m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i...

12
P R O J E K T I I P L A N I F I K I M I T DHE Q E V E R I S J E S V E N D O R E Vëll. 2 Nr. 3 Janar 2014 Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al Sfidat dhe mundësitë për NJQV 1 Reforma territoriale dhe administrative 3 Decentralizimi fiskal 3 Heqja e Taksës së Biznesit të Vogël: Implikimet dhe sfidat për NJQV-të 4 Tryeza rajonale për decentralizimin fiskal dhe të ardhurat vendore 4 Mbështetje e USAID-it për institucionet e planifikimit të territorit 5 Asistencë për Bashkinë Vlorë për PDV 5 Pyetje për Ekspertin e Planifikimit 6 Asistencë për Bashkinë Sarandë për PPV 6 Trajnim për përdorimin e sistemit GIS 6 Plan biznesi për Ndërmarrjen UK Elbasan 7 Manual për Shërbimin ndaj Klientit 7 Trajnim për këshillat mbikëqyrëse të NUK 7 Raport analize për Ndërmarrjen UK Patos 7 NEXPO, Panairi Ndërkombëtar për Qeverisjen Vendore 8 KKQV vlerësojnë administratën vendore 9 KKQV e Beratit në veprim 9 Teknologjia e informacioni dhe NJQV-të 10 Financim alternativ nga fondet IPA 10 Botimet e projektit 11 Veprimtaritë në vazhdim 11 Në fokus 12 M I R Ë S E V J E N 2 0 1 4 SFIDAT DHE MUNDËSITË PËR NJQV Sfidat Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisje Vendore parashikon sfida po- litike, financiare dhe teknike me të cilat do të përballet projekti, njësitë ven- dore, dhe qeveria shqiptare në 2014. Më konkretisht: Kushtet ekonomike të ndikuara nga kriza e Eurozonës do të vazhdojnë me kufizimet e shpenzimeve pub- like në Shqipëri. Parashikimet e tan- ishme janë që rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë në 2014 me rritjen e PBB që parashikohet të jetë 2% (siç është planifikuar në buxhetin e mi- ratuar të shtetit për vitin 2014). • Kushtet e përgjithshme ekonomike dhe një prirje e vazhdueshme shqe- tësuese në rënien e transfertave ndërqeveritare janë sfida serioze që kërcënojnë qëndrueshmërinë e një- sive të qeverisjes vendore (NjQV-ve) në Shqipëri. Raporti për Treguesit e Decentralizimit Fiskal për Evropën Juglindore (NALAS-it, nëntor 2012) tregon se Shqipëria renditet më e ulta në rajon në aspektin e të ard- hu-rave të NJQV-ve si përqindje e PBB-së. Kushtet ekonomike pengoj- në përpjekjet për të rritur kalimin e fondeve nga Qeveria qendrore tek NJQV-të në planin afatshkurtër. Ndryshimi i këtij prirjeje dhe rritja e të ardhurave të njësive vendore si përqindje e PBB-së do të jetë sfidë po të kemi parasysh realitetet eko- nomike. NJQV-të do të vazhdojnë të përbal- len me sfida mjaft serioze në realiz- imin e investimeve në infrastrukturë dhe përmirësime të tjera kapitale. Borxhi publik, i kufizuar më parë në 60% të PBB-së, do të rritet në më shumë se 75% deri në fund të vitit 2014 dhe në 82.6% të PBB-së në vi- tin 2018 sipas FMN-së. Megjithatë, NJQV-të do të vazhdojnë të ku- fizohen në krijimin e borxhit dhe ka pak mundësi ato të marrin hua. Ku- fizimet e qeverisë për përdorimin e Në këtë numër (vazhdon në faqen 2)

Upload: others

Post on 17-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

1

p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

Sfidat dhe mundësitë për NJQV 1Reforma territoriale dhe administrative 3Decentralizimi fiskal 3Heqja e Taksës së Biznesit të Vogël:

Implikimet dhe sfidat për NJQV-të 4Tryeza rajonale për decentralizimin fiskal

dhe të ardhurat vendore 4Mbështetje e USAID-it për institucionet

e planifikimit të territorit 5Asistencë për Bashkinë Vlorë për PDV 5Pyetje për Ekspertin e Planifikimit 6Asistencë për Bashkinë Sarandë për PPV 6Trajnim për përdorimin e sistemit GIS 6Plan biznesi për Ndërmarrjen UK Elbasan 7Manual për Shërbimin ndaj Klientit 7Trajnim për këshillat mbikëqyrëse të NUK 7Raport analize për Ndërmarrjen UK Patos 7NEXPO, Panairi Ndërkombëtar

për Qeverisjen Vendore 8KKQV vlerësojnë administratën vendore 9KKQV e Beratit në veprim 9Teknologjia e informacioni dhe NJQV-të 10Financim alternativ nga fondet IPA 10Botimet e projektit 11Veprimtaritë në vazhdim 11Në fokus 12

m i r Ë s e v j e n

2 0 1 4

Sfidat dhe mundëSitë për nJQV

SfidatProjekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisje Vendore parashikon sfida po-litike, financiare dhe teknike me të cilat do të përballet projekti, njësitë ven-dore, dhe qeveria shqiptare në 2014. Më konkretisht: • Kushtet ekonomike të ndikuara nga

kriza e Eurozonës do të vazhdojnë me kufizimet e shpenzimeve pub-like në Shqipëri. Parashikimet e tan-ishme janë që rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë në 2014 me rritjen e PBB që parashikohet të jetë 2% (siç është planifikuar në buxhetin e mi-ratuar të shtetit për vitin 2014).

• Kushtet e përgjithshme ekonomike dhe një prirje e vazhdueshme shqe-tësuese në rënien e transfertave ndërqeveritare janë sfida serioze që kërcënojnë qëndrueshmërinë e një-sive të qeverisjes vendore (NjQV-ve) në Shqipëri. Raporti për Treguesit e Decentralizimit Fiskal për Evropën Juglindore (NALAS-it, nëntor 2012)

tregon se Shqipëria renditet më e ulta në rajon në aspektin e të ard-hu-rave të NJQV-ve si përqindje e PBB-së. Kushtet ekonomike pengoj-në përpjekjet për të rritur kalimin e fondeve nga Qeveria qendrore tek NJQV-të në planin afatshkurtër. Ndryshimi i këtij prirjeje dhe rritja e të ardhurave të njësive vendore si përqindje e PBB-së do të jetë sfidë po të kemi parasysh realitetet eko-nomike.

• NJQV-të do të vazhdojnë të përbal-len me sfida mjaft serioze në realiz-imin e investimeve në infrastrukturë dhe përmirësime të tjera kapitale. Borxhi publik, i kufizuar më parë në 60% të PBB-së, do të rritet në më shumë se 75% deri në fund të vitit 2014 dhe në 82.6% të PBB-së në vi-tin 2018 sipas FMN-së. Megjithatë, NJQV-të do të vazhdojnë të ku-fizohen në krijimin e borxhit dhe ka pak mundësi ato të marrin hua. Ku-fizimet e qeverisë për përdorimin e

në këtë numër

(vazhdon në faqen 2)

Page 2: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

2

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore(Vijon nga faqja 1)

borxhit nga NJQV e bëjnë të pamundur financimin e investimeve kapitale dhe përmirësimin e infrastrukturës.

• Shqipëria, dhe thuajse të gjitha ven-det në zhvillim, përballet me një dinamikë ku kërkesat e qytetarëve për shërbime i tejkalojnë burimet aktuale për të ofruar këto shërbime. Ofrimi i shërbimeve, veçanërisht ujësjellës-kanalizime nga ndërmar-rje në pronësi të përbashkët, mbetet ende një sfidë e madhe. Edhe zbatimi i planeve të menaxhimit të mbetjeve të ngurta rajonale përbën një sfidë serioze.

• NJQV-të do të vazhdojnë të ndesh-en me sfida për të rritur në mënyrë të ndjeshme të ardhurat e veta. Heqja e taksës së biznesit të vogël, vështirësia në krijimin e një sistemi efikas të tatimit të pasurisë, e lidhur me çështje serioze për ndarjen e bashkërenduar të informacionit mes autoriteteve qendrore dhe vendore dhe rënia dramatike e të ardhurave të krijuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë ndër sfidat fis-kale me të cilat përballen NJQV.

• Edhe pse është bërë përpara me planifikimin e territorit, zbatimi i Ligjit të Planifikimit është ende i ngadalshëm kryesisht për shkak të të kuptuarit dhe pranimit të pakët të tij. Zbatimi i këtij ligji do të vazh-dojë të paraqesë sfida për të gjitha nivelet e qeverisjes, vendore e qen-drore. Duhet të trajtohen mangësitë në kuadrin ligjor dhe rregullator që ndikojnë në zbatimin e duhur. Përveç kësaj , duhet të forcohen kapacitetet në nivel kombëtar e vendor për të trajtuar çështjet komplekse të plani-fikimit dhe zhvillimit të territorit.

• Çështja e reformës administrative territoriale është diskutuar për vite

pa zgjidhje konkretë. Vazhdon të jetë e nevojshme në mënyrë urgjen-te nisja e një ristrukturimi të njësive administrative territoriale me ulje të numrit të njësive të vogla që nuk janë ekonomikisht të qëndrueshme dhe nuk ofrojnë nivelet e duhura te shërbimeve, nëse kanë të tilla. Sfida lidhet me realizimin e reformës ter-ritoriale përmes një procesi përf-shirës, demokratik, dhe që shoqëron reformën territoriale me një sërë re-formash tatimore dhe mekanizma të veçantë për forcimin e njësive të reja të qeverisjes vendore.

• Përpjekjet për krijimin e dialogut të ndërtimit të konsensusit për çështjet e decentralizimit ku përfshihen zyr-tarët e qeverive qendrore e vendore nuk kanë dhënë rezultate konkrete vitet e fundit. Më tej, paaftësia për të folur me një zë të vetëm vazhdon të pengojë efikasitetin e qeverive vendore në mbrojtjen e interesave të tyre për pushtetit qendror.

mundësitëNdërkohë sfidat për inkurajimin e qe-verisjes së decentralizuar vendore në Shqipëri janë të frikshme, mundësitë për të çuar përpara procesin e ngecur të decentralizimit janë gjithashtu të shumta. Më konkretisht:• Decentralizimi është përparësi e

shprehur qartë nga qeveria e re. Vi-zioni dhe programi i Qeverisë an-gazhohen të respektojnë parimet dhe standardet e mishëruara në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe të çojnë përpara proce-sin e decentralizimit. Disa përparësi përkojnë edhe me veprimtaritë e Projektit të USAID-it.

• Ristrukturimi i Qeverisë ka rritur kapacitetin e saj për zbatimin e re-formave të decentralizimit dhe për të forcuar pushtetin vendor. Krijimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit është njohje e rëndësisë së planifikimit të territorit dhe do të mundësojë mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së AKPT-së, një partner i USAID-it që nga filli-mi i projektit. Ministri i ri i Shtetit për Çështje Vendore do të sjellë vë-mendjen tek përpjekjet e decentra-lizimit dhe veprimtaritë përkatëse dhe bashkërendojë punën e qeverisë

me njësitë e qeverisjes vendore. • Reforma territoriale administrative

është prioritet kryesor për qeverinë shqiptare. Aktualisht po ndërmerr-et një proces i hapur dhe përfshirës duke pranuar se reforma territoriale ka nevojë të shoqërohet me veprime paralele që lidhen me decentralizi-min fiskal dhe reformën ligjore.

• Njësitë vendore gjatë dy viteve të para të projektit kanë treguar an-gazhim dhe kapacitetin e duhur për t’i shërbyer më mirë qytetarëve të tyre. Në 2014 aktivitetet e USAID-it do të mbështeten pikërisht mbi këtë themel të fortë.

• Propozimi i qeverisë për të krijuar një Këshill Konsultativ qeverisë qen-drore-NJQV ofron një mundësi për dialog gjithëpërfshirës dhe për ar-ritjen e konsensusit dypalësh për çështje me rëndësi strategjike për pushtetin vendor.

• Është bërë përpara me arritjen e objektivit të shumëpritur të anëta-rësimit në BE. Shqipëria ka të ngjarë të sigurojë statusin e vendit kandi-dat në 2014. Integrimi në BE është një shtysë për të ecur përpara me demokracinë vendore dhe decen-tralizimin fiskal, përmirësimin e ko-munikimit mes pushtetit qendror dhe vendor dhe zbatimin e Ligjit për Planifikimin e Territorit. Me arritjen e statusin të vendit kandidat, NJQV do të kenë mundësinë të marrin fonde përmes Instrumentit të Ndih-mës së Para-Aderimit (IPA).

Ndërsa kemi hyrë në 2014, stafi i Projek-tit të USAID-it mirëpret bashkëpunimin me ju për të përballuar këto sfida dhe për të kapur këto mundësi. Duke punu-ar së bashku mund të forcojë qeveris-jen vendore dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve të të gjithë Shqipërisë.

Page 3: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

3

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

reforma adminiStratiVe dhe territoriale

Reforma administrative dhe territori-ale ka qenë një nga çështjet kryesore të decentralizimit që është diskutuar gjerësisht në këto vitet e fundit. Kjo re-formë ka qenë në qendër të vëmendjes së strategjive nga qeveria shqiptare si dhe të raporteve dhe/ose studimeve të përgatitura nga projektet e financuara nga donatorët. Duket se në përgjithësi është arrritur konsensus për nevojën e ndërmarrjes së kësaj reforme. Po pranohet më shumë se reforma territo-riale është e lidhur ngushtë me decen-tralizimin fiskal dhe me konsolidimin e autonomisë vendore. Në Konferencën e Hapjes së Projektit të USAID-it në maj të vitit 2012 drejtuesit e të gjithë kaheve politike shprehën qartë nevo-jën urgjente për të ndërmarrë reformën territoriale.Strategjia e Decentralizimit e përditë-suar e vitit 2010, edhe pse nuk u mi-ratua asnjëherë zyrtarisht, nxirrte në pah se qeveria shqiptare kishte arritur në përfundimin se reforma territoriale dhe administrative ishte e nevojshme. Strategjia evidentonte edhe përfitimet që mund të vinin si rezultat i kësaj re-forme. Njësitë vendore të bashkuara do të kenë më shumë kapacitete për të përdorur burimet dhe për të ofruar shërbim më të mirë për banorët e tyre e për t’i shpërndarë ato edhe më drejt. Reforma do të sjellë si rezultat rritjen

e buxhetit vendor dhe do të ulë shpe-nzimet administrative. Ajo do të për-mirësojë cilësinë e administratës, do të lehtësojë forcimin e kapaciteteve për ushtrim më të efektshëm të funksione-ve dhe përqendrim të burimeve. Refor-

ma do të sjellë si rezultat edhe zbutje të polarizimit të zhvillimit ekonomik e so-cial dhe do të krijojë mundësi optimale për zhvillim.

Reforma territoriale është evidentuar si përparësi edhe për qeverinë e sapo krijuar dhe të dalë nga zgjedhjet e fun-dit parlamentare. Qeveria ka shpall-ur synimin për të zbatuar ndarjen e re administrative juridiksionale të ven-dit para zgjedhjeve vendore të 2015, duke e shoqëruar atë me një sërë re-formash tatimore dhe ligje ndihmëse si dhe me ngritjen e mekanizmave për

forcimin e njësive të qeverisjes vendore.Qeveria shqiptare i ka bërë kërkesë USAID-it dhe donatorëve të tjera për mbështetje dhe asistencë teknike për të çuar përpara këtë përparësi. Janë angazhuar ekspertë shqiptarë dhe të huaj ndërkohë që Ministri për Çështjet Vendore ka ngritur një grup pune për të drejtuar procesin e reformës territo-riale. Një nga studimet e fundit për re-formën territoriale dhe administrative u bë nga SKL International për Shoqatën e Komunave të Shqipërisë me finan-cim nga Agjencia Suedeze për Bashkë-punimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar (SIDA). Raporti i dhjetorit 2012 i hartuar nga SKL bën një analizë të saktë të situ-atës aktuale si dhe ofron një sërë reko-mandimesh ndërkohë që analizon edhe rreziqet dhe përfitimet nga secili skenar i ofruar. Në raport thuhet se “në mung-esë të reformës, pasoja e mundshme është se kompetencat do kalojnë (me ligj dhe me fakt) nga komunat dhe bashkitë tek ministritë e qeverisë qendrore apo ndofta tek njësitë e qeverisjes rajonale. Është më se e qartë se kjo do të ishte e padëshirueshme për vetë autoritete ven-dore dhe jo në përputhje me ligjin aktual për qeverisjen vendore. Ne mendojmë se qytetarët do të marrin shërbim më të mirë nga një sistem autoritetesh të forta vendore të nivelit të parë.”

