis.

Për problemet tjera që i tangojnë gazetarët, si zgjerim i Këshillit për radiodifuzion, për çka për momentin nuk ka marrëveshje mes SHGM-së dhe Qeverisë, dialogu pritet të vazhdojë pasi të konsu-mohet lista e çështjeve për të cilat të dy palët kanë gatishmëri për negociata dhe për gjetjen e zgjid-hjeve të përbashkëta.

Goce Mihajlovski

Konkluza të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë të miratuara në tryezën e rrumbullakët.

1. Përshëndetet fillimi i dialogut mes Qeverisë dhe Shoqatës së gazetarëve dhe angazhohemi që i njëjti të va-zhdojë në të ardhmen

2. Të formohet grup pune i përbërë nga Qeveria dhe përfaqësues të SHGM-së që do ta udhëheqë dialogun dhe do të kujdeset për zbatimin e konkluzave të dialogut.

Page 7: Bulleting AJM October 2011

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

7

3. E përkrahim lirinë e të shprehurit në atmosferë të liruar nga ofendimet dhe diskualifikimet profesionale

4. Gazetarët dhe redaktorët maksimalisht t'i respektojnë standardet dhe etikën profesionale. Pa-jtohemi se vetërregullimi mund të japë kontribut të madh për ngritjen e nivelit të respektimit të kodit etik të gazetarëve

5. Pronarët e mediave të fillojnë dialog social me sindikatën gazetareske

6. Në të ardhmen SHGM dhe shoqatat tjera jo-qeveritare që merren me politikën mediale të kyçen në procesin e miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me

mediat 7. Institucionet qeveritare të forcojnë përcjelljen

e aplikimit të ligjeve me qëllim që të sigurohet trajtim i barabartë i të gjitha mediave në treg

8. Të hapet debat për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore për reklamim të Qeverisë dhe insti-tucioneve tjera qeveritare në media

9. Të forcohet servisi publik RTVM i cili duhet t'i reflektojë interesat e ndryshme të shoqërisë në Maqe-doni

10. Të përgatitet mundësia për përgatitjen e strat-egjisë për zhvillimin e mediave në Maqedoni

Page 8: Bulleting AJM October 2011

8

Në 29 qershor, në Dhomën Ekonomike në Shkup, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë organizoi konferencë finale me temë “Vetërregullimi i medieve në Republikën e Maqedonisë: Drejt medieve të pavarura dhe të përgjegjshme”.

Me këtë ngjarje përfundoi projekti “Debat për ven-dosjen e standardeve profesionale të gazetarëve – vetër-regullimi dhe inicimi i Këshillit të shtypit” i përkrahur nga partneri - Fondacioni norvegjez NPA, që zgjati 10 muja. Forcë motorike e projektit ishte grupi punues, e përbërë nga një pronar i mediave, gazetarë dhe ekspertë, si dhe përfaqësues nga zyra ekzekutive e SHGM-së. U organizuan gjithsej 11 debate në Shkup dhe në qendrat rajonale të SHGM-së në të cilat u kyçën 180 pjesëmar-rës.

SHGM përgatiti model për vetërregullim

InIcIatIvë për themelImIn e KëshIllIt të shtypIt

Grupi punese për tre muaj organi-zoi gjithsej 11 debate me gazetarë në Shkup dhe në qendrat rajonale, kurse projekt statutin e Këshillit të ardhshëm për shtyp e prezantoi edhe para pronarëve të medieve, shoqatave joqeveritare dhe para ko-rit diplomatik

Page 9: Bulleting AJM October 2011

9

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Grupi punues i SHGM-së për vetërregullim, në konfer-encë e paraqiti modelin e vetërregullimit, të shndërruar në projekt-statut të trupit të ardhshëm për vetërregullim, në të cilin punoi gjatë tre muajve të kaluar. Ideja është të themelohet trup i përbërë nga gazetarë, redaktorë, pronarë të medieve dhe përfaqësues të sektorit civil, që do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë për ankesat e opin-ionit lidhur me tekstet gazetareske.

