panorama plus

7
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” E SHTUNE, 27 MARS 2010 Botim i PANORAMA GROUP Nr.220 Redaktor pergjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: [email protected] FALAS INTER INTER INTER INTER INTERVIST VIST VIST VIST VISTA MAMAJA E BERTINËS: “Si e shoh lidhjen e Bertinës me Erionin dhe intrigat e Oltës” QETSOR FERUNAJ: Këtë “Big Brother” mendoj se do ta fitojë një femër BIG BROTHER BIG BROTHER BIG BROTHER BIG BROTHER BIG BROTHER POR POR POR POR PORTOKALLI OKALLI OKALLI OKALLI OKALLI FAQE 21 Zb Zb Zb Zb Zbulohet l ulohet l ulohet l ulohet l ulohet lidhja e r idhja e r idhja e r idhja e r idhja e re e e e këngëtar e këngëtar e këngëtar e këngëtar e këngëtares me es me es me es me es me juristin ng juristin ng juristin ng juristin ng juristin nga K a K a K a K a Koso oso oso oso osov v va a a R R R R R OZAN OZAN OZAN OZAN OZAN A A A A A FAQE 22 FAQE 17 Rudina Dembacaj: Pse vendosa të imitoj Topallin FAQE 20

Upload: blerandrexhepi

Post on 28-Mar-2016

233 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Panorama plus

TRANSCRIPT

Page 1: Panorama plus

Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

E SHTUNE, 27 MARS 2010Botim i PANORAMA GROUPNr.220

Redaktor pergjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Marae-mail: [email protected]

FALAS

INTERINTERINTERINTERINTERVISTVISTVISTVISTVISTAAAAA

MAMAJA E BERTINËS: “Si eshoh lidhjen e Bertinës meErionin dhe intrigat e Oltës”

QETSOR FERUNAJ: Këtë“Big Brother” mendoj sedo ta fitojë një femër

BIG BROTHERBIG BROTHERBIG BROTHERBIG BROTHERBIG BROTHER

PORPORPORPORPORTTTTTOKALLIOKALLIOKALLIOKALLIOKALLI

FAQE 2

1

ZbZbZbZbZbulohet lulohet lulohet lulohet lulohet lidhja e ridhja e ridhja e ridhja e ridhja e reeeeee këngëtare këngëtare këngëtare këngëtare këngëtares mees mees mees mees mejuristin ngjuristin ngjuristin ngjuristin ngjuristin nga Ka Ka Ka Ka Kosoosoosoosoosovvvvvaaaaa

RRRRROZANOZANOZANOZANOZANAAAAA

FAQE 22

FAQE 17

Rudina Dembacaj: Psevendosa të imitoj Topallin

FAQE 20

Page 2: Panorama plus

E SHTUNE 27 MARS 2010PANORAMA plus SUPLEMENT16

Po sakrifikoj dashurinëdhe biznesin, duke ufutur tek “Vip Shtëpia”

Edhe pse është në tratati-vat e fundit, duket se këng-ëtarja Rezarta Shkurta e kandarë mendjen për t’u bërëpjesë e një “reality show” nëKosovë për të cilin kemi folu-ar edhe herët e kaluara.RTV21 organizon një spek-takël vetëm me personazhetë njohur, të cilët do të kyçenpër një muaj brenda një sh-tëpie, e cila do të jetë e vëzh-guar 24 orë me kamera. Kësh-tu, artistët do të ndajnë mepublikun gjithë jetën e tyre,madje edhe gjestet më rutinë,që gjithkush i bën në jetën etij. Dikush që ka refuzuar, eka quajtuar një sakrificë tëmadhe dhe konsumimimazhi, të tjerë që e kanëpranuar ftesën, si Rezarta, ekanë marrë me sportivitetduke e quajtur thjesht njëeksperiencë më shumë nëjetë.

- Sipas informacionevetona, ti je një nga tëpërzgjedhurat e "Vip shtë-pia" në Kosovë. A e ke ven-dosur që të bëhesh pjesë ekëtij “reallity show”?

- U bë shume kohë që unëe kam marrë këtë ofertë, porkam vetëm pak ditë që kam

marrë vendimin që të jempjesë e këtij “reality show”.Ende s’mund të them 100 %,pasi nuk kam firmosur kon-tratën. Jam në bisedimet efundit me avokatin tim dheme avokatin e “Vip shtëpia”.Shpresoj qe gjithçka të shkojëmirë dhe të bëhet realitet.