USAID e konsideron reformën territo-riale jo si një kurë për të gjitha sëmund-jet, por si një mjet të rëndësishëm për të çuar më tej procesin e decentralizimit dhe për të forcuar qeverisjen vendore në Shqipëri. Reformat e decentralizimit fiskal dhe strategjitë e tjera që harto-hen për forcimin e qeverisjes vendore duhet të ndërmerren paralelisht dhe në sinkronizim me nismën për reformën territoriale. USAID do të mbështesë procesin e reformës territoriale duke ofruar asistencë për qeverinë qendrore dhe NJQV-të në lidhje me përgatitjen e një Strategjie Kombëtare për Qeveris-jen Vendore dhe Decentralizimin, strat-egji që duhet të jetë e plotë dhe e qën-drueshme. Asistencë do të ofrohet për të siguruar që burimet të transferohen në mënyrë të barabartë, të përmirëso-het parashikueshmëria dhe barazia e transfertave ndërqeveritare dhe të forcohen kapacitetet e NJQV-ve për rritjen e të ardhurave të veta.

deCentraliZimi fiSKal

Në 2012 USAID përgatiti një Dokument Studimor për Decentralizmin Fiskal në Shqipëri në të cilin bëhej një analizë e plotë dhe vlerësim i gjithanshëm i situ-atës së qeverisjes vendore në Shqipëri dhe propozoheshin rekomandime për decentralizim të mëtejshëm të funk-sioneve të shërbimeve dhe kompeten-cave fiskale drejt njësive të qeverisjes vendore. Ky dokument u rishikua kohët e fundit me synim vlerësimin e ndryshimit të sit-uatës pas ndërhyrjes vitin e fundit dhe për të përcaktuar se cilat ndryshime dhe çfarë mundësish të reja ekzistojnë për decentralizim të mëtej-shëm. Përveç kësaj, ai do të ndihmojë në evidenti-min e veprimeve të menjë-hershme që mund të ndërmarrin USAID dhe Qeve-ria Shqiptare duke punuar bashkërisht

me NJQV për të vazhduar përpjekjet për decentralizimin fiskal.

Përpjekjet për përmirësimin e situatës së njësive të qeverisjes vendore në Shqi-përi në vitet e fundit që nga pre-zantimi i parë i Dokumentit Studimor janë ndikuar nga periudha e fushatës së zgjedhjeve parlamentare që kulmoi me zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë peri-udhë mjaft të ngjeshur me veprimtari politike kishte fare pak mundësi për të ndryshuar kushtet apo situatën e një-sive të vendore në një shkallë të konsi-derueshme. Por fushata politike nuk u mundësoi partive politike të formulonin programet e tyre për trajtimin e këtyre çështjeve me të cilat ndeshen njësitë vendore. Efektet e reformës janë në rrugë e sipër.

Page 4: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

4

finanCat Vendore

heqja e taksës së Biznesit të vogël: implikimet dhe sfidat për njqv-të

Në përmbushje të premtimit të fushatës, qeveria e re ka hequr taksën e biznesit të vogël (TBV) që nga janari i 2014. Ky është një vendim i rëndësishëm që do të ketë pasoja të konsi-derueshme si për sistemin tatimor shqiptar në përgjithësi dhe për buxhetet e njësive vendore në veçanti. Pas miratimit të ligjit për paketën fiskale 2014, heqja dhe zëvendësimi i TBV-së me taksën mbi fitimin e thjeshtuar është një vendim i rëndë-sishëm që ka ndikuar ndjeshëm si në sistemin e përgjithshëm të taksave ashtu edhe në buxhetin e njësive vendore.

Para këtij vendimi, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore bëri një studim për TBV-në. Gjetjet e tij u paraqitën në një dokument politikash, i cili trajtonte disa çështje që duhet të marrë parasysh qeveria e re gjatë zbatimit të vendimit të saj. Studimi ofron rekomandime për mënyrën e trajtimit sa më të mirë të këtyre çështjeve. Dokumenti i për-

gatitur gjatë 2013 ndahej në tre pjesë. Pjesa e parë shqyr-ton rëndësinë e të ardhurave nga TBV për NJQV-të, histo-rikun e legjislacionit të kësaj takse si dhe efektet që kanë pasur ndryshimet ligjore në vjeljen e saj tek NJQV të llo-

jeve e madhësive të ndryshme. Në pjesën e dytë jepet një përmbledhje e gjetjeve kryesore nga intervista me punonjës të organeve tatimore vendore në 10 bashki e komuna (Berat, Bushat, Elbasan, Durrës, Fier, Pogradec, Kamëz, Korçë, Lush-nje, Shkodër), ku TBV përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash për buxhetin. Diskutimi lidhet me hartimin të poli-tikave tatimore nga NJQV-të dhe në mënyrën e administrimit të taksës. Intervistat qartësonin marrëdhëniet mes auto-riteteve tatimore vendore dhe qendrore si dhe ndërveprimin mes taksës së biznesit të vogël, TVSH-së dhe tatimfitimit.

Vendimi i qeverisë për të hequr TBV-në ka disa implikime dhe nxjerr përpara njësive vendore dhe qeverisë qendrore një sërë sfidash: (i) Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare që të paran-dalojë deklarimin e rremë nga subjektet duke bërë kështu që të mos mbajnë libra të rregullt të shitjeve, të mos përpilojnë pasqyra e bilance të besueshme financiare dhe të mos pagu-ajnë tatim fitimin? (ii) Si do t’i kompensojë qeveria shqiptare NJQV-të për të ardhurat që do të humbasin si pasojë e heqjes së TBV-së? (iii) Si do t’i rregullojë qeveria shqiptare tarifat e gjelbërimit dhe tarifat e pastrimit, kur këto do të hiqen si pa-sojë e eliminimit të TBV-së? Këto sfida dhe probleme trajto-hen në pjesën e tretë të dokumentit, ndërkohë që edhe janë diskutuar me zyrtarët e qeverisë qendrore.

Heqja e TBV-së do të bëjë që NJQV-të të pësojnë humbje të ardhurash në një nivel të caktuar. Lajmi i mirë për NJQV-të është se kjo humbje të ardhurash do të mbulohet nga një rritje e transfertës së pakushtëzuar të parashikuar për 2014. USAID është i gatshëm të ndihmojë qeverinë shqiptare dhe NJQV-të për zbatimin e këtyre ndryshimeve ligjore.

tryeza rajonale për decentralizimin fiskal dhe të ardhurat vendore

Pas përfundimit të dy dokumenteve politike, “Përditësim për Decentralizimin Fiskal” dhe “Dokument Politikash për Zbati-min e Takës së Pasurisë së Paluajtshme në Shqipëri”, USAID organizoi dy tryeza të rrumbullakëta për decentralizmin fiskal dhe për të ardhurat nga burimet e veta vendore. Në takimin e parë të organizuar në Berat në shtator morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë nga pesë bashkitë partnere të Projektit të USAID-it: Berati, Patosi, Kuçova, Lushnja dhe Fieri. Diskutimi u përqendrua në gjendjen aktuale të decentralizimit fiskal në Shqipëri dhe format për rritjen e kapaciteteve vendore për krijimin e burimeve të të ardhurave të veta duke u fokusuar në tatimin e pasurisë së paluajtshme. Në këtë takim u pre-zantuan dy studimet dhe pjesëmarrësit dhanë idetë e tyre për përqasjen më të mirë ndaj procesit të decentralizimit fiskal.