Kjo është fryt i punës tremujore të grupit punues për vetërrregullim, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të SHGM-së, një përfaqësues i sektorit civil, dhe një pronar mediumi. Gjatë këtyre muajve, grupi realizoi 12 debate me gazetarë në qendrat rajonale dhe në Shkup. Në valën e parë të debateve, që u mbajtën kah fundi i shkurtit, u

promovua ideja, kurse në raundin e dytë të debateve, që u organizuan gjatë muajit prill, u prezantua koncepti i vetërregullimit, në kuadër të të cilit u përpunuan katër modele të vetërregullimit në vende të ndryshme evro-piane. Emërues i përbashkët i të gjitha debateve ishte se koncepti duhet ë përkrahet, sepse është më mirë që gazetarët dhe pronarët të ndërtojnë mekanizëm autonom që do t’i shqyrtojë ankesat dhe vërejtjet e opinionit për punën e gazetarëve, se sa këtë ta bëjë shteti me ligj.

Grupi punues gjatë kësaj periudhe të shkurtër, reali-zoi dy debate edhe me pronarët e medieve. Në debatin e parë, që u mbajt në fund të muajit mars në Shkup, u diskutua gjerësisht rreth nevojës për vetërregullim, kurse në debatin e dytë ata që prezantuan u njoftuan me mod-

SHGM përgatiti model për vetërregullim

InIcIatIvë për themelImIn e KëshIllIt të shtypIt

Page 10: Bulleting AJM October 2011

ele konkrete që funksionojnë në vende tjera evropiane. Në të dy debatet, përfaqësuesit e

pronarëve të medieve e përkrahën idenë për vetërregullim si të dobishme për mbrojtjen e lirisë

së medieve, ngritjen e nivelit të respektimit të stan-dardeve profesionale dhe për ngritjen e besimit dhe kredi-bilitetit të mediave në sytë e opinionit.

Në debate të ndara, koncepti i vetërregullimit u prezan-tua edhe para përfaqësuesve të disa shoqatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të korit diplomatik dhe fondacioneve të ndryshme ndërkombëtare. Në ato debate, organizatat joqe-veritare e përkrahën nevojën për vetëregullim të medieve dhe shprehën gatishmëri të marrin pjesë në këtë proces.

Synimi për themelimin e trupit për vetërregullim të me-dieve në Maqedoni u prezantua edhe para përfaqësuesve të ambasadave të huaja në Shkup. Në prezantim, që u re-alizua në fillim të muajit maj, ishte i pranishëm ambasadori francez Zhan Klod Shllumberzhe, si dhe përfaqësues tjerë të ambasadave të vendeve anëtare BE-së dhe përfaqësues i Komisionit Evropian.

Përfaqësuesit e grupit punues, përveç që e prezantuan idenë për vetërregullim, prej diplomatëve ndërkombëtarë kërkuan përkrahje për iniciativën për kyçjen e tyre në lo-bim rreth kësaj ideje, si projekt që do të ndihmojë për me-dia më profesionale dhe më kredibile.

Përveç debateve, grupi punues për vetërregullim qën-

droi në vizita studimore në Norvegji dhe në Kosovë, që u sponzoruan nga Ambasada norvegjeze dhe Fondacioni norvegjez NPA. në Oslo dhe në Prishtinë grupi realizoi shumë takime të dobishme me përfaqësues të pres këshillit norvegjez dhe atij kosovar, në të cilat ata patën rastin që drejtpërdrejtë të njoftohen me modelin e vetërregullimit që aplikohet në ato vende.

Përmes bisedave të drejtpërdrejta kolegët nga Këshilli norvegjez për shtyp na e transmetuan përvojën e tyre nga puna e deritanishme dhe na dhanë sugjerime konkrete rreth themelimit të Këshillit të shtypit në Maqedoni dhe për fazën e parë të punës. Këto këshilla të sinqerta kolegjiale ishin shuë të dobishme për grupin punues në drejtim të sqarimit të dilemave rreth koncipimit të modelit të vetërregullimit në Maqedoni. është me rëndësi të përmendet se përfaqësuesit e Këshillit norvegjez shprehën gatishmëri ta mbështesin në të gjitha format idenë për vetërregullim në Maqedoni. Gjatë qëndrimit në Oslo grupi punues pati rastin të njihet më gjerësisht edhe me sistemin medial në Norvegji, me ç’rast realizoi takime pune me Institutin norvegjez për media dhe e vizitoi gazetën më të madhe ditore “Aftenposten”. 10

Page 11: Bulleting AJM October 2011

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Në pranim të ngjashëm miqësor hasëm edhe te kolegët e Këshillit kosovar të shtypit, gjatë vizitës që u realizua kah mesi i qershorit. përvoja e tyre, si trup që ekziston afër gjashtë vite, ishte shumë e dobishme, për faktin se edhe në rastin e tyre patëm mundësi të sho-him se si konceptet për vetërregullim nga demokrac-itë e zhvilluara europerëndimore aplikohen në kushte ballkanike.