- Çfarë mendon se kapozitive për ty kjo pjesmar-rje dhe mbi të gjitha për fak-tin se tashmë fansat e tu dotë të shohin në një tjetërpozicion, atë të të jetuarit tëpërditshmërisë tënde?

- Ka pozitive një eksperi-encë të re për mua, pse jo edhepër fansat e mi, ku do të jemmë afër tyre dhe më e vërtetëse kurrë.

- Meqenëse aty bëhetfjalë për një garë dhe për tëfituar një çmim, ke mend-uar paraprakisht se çfarëraporti do krijosh me ban-orët e tjerë, në mënyrë që tënxjerrësh pikat e tua të fortapara publikut?

- Sinqerisht unë po men-doj të hyj për një atmosferë tëgëzueshme midis miqsh dhekolegësh. Por ndonjëherëraporti nuk varet vetëm nganjë individ edhe me gjithë

dëshirën e mirë, shpresoj qëedhe nga të tjerët të jetë e njëj-ta dëshirë e mirë për momentetë veçanta.

- Natyrisht ti e njehpjesën më të mirë të pjes-marrësve aty, kush mendon

se do të jetë personi me tëcilin ti mund të konsumoshmë shumë biseda dhe kushmund të jetë ai ose ajo me tëcilin mund të mbash mëshumë distancë?

- Padiskutim personi qëdo të ndaj gjithçka me të, dotë jetë mikja ime më e mirëAfroviti Goge, e cila do të për-faqësojë brenda shtëpisëmodelet shqiptare. Për të tjerënuk di ç’të them, pasi të gjithëne që do hyjmë jemi miq tëmirë, kështu që s’mund tëparashikoj ndonjë armik, qëmund të dalë gjatë rrugës(qesh).

- Çfarë po sakrifikon mëshumë Rezarta duke nden-jur një muaj e mbyllur bren-da “Shtëpisë së Vipave?”

- Shumë besomëni... Njëmuaj nga jeta ime pa dashur-inë time e të Ermalit. Sinqer-isht kjo është frika ime më emadhe dhe s’di a do ia daldot.

- Do të të kishte pëlqyerqë ky spektakël të ishte bërënë Shqipëri, meqë këtu nor-malisht është vendi yt dhenëse po, çfarë avantazheshdo kishe?

- Për mua është e njëjta gjë.E them sinqerisht. Shqipëriadhe Kosova janë më të bash-kuara se kurrë.

- Cila kategori njerëzishpërveç fansave të tu tëpërhershëm, mund të jenëata që do të të mbështesinnë këtë spektakël?

- Besoj një pjesë e mirë e

Intervista

Intervista

Intervista REZARREZARREZARREZARREZARTTTTTAAAAASHKURSHKURSHKURSHKURSHKURTTTTTAAAAA

Këngëtarja do të jetë pjesë e këtij “reality show” të Kosovës dhe dotë kyçet një muaj brenda një shtëpie të survejuar nga kameratERMIRA SHPETIMI

femrave shqiptare, të cilat dota gjejnë veten tek unë. Tëpaktën shpresoj.

- Po financiarisht a ia vlentë marrësh pjesë në njëkonkurrim të tillë që ka nëthelb të saj edhe një farësakrifice, siç është ndarja eprivatësisë me publikun?

- Sakrificën e të ndarit tëprivatësisë me publikun ekam përjetuar që në momen-tin që kam vendosur jetëntime drejt rrugës artistike,kështu që nuk është diçka ere, por edhe ana financiarepadiskutim që është e rëndë-sishme, pasi unë në një for-mat të tillë sakrifikoj dhe ko-hën time. Padiskutim qëkoha duhet të paguhet

- Mesa dimë, keni ndry-shuar look, kjo për të qenëndryshe në këtë konkursapo kishte ardhur momentipër të ndryshuar?

- Më saktë e ndjeja unë tënevojshme një ndryshim.Nuk ka lidhje me konkursin.Pra siç do ta shihni edhe ngafotot, nuk jam më bjonde.

- Çfarë përgatitjesh pobën ose më saktë çfarë kanë valixhet që do marrë Rezi

me vete në Kosovë?- Si gjithmonë gjithçka gjen

aty brenda, por mua vazh-don të më duket e varfër(qesh). Kurrë nuk ngopem meveshje, është defekti im më imadh.

- Ndërkohë një muajmbeten pezull planet tuajaartistike, çfarë konkretisht?

- Për shkak të këtij spek-takli, kam lënë pezull diçkavërtet shumë të rëndësishmepër mua. Ëndrrën time të ka-hershme, e cila më në fundpo bëhet realitet këto kohet efundit. Unë sapo të kthehemnga Kosova, do promovojatelienë time. Ky është aktiv-iteti im më i ri të cilin e kammarrë me shumë përgjegjësidhe dashuri. E veçanta e këtijaktiviteti është se përveçse dotë dalin veshje të krijuara ngaunë, do të jetë edhe kontrataqë unë kam lidhur me Valen-tinon ku çdo aksesor apo co-pat, do të jenë të kësaj marke.

- Së fundi mendon semund të jesh ti fituesja?

- E vetmja gjë që uroj ështët’ia kaloj mirë dhe të mbetetnjë eksperiencë që ta kujtojgjithmonë me nostalgji.

Emmy dhe Ronela nuk kanë nevojë për fotograf,shihen në bar, duke u vetë fotografuar

Personi që do të ndajgjithçka me të, do të jetëmikja ime më e mirëAfroviti Goge e cila do tëpërfaqësojë brendashtëpisë modeletshqiptare. Për të tjerënuk di ç’të them pasi tëgjithë ne që do hyjmëjemi miq të mirë, kështuqë s’mund të parashikojndonjë armik që mund tëdali gjatë rrugës.

Majtas: Rezarta Shkurtame pamje të reDjathtas: Rezarta dheAfroviti Goge

Janë të dyja këngëtare shumë në modë dhe kanë arritur të gjejnë hapësirën e duhur përt’u futur në tregun muzikor. Klipet e tyre janë gjithnjë të suksesshme dhe prezenca e tyrenë koncerte gjithashtu. Emmy dhe Ronela Hajati edhe pse shumë të reja në botën e muz-ikës, kanë arritur ta gjejnë shpejt rrugën e suksesit. Një element i rëndësishëm që i ndih-mon shumë krahas zërit është edhe pamja e tyre. Mesa duket dy bukuroshet e dinë mirëkëtë pikë të tyre të fortë, kështu që nuk lënë rast pa e parë veten edhe në foto jo vetëm life. Jashikoni se ç’bëjnë në një nga lokalet e bllokut teksa pijnë kafe. Me një aparat në dorëfotografojnë njëra-tjetrën, por nuk e kuptojnë se ndërkohë paparaci po i fotografon ato.

Page 3: Panorama plus

E SHTUNE 27 MARS 2010 PANORAMAplusSUPLEMENT 17

Si e shoh lidhjen eBertinës me Erionindhe intrigat e OltësFlet mamaja e Bertinës: “Koha do tregojë se cilën do të zgjedhëErjoni, shpresoj që vajza ime të mos bjerë në dëshpërim”

ESMAESMAESMAESMAESMAMEHMETIMEHMETIMEHMETIMEHMETIMEHMETI

Esma Mehmeti jeton nëDelvinë dhe nuk mundet tëjetë çdo të shtunë në spektak-lin e “Big Brother”. Ndërko-hë ajo pohon se e ndjek në çdomoment vajzën e saj në këtë“reality show” në “Top Chan-nel”, që për arsye të lidhjes sësaj me Erjonin dhe intrigavetë Oltës, është vënë në qendërtë vemendjes. Bertina, Erionidhe Olta, që hyn në mes. Njëlojë flirti që ka tërhequr shumëvëmendjen e fansave të “BigBrother 3”. Për herë të parë fletmamaja e Bertinës, sesi po iduket lidhja e vajzës me Erio-nin brenda shtëpisë dhe in-trigat e Oltës për të hyrë nëmes. Gjithçka që ajo sheh nëlidhjen e vajzës së saj dhe prit-shmëritë për lojën në vazhdimi tregon për herë të parë në këtëintervistë për “PanoramaPlus”.

Si po ju duket loja eBertinës brenda shtëpisë,është ajo vajza që ju keni njo-hur më parë?

Më duket një lojë e vërtetë evajzës sime kjo në “Big Broth-er 3”. Ajo është Bertina që unënjoh me të gjitha sjelljet dhetipin që ka jashtë shtëpisë. Kure shoh në ekran më duketsikur e kam afër.

Tashmë dihet lidhja që kakrijuar brenda shtëpisë mