flora ahmeti, МА

19
C E N T R U M 14 188 Flora Ahmeti, МА 1 UDC: 343.121:340.13(497.115) 343.121:340.13(497) QASJA EVROPIANE NË MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE RASTI I KOSOVËS ЕВРОПСКИ ПРИСТАП ВО ЗАШТИТА НА ЛИЧНИТЕ ПОДАТОЦИ И СЛУЧАЈОТ НА КОСОВО EUROPEAN APPROACH TO PERSONAL DATA PROTECTION AND THE KOSOVO CASE ABSTRACT Privacy data protection represents one of the most complex fields in the modern society, close related with rapid digital evolution it always has represented one of the innovating fields making it hard to control and regulate by the states and other international organisations. In this regard European Union as a leading regional organization in the field of technology represents the case that has managed succesfully to develop legal and institutional mechanisms. In the case of Kosovo as a potential candidate and for other Western Balkan countries which we see themselves in the future as part of the EU, these European criteria are extremely important part of their journey. In this regard, Kosovo has managed to complete the legal and institutional infrastructure, however much remains to be done in institutional reform and increase operational and supervisory capacity. Keywords: Personal data protection, European Union, Kosovo 1 Master i Arteve në Menaxhment dhe Iformatikë, adresa: [email protected]

Upload: others

Post on 20-Oct-2021

27 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

188

Flora Ahmeti, МА1

UDC: 343.121:340.13(497.115) 343.121:340.13(497)

QASJA EVROPIANE NË MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE RASTI I KOSOVËS

ЕВРОПСКИ ПРИСТАП ВО ЗАШТИТА НА ЛИЧНИТЕ ПОДАТОЦИ И

СЛУЧАЈОТ НА КОСОВО

EUROPEAN APPROACH TO PERSONAL DATA PROTECTION AND THE KOSOVO CASE

ABSTRACT

Privacy data protection represents one of the most complex fields

in the modern society, close related with rapid digital evolution it

always has represented one of the innovating fields making it hard to

control and regulate by the states and other international organisations.

In this regard European Union as a leading regional organization in the

field of technology represents the case that has managed succesfully to

develop legal and institutional mechanisms. In the case of Kosovo as a

potential candidate and for other Western Balkan countries which we

see themselves in the future as part of the EU, these European criteria

are extremely important part of their journey. In this regard, Kosovo

has managed to complete the legal and institutional infrastructure,

however much remains to be done in institutional reform and increase

operational and supervisory capacity.

Keywords: Personal data protection, European Union, Kosovo

1 Master i Arteve në Menaxhment dhe Iformatikë, adresa: [email protected]

Page 2: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

189

1. RËNDËSIA E MBROJTJES SË TË DHËNAVE

PERSONALE NË BOTËN BASHKËKOHORE

Tradicionalisht, e drejta për privatësi në botën perëndimore është

parë si një ligj liberal mbrojtës që synon të mbrojë lirinë individuale

kundër kontrollit dhe mbikëqyrjes ndërhyrëse nga ana e shoqërisë dhe

shtetit.2 Ajo është e mbrojtur në dokumentet kryesore të së drejtës

ndërkombëtare si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut3 (neni

12) dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut4 (neni 8).

Në shekullin e njëzet, janë pak koncepte ligjore që janë transfor-

muar aq shumë sa elementi që përfshinë të drejtën e privatësisë. Si

pikënisje rreth këtij procesi merren, diskutimet që u bënë fillimisht rreth

shkeljes së privatësisë së personave të famshëm të fotografuar në situata

të turpshme ose intime dhe arriti diskutime mbi përpunimin masiv e të

dhënave të miliona qytetarëve nga subjektet publike dhe private nëpër-

mjet teknologjive moderne të informacionit.5 Të gjithë jemi dëshmitarë

për avancimet e mëdha teknologjike të cilat po ndodhin në të gjitha

sferat e jetës. Teknologjia e informacionit dhe mjetet e komunikimit

kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën në të cilën njerëzit veprojnë dhe

bashkëveprojnë gjatë dekadës së fundit.

Gjërat kanë ndryshuar në shumë drejtime, informacioni që është

konsideruar si privat në të kaluarën është i hapur në faqet e internetit

dhe rrjetet sociale dhe gjërat më të parëndësishme postohen nëpër gji-

thën botën.6 Derisa dikur “kushtonte shtrenjtë për t'i bërë gjërat publike

dhe lirë për t'i bërë ato private. Tani është e shtrenjtë t'i bëjmë gjërat

private dhe lirë për t’i bërë ato publike”7. Element tjetër i rëndësishëm

që duhet përmendur është fakti që sot mblidhen të dhëna për individin

2 W. Schünemann, M. Baumann, Privacy, Data Protection and Cybersecurity in

Europe, Springer International Publishing, Cham, 2017, f. 4 3 Për më tepër shih: http://www.un.org/en/udhrbook/pdf/udhr_booklet_en_web.pdf ,

qasur më 05/03/2020 4 Për më tepër shih: https://www.echr.coe.int/Documents/Convention_ENG.pdf ,

qasur më 05/03/2020 5 S. Gutwirth, R. Leenes, P. De Hert, Reloading Data Protection – Multidisciplinary

Insights and Contemporary Challenges, Springer Science Business, Dordrecht, 2014 f.3 6 R. H. Weber, D. Staiger. Transatlantic Data Protection in Practice, Schulthess

Juristische Medien AG, Zurich, 2017, f. 1 7 Thënie nga Clay Shirky, Studiues i internetit dhe professor universitar, How to Get

Privacy Right; https://www.newyorker.com/culture/culture-desk/how-to-get-privacy-

right qasur më 04/03/2019

Page 3: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

190

në shkallë më të lartë se sa kurrë më parë, varësisht nga informacioni,

për shembull, historia e juaj e blerjeve dhe historia juaj mjekësore nuk

mblidhen nga të njëjtët njerëz, nuk mbrohen nga të njëjtat masa mbroj-

tëse ose nuk përdoren për të njëjtat qëllime.8

Kjo nënkupton që të dhënat personale shihen si të mira të treg-

tueshme, një zhvillim i përshpejtuar në mënyrë të qartë nga digjitalizi-

mi, nënkupton që sektori i korporatave me interes në fitimet ekonomike

gjithashtu bëhet agresor në këtë drejtim.9

Në dritën e këtyre ndryshimeve, institucionet dhe rregullatorët në

mbarë botën janë të detyruar të marrin një hap prapa dhe të vlerësojnë

nëse kuadri i tyre ligjor në lidhje me të dhënat dhe mbrojtjen e priva-

tësisë, si dhe të drejtat e individëve, janë të përshtatshme për t'u marrë

me sfidat e reja që marrin formë.10

Shqetësimi i madh për mbledhjen, shitjen dhe përdorimin (ose

keqpërdorimin) e të dhënave personale nuk është më një koncept abs-

trakt. Në një goditje të paparë për “inovatorët” e industrisë digjitale, Ska-

ndali i të dhënave të Cambridge Analytica11 ka ekspozuar me dhimbje

mungesën totale të llogaridhënies së gjigantëve globalë të internetit.12

Skandali përqendrohet rreth të dhënave të grumbulluara nga

përdoruesit e rrjetit social “Facebook” nëpërmjet një aplikacioni perso-

naliteti, përmes së cilit palët e treta mund të bashkëveprojnë me platfor-

mën e “Facebook”. Kjo i lejoi tërheqjen e të dhënave për përdoruesit

dhe miqtë e tyre, duke përfshirë pëlqimet, aktivitetet, kontrollet, vend-

ndodhjen, fotot, religjionin, politikën dhe detajet e marrëdhënieve.13 Ky

fenomen duhet të shërbejë si një thirrje globale për zgjimin e

8 What Are the Biggest Problems Facing Us in the 21st Century?;

https://www.nytimes.com/2018/09/04/books/review/21-lessons-for-the-21st-

century-yuval-noah-harari.html qasur më 04/03/2020 9 Schünemann, M. Baumann, Privacy, Data Protection and Cybersecurity in Europe,

Springer International Publishing, Cham, 2017, f. 4 10 R. H. Weber, D. Staiger. Transatlantic Data Protection in Practice, Schulthess

Juristische Medien AG, Zurich, 2017, f. 1 11 N. Confessore; Cambridge Analytica and Facebook: The Scandal and the Fallout

So Far; https://www.nytimes.com/2018/04/04/us/politics/cambridge-analytica-

scandal-fallout.html qasur më 04/03/2019 12 M. Smith, Data Protection: The Issue of the 21st Century – The Euro Economy;

https://theeuroeconomy.blogactiv.eu/2018/04/03/data-protection-the-issue-of-the-

21st-century/ qasur më 04/03/2020 13 O. Solon, O.Laughland; Cambridge Analytica closing after Facebook data

harvesting scandal; https://www.theguardian.com/uk-news/2018/may/02/cambridge-

analytica-closing-down-after-facebook-row-reports-say qasur më 04/03/2019

Page 4: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

191

legjislacionit për të kapur zhvillimet që po ndodhin në internet. Me me-

diat sociale, shërbimin bankar përmes internetit dhe së fundi monedhat

virtuale, duke e zhvendosur më tej jetën tonë në fushën digjitale, vësh-

tirë se mund të besojmë në botën e brishtë të internetit me informacionin

tonë personal.14

Fakt tjetër interesant është situata e paraqitur pas zbulimeve të

“Snowden”, ku kompanitë e mëdha të internetit mbronin të drejtat e

klientëve të tyre për privatësinë kundër mbikëqyrjes shtetërore. Kjo

nënkupton se në këtë plejadë trepalëshe, sektori i korporatave dhe shteti

mund të shfaqen në të dy rolet si mbrojtës dhe shkelës i të drejtave të

qytetarëve / klientëve ( kjo mund të thuhet edhe për mbikëqyrjen private

në marrëdhëniet e qytetarëve mes vete).15

I gjithë ky proces tejet kompleks mund të paraqitet përmes një

trekëndëshi bashkëveprues ndërmjet tri kategori aktorësh si në fig.1, e

cila njihet si “Ménage à trois” apo “Treshja”.

Fig.1. Trekëndëshi i ndërveprimit

Në kuadër të këtyre sfidave vend të rëndësishëm zë po ashtu

përpunimi i automatizuar dhe komunikimi midis makinave, inteligjenca

artificiale 16 dhe Swarminteligjenca 17 që janë në gjendje të nxjerrin

14 M. Smith, Data Protection: The Issue of the 21st Century – The Euro Economy;

https://theeuroeconomy.blogactiv.eu/2018/04/03/data-protection-the-issue-of-the-

21st-century/ qasur më 04/03/2020 15 W. Schünemann, M. Baumann, Privacy, Data Protection and Cybersecurity in

Europe, Springer International Publishing, Cham, 2017, f. 4 16 Për më tepër shih: Ch. Smith, The History of Artificial Intelligence, University of

Washington, Washington, 2006; https://courses.cs.washington.edu/courses/csep

590/06au/projects/history-ai.pdf qasur më 04/03/2019 17 Për më tepër shih: H. Ahmed, J. Glasgow: Swarm Intelligence: Concepts, Models

and Applications, School of Computing Queen's University Kingston, Ontario, 2012;

Page 5: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

192

konkluzione nga një gamë e gjerë e të dhënave që prekin thelbin e

individualizmit njerëzor. Ndërsa Inteligjenca Artificiale (IA) është duke

u integruar gjithnjë e më shumë në sistemin digjital të të dhënave, ajo

do të vazhdojë të sfidojë mbrojtjen ekzistuese sidomos për vlera të tilla

si privatësia dhe llogaridhënia. Ashtu si teknologjitë e tjera, IA ka

potencial që të përdoret për qëllime të mira ose të këqija.18

2. MBROJTA E TË DHËNAVE PERSONALE NË

BASHKIMIN EVROPIAN

2.1. Baza ligjore

Përpjekjet dhe rezultatet e para për mbrojtjen e të dhënave në

Evropë datojnë nga epoka e pas Luftës së Dytë Botërore, është e rëndë-

sishme të përmendet fakti që këto iniciativa erdhën si reagim individual

i shteteve evropiane të cilat u karakterizuan nga një fokus i fortë në

dinjitetin njerëzor ato zunë vend si pjesë e Ligjit Bazik Gjerman19, neni

10. Bazuar në frikën e një zhvendosje të pushtetit në mes të degëve të

ndryshme të qeverisë në Gjermani, u krijuan ligjet e para të mbrojtjes së

të dhënave, të tilla si Akti i Hessenit për Mbrojtjen e Privatësisë 197020

dhe Akti Federal i Mbrojtjes së të Dhënave të vitit 1977.21

Duhej pritur vitet 1970 për paraqitjen e iniciativave të para për

rregullimin e kësaj çështjeje në nivel të BE-së (ish-KE) dhe nga arsyet pse

Parlamenti Evropian (PE) fillimisht bëri thirrje për një legjislacion

mbrojtjes së të dhënave personale, në mesin e viteve 1970 erdhi reagim

ndaj shfaqjes së një industrie të e cila përpunonte të dhënat personale në

BE 22 , bëhet fjalë për dokumentin e miratuar nga PE, Rezoluta mbi

https://pdfs.semanticscholar.org/116b/67cf2ad2c948533e6890a9fccc5543dded89.pd

f qasur më 04/03/2019 18 P. Stone, Artificial Intelligence and Life in 2030, Stanford University, Stanford,

2016; https://ai100.stanford.edu/sites/g/files/sbiybj9861/f/ai_100_report_0831fnl.pdf

qasur më 04/03/2020 19 Për më tepër shih: Basic Law for the Federal Republic of Germany;

https://www.btg-bestellservice.de/pdf/80201000.pdf , qasur më 05/03/2020 20 R. H. Weber, D. Staiger. Transatlantic Data Protection in Practice, Schulthess

Juristische Medien AG, Zurich, 2017, f. 30 21 Për më tepër shih: Federal Data Protection Act (BDSG);

https://www.gesetze-im-internet.de/englisch_bdsg/englisch_bdsg.pdf , qasur më

05/03/2020 22 O. LYNSKEY, The Foundations of EU Data Protection Law, Oxford University

Press, Oxford, 2015, f.3

Page 6: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

193

Mbrojtjen e të Drejtave të Individit përballë zhvillimit të përparimit teknik

në fushën e përpunimit të të dhënave automatike [1975] C60 / 48.23

Nga mesi i viteve 1970 edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të

Evropës miratoi rezoluta të ndryshme për mbrojtjen e të dhënave

personale, duke iu referuar nenit 8 të KEDNJ-së. Më 1981, një konventë

për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik e të

dhënave personale (Konventa 108)24 u hap për nënshkrim. Konventa

108 ishte dhe ende mbetet, i vetmi instrument ndërkombëtar ligjërisht i

detyrueshëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Këto dy organizata evropiane trajtuan çështjen e njëjtë nga pozi-

cione të ndryshme derisa nga BE, përpunimi i të dhënave u trajtua

pjesërisht si një çështje ekonomike, kjo për faktin se BE ishte në rolin

e një kujdestare tradicionale e tregut të brendshëm, në anën tjetër fokusi

kryesor i Këshillit të Evropës ishte mbrojtja e të drejtave të njeriut në

kontinentin e vjetër.25

Dokument tjetër tejet i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të

dhënave personale në kuadër të BE-së përbën edhe Karta e të Drejtave

Themelore e Bashkimit Evropian26, neni 8 i Kartës jo vetëm që afirmon

të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale, por gjithashtu përcakton

vlerat thelbësore që lidhen me këtë të drejtë. Ai parashikon që përpuni-

mi i të dhënave personale duhet të jetë i drejtë, për qëllime të përcak-

tuara, dhe në bazë të pëlqimit të personit në fjalë apo në bazë të kushteve

të përcaktuara me ligj. Individët duhet të kenë të drejtën për të hyrë në

të dhënat e tyre personale dhe për t’i korrigjuar ato, ndërsa pajtimi me

këtë të drejtë duhet t'i nënshtrohet kontrollit nga një autoritet i pavarur.27

Tjetër element i rëndësishëm që duhet theksuar është se me kalimin e

23 Për më tepër shih: RESOLUTION ON THE PROTECTION OF THE RIGHTS OF

THE INDIVIDUAL IN THE FACE OF TECHNICAL DEVELOPMENTS IN DATA

PROCESSING;

https://publications.europa.eu/en/publication-detail/-/publication/37a4ff25-4e1a-

494f-bf8d-db860627910a/language-en , qasur më 05/03/2019 24 Për më tepër shih: Convention for the Protection of Individuals with regard to Auto-

matic Processing of Personal Data; https://rm.coe.int/1680078b37, qasur më

05/03/2020 25 R. Leenes, R. van Brakel, S. Gutwirth, P. De Hert, Data Protection and Privacy: (In)-

visibilities and Infrastructures, Springer International Publishing AG, Cham, 2017, f.6 26 Për më tepër shih: CHARTER OF FUNDAMENTAL RIGHTS OF THE EURO-

PEAN UNION http://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_en.pdf qasur më

06/03/2020 27 Handbook on European data protection law, Publications Office of the European

Union, Luxembourg, 2018 f. 19

Page 7: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

194

viteve, mbrojtja e të dhënave personale u zhvillua në një vlerë të dallue-

shme që nuk përfshihet nga e drejta për respektimin e jetës private. Në

rendin ligjor të BE-së, mbrojtja e të dhënave personale njihet si një e

drejtë themelore dhe e ndarë nga e drejta themelore për respektimin e

jetës private.28

Kjo ndarje ngrit çështje rreth marrëdhënieve dhe dallimeve midis

këtyre dy të drejtave. E drejta për respektimin e jetës private dhe të

drejta për mbrojtjen e të dhënave personale janë të lidhura ngushtë. Të

dyja këto përpiqen të mbrojnë vlerat e ngjashme, autonominë dhe dinji-

tetin njerëzor të individëve, duke u dhënë atyre një sferë personale në

të cilën ata mund të zhvillojnë lirisht personalitetet e tyre, të mendojnë

dhe të formësojnë mendimet e tyre.29

Me zhvillimet e hovshme teknologjike në dekadën e fundit të

shek. -XX- brenda KE-së u ndje nevoja për të harmonizuar standardet

e mbrojtjes së të dhënave personale brenda Shteteve Anëtare, harmoni-

zimi shihej si një mënyrë që do të lehtësojë transferimet e të dhënave të

brendshme dhe ndërkufitare e të dhënave. Në atë kohë, ligjet kombëtare

të mbrojtjes së të dhënave siguronin nivele të ndryshme të mbrojtjes

dhe nuk mund të ofronin siguri ligjore - as për individë, as për kontro-

lluesit dhe përpunuesit e të dhënave.30Për këtë arsye më 1995, KE

miratoi Direktivën 95/46 / EC31 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit

të datës 24 tetor 1995 mbi mbrojtjen e individëve në lidhje me përpuni-

min e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave

(shkurt: Direktiva për Mbrojtjen e të Dhënave - The Data Protection

Directive) me qëllim të harmonizimit të mbrojtjes së të drejtave theme-

lore të individëve me në lidhje me aktivitetet e përpunimit të të dhënave

dhe për të siguruar rrjedhën e lirë të të dhënave personale ndërmjet

Shteteve Anëtare.32

Direktivat evropiane nuk janë të zbatueshme drejtpërdrejt në

shtetet anëtare të BE por duhet të transponohen në të drejtën kombëtare.

28 Po aty 29 Handbook on European data protection law, Publications Office of the European

Union, Luxembourg, 2018 f. 19 30 P. Voigt, A. Bussche, The EU General Data Protection Regulation (GDPR),

Springer International Publishing AG, Cham, 2017, f.2 31 Për më tepër shih: DIRECTIVE 95/46/EC OF THE EUROPEAN PARLIAMENT

AND OF THE COUNCIL; https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF

/?uri=CELEX:31995L0046&from=EN , qasur më 06/03/2020 32 P. Voigt, A. Bussche, The EU General Data Protection Regulation (GDPR),

Springer International Publishing AG, Cham, 2017, f.2

Page 8: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

195

Kështu, ato kërkojnë masa zbatimi në çdo shtet anëtar të BE-së. Për këtë

arsye Direktiva për Mbrojtjen e të Dhënave nuk i përmbushi objektivat

e saj dhe nuk arriti të harmonizojë nivelin e mbrojtjes së të dhënave

brenda BE-së. Dallimet ligjore lindën si pasojë e akteve zbatuese të

miratuara nga shtetet e ndryshme anëtare të BE. Aktivitetet e përpuni-

mit të të dhënave që janë lejuar në një Shtet Anëtar mund të jenë të

paligjshme në një tjetër në lidhje me ekzekutimin specifik të përpunimit

të të dhënave personale.33

Ndërkohë me paketën e re, Komisioni synon të forcojë mbrojtjen

e të dhënave personale për qytetarët evropianë dhe të vendosë një

standard për pjesën tjetër të botës. Propozimi përmbante udhëzime të

qarta për të ardhmen e mbrojtjes së të dhënave personale në rendin e

ditës. Në pako përfshihej një “të drejtë për t'u harruar”, rregulla më të

rrepta lidhur me profilizimin në internet dhe sanksione më të forta në

rast të mospërputhjes.34 Propozimi nga ana e KE hapi rrugë për një

proces të gjatë legjislativ të negociatave midis PE dhe Këshillit të BE.

Pas miratimit, Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave

(General Data Protection Regulation) 35 parashikonte një periudhë

dyvjeçare-kalimtare. Ajo u bë plotësisht e zbatueshme më 25 maj

201836, kur u shfuqizua DMDh.

RPMDh paraqet një përkufizim më të gjerë të të dhënave perso-

nale. E bën të qartë se të dhënat personale përfshijnë identifikuesit në

internet dhe vendndodhjen e të dhënave përtej dyshimit se adresat IP,

ID-të e pajisjeve mobile dhe të ngjashme janë të dhëna personale dhe

duhet të mbrohen si të tilla. Ai gjithashtu prezanton konceptin e pseudo

të dhënave (të dhëna personale që i janë nënshtruar masave teknologjike

siç është inkriptimi në mënyrë që të mos identifikojë më drejt individin)

dhe jep përkufizime të të dhënave gjenetike dhe të dhënave biometrike,

33 P. Voigt, A. Bussche, The EU General Data Protection Regulation (GDPR),

Springer International Publishing AG, Cham, 2017, f.2 34 S. Gutwirth, R. Leenes, P. De Hert, Reloading Data Protection – Multidisciplinary

Insights and Contemporary Challenges, Springer Science Business, Dordrecht, 2014 f.v 35 Për më tepër shih: REGULATION (EU) 2016/679 OF THE EUROPEAN

PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL; https://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/TXT/PDF/?uri=OJ:L:2016:119:FULL , qasur më 07/03/2020 36 Për më tepër shih: The general data protection regulation applies in all Member

States from 25 May 2018; https://eur-lex.europa.eu/content/news/general-data-

protection-regulation-GDPR-applies-from-25-May-2018.html , qasur më 07/03/2020

Page 9: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

196

të cilat i shtohen kategorive ekzistuese të “të ndjeshme” dhe

nënshtrohen kontrolleve më të rrepta.37

Miratimi i RPMDh në vitin 2016 modernizoi legjislacionin e BE

për mbrojtjen e të dhënave personale, duke e bërë atë të përshtatshme

për mbrojtjen e të drejtave themelore në kontekstin e sfidave ekonomike

dhe sociale të moshës digjitale. RPMDh ruan dhe zhvillon parimet bazë

dhe të drejtat e subjektit të të dhënave të parashikuara në DMDh.38

RPMDh rinovon rregullat dhe parimet themelore të përcaktuara në

DMDh të 1995. Ajo përcakton përgjegjësitë e individëve dhe organiza-

tave që menaxhojnë të dhënat personale (“kontrolluesit”) dhe ata që

përpunojnë të dhënat në emër të kontrolluesve (“përpunuesit”), si dhe

të drejtat e individëve, të dhënat personale të të cilëve mbahen ose

përpunohen”.39

Sipas ligjit të BE-së, për dallim nga direktivat, rregulloret janë

drejtpërdrejt të zbatueshme; nuk ka nevojë për implementim kombëtar.

RPMDh parashikon kështu një grup të vetëm rregullash për mbrojtjen

e të dhënave personale në të gjithë BE-në. Kjo krijon rregulla të njëjta

për mbrojtjen e të dhënave personale në të gjithë BE-në, duke krijuar

një mjedis të sigurisë juridike nga e cila mund të përfitojnë operatorët

ekonomikë dhe individët si “subjekte të të dhënave”.40

RPMDh ka arritur të përditësojë dhe harmonizojë kuptimin e

“mbrojtjes së të dhënave” në masë të madhe për sektorin privat dhe atë

publik. Ky është një hap i rëndësishëm, sepse do të thotë se ky akt

legjislativ do të ketë një ndikim jo vetëm në atë se si kompanitë private,

por edhe administratat publike merren me të dhënat personale. Në këtë

drejtim, RPMDh ishte e suksesshme në krijimin e një kornize të vetme

normative që rrit të drejtat e individëve kur është fjala për mbrojtjen e

të dhënave personale.41 Gjatë periudhës së diskutimit rreth RPMDh ka

pasur një përpjekjeje të qartë për të integruar fushën e zbatimit të ligjit

në të njëjtën kornizë normative, negociatat dështuan të prodhojnë një

37 HOUSE OF LORDS, European Union Committee, Brexit: the EU data protection

package, 3rd Report of Session 2017–19 HL Paper 7, f. 10 38 Handbook on European data protection law, Publications Office of the European

Union, Luxembourg, 2018 f. 30 39 HOUSE OF LORDS, European Union Committee, Brexit: the EU data protection

package, 3rd Report of Session 2017-19 HL Paper 7, f. 9 40 Handbook on European data protection law, Publications Office of the European

Union, Luxembourg, 2018 f. 30 41 W. Schünemann, M. Baumann, Privacy, Data Protection and Cybersecurity in

Europe, Springer International Publishing, Cham, 2017, f. 124

Page 10: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

197

kuptim të përbashkët të mbrojtjes së të dhënave personale për tregun e

brendshëm dhe fushën e sigurisë.42

Pra, fushëveprimi i RPMDh në mënyrë specifike përjashton

veprimtaritë që janë jashtë fushëveprimit të së drejtës së BE, siç është

siguria kombëtare dhe nuk shtrihet në përpunimin e të dhënave perso-

nale për qëllime të zbatimit të ligjit penal, të cilat në vend të kësaj do t'i

nënshtrohen Direktivës së Policisë dhe Drejtësisë Penale (Police and

Criminal Justice Directive) 43 . Trajtimi i të dhënave personale nga

institucionet dhe agjencitë e BE-së gjithashtu rregullohet veç e veç, me

instrumente që janë në proces të rishikimit.44

2.2. Mekanizmat institucionalë për mbikëqyrje dhe

implementim

Infrastruktura ligjore aktuale për mbrojtjen e të dhënave në BE pa

dyshim mund të konsiderohet si një ndër më të avancuarat në botë,

përveç rregullave të zgjeruara për përpunimin e të dhënave ndërku-

fitare45, RPMDh i jep autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave (AMDh)

kompetenca gjithnjë e më të mëdha,46 dhe paraqet mundësinë e një

autoriteti udhëheqës mbikëqyrës që heton një aktivitet të përpunimit të

të dhënave personale në tërë BE.47 Organi i mëparshëm Grupi i Punës48

zëvendësohet nga Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave49, i cili

ka kompetenca më të gjera, KE po ashtu mund të miratojë rregullore

specifike për një numër të dispozitave të përfshira në rregullore, për të

siguruar qartësi të mëtejshme dhe detaje mbi interpretimin e të drejtave

42 Po aty 43 Për më tepër shih: The Data Protection Directive for Police and Criminal Justice

Authorities; https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/HTML/?uri=

LEGISSUM:310401_3&from=EN , qasur më 07/03/2020 44 HOUSE OF LORDS, European Union Committee, Brexit: the EU data protection

package, 3rd Report of Session 2017-19 HL Paper 7, f. 9-10 45 Nenet 44-50 të Rregullores; për më tepër shih:

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=OJ:L:2016:119:FULL ,

qasur më 09/03/2020 46 Nenet 51 - 59 të Rregullores 47 Nenet 60 - 67 të Rregullores 48 Grupi i Punës (Working Party) ishte një organ këshillimor i përbërë nga përfaqësues

nga autoritetet e mbrojtjes së të dhënave të secilit shtet anëtar të BE-së, Komisioni i

BE-së dhe Mbikëqyrësit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave; për më tepër shih;

https://iapp.org/resources/article/all-of-the-article-29-working-party-guidelines-

opinions-and-documents/ , qasur më 09/03/2020 49Nenet 68 - 76 të Rregullores

Page 11: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

198

dhe detyrimeve që përmban. Të dyja elementet sigurojnë që të arrihet

një nivel i mëtejshëm dhe në rritje e harmonizimit dhe mbrojtjes

efektive të rregullave të mbrojtjes së të dhënave personale.50

RPMDh gjithashtu paraqet gjoba dhe sanksione lidhur me shkel-

jen e dispozitave të rregullores. Për shembull, autoriteti mbikëqyrës

mund të vendosë në rrethana të caktuara një gjobë deri në 20,000,000

euro ose, në rast të një ndërmarrje, deri në 4% të xhiros vjetore botërore,

e cila për kompanitë si Facebook dhe Google do të ishte një shifër

jashtëzakonisht e lartë.51

2.2.1. Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave

Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (MEMDh)

është një autoritet i pavarur mbikëqyrës relativisht i ri, por gjithnjë me

ndikim, me përgjegjësi për monitorimin e përpunimit të të dhënave per-

sonale nga institucionet dhe organet e BE-së, këshillimin mbi politikat

dhe legjislacionin që ndikojnë në privatësinë dhe bashkëpunimin me

autoritetet e ngjashme për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme të të

dhënave.52 Pavarësia për AMDh -së është e garantuar dhe përcaktuar

me ligj: Neni 16 (2) i Traktatit për Funksionimin e BE-së (TFBE)53 dhe

Neni 8 (3) i Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së.

2.2.2. Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave

Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (BEMDh) është një

organ i pavarur evropian, i cili kontribuon në zbatimin më të qëndrue-

shëm të rregullave të mbrojtjes së të dhënave personale në të gjithë

Bashkimin Evropian dhe promovon bashkëpunimin midis autoriteteve të

BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale. Është një organ i pavarur

evropian me personalitet juridik që kontribuon në zbatimin konsekuent

të rregullave të mbrojtjes së të dhënave në të gjithë Bashkimin Evropian

dhe nxit bashkëpunimin midis autoriteteve mbikëqyrëse. BEMDh

50R. Leenes, R. van Brakel, S. Gutwirth, P. De Hert, Data Protection and Privacy:

(In)visibilities and Infrastructures, Springer International Publishing AG, Cham,

2017, f.10 51 Neni 83 i Rregullores 52 The ESPD Strategy 2015-2019, Publications Office of the European Union, 2015;

https://edps.europa.eu/sites/edp/files/publication/15-07-

30_strategy_2015_2019_update_en.pdf , qasur më 09/03/2020 53 Për më tepër shih: Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian; https://eur-

lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=OJ:C:2012:326:FULL&from=EN ,

qasur më 09/03/2020

Page 12: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

199

përbëhet nga drejtuesit e Autoriteteve Mbikëqyrëse Kombëtare (AMK)

dhe MEMDh ose përfaqësuesit e tyre. Në vend që t'u përgjigjen kërkesa-

ve specifike dhe individuale, BEMDh jep udhëzime të përgjithshme.54

Ndër dokumentet më të rëndësishme që prodhon ky mekanizëm

është Raporti Vjetor55 mbi aktivitetet e institucionit, i cili bëhet publik

dhe i dërgohet PE, Këshillit dhe Komisionit. Bordi po ashtu nxjerr

udhëzime të përgjithshme për të promovuar një kuptim të përbashkët të

ligjeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, në të gjithë BE-

në si dhe në mbarë botën. Ne sqarojmë dispozitat për mbrojtjen e të

dhënave, këshillon KE dhe siguron publikun e gjerë dhe palët e intere-

suara interpretimin e tij të të drejtave dhe detyrimeve të tyre.56

2.2.3. Autoritetet Kombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave

AKMDh-të janë autoritete publike të pavarura që mbikëqyrin,

përmes kompetencave hetuese dhe korrektuese, zbatimin e legjislaturës

për mbrojtjen e të dhënave personale. Ata japin këshilla të ekspertëve

për çështjet e mbrojtjes së të dhënave dhe trajtojnë ankesat e paraqitura

kundër shkeljeve të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të

Dhënave dhe ligjeve përkatëse kombëtare. Ekziston një në çdo shtet

anëtar të BE.57

Në secilin shtet anëtar të BE-së duhet të ketë të paktën një auto-

ritet mbikëqyrës, i cili duhet të jetë autoritet publik i pavarur. Pavarësia

e këtyre institucioneve është e pa kontestueshme dhe detajohet në disa

rregulla shtesë dhe masa mbrojtëse për të siguruar atë, pavarësia mes

tjerash është edhe detyrë e shteteve anëtare.58 Vendet anëtare janë të

obliguara të zbatojnë RPMDh-në në formë unike dhe të njëtrajtshme,

kjo nënkupton që të gjitha AKMDh-të kanë mision të ngjashëm, 54 European Data Protection Board (EDPB); https://www.data-protection-autho-

rity.gv.at/european-data-protection-board-edpb , qasur më 09/03/2020 55 European Data Protection Board, Annual reports; https://edpb.europa.eu/about-

edpb/board/annual-reports_en , qasur më 09/03/2020 56 European Data Protection Board, General Guidance; https://edpb.europa.eu/our-

work-tools/general-guidance_en , qasur më 09/03/2020 57What are Data Protection Authorities (DPAs)?; https://ec.europa.eu/info/law/law-

topic/data-protection/reform/what-are-data-protection-authorities-dpas_en , qasur më

09/03/2020 58 Supervisory authorities: consistency and Data Protection Authorities (DPAs) under

GDPR; https://www.i-scoop.eu/supervisory-authorities-consistency-and-data-

protection-authorities-

dpas/#Data_Protection_Authorities_and_supervisory_authorities , qasur më

09/03/2020

Page 13: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

200

megjithatë emërtimet e tyre nuk janë të njëjta dhe dallojnë prej vendit

në vend.59

3. MBROJTA E TË DHËNAVE PERSONALE NË

REPUBLIKËN E KOSOVËS

3.1. Baza ligjore

Gjatë hartimit të nomenklaturës ligjore në Republikën e Kosovës

janë marrë si model praktikat më të mira evropiane. Në sistemin tonë

juridik, mbrojtja e të dhënave personale është ngritur në rang kushtetues

sikur të drejtat dhe liritë tjera themelore (E drejta për jetën, E drejta e

integritetit personal, Liria e shprehjes etj.) edhe mbrojtja e të dhënave

personale renditet si kategori kushtetuese. 60 Kësisoj me Kushtetutë

njihet si E Drejta e Privatësisë, neni 36, par. 461 në kuadër të së cilës

garantohet mbrojtja e të dhënave personale.

Kushtetuta po ashtu garanton zbatimin e drejtpërdrejtë të disa prej

konventave kryesore ndërkombëtare dhe evropiane përmes nenit 22 të

saj, që në këtë rast kanë të bëjnë me mbrojtjen e këtyre të dhënave. Këto

konventa janë: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut; Konventa

Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut; Liritë Themelore dhe

Protokollet; Konventa 108/EC dhe protokollet shtesë.62

Hapi tjetër i ndërmarrë në fushën e mbrojtjes së të dhënave per-

sonale në Republikën e Kosovës erdhi në vitin 2010 me miratimin e

Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale63 me anë të të cilit përcak-

toheshin të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat lidhur me mbrojtjen

59 European Data Protection Board, Members; https://edpb.europa.eu/about-

edpb/board/members_en , qasur më 09/03/2020 60 N.Çeku, H. Xhemajli, Aspekti Kushtetues Dhe Ligjor i Mbrojtjës sëtë Dhënave

Personale në Republikën e Kosovës në veshtrim me praktikën Evropiane, f. 118;

https://juridiku.uni-pr.edu/getattachment/Revista--E-Drejta-/6--Nur-Qeku-B5-115---

142.pdf.aspx , qasur më 09/03/2020 61 Për më tepër shih: Kushtetuta e Kosovës;

http://kryeministri-ks.net/wp-

content/uploads/2018/03/Kushtetuta.e.Republikes.se_.Kosoves-2.pdf ,qasur më

09/03/2019 62 Protokolli shtesë i Konventës për mbrojtjen e individëve sa i përket përpunimit

automatik të të dhënave personale në lidhje me autoritetet mbikëqyrëse dhe të

qarkullimit të të dhënave përtej kufijve, 08.11.2008;

http://conventions.coe.int/Treaty/en/Treaties/Html/181.htm 63 Për më tepër shih: LIGJI Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2676 qasur më 09/03/2020

Page 14: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

201

e të dhënave personale dhe themelohej institucioni përgjegjës për

mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave.64

Ligji ishte hartuar me mbështetje të ekspertëve ndërkombëtarë

dhe me përfshirjen shumë të kufizuar të vendorëve si rezultat i munge-

sës së ekspertëve vendorë në këtë fushë. Në pikëpamje të përmbajtjes,

ky ligj ishte mjaft i avancuar, por vështirësitë ishin evidente kur bëhet

analizimi i ndërveprimit të këtij ligji me ligjet tjera që kanë ndër

lidhshmëri të drejtpërdrejtë me këtë fushë.65

Mbrojta e të dhënave personale është tejet e rëndësishme edhe për

procesin integrues të Kosovës në BE, duke qenë një vend potencial

kandidat për anëtarësim66 dhe në marrëdhënie kontraktuale me BE-në.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës është

iniciuar në korrik 2014 dhe ka hyrë në fuqi në prill 2016,67 Kosova është

e obliguar që të harmonizojë standardet ligjore dhe të krijojë

mekanizmat në përputhje me aquie të BE-së.