Ngjarje e veçantë për definimin e idesë për vetër-regullim në Maqedoni ishte edhe qëndrimi dyditor i drejtorit ekzekutiv të Pres këshillit boshnjak Liljana Zurovac në Shkup.

Gjatë atyre dy ditëve grupi punues në takimet me Zurovac pati mundësi që në detaje njoftohet me të gjitha fazat e formimit të Këshillit boshnjak, funksion-imit, problemet, sidat dhe për rezultatet e punës së de-ritanishme. Kolegia Zurovac porositi se vetërregullimi kërkon punë të mundimshme, durim dhe përkushtim, por se është mënyra e vetme të vendoset rregull në me-dia dhe të ngritet niveli i respektimit të standardeve dhe profesionale. 11

Page 12: Bulleting AJM October 2011

12

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e kundërshtoi rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit për radiodi-fuzion prej 9 në 15, kur Kuvendi më 18 korrik i vo-toi ndryshimet Ligjit për veprimtari radiodifuzive. Vërejtjet kryesore të SHGM-së ishin se ndryshimet

miratohen pa debat publik dhe në mënyrë jotransparente. Edhe përkundër përpjekjeve të Shoqatës për ta bindur pushtetin ta tërheqë ligin dhe i njëjti të miratohet me pro-cedurë të rregullt, ai u votua pa u dëgjuar zëri i gazetarëve, shoqatave joqeveritare dhe ekspertëve.

“Në bazë të këtyre informacioneve, tani jemi të bindur se qëllimi i propozuesve është që Qeveria dhe partitë në pushtet të sigurojnë kontroll të plotë në KRD. Trupi rregul-lues ka përgjegjësi të madhe për situatën aktuale në media, por nuk besojmë se me rritjen e numrit të anëtarëve të tij do të zgjidhen problemet”, thuhet në reagimin e përbashkët të SHGM-së, SPG dhe IMM-së pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për radiodifuzion.

Në shenjë proteste, SHGM vendosi që në të ardhmen të mos delegojë anëtarë në Këshillin për radiodifuzion, kurse i ftoi anëtarët aktual të rishqyrtojnë mbetjen në Këshill.

Argumenti i vetëm i pushtetit për ndryshimin e Ligjit për radiodifuzion ishte se me këtë do të rritet efikasiteti në pu-nën e Këshillit për radiodifuzion. Ekspertët nuk pajtohen me këtë sqarim. Profesoresha e të drejtës mediale në Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me opinionin në Shkup, Snezhana Trpevska dhe kryetari i mëhershëm i Këshillit për radiodifuzion Mirçe Adamçevski pajtohen se ndryshimet janë të paarsyeshme.

“Nuk mundet me rritjen e numrit të anëtarëve të pritet edhe efikasiteti i Këshillit”, thotë Snezhana Trpevska. Sipas saj, Ligji për veprimtari radiodifuzive është vjetruar dhe ai duhet t'i përshtatet zhvillimit të teknologjive të reja dhe konvergjencës.

“Ligji jonë për momentin e rregullon vetëm televizionin tradicional, e jo edhe televizionin që transmetohet përmes internetit, përmes rrjetit IPTV ose përmes telefonit celular si shërbim me kërkesë “, thotë Trpevska.

Nëse dëshirohej të arrihet efikasitet i trupit rregullues, patjetër duhej të shkohet me ndryshime thelbësore dhe sistematike të ligjit, e jo me rritje të numrit të anëtarëve”, shton ajo.

Mirçe Adamçevski, ish kryetar i KRD-së, vlerëson se rritja e numrit të anëtarëve të Këshillit është fryt i kompromisit politik të arritur mes partive në pushtet.

“Ligji u miratua me procedurë urgjente, në periudhë që nuk ishte formuar Qeveria. Njëra palë duhej ta përkrahë am-nistinë, pala tjetër Ligjin për radiodifuzion. Që të jetë e keqja edhe më e madhe, KRD sipas ligjit aktual, duhet të konsultohet për çfarëdo ndryshime të tij. Edhe kjo nuk u respektua”, sqaron Adamçevski.