Tryeza e dytë për decentralizimin fiskal dhe të ardhurat e veta të përqendruar në tatimin e pasurisë dhe zgjidhjet me anë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) u orga-nizua në Tiranë në nëntor. Në këtë takim, zyrtarë të nivelit të lartë nga 8 njësitë vendore (NJQV), si Tirana, Paskuqani, Kamza, Vora, Kashari, Durrësi, Elbasani dhe Vlora, diskutuan gjendjen aktuale të decentralizimit fiskal dhe financave ven-dore. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht edhe zgjidhja me anë të teknologjisë së informacionit. Përfaqësuesit e NJQV-ve dhe të Ministrisë së Financave dhe Ministrit të Çështjeve Vendore ofruan idetë e tyre për përqasjet më të mira për procesin e decentralizimit të duhur fiskal si dhe ndryshimet e pritshme ligjore që do të ndikojnë financat/tarifat ven-dore. Këshilltari i Ministrit të Çështjeve Vendore prezan-toi përparësitë e qeverisë dhe reformat që ka ndërmend të ndërmarrë qeveria e re. Sipas këshilltarit, reformat do të përmirësojnë qeverisjen vendore duke konsoliduar finan-cat vendore. Këshilltari evidentoi nevojën për hartimin e një strategjie për decentralizimin dhe ngritjen e një këshilli kon-sultativ mes qeverisë qendrore dhe NJQV-ve. Fotot: Tryeza rajonale në Tiranë (lart majtas) dhe Berat (lart djathtas) për Decentralizimin Fiskal dhe të Ardhurat e Veta; (poshtë majtas) Eksperti i Decentralizimit, Fatlum Nurja (majtas), Drejtori i Projektit USAID/PLGP, Peter Clavelle (qendër) dhe Këshilltari i Ministrit të Çështjeve Vendore, Enea Hoti (djathtas), drejtojnë tryezën e rrumbullakët; (poshtë djathtas) specialistë të taksave vendore të Bashkisë Durrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Tiranë.

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Page 5: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

5

planifiKimi i territorit

USAID po punon me Ministrinë e Planifikimit Urban dhe Tur-izmit (MZHUT) për çështje të planifikimit urban. Ndërkohë, po vazhdohet me mbështetjen ndaj Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) sipas planit të miratuar bash-kërisht. Në tetor-nëntor janë realizuar këto veprimtari: • nënshkrimi i një plani të përbashkët veprimi midis

PlGP, mZhut dhe akPt-së: Ky plan u nënshkrua nga Ministri, Drejtori i Përgjithshëm i AKPT-së dhe Drejtori i Projektit të USAID-it dhe synonte të siguronte asistencë gjatë 100 ditëve të para të qeverisë së re.

• takimi i koordinimit të donatorëve: USAID mbështeti MZHUT për organizimin e Takimit të Koordinimit të Do-natorëve. Në takim morë pjesë përfaqësues nga Banka Botërore, PNUD, Bashkëpunimi Austriak për Zhvillimin, Bashkëpunimi Zviceran, GIZ, Ambasada e Republikës Ital-iane, Bashkëpunimi Italian, Ambasada Gjermane, Këshilli i Evropës, OSBE, OKB, etj., të cilët shprehën gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në çështje të planifikimit të territorit. Gjatë takimit, Ministrja bëri një prezantim të përparësive dhe objektivave të MZHUT dhe të planeve e projekteve të ministrisë. Takimi do të mbahet rregullisht.

• rishikimi i legjislacionit të planifikimit: Në kuadër të Pla-nit të Përbashkët të Veprimit, USAID po ofron mbështetje për Ministrinë dhe AKPT-në në procesin publik të rishi-kimit të legjislacionit të planifikimit. Mes veprimtarive të organizuara në këtë proces janë si më poshtë: – Trajnimi i personelit bazë të Ministrisë së sapo-krijuar:

Ekspertët e Projektit trajnuan stafin kryesor të Minis-trisë për t’i njohur ata me të rejat e fundit nga fusha e legjislacionit të planifikimit, rregulloret dhe procedu-rat e dhënies së lejeve të ndërtimit e zhvillimit.

– Përgatitja e itinerarit për rishikimin e ligjit: gjatë të njëjtit takim USAID, MZHUT dhe AKPT diskutuan për rrugën dhe hapat konkretë për rishikimin e ligjit të pl-anifikimit të territorit brenda 100 ditëve të para të qe-verisë së re.

– Seminare me autoritetet kombëtare të planifikimit dhe shoqatat e profesionistëve: USAID mbështeti MZHUT dhe AKPT për organizimin e dy seminareve të para me

përfaqësues të autoriteteve kombëtare të planifikimit si dhe të 3 shoqatave të urbanistëve, arkitektëve dhe ndërtuesve. Në të dy takimet, MZHUT bëri një prezan-tim të shkurtër të legjislacionit të planifikimit të terri-torit dhe nevojës për rishikimi të tij.

– Seminare me NJQV-të: USAID mbështeti Ministrinë dhe AKPT për organizimin e tre seminareve të para me përfaqësues të autoriteteve kombëtare të planifikimit për rishikimin e legjislacionit të planifikimit, të cilat u mbajtën në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë dhe ne të cilat morën pjesë përfaqësues nga 12 qarqet e vendit.

• miratimi i rregullores së këshillit kombëtar të territo-rit (kkt): Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e KKT-së u miratua nga vetë KKT pas rishikimit të bërë nga MZHUT. Ky dokument u hartua me asistencë nga projekti gjatë vitit të dytë të tij.

• miratimi i kërkesë për nismën e Planit të Përgjithshëm kombëtar të territorit. KKT miratoi kërkesën për Nismën e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit sipas kuadrit konceptual të përgatitur nga AKPT me mbështetje dhe asistencë nga USAID.

• mbështetje për akPt-në. Ekspertët e Projektit kanë pu-nuar intensivisht me AKPT-në në lidhje planet e ristruk-turimit të këtij institucioni. Për këtë qëllim, gjatë takimeve të rregullta mes USAID dhe AKPT-së janë evidentuar disa ndërhyrje të nevojshme. Ekspertët e Projektit kanë dhënë asistencë për rishikimin e përshkrimeve të punës dhe po diskutojnë me AKPT-në për asistencë të mëtejshme siç parashikohet edhe në Planin e përbashkët të Veprimit.

mbështetje e uSaid-it për institucionet e planifikimit të territorit

asistencë për Bashkinë vlorë për Planin e detajuar vendor

Ekspertët e planifikimit urban të Projektit të USAID-it kanë diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) për të ndërmarrë një proces të përbash-kët mes MZHUT, USAID dhe Bashkisë Vlorë për përgatitjen e një projekti pilot të Planit të Detajuar Vendor (PDV) për in-tegrimin e një zone informale në Vlorë. Pas kësaj, ekspertët e Projektit përgatitën planin e punës me hapa konkretë për mënyrën e përzgjedhjes (kriteret) së zonës për PDV-në pilot dhe për mënyrën e zbatimit të planit. Për të diskutuar në lid-hje me përzgjedhjen e zonës informale dhe hapat konkretë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), juristët e kësaj agjencie dhe ekspertët e

Projektit PLGP realizuan një takim me Kryetarin e Bashkisë Vlorë dhe me Drejtorin e Planifikimit të Territorit në këtë bashki. Është përcaktuar një zonë në qytet dhe bashkia e ndi-hmuar nga USAID ka hartuar një plan pune për përgatitjen e PDV-së me përgjegjësi dhe afate kohore të përcaktuara qa-rtë. Është parashikuar që brenda shkurtit të ketë përfundaur puna teknike për PDV-në dhe bashkia ashtu edhe MZHUT të angazhohen në gjetjen e fondeve për investimet në këtë zonë. Në proces parashikohen disa seanca dëgjimore publike, ku seanca e parë u realizua në dhjetor me qëllim informimin e banorëve për nismën e ndërmarrë. Në seancat e tjera do të diskutohet për propozimet dhe zgjidhjet që janë menduar.

Fotot (nga e majta): pamje nga Takimi i Koordinimit të Donatorëve; Znj. Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, duke folur në takimn me përfaqësues të shoqatave të ndërtuesve, arkitektëve e shoqërinë civile.

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Page 6: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

6

asistencë për Bashkinë Sarandë për PPv

Pamje nga trajnimi për sistemin GIS organizuar për personelin e njësive vendore partnere të Projektit PLGP (në foton sipër) dhe një shembull ilustuar me diagram i konceptit GIS (në skicën poshtë).

planifiKimi i territorit

Projekti i USAID-it ka mbështetur Bashkinë e Sarandës për nisjen e përgatitjes së Planit të Përgjithshëm Vendor të Te-rritorit (PPVT). Ekspertët e Projektit shqyrtuan Dokumentin e Politikës Territoriale të paraqitur nga Bashkia dhe pas këtij shqyrtimi, ky dokument u miratua zyrtarisht nga Këshilli Bashkiak i Sarandës në korrik 2013. Projekti përgatiti një formular për të dhënat bazë që do të nevojiten për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Te-rritorit dhe një manual e udhëzime të hollësishme për mbled-hjen e këtyre të dhënave. Po ashtu, edhe personeli i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit të Bashkisë Sarandë u trajnua për mbledhjen e të dhënave sipas formatit të të dhënave bazë.

Nga ana tjetër, me kërkesë të Bashkisë, Projekti hartoi projekt termat e referencës për përgatitjen e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit si bazë për shpalljen e Tenderit për Shërbimit për përgatitjen e PPVT-së. Edhe stafi i bashkisë u trajnua për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me përgatitjen e PPVT-së dhe për përgatitjen e vlerësimin e tenderit.

trajnim për përdorimin e sistemit GiS

USAID vazhdon të japë mbështetje për njësitë vendore partnere me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit të tyre në çështje të planifikimit të territorit dhe zhvillimit të tokës. Me këtë synim, u realizua një trajnim 4-ditor praktik nga ekspertët e Projektit të USAID-it për përdorimin e Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) në planifikimin e territorit, ku morën pjesë 56 punonjës të drejtorive të planifikimit vendor nga të gjitha njësitë vendore partnere të projektit. Në këtë trajnim synohej të jepej informacion i dobishëm, këshilla dhe udhëzime praktike për sistemin GIS në planifikimin e territo-rit. Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan trajnimin dhe kërkuan

që ky trajnim të pasohej nga aktiv-itete të tjera të ngjashme në vitin e ardhshëm.

Sistemi GIS lidh informacionet hapë-sinore dhe tabulare (bazat e të dhë-nave) dhe u jep mundësi të intere-suarve të kuptojnë prirjet, format dhe marrëdhëniet në planifikim. Ky proces i jep një perspektivë të re analizimit të të dhënave.

Pyetje për ekspertin e planifikimit

Nga ky numër e në vazhdim, USAID do t’u përgjigjet pyetjeve për çështje të planifikimit të territorit të përgatitura nga ekspertë të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Pyetje: Sa është ecur me përgatitjen e Planit të Përgjith-shëm kombëtar të territorit (PPkt) dhe kur pritet të për-fundojë ai?Përgjigje: Miratimi i Kërkesës për Nismën e PPKT-së në 18 tetor 2013 ishte hapi i parë drejt përgatitjes së këtij plani, i cili do të jetë përkthimi i strategjisë kombëtare të zhvillimit në aspektin territorial dhe do të shërbejë si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm, investimet, dhe kontrollin e territorit. Final-izimi dhe miratimi i planit do të paraprihet nga përgatitja dhe miratimi i disa zonave me rëndësi kombëtare. Është parashi-kuar se përgatitja e PPKT-së do të marrë rreth 12 muaj pas përfundimit të fazës përgatitore, në të cilat është përfshirë aktualisht qeveria. Qëllimi i fazës përgatitore është të krijojë kuadrin institucional dhe profesional të nevojshëm për harti-min e PPKT-së sipas ligjit. Gjatë kësaj faze, edhe ministritë po mbledhin informacionin e duhur sektorial që do të përpuno-het më vonë në bazën e të dhënave të PPKT-së.

Pyetje: a mund të përgatisin planet e tyre territoriale ven-dore njqv ndërkohë që përgatitet PPkt? Përgjigje: Po. Përgatitja e PPKT-së nuk i pengon NJQV-të të përgatisin planet e tyre vendore territoriale. Në fakt, MZHUT dhe AKPT inkurajojnë NJQV-të të nisin përgatitjen e plane-ve territoriale, pasi ka mundësi që ky proces të sigurojë të dhënat për hartimin e PPKT-së. Megjithatë, me përgatitjen dhe miratimin e PPKT-së, NJQV-të duhet të harmonizojnë planet e tyre me dispozitat e planit kombëtar, nëse ky plan ndikon në territorin e tyre. Ky lloj procesi nuk është e re në Shqipëri, sepse një punë e tillë është bërë në disa NJQV (Be-rat, Kamzë, Lushnje, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, etj.), të cilat kishin përgatitur planet e tyre para hyrjes në fuqi Ligjit të Planifikimit të Territorit. Bashkitë (me ndihmën e AKPT dhe USAID) përshtatën planet e tyre me dispozitat ligjore dhe morën miratimin përfundimtar nga Këshilli Kombëtar i Te-rritorit në 2012-2013.

Pyetje: Ç’do të ndodhë me planet vendore të miratuara pas miratimit të PPkt-së? Përgjigje: Do të ketë një proces të ngjashëm harmonizimi si ai i përshkruar më sipër.

Pyetje: a ka mundësi që njqv-të të japin leje zhvillimore në mungesë të planeve vendore?Përgjigje: Po. Ligji jep mundësinë të jepen leje zhvillimore brenda zonave të urbanizuara të banimit me kusht që këto zona të mos jenë klasifikuar si zona të rëndësisë kom-bëtare dhe që NJQV e interesuar të ketë përgatitur dy harta specifike, (hartën e përdorimit ekzistues të tokës dhe hartën e treguesve/kufizimeve të zhvillimit) siç përcaktohet në rregu-lloren model të planifikimit. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe AKPT po përgatisin udhëzime të veçanta për përgatitjen e këtyre hartave, që do t’u shpërndahen bashkive. Si përfundim, nuk ka bllokim të lejeve të zhvillimit për sa kohë që zbatohet ligji.

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Page 7: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

7

USAID realizoi disa takime pune dhe veprimtari me stafin drejtues të Ndërmarrjes Ujësjellës Elbasan për hartimin e një plani biznesi 5-vjeçar. Plani bën një analizë të plotë të person-elit, parashikime të hollësishme të funksionimit dhe mirëm-bajtjes së ndërmarrjes, analizë të kërkesës për ujë dhe nevo-jave për të ardhurat. Drafti i parë i planit të biznesit u finalizua e u paraqit për shqyrtim në fund të muajit korrik.

Plani 5-vjeçar i biznesit evidentonte problematikën dhe an-gazhimet e planet e veprimit me qëllim përmirësimin e situ-atës së ndërmarrjes në të ardhmen e afërt. Ndërmarrja ”Elber Shpk” është ende në pronësi të qeverisë qendrore dhe duhet të transferohet tek njësitë vendore në zonën e shërbimit me qëllim që t’i sjellë përgjegjësitë për këto shërbime më pranë konsumatorit dhe për ta bërë ndërmarrjen më tërheqëse për donatorët e huaj për të përmbushur nevojat e investimeve fizike të nevojshme për sistemin. USAID po jep asistencë edhe për të lehtësuar këtë kalim pronësie të ndërmarrjes.

Plan Biznesi për ndërmarrjen uk elbasan

Projekti i USAID-it përgatiti Raportin e Analizës së Vlerësimit të Ndërmarrjes Ujësjellës Patos, që është edhe një nga më problematiket në vend për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë financiare të saj. Në raport jepen infor-macione të përgjithshme për statusin ligjor të ndërmarrjes, situatën e administrimit të saj, treguesit kryesorë të perfor-mancës, skema dhe elementët e sistemit të furnizimit me ujë, kërkesën për ujë, kostot operative dhe të mirëmbajtjes, struktura e tarifës, të ardhurat, dhe organigrama e ndërmar-rjes. Në raport jepen edhe rekomandime e alternativa insti-tucionale për kapërcimin e situatave të vështira teknike dhe financiare në Patos dhe në zonat përreth. Gjetjet kryesore dhe rekomandimet e këtij raporti u diskutuan me Kryetaren e Bashkisë dhe me drejtuesit e ndërmarrjes. U rekomandua bashkimi me Ndërmarrjen e Ujësjellësit Fier, që do të sillte mundësi për përmirësimin e situatës dhe për bërjen e këtyre ndërmarrjeve më tërheqëse për donatorët që janë të intere-suar në financimin e përmirësimeve fizike të nevojshme për sistemin e furnizimit me ujë të Patosit. Asambleja e Aksion-erëve të Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime sh.a. shprehu mi-ratimin për mundësinë e bashkimit me Ujësjellës Patos sh.a. me anë të plotësimit të formularit për t’u bërë pjesë e Pro-jektit të Agjencisë Austriake për Zhvillim, “Asistencë Teknike për Sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë”, si një instrument tepër i rëndësishëm në mbështetje të arritjes së tij. Procesi u bashkërendua me kryetarët e bashkive të Patos-it dhe Fierit dhe deputetin A. Subashi. Ky dokument me një faturë të detajuar të ndërhyrjeve fizike të nevojshme në siste-min e ujësjellësit të Patosit iu dërgua donatorëve të ndryshëm me qëllim tërheqjen e interesit të tyre për financimin.

raport analize për ndërmarrjen uk Patos

ndërmarrJet uJëSJellëS-KanaliZime

USAID ka ndihmuar ndërmarrjet e ujësjellësit të Lushnjes dhe Korçës për hartimin dhe përmirësimin e Manualit të Shërbim-it ndaj Klientit, i cili u hartua për të shërbyer si udhëzues stan-dard për procedurat për të gjitha veprimtaritë e zakonshme të personelit të drejtorisë së shërbimit për klientin.