Marrë parasysh faktorët e sipërpërmendur, për të qenë në hap dhe

harmoni me rregullativën ligjore të BE-së, Republika e Kosovës së

fundi ka miratuar ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale.68

3.2. Mekanizmat institucionalë për mbikëqyrje dhe

implementim

3.2.1. Agjencia për Informim dhe Privatësi

Në Republikën e Kosovës mbikëqyrja institucionale lidhur me të

drejtën e privatësisë ka filluar që nga viti 2010 me miratimin e Ligjit nr.

03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,69 me të cilën është

64 Neni 1 i Ligjit Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 65 M.Vrajolli, S. Kryeziu, Mbrojtja e të Dhënave Personale në Kosovë, Kosovar

Center for Security Studies, 2011, f. 3; http://www.qkss.org/repository

/docs/Mbrojtja_e_t%C3%AB_Dh%C3%ABnave_Personale_n%C3%AB_Kosov%C

3%AB_663963.pdf , qasur më 09/03/2020 66 Enlargement, Candidate countries and potential candidates; http://ec.europa.eu

/environment/enlarg/candidates.htm , qasur më 09/03/2020 67Stabilisation and Association Agreement between the EU and Kosovo; https://eur-

lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/HTML/?uri=LEGISSUM:4314927&from=EN

, qasur më 09/03/2019 68 Për më tepër shih: Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=18616 , qasur me

10/03/2020 69 Për më tepër shih: LIGJI Nr. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE

PERSONALE; https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2676 qasur

më 09/03/2020

Page 15: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

202

themeluar Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si

“Agjenci e pavarur, e ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave

për mbrojtjen e të dhënave”. Gjithashtu përcaktohej që anëtarët e

agjencisë duhet të veprojnë të pavarur dhe të mos pranojnë udhëzime

nga ndonjë palë e tretë dhe që agjencia i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.

Statusi i agjencisë avancohet më tutje me ligjin e ri, Ligjin nr. 06/L-

082 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke ndërruar edhe emërti-

min nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në

Agjencinë për Informim dhe Privatësi, gjithashtu duke shtuar një ele-

ment tejet të rëndësishëm vënien në dispozicion të burimeve njerëzore,

financiare, teknike, mjedisore dhe infrastrukturore të nevojshme për

përmbushjen e efektshme të detyrave të saj dhe ushtrimin e

kompetencave.70

Duke pasur status të pavarur, ka përgjegjësinë ligjore për mbikë-

qyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Agjencia ka detyra dhe përgjegjësi si: mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji;

të jep këshilla organeve publike dhe private për çështjet lidhur me

mbrojtjen e të dhënave; të informon publikun për çështjet dhe zhvilli-

met në fushën e mbrojtjes së të dhënave; promovon dhe përkrahë të

drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale; vendosë lidhur

me ankesat e subjektit të të dhënave; këshillon parlamentin, qeverinë,

institucionet dhe organet e tjera të brendshme mbi masat legjislative dhe

administrative në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të persona-

ve fizikë për sa i takon përpunimit të të dhënave; kryen inspektime

lidhur me zbatimin e këtij ligji; sipas rastit, kryen një rishikim periodik

të certifikimeve të dhëna në pajtim me nenin 43 të këtij ligji dhe mund

të tërheqë certifikimin, në rast se nuk plotësohen kriteret e certifikimit;

me vetiniciativë ose me kërkesë, jep opinione për institucionet publike

dhe organet tjera, si dhe publikon për çdo çështje lidhur me mbrojtjen e

të dhënave personale. Agjencia bashkëpunon me organet shtetërore,

ndërkombëtare dhe organet e BE-së lidhur me çështjet që konsiderohen

të rëndësishme për qasjen në dokumente publike dhe mbrojtjen e të

dhënave personale.71

Një ndryshim tjetër madhor i paraparë me këtë ligj është kalimi

nga forma e udhëheqjes së agjencisë nga këshilli në udhëheqje nga

70 Neni 57, Par. 4 i LIGJIT NR. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 71 Agjencia për Informim dhe Privatësi, Rreth ne; http://aip.rks-gov.net/per-

aip/1/rreth-ne , qasur më 20/05/2020

Page 16: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

203

komisioneri.72Ai po ashtu përfaqëson agjencinë, organizon dhe koordi-

non punën e saj.73 Komisionerit do t’i shtohen kompetenca ekzekutive

për shqiptimin e gjobave në rast të identifikimit të rasteve të shkeljeve

të privatësisë ose mos garantimit të qasjes në dokumente publike.74

Ndryshim ka edhe në strukturën organizative të agjencisë e cila me

ligjin e ri përbëhet nga dy (2) fusha të veçanta profesionale për qasje në

dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.75

AIP edhe pas miratimit të ligjit të ri nga Kuvendi i Republikës së

Kosovës ende nuk është funksionalizuar ashtu siç është paraparë me

ligjin e ri, ku përzgjedhja e komisionerit ende nuk është bërë deri më

tani. Si rrjedhojë e vonesave të tilla është shkaktuar një gjendje amullie

në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Padyshim që kjo situatë

e ka ndikuar edhe funksionimin optimal të agjencisë.

Në shoqërinë tonë, 10 vite pas miratimit të parë të Ligjit për

Mbrojtjen e të Dhënave Personale vërehet një vetëdijesim më i lartë

lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale pasi që qytetarët po i drejto-

hen agjencisë me pyetje dhe ankesa për të realizuar të drejtën e tyre për

mbrojtjen e të dhënave personale, e cila e drejtë, përveç ligjit është e

garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ditëve të fundit vërehet një angazhim më i madh nga Adminis-

trata e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe spektri politik për të

plotësuar pozitën e komisionerit për të funksionalizuar fushëveprimin e

agjencisë.

PËRFUNDIM

Epoka digjitale në të cilën po jetojmë karakterizohet me një ritëm

të shpejtë të jetesës i cili mes të tjerash karakterizohet me një nivel tejet

të ultë të privatësisë, në një ambient ku konstantja e vetme është

ndryshimi, rëndësia e mbrojtjes së të dhënave personale merr vëmendje

gjithnjë e më të madhe, menaxhimi i të ashtuquajturave “pellgje” të

informacionit personal bazuar në përvojat e deritanishme po del të jetë

tejet e vështirë.