Ndaj ndryshimeve të pushtetit reagoi edhe KRD, duke e shprehur revoltën e vet pasi bëhej ndryshim i numrit dhe struk-turës së KRD-së, pa konsultimin e tyre paraprak dhe pa debat publik. Reagime erdhën edhe nga Dunja Mijatoviq, përfaqë-suese e OSBE-së për lirinë e mediave.

Ekspertët në mënyrë të qartë sqaronin se OSBE dhe SHGM me të drejtë reaguan ndaj ndryshimeve të propozuara, sepse për gazetarinë dhe për tërë sferën mediale është me rëndësi që rregulluesi të jetë i pavarur.

Profesoresha Trpevska argumenton se me rritjen e numrit të anëtarëve të KRD-së dhe me shtimin e propozuesve të ri të autorizuar, ka ndryshuar modeli i trupit rregullues.

“Atëherë ne u përcaktuam të kemi trup të vogël ekspertësh, siç rekomandohet me Rekomandimi n 2000 (23) të Këshillit të Everopës. Madje edhe lëmit profesionale janë përmendur në Ligj në mënyrë eksplicite. Por, për fat të keq, shumë pak është respektuar kjo dispozitë edhe më herët, por edhe tani. Nuk zgjedhen njerëz nga profesionet që janë përmendur në

NDRYSHON LIGJI PËR VEPRIMTARI RADIODIFUZIVE

SHGM alarmon se KRD vendo-set nën kontroll politik, kurse ek-spertët thonë se në Këshill vendin e ekspertëve do ta marrin përfaqë-sues politikë

ZGjeroHet Këshilli për radiodifuzion

Page 13: Bulleting AJM October 2011

13

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Ligj, por nga profesione krejtësisht tjera që nuk kanë kurr-farë lidhje me radiodifuzionin. U shtuan edhe propozuesit e autorizuar për të cilët nuk ka logjikë të nominojnë anëtarë të Këshillit, si për shembull, Komisioni për pengimin e kor-rupsionit, e cila poashtu është rregullues, ose BNJVL-ja. Nuk ka kurrfarë sqarimi e as arsyetim për këtë. Domethënë, u bë një intervenim artificial në Ligj me qëllim të vetëm për të realizuar interesa afatsh-kurtra, pa menduar në mënyrë sistemore dhe strategjike për tërë veprimtarinë”, thotë Trpevska.

Sipas saj, KRD ende është nën ndikim të fuqishëm të politikës, kurse njerëzit që janë anëtarë në Këshill nuk guxojnë të kenë konflikt interesash. Për dallim prej Maqedonisë, në të gjitha shtetet evropian ekzistojnë trupe të pavarura rregulluese për radiodifuzionin. Diku ato trupa janë konverguar me rregullatorët e telekomu-nikacioneve, sepse zhvillimi teknologjik e imponon këtë çështje.

“Në shtetet e zhvilluara evropiane askujt nuk i shkon ndërmend ta sjellë në pikëpyetje pavarësinë e rregulluesve. Kjo çështje është e mbyllur në demokracitë e zhvilluara. Në vendet e Evropës Juglindore rregulluesit akoma mundohen për të fituar poz-itë të pavarur”, vlerëson Trpevska dhe shton se Maqedonia në fillim ka pasur rregullator shumë më të pavarur dhe më

efikas në krahasim me vendet e rajonit, kurse tani kemi shënuar regres të plotë.

“Ishim të parët me miratimin e Strategjisë për digjital-izim, kurse tani jemi të fundit në zbatimin e këtij proce-si. Tregu medial është shkatërruar në përgjithësi dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të asaj që e bënte ku trup rregul-

lues. Dhe jo vetëm që është shkatër-ruar tregu readiodifuziv, por pasojat reflektohen edhe në sektorin e me-diave të shtypura dhe në gazetarinë në përgjithësi”, thekson Trevska.

Edhe Adamçevski thotë se trupat rregulluese në demokracitë e zhvil-luara janë të pavarura nga shteti, si në aspekt të punës, poashtu edhe në aspekt të financimit.

“Ofkomi britanik është i paprek-shëm. Këshilli gjerman për radiodi-fuzion, gjithashtu. Në Poloni pa-varësia e Këshillit është e garantuar me Kushtetutë. Madje edhe në ven-det fqinje nuk lejohet ndërhyrje në trupat rregulluese. Kur e përmenda

financimin, në Francë për shembull, Këshilli financohet nga Buxheti por ajo është e garantuar nga shteti. Shteti duhet të ndaje mjete, për lartësinë e të cilave zhvillohet debat çdo vit buxhetor, me argumente nga të dyja palët”, sqaron ai.

Kush janë anëtarët e rinj të KrD - së

Zoran Trajçevski dhe Selver Ajdini, propozime të presidentit Gjorge Ivanov, Llazo Petrueshevski dhe Zamir Mehmeti, propozime të BNJVL-së, Metodija Jançevski i propozuar nga Komisioni për anti-korrupsion dhe Metodi Stoimanovs-ki nga Komisioni për pengim të mo-nopolit.

ZGjeroHet Këshilli për radiodifuzion

Page 14: Bulleting AJM October 2011

Buletini Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë gjatë periudhës

së kaluar ka punuar intensivisht për formimin e kapac-iteteve të Shoqatës për t'u ballafaquar me zgjidhjen e problemeve të gazetarëve në Maqedoni.

Gjatë kësaj periudhe, kryetari i SHGM-së Naser Sel-mani, drejtori ekzekutiv Besim Nebiu dhe koordinatori i projekteve Dragan Sekulovski kanë realizuar komunikim intensiv me numër të madh të përfaqësuesve ndërkom-bëtar në Shkup.

Paraprakisht gjatë këtij viti, në çdo qendër rajonale të SHGM-së janë organizuar debate duke inkuadruar anëtarët lokal të SHGM-së. Janë realizuar gjithsej 12 de-bate, duke e përfshi edhe atë në Shkup.

Në funksion të evenimenteve dhe takimeve të lart-përmendura, SHGM në bashkëpunim me partnerët e vet ka reaguar ndaj të gjitha problemeve me të cilat u balla-faquan gazetarët dhe mediat.

SHGM, me të gjitha kapacitetet poashtu përkrahu mba-jtjen e marshit protestues të gazetarëve në Shkup.

SHBA-të ndihmojnë për ndërtimin e kapaciteteve të SHGM-së

Ambasada amerikane në Shkup, në muajin gusht apro-voi projekt të SHGM-së pas kontakteve intensive me për-faqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Me këtë projekt parashihet deri në fund të vitit përgatitje e planit strategjik për punën e Shoqatës. Kështu, prej 12 deri

14 tetor do të realizohet punëtori në Ohër, në të cilën do të mar-rin pjesë 20 përfaqësues të gjitha organeve të SHGM-së, Këshillit Drejtues, Këshillit mbikëqyrës, Këshillit të nderit dhe anëtarëve të zyrës ekzekutive. Qëllimi i pu-nëtorisë është të përgatitet pro-jekt-plan strategjik për tre vitet e ardhshme.

Qëllimi i dytë i projektit është forcimi i kapaciteteve ët zyrës ekzekutive të SHGM-së dhe tru-pave udhëheqëse, përmes trajni-

meve të ndryshme dhe mundësim të pjesëmarrjes të për-faqësuesve të SHGM-së në seminare të rëndësishme dhe konferenca kushtuar problemeve në media.

Projekti, i aprovuar nga ambasada e SHBA-ve, e ndih-mon edhe përgatitjen e këtij buletini dhe mirëmbajtjen e ueb faqes së Shoqatës.

Kritina Maçkiq

Njoftim me drejtoreshën e re të Fondacionit Konrad Adenauer

Më 2 qershor përfaqësues të zyrës ekzekutive të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u takuan me zonjën Anja Çimek, udhëheqëse e Zyrës KAS në Maqedoni, Fondacionit Konrad Adenauer-Ebert.

Takimi pati për qëllim njoftim me drejtoreshën e re, dhe shqyrtim i mundësive për bashkëpunim në periudhën e ardhshme. Zonja Çimek i informoi përfaqësuesit e zyrës së SHGM-së me programin e Fondacionit për mediat dhe shprehi gatishmëri për të përkrahur projekt konkret të Shoqatës. U arrit marrëveshje që gjatë periudhës së ardhshme kontak-tet të vazhdojnë në drejtim të konkretizimit të bash-këpunimit. Pas takimit në qershor, përfaqësues të këtij fondacioni morën pjesë rregullisht në të gjitha aktivitetet e SHGM-së.

14

Page 15: Bulleting AJM October 2011

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Gazetarët, honoraristët, fotoreport-erët, kameramanët dhe kuadri teknik nga të gjitha mediat në Maqedoni, më 4 korrik marshuan për mbrojtjen e të drejtave të tyre të punës nga Klubi i gazetarëve, përmes qendrës së qytetit deri në sheshin Maqedonia. Organi-zatorë të protestave ishin Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe punonjësve medial në Maqedoni dhe Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni. Gazetarët në këtë protestë kërkuan nga punëdhë-nësit ta njohin sindikatën si partner real në dialogun social dhe të mos lejojnë puna e gazetarëve të trajtohet si mjet për realizimin e biznes interesave per-sonale ose interesave politike.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Naser Selmani u distancua nga të gjitha tentimet për keqpërdorim dhe politizim të protestës. Ai i përkujtoi in-stitucionet shtetërore se po të respekto-hej ligji gjatë viteve të kaluara dhe po të funksiononte shteti juridik, nuk do të ndodhte kriza mediale. Ai theksoi se gazetarët nuk dëshirojnë që organet shtetërore t'i mbrojnë nga largimi prej punës, por të pengohen punësimet ile-gale në media.

Më 23 gusht kryetari i SHGM-së Naser Selmani u takua me z-nj Marija Shurman, ambasadore e Mbretërisë Holandeze në Shkup. Takimi i u shfrytëzua për njohje të ndërsjellë dhe për shkëmbim të mendimeve për gjendjen e mediave në Maqedoni. Ambasa-dorja Shurman u njoftua edhe me aktivitetet e SHGM-së për tejka-lim të problemeve të mediave në Maqedoni. Takimi në SHGM ishte një nga aktivitetet e para të ambasadores së re të Mbretërisë Holandeze në Shkup.

Ambasadorja Shurman e përsëriti gatishmërinë e ambasa-dës holandeze për të ndihmuar në formimin e Planit aksional

për zgjidhjen e problemeve në media. Ju dha kurajo SHGM-së dhe IMM-së, me ndihmën e dy ekspertëve holandezë, të punoj-në bashkërisht në përmbylljen e këtij projekti. Tre partnerët veçmë janë marrë vesh kah fundi i teto-rit të organizojnë punëtori në Mavrovë, ku do të marrin pjesë gazetarë, redaktorë, pronarë të mediave dhe ekspertë medial, të cilët duhet t'i vendosin bazat e Planit të ardhshëm aksional. Ky dokument duhet t'i identifikojë dobësitë e sistemit medial dhe të ofrojë zgjidhje për problemet. Përveç kësaj, ai duhet të shërbejë edhe si bazë për dialogun mes SHGM-së dhe Qeverisë.

Marshi protestues i gazetarëve në Shkup

SHGM dhe IMM me ndihmë holandeze përgatisin plan aksional

15

Page 16: Bulleting AJM October 2011

Ambasada italiane dëshiron bashkëpunim

me SHGM-nëKryetarii SHGM-së Naser Selmani më 19 shtator u takua

me ambasadorin italian në Shkup, Fabio Kristijani. Në takim ambasadori Kristijani u interesua për problemet aktuale të gazetarëve, e posaçërisht për dialogun e ardhshëm të Sho-qatës me Qeevrinë. Kryetari i SHGM-së Selmani e informoi ambasadorin për gjendjen në gazetarinë në Maqedoni dhe për aktivitetet strategjike të SHGM-së. Selmani tha se dia-logu është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet.

Ambasadori shprehi gatishmëri Italia si anëtare e Bash-kimit Evropian të japë kontribut për për ballafaqim me problemet në media. Ai shprehi gatishmëri të vazhdojë bashkëpunimi me shoqatën e gazetarëve në interes të dyan-shëm.

Shkëmbim i gazetarëve nga rumania dhe Maqedonia

Drejtori ekzekutiv i SHGM-së Besim Nerbiu dhe projekt koordinatori Dragan Sekullovski më 20 shtator u takuan me zëvendës-shefin e ambasadës rumune në Shkup, Ionel Aleksandru. Në takim u bisedua për projekte konkrete. Për-faqësuesi i lartë i ambasadës rumune ofroi bashkëpunim mes gazetarëve të dy shteteve që do të përfshijë shkëmbim të gazetarëve dhe vizita të dy vendeve. Poashtu, në takim u arrit marrëveshje që SHGM të realizojë bashkëpunim të vazhdueshëm, kurse ambasada do të ofrojë ndihmë finan-ciare.

Soros Premton ndihmë juridike për gazetarët

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani në fillim të gushtit u takua me z, Vladimir Milçin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Instituti Shoqëria e Hapur – Maqedonia Soros në Maqe-doni. Në takim u diskutua për mundësitë për bashkëpunim në sferën e sigurimit të ndihmës ju-ridike pa pagesë për anëtarët e SHGM-së. Zoti Milçin premtoi se në periudhën e ardhshme do t'i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të siguruar ndihmë juridike për gazetarët që kanë mbetur pa punë dhe që kanë padi për shpifje dhe ofendim.

Në këtë drejtim ishte edhe takimi me përfaqësues të In-stitutit Shoqëri e Hapur (zon-jusha Gordana Jankoviq dhe z. Edvard Pitmen) që ue realizua më 15 gusht. Zonjusha Jank-oviq dhe Pitman premtuan se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'u dalë në ndihmë gazetarëve të paditur.

16

Page 17: Bulleting AJM October 2011

Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Fondacioni Fridrih ebert ofron ndihmë për SHGM-në

Përkrahje norvegjeze për vetërregullimin

Udhëheqësia e SHGM-së vazhdoi me bashkëpunimin e frytshëm me ambasadën nor-vegjeze, pas finalizimit të projektit të për vetër-regullim të mediave në Maqedoni.

Përfaqësues të SHGM-së më 15 shtator u takuan me Herman Baskar, përfaqësues i am-basadës norvegjeze, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në media.

Zoti Baskar shprehi gatishmëri që ambasada norvegjeze ta ndihmojë procesin e vetërregul-limit në mediat maqedonase duke siguruar ndi-hmë nga ekspertë.

Përveç kësaj, takimi u shfrytëzua për të sqaruar procedurat se si aplikohet për grantet e vogla të ambasadës norvegjeze.

Ueb faqe e re e SHGM-së Nga 5 shtatori, Shoqata e Gazetarëve të

Maqedonisë posedon tërësisht ueb faqe të re. Përveç anës vizuale, ueb faqja e re dallon shumë nga e mëhershmja dhe posedon më shumë përparësi teknike. Ueb faqja e re e SHGM-së është postuar në platformë më të sofistikuar që shfrytëzuesve u ofron më tepër opsione, siç janë: ueb faqe në tri gjuhë, edhe atë maqedonisht, shqip dhe anglisht, përdorim të forumit, mundësi për të lënë komente nën çdo tekst, shpërndarje të tyre në rrjetet sociale, etj.

Qëllimi i ueb faqes së re është ta përmirësojmë komunikimin me anëtarësinë dhe me opinionin në përgjithësi, si dhe ta rrisim transparencën e punës sonë. Ne në vazhdimësi do ta informojmë anëtarësinë për aktivitetet tona, dhe njëherit presim edhe kontributin Tuaj aktiv përmes sugjerimeve dhe komenteve në adresën e re elektronike për kontakt [email protected].

Vazhdimisht e përcjellim viztueshmërinë e ueb faqes dhe deri tani jemi të kënaqur nga jehona pozitive e vizitorëve. Për shembull, kah mesi i muajit shtator brenda vetëm një dite janë shënuar 8.000 vizita.

Për momentin në përfundimin e sipër është vendosja e versionit në gjuhën maqedonase, kurse gjatë muajit do të jenë të gatshme edhe dy versionet tjera gjuhësore.

Ueb faqja e re është përgatitur nga IT kompani e cila është dëshmuar në lëmin e vet të veprimit, me ndihmë financiare nga partneri jonë norvegjez (NPA). 17

Përfaqësues të zyrës së Shoqatës së Gazetarëve të Maqe-donisë realizuan takim mjaft të rëndësishëm me d-r Hajnc Bon-gartc, drejtor i drejto-risë së projektit dhe përfaqësues i Fonda-cionit Fridrih Ebert në Maqedoni. Takimi u realizua më 8 qershor dhe në të njëjtin u bisedua për mundësitë për bashkëpunim me SHGM-në. Me z. Bongartc u bisedua për mundësitë e Fon-dacionit të ndihmojë me ndihmë juridike gazetarët që kanë procese gjyqësore për shpifje dhe ofendim. Përveç kësaj, Fonda-cioni në të ardhmen është i gatshëm të ofrojë ndihmë konk-rete për aktivitetet e SHGM-së.

Page 18: Bulleting AJM October 2011

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.