Përveç kësaj, manuali synon të ndihmojë personelin e Drejto-risë së Shërbimit për Klientin për të analizuar më mirë anke-sat e konsumatorëve dhe për të mësuar më shumë për komu-nikimin me konsumatorët me synimin final përmirësimin e performancës së ndërmarrjes. Përmirësimet mund të bëhen në ndërveprimin midis konsumatorëve (apo aktorëve të tjerë kryesorë) dhe ndërmarrjes. Përmirësime të tjera janë ato në sisteme, procedurat dhe angazhimet e kompanisë.

Secila pjesë e manualit trajton veçmas procedurat që duhet të ndiqen për kryerjen e veprimtarive kryesore në drejtorisë, që janë leximi i matësit, faturimi i konsumatorit, mbledhja e tarifave, ankesat e kon-sumatorëve, lidhjet e klientëve të rinj, ndër-prerja e shërbimit dhe analiza e raportimeve.

Çdo punonjësi që pu-non në Drejtorinë e Shërbimit ndaj Klientit i kërkohet të lexojë man-ualin për të kuptuar sa më mirë të gjithë gamën e detyrave dhe përgjegjësive që duhet të përmbushë drejtoria. Në këtë mënyrë, ata do ta kuptojnë edhe më mirë se si përputhen ro-let e tyre në të gjithë veprimtarinë e drejtorisë.

Manuali i Shërbimit ndaj Klientit është një dokument dinamik dhe pritet të rishikohet dhe përditësohet çdo vit në mënyrë që të përcaktohen dhe përshkruhen qartë detyrat e drejtorisë dhe mënyra e përmbushjes së tyre.

Me kërkesë zyrtare nga Enti Rregullator i Ujit, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore organi-zoi dhe realizoi trajnimin e të gjithë anëtarëve të këshillave mbikëqyrëse të 40 ndërmarrjeve ujësjellës-kanalizime që nuk ishin përfshirë në seminaret e trajnimit gjithëpërfshirës të or-ganizuar nga USAID vitin e kaluar. U organizuan tre trajnime, përkatësisht në Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër.

Ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve të privatizuara pritet të administrohen si biznese, me qëllim vetë-administrimin financiar, madje edhe nën kushtet kur duhet të rregullohen si monopole natyrale. Ndaj konsiderohej si tepër e rëndësishme që anëtarët e këshillave mbikëqyrëse të kuptonin strukturën ligjore dhe korporative të ndërmarrjeve të ujësjellësit dhe for-mën e administrimit dhe drejtimit të tyre.

Pjesëmarrësit kanë treguar interes të madh për të gjitha pre-zantimet, veçanërisht në lidhje me diskutimet për çështjet ligjore për sa i përket përzgjedhjes së anëtarëve të këshillave mbikëqyrëse, kritereve për emërimin e tyre në këshillat mbikëqyrës si dhe mjetet dhe metodologjitë për monitorimin e performancës së ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Në fund të trajnimit për pjesëmarrësit u ndanë edhe certifi-kata të trajnimit.

trajnim për këshillat mbikëqyrëse të nuk

manual për Shërbimin ndaj klientit

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Page 8: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

8

Njësitë vendore në Shqipëri janë pjesë e NALAS-it, një rrjet i shoqatave e autoriteteve vendore të Evropës Juglindore. NALAS përbëhet nga 16 shoqatave të qeverisjes vendore, përfshirë këtu Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) dhe Shoqata e Komunave të Shqipërisë (ShKSh), dhe për-faqëson rreth 9,000 autoritetet vendore në rajon.

Një delegacion i madh i zyrtarëve vendorë shqiptarë morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Njësive Vendore të NA-LAS-it të mbajtur në Rjeka dhe Opatija, Kroaci, në 25-27 shtator të vitit të kaluar. Plot 88 bashki dhe komuna nga Shqipëria ishin të përfaqësuara në këtë ngjarje. Mes pjesë-marrësve ishin kryetarë dhe nënkryetarë të 11 bashkive e komunave partnere të Projektit të USAID-it. Në fakt, Shqi-përia kishte numrin më të madh të përfaqësuesve të push-tetit vendor në këtë ngjarje rajonale.

Pjesëmarrësit që përfaqësonin më shumë se 500 njësi të qeverisjes vendore nga Evropa Juglindore dhe më gjerë patën mundësinë të shkëmbenin përvojat dhe të mësonin nga praktikat më të mira të qeverisjes vendore, menaxhi-mit bashkiak, dhe ofrimit shërbimeve. Të gjithë kryetarët e bashkive morën pjesë në sesionin e ditës së parë, “Rru-ga drejt Integrimit në BE: Heqja e pengesave, shpalosja e potencialit tonë’”, tematikë që përkon me kohën, ndërsa Shqipëria synon statusin e vendit kandidat në BE.

Në seminaret e dy ditëve në vijim u mbajtën seanca që synonin në mënyrë specifike zyrtarët vendorë shqiptarë. Një seminar u përqendrua në decentralizimin fiskal dhe mbledhjen e të ardhurave të veta. Ky seminar u organizua nga USAID dhe Programi i Decentralizimit dhe Zhvillimit Vendor (dldp), financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvil-lim dhe Bashkëpunim.

Në seminarin e dytë, organizuar nga Këshilli i Evropës, u diskutuan përpjekjet për të ndërtuar një platformë plurali-ste dhe të unifikuar të dialogut për të zgjedhurit vendorë. Të dy seancat prodhuan diskutime të forta dhe kontribuuan në përpjekjet për të ndërtuar një konsensus shumëpalësh për çështje me rëndësi për qeverisjen vendore.

Me kthimin e zyrtarëve vendorë duket se ka konsensus për një sërë çështjesh me rëndësi të madhe për qeverisjen ven-dore. U ra dakord përgjithësisht se ka një hendek të madh mes kërkesës për shërbime vendore dhe burimeve në dis-pozicion për t’i mbështetur këto shërbime, hendek që sa vjen e rritet. Pothuajse të gjithë miratuan idenë e një pro-cesi konsultativ që do të synojë të ndërtojë konsensus mes zyrtarëve të qeverisë qendrore dhe vendore për çështje të decentralizimit.

Pjesëmarrësit ishin dakord se Strategjia Kombëtarë e Decentralizimit kishte nevojë të përditësohej. Po ashtu, u diskutua edhe për planet e reformës territoriale dhe të zgjedhurit vendorë shprehën dëshirën për t’u angazhuar aktivisht në dialogun për planet e reformës.

neXPo, Panairi ndërkombëtar për qeverisjen vendore

QeVeriSJa Vendore

Sipas Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore, i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, këshillat vendorë kanë kompetenca të forta të vendim-marrjes. Si të tillë, këto organe përfaqësuese duhet të tra-jnohen dhe të orientohen drejt nevojave të komunitetit që do të sjellë si rezultat vendimmarrje më të mirë me anë të qeverisjes efikase dhe efektive.

Pas një sërë trajnimesh me këshilltarët vendorë të bashkive dhe komunave të kryera në fillim të këtij viti në bashkitë part-nere, USAID realizoi katër trajnime të tjera me këshilltarët vendorë të bashkive të Sarandës, Durrësit dhe Korçës dhe Komunës Kashar. Trajnimet u përqendruan në aspektet që lidhen me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare. Ato shërbyen si forum për të diskutuar problemet në lidhje me qeverisjen vendore dhe për të thelluar njohuritë në fusha specifike të punës së këshillit vendor. Projekti i USAID-it mori vlerësime pozitive nga pjesëmarrësit dhe kërkesa për trajnime të tjera që lidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarit dhe çështje të qeverisjes vendore.

Pamje nga Panairi NEXPO dhe takime e veprimtari të pjesëmarrësve nga NJQV-të dhe shoqatat vendore shqiptare

trajnim për këshilltarët vendorë

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Page 9: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

9

USAID ka vijuar mbështetjen për Komisionin Këshillimor Qytetar Vendore (KKQV) pranë njësive vendore partnere. Deri sot janë institucionalizuar 13 KKQV me qëllim zyrtariz-imin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre.

KKQV-të kanë qenë mjaft aktivë duke u mbledhur në ta-kime e veprimtari të ndryshme si dhe duke diskutuar kalen-darin dhe programin e punës për vitin 2014. KKQV e Korçës organizoi takime me administratën vendore për të ndarë idetë mbi përparësitë buxhetore për investimet për zhvil-limin e qytetit. Në Berat, KKQV organizoi Festivalin e parë të Verës për të promovuar zhvillimin turistik dhe ekonomik të qytetit. KKQV e Durrësit mori pjesë në takimin e këshillit bashkiak. KKQV-të në Sarandë dhe Kashar po bashkëren-dojnë punën për realizimin e sondazheve me qytetarët në njësitë vendore përkatëse. KKQV e Elbasanit u takua me Kryetarin e Bashkisë për të diskutuar çështjet mjedisore në lidhje me administrimin e mbetjeve. Në Sarandë, anëtarët e KKQV-së morën pjesë në një seminar për energjinë e ri-novueshme të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Buri-meve Natyrore, OSBE, PNUD dhe Qendra Aarhus.

Në NJQV të tjera KKQV-të kanë organizuar takime të ndry-shme në nëntor e dhjetor për të diskutuar me zyrtarët ven-dorë për buxhetin vjetor dhe paketën e re fiskale. Pjesëmar-rja e qytetarëve është e rëndësishme për njësitë vendore.

komisionet këshillimore qytetare vendore

anGaZhimi CiVil

KKQV e Beratit u krijua dhe zyrtarizua në vitin 2013. Që nga krijimi i tij, ky grupim është rritur në numër dhe bash-këpunimi me Bashkinë e Beratit ka qenë produktiv. Komis-ioni ka tashmë një zyrë në ndërtesën e Bashkisë. Ai ka qenë mjaft aktiv duke organizuar takime për të diskutuar çështje dhe ide të ndryshme. Një nga idetë që iu propozua bashkisë është organizimi i festivaleve sezonale me komu-nitetin për të promovuar Beratin, për të sjellë energji në qytet dhe për të inkurajuar bizneset e produktet vendase.

Një nga veprimtaritë ishte Festivali i Verës i organizuar në 6 tetor 2013. Ky festival i pijes së njohur për qytetin u or-ganizuar nga KKQV me mbështetje e Bashkisë dhe në të merrnin pjesë 6 prodhuesit më të njohur vendas të verës. Bashkia kontribuoi me tenda, ndërsa materialet e tjera u dhuruan nga bizneset vendase dhe shkollat. Nxënësit, si pjesë e Arritjes për Të Rinjtë, morën pjesë duke përgatitur e shitur ushqim për të siguruar fonde për shkollat e tyre.

Studentët e shkollave të artit morën pjesë duke dhënë kon-certe artistike e duke bërë vizatime e piktura. Kjo veprim-tari karakterizohej nga një atmosferë e gjallë dhe e larm-ishme duke mundësuar pjesëmarrjen e qindra qytetarëve në qendër të qytetit për të shijuar verën dhe gatimet tradi-cionale dhe të veçanta vendase. Festivali i Verës i organi-zuara nga KKQV ishte i pari i këtij lloji dhe organizatorët po planifikojnë ta kthejnë atë në një veprimtari vjetore.

Festivali përkoi edhe me ceremoninë e nisjes së punime-ve për përmirësimin e zonës së biznesit dhe bulevardit të këmbësorëve, në të cilën mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe personalitete të tjera. Ky projekt financohet nga Fondacioni Shqiptar-Amerikan për Zhvillimin.

Me mbështetje nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor të Kasharit dhe Sarandës po organizojnë punën për kryerjen e sondazhit të parë për përmbushjen e kërkesave të banorëve. Anëtarët e KKQV-së dhe studentë vullnetarë u përfshinë në këtë proces sondazhi, që përfundoi në fund të vitit 2013. Më pas, rezultatet u analizuan dhe së bashku me përfundimet do t’i paraqiten zyrtarëve vendorë.

kkqv vlerësojnë punën e administratës vendore

Pamje nga një seancë trajnimi organizuar me studentët nga Kashari për sondazhin e matjes së kënaqësisë së qytetarëve me punën e njësive vendore.

kkqv e Beratit në veprim

Pamje nga veprimtari të ndryshme në Festivalin e Verës organizuar nga KKQV e Beratit dhe Bashkia e këtij qyteti

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Page 10: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

10

USAID e di se Shqipëria pritet të marrë statusin e ven-dit kandidat në BE, gjë që do të shoqërohet me rritjen e mundësive që njësitë e qeverisjes vendore të marrin fonde nga BE në kuadër të programeve të instrumenteve të para-aderimit (IPA). Situata me financat vendore dhe ato publike bën që fondet IPA të jenë një mundësi që bashkitë të rrisin të ardhurat nga burimet e veta për zbatimin e pro-jekteve të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Bashkitë partnere të Projektit të USAID-it kanë ngritur nevojën për mbështetje dhe ekspertizë teknike për fondet IPA. Mbështetja e USAID-it është përqendruar kryesisht në fushat e rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve të njësive vendore për hartimin e administrimin e propozimeve IPA.

Për të përmbushur këtë synim, USAID së bashku me Am-basadën e Sllovenisë nëpërmjet Bashkëpunimit Slloven të Zhvillimit dhe një OJQ sllovene nisi një seri trajnimesh për fondet IPA dhe për administrimin e fondeve të BE-së.

Trajnimi/udhëtimi i parë studimor u realizua në Slloveni dhe u ofrua për 11 punonjës të pesë bashkive partnere të pro-gramit me theks të veçantë në fazën e programimit (pro-cesi i përgatitjes së programeve operative) dhe përgatitjes së tenderëve, së bashku me fazën e zbatimit (përgatitjen e aplikimeve dhe tenderëve nga IPA). Mbi këtë trajnim, u organizua një kurs treditor trajnimi për administrimin e fondeve IPA, që u realizua në Korçë në korrik dhe ku morën pjesë 18 zyrtarë vendorë nga bashkitë partnere të Projektit të USAID-it. Ky ishte moduli i dytë i programit të trajnimit, qëllimi i të cilit, ashtu si edhe në modulin e parë, ishte të prezantoheshin hollësitë e Menaxhimit të Ciklit të Projek-teve të BE-së me theks në përgatitjen e aplikimeve dhe tenderëve nga IPA. Raundi i tretë i trajnimit katërditor u organizua në tetor në Bashkinë e Korçës, që është bashki partnere e projektit. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin pu-nonjës të katër bashkive partnere të projektit dhe vullne-tarë të Korpusit të Paqes të caktuar në këto njësi vendore. Në këtë modul, gru-pet e punës të njësive vendore punuan për propozime specifike projektesh për qyte-tin, të tilla si zhvillimi i artizanatit në Korçë, ndriçimi publik në Fier, qendër rinore në Lush-një dhe angazhimi i komunitetit rom në Elbasan. Propozimet do të shtjellohen më tej dhe përfundohen në kohë për thirrjen e radhës për propozime për fondet IPA.

financim alternativ nga fondet iPa

ZGJidhJet e teKnoloGJiSë Së informaCionit dhe fondet ipa

Stafi i njësive vendore trajnohet për hartimin e propozimeve (IPA)

USAID ka nisur tash-më zbatimin e Pla-nit të Ndërhyrjes me Teknologji të Infor-macionit dhe Ko-munikimit (TIK) me nënkontraktorin e tij. Gjatë kësaj peri-udhe janë përfunduar me sukses dy fazat e para: i) paraqitja e “Dokumentit të Pro-jektit të Detajuar të Sistemit për Infrastrukturën me Pajisje dhe Programe” (dokumentacion që lidhet me zhvillimin, projektimin dhe modelimin e të gjithë komponentëve të programeve) nga nënkontraktori; dhe, ii) “Dorëzimi i kom-ponentëve të programeve komerciale kompjuterike dhe pajisjeve përkatëse” për përditësimin e infrastrukturës së pajisjeve në 15 NJQV-të partnere të USAID-it. Janë re-alizuar takime me tre bashkitë pilot (Tiranë, Vlorë dhe Ka-mëz) për të kuptuar më mirë nevojat konkrete dhe për të përcaktuar veprimet që do të ndërmerren për secilën njësi vendore partnere.

Pas dorëzimit të drafteve të para të projektimit të sistemit, ekspertët e projektit të USAID-it shqyrtuan dhe parashtru-an vërejtjet e tyre për përmirësimin e zbatimit të planit TIK. Po ashtu, këto dokumente u prezantuan dhe diskutuan në takimet e dyta rajonale që u organizuan në Tiranë dhe Be-rat në nëntor dhe për çështje e administrimit të taksave vendore me fokus të veçantë në taksën e pasurisë.

Stafi i projektit ka ndjekur me vëmendje diskutimin e pak-etës fiskale 2014, që ka ndikime në produktet e Planit TIK që po zhvillohet – Sistemi i Informacionit të Administratës Tatimore. Si rezultat, USAID është në gjendje ta modifiko-jë këtë sistem dhe planin përkatës për zbatimin e tij për të pasqyruar ndryshimet në taksat vendore që u bënë me anë të paketës fiskale 2014 të hartuar nga Qeveria dhe mi-ratuar nga Parlamenti.

teknologjia e informacionit dhe njësitë vendore

Eksperti TIK i Projektit, Genc Radovicka, duke prezantuar ndërhyrjet TIK te përfaqësuesit e njësive vendore partnere të projektit

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Page 11: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

11

Botimet e projektitGjatë kësaj periudhe, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka nxjerrë këto botime:1. Manuali i Planifikimit Gjithëpërfshirës është një bo-

tim për planifikimin vendor, që ba-zohet në realitetin vendor ku dhe përvoja mbetet ende një sfidë. Kjo përvojë nuk përdoret me efikasitet dhe nuk përhapet te segmentet e shoqërisë dhe institucionet publike e private.

2. Disa dokumente politikash dhe debatesh, ku mund të renditen të mëposhtmet:– dokument diskutimi për planifikimin e territorit

dhe zonat informale që përbën një bazë diskuti-mi të Projektit të USAID-it me qeverinë e re dhe aktorët kryesorë për problematikën e planifikimit të territorit në vendin tonë.

– Përditësimi për decentralizimn fiskal në Shqi-përi u hartua për të vlerësuar si ka ndryshuar situ-ata gjatë dhjetë muajve të fundit e për të përcak-tuar se çfarë ndryshimesh e mundësish të reja ekzistojnë për decentralizimin e mëtejshëm si dhe të identifikojë veprime të menjëhershme që duhet të ndërmarrë USAID dhe Qeveria së bashku me NJQV-të për të vijuar me përpjekjet për de-centralizimin fiskal.

– dokument Politikash për Zbatimin e taksës

veprimtaritë në vazhdim

së Pasurisë së Paluajtshme në Shqipëri trajton çështjet e taksës së pasurisë si një burim i rëndë-sishëm të ardhurash për njësitë vendore.

– hartimi i Strategjisë së decentralizimit dhe qeverisjes vendore synon të orientojë hartimin e strategjisë për decentralizimin dhe qeverisjen vendore nga qeveria e re dhe të mbështesë zbati-min e reformave të premtuara në këto fusha.

– heqja e taksës së Biznesit të vogël në Shqi-përi: implikimet dhe Sfidat përdor të dhëna empirike për të sugjeruar mënyra me të cilat qeveria shqi-ptare mund të zbatojë natyrshëm vendimin e saj për heqjen e taksës së biznesit të vogël në janar të vitit 2014.

Botime të tjera të USAID-it janë edhe të mëposhtmet:– dokument Studimor për decentralizimin fiskal– Partneriteti publik-privat në infrastrukturën

dhe shërbimet publike– manuali për këshilltarët e bashkive dhe komu-

nave– raporte të situatës aktuale mbi:

• Të ardhurat e veta vendore• Huamarrjen e qeverisjes vendore• Administrimin e pronave vendore• Planifikimin e territorit

proJeKti në foKuS

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

• Organizim i tryezave të rrumbullakëta me NJQV për të diskutuar ndryshimet e propozuar në kriteret e Fondit të Zhvillimit Rajonal

• Konferencë me NJQV-të partnere dhe qeverinë qen-drore për sfidat dhe mundësitë e decentralizimit

• Mbështetje për qeverinë në përditësimin e Strategjisë Kombëtare të Decentralizimit

• Seminar me NJQV partnere të USAID për ndryshimet e fundit ligjore për paketën fiskale

• Trajnim me NJQV partnere të USAID për administrimin e fondeve IPA

• Trajnime dhe asistencë teknike për NJQV partnere për:- Teknikat e të ardhurave të veta- Dokumenti i buxhetit afatmesëm e vjetor dhe zbatimi

i ligjit të ri të buxhetit - udhëzimet e rregulloret e reja- Plani buxhetor afatmesëm dhe analiza e programet

përkatëse financiare• Zbatimi i sistemit të administrimit të informacionit tati-

mor në disa NJQV• Ngritja e portalit të e-shërbimeve të NJQV-ve dhe pa-

surimi me informacion dhe mjetet për 2 NJQV pilote• Trajnimi për vlerësimin e punës të NJQV-ve me KKQV

dhe përfaqësues të shoqërisë civile

• Asistencë për UK Durrës për përgatitjen e planit 5-vjeçar të biznesit

• Asistencë për UK Berat-Kuçovë për përditësimin e planit 5-vjeçar të biznesit

• Seminare trajnimi për modelet e partneritetit publik-privat në sektorin e ujësjellësit për NJQV-të partnere dhe ndërmarrjet e tyre

• Krijimi i faqeve zyrtare për 8 ndërmarrje UK• Trajnim për mbledhjen dhe faturimin e ujit dhe/ose për

sistemin financiar e të kontabilitetit për Kamzën• Mbështetje për Bashkinë Vlorë për planin e detajuar

vendor për zonat informale• Trajnim për planifikimin gjithëpërfshirës për NJQV-të

partnere• Konsultime me AKPT dhe MZHUT për ristrukturimin • Mbështetje për AKPT për përfundimin e procesit të ri-

shikimit të ligjit• Mbështetje për MZHUT në hartimin dokumentit politik

për zhvillimin urban• Mbështetje për AKPT gjatë prezantimit të Planit të

Përgjithshëm Kombëtar të Territorit• Trajnime për stafin e MZHUT dhe AKPT për instru-

mentet e menaxhimit të tokës.

Page 12: m i r Ë s e v j e n 2 0 1 41 vëll. 2 • nr. 3 • janar 2014 p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë

12

Projekti i uSaid-it Për Planifikimin dhe qeveriSjen vendore

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

uSaid në facebook

SqarimPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

USAID/Shqipëri ka hapur kohët e fundit një faqe në Facebook. Pëlqejeni këtë faqe për të qenë në kontakt me punën e kryer nga projekti në 15 bashkitë e tij partnere si dhe për të marrë informacione nga projekte të tjera të USAID-it që punojnë në mbarë vendin.

www.facebook.com/Albania.USAID

Nisma “VEPRO Tani” e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nxit qytetarët shqiptarë të bëj-në përpjekje që të dëgjohet zëri i tyre. Përfshihu, informohu dhe vePro tani!A jeni në kërkim të ideve dhe mënyrave të rritjes së ndërgjegjësimit për arritjet në bash-kinë tuaj? A keni dëshirë të promovoni apo të evidentoni partneritetin me organizata lokale apo grupe qytetarësh? Faqja në Facebook e Nismës “VEPRO Tani” e Ambasadës së ShBA-ve (http://www.facebook.com/Albanians.ACTNow) përditësohet rregullisht me historitë e shq-

iptarëve që sjellin ndryshim në komunitetet e tyre në partneritet me njësitë e qeverisjes vendore. Pëlqejeni këtë faqe dhe na dërgoni historitë tuaja!

nisma “vePro tani”

faqja e Projektit në internet

Kjo gazetë periodike do të vazhdojë të botohet rregullisht. Gjithsesi, lexuesit mund të marrin informacion të përditësuar për punën e projektit të USAID-it dhe bashkive të tij partnere në adresën: http://www.plgp.al. Në këtë adresë do të gjeni të reja nga veprimtaritë në vazhdim dhe të ardhshme të projektit. Aty ofrohen edhe informacione e botime që mbështesin dhe drejtojnë zhvillimin vendor dhe të komunitetit si dhe shtjellohen komponentët kryesorë të projektit. Vizitorët mund të gjejnë raporte e studime të ndryshme. Informacione të tjera që mund të gjenden në këtë adresë janë të rejat, histori suksesi dhe lidhje tek adresat në internet të part-nerëve vendas e të huaj të projektit.

në foKuS