72 Neni 58, Par. 1 i LIGJIT NR. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 73 Neni 58, Par. 2 i LIGJIT NR. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 74 D.Zhubi, Q.Kukaj, TË DHËNA FALAS?, LENS, Prishtinë, 2018, f. 8;

https://www.ngolens.org/wp-content/uploads/2018/10/Raporti-Te-dhena-falas-

Rregullatori-Yt-Lens.pdf , qasur më 13/03/2020 75 Neni 58, Par. 3 i LIGJIT NR. 06/L-082 për Mbrotjen e të Dhënave Personale

Page 17: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

204

Marrë parasysh faktorët të cilët u përmendën më sipër mund të

thuhet se rregullat aktuale të mbrojtjes së të dhënave duhet të zbatohen

në një mjedis të vështirë pasi që objektivi i dhënies së privatësisë

digjitale vështirë se mund të arrihet në botën e sotme online.

Kjo për faktin se organizatat private dhe ato qeveritare kanë një

oreks të pangopur për të dhënat që grumbullohen. Për pasojë, individët

po humbasin gjithnjë e më shumë terren në këtë betejë dhe legjislacioni

shpesh është etiketuar si një “letër pa jetë” pasi që ky i fundit së bashku

me gjetjet gjyqësore thuhet se kanë vetëm një efekt margjinal në

praktikat e përpunimit të të dhënave.

Megjithatë vendet më të zhvilluara perëndimore në përgjithësi,

veçanërisht vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur që në hap me

zhvillimet e shpejta të kësaj fushe të ndërtojnë bazën ligjore, mbi të

cilën operojnë suksesshëm edhe mekanizmat institucionalë në fushën e

mbrojtjes së të dhënave personale.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë rast për Republikën e

Kosovës e cila e sheh integrimin evropian si proces të vetëm dhe pa

alternativë adaptimi i një modeli tanimë të suksesshëm i cili është i

testuar më parë është një përparësi e madhe e cila nëse shfrytëzohet si

duhet, premton rezultate të pa kontestueshme.

Marrë parasysh ndërlikueshmërinë e fushës dhe procesin inte-

grues evropian që e pret Kosovën, organizatave shtetërore sikur Agjen-

cia për Informim dhe Privatësi (AIP), nuk u mbeten shumë opsione në

dispozicion përveç të tentojnë të përshtaten me ambientin në të cilin

veprojnë, krahas procesit të përshtatjes së legjislacionit vendor me atë

evropian, një ndër mënyrat më të mira të reagimit ndaj kësaj situate tejet

komplekse, janë pikërisht investimi në burime njerëzore brenda organi-

zatës gjegjëse, përmes aftësimit profesional apo thënë më saktësisht

përmes trajnimeve të punonjësve të organizatës.

Është evidente që AIP, që nga fillimi është përballur me sfida

dhe probleme nga më të ndryshmet si mungesa e përvojës profesionale

brenda stafit të agjencisë, parë në distancë këto janë elemente të zakon-

shme me të cilat përballen organizatat në fillet e tyre të ekzistimit,

krahas kësaj, ajo është përballur vazhdimisht me mungesën e vazhdue-

shme të kuadrit udhëheqës si pasojë e ndryshimeve të shpeshta politike

që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Page 18: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

205

CONCLUSION

The digital age in which we live is characterized by a fast pace of

life, which among other things is characterized by a very low level of

privacy, in an environment where the only constant is change, the im-

portance of data protection takes increasing attention, the management

of so-called “piles” of personal information based on experience so far

is proving to be extremely difficult.

Considering the factors mentioned above, it can be said that the

current rules of data protection are applied in a difficult environment as

the goal of providing digital privacy can hardly be achieved in today's

online world.

This is due to the fact that private and governmental organizations

have an insatiable appetite for the collected data. This means that people

are increasingly losing ground in this battle, with legislation often

labeled a “lifeless letter,” because positive law which is applied and

judicial findings seem to have only a slight effect on data processing

practices.

However, the most developed Western countries in general,

especially the European Union countries, have managed to build the

legal basis in which can address in a proper way the rapid developments

in this field, on which the institutional mechanisms in the field of

personal data protection are successfully operating. For the countries of

the Western Balkans, in this case for the Republic of Kosovo which sees

European integration as a process without other alternative, the

adaptation of an already successful model which has been tested before

is a great advantage which, if used, promises indisputable results.

Given the complexity of the field and the European integration

process that awaits Kosovo, state organizations such as the Information

and Privacy Agency (API) do not have many options available except

to try to adapt to the environment where they work. In addition to the

adaptation process of the local legislation with the European Law,

another way to react to this extremely complex situation, is to invest in

human resources within the organization, through professional training

or more precisely through training of current employees of the

organization.

It is clear that the API, from the beginning, has faced various

challenges and problems such as lack of professional experience within

Page 19: Flora Ahmeti, МА

C E N T R U M 14

206

the Agency's staff, seen from a distance these are common elements

faced by organizations in their early days.

What is worrying is the fact that the Agency, for various reasons,

has not been able to raise the professional level over time to the level it

should have been.

RECENSENTË:

1. Dr. Naim Ismajli

2. Dr. Lulzim Shabani

LITERATURA

1. W. Schünemann, M. Baumann, Privacy, Data Protection and

Cybersecurity in Europe, Springer International Publishing, Cham, 2017

2. S. Gutwirth, R. Leenes, P. De Hert, Reloading Data Protection

– Multidisciplinary Insights and Contemporary Challenges, Springer

Science Business, Dordrecht, 2014

3. R. H. Weber, D. Staiger. Transatlantic Data Protection in

Practice, Schulthess Juristische Medien AG, Zurich, 2017

4. P. Stone, Artificial Intelligence and Life in 2030, Stanford

University, Stanford, 2016

5. O. LYNSKEY, The Foundations of EU Data Protection Law,

Oxford University Press, Oxford, 2015

6. R. Leenes, R. van Brakel, S. Gutwirth, P. De Hert, Data

Protection and Privacy: (In)visibilities and Infrastructures, Springer

International Publishing AG, Cham

7. Handbook on European data protection law, Publications

Office of the European Union, Luxembourg, 2018

8. P. Voigt, A. Bussche, The EU General Data Protection

Regulation (GDPR), Springer International Publishing AG, Cham, 2017

9. HOUSE OF LORDS, European Union Committee, Brexit: the

EU data protection package, 3rd Report of Session 2017–19 HL Paper 7

10. The ESPD Strategy 2015-2019, Publications Office of the

European Union, 2015

11. N.Çeku, H. Xhemajli, Aspekti Kushtetues Dhe Ligjor i

Mbrojtjës sëtë Dhënave Personale në Republikën e Kosovës në

vështrim me praktikën Evropiane,

12. D.Zhubi, Q.Kukaj, TË DHËNA FALAS?, LENS, Prishtinë,

2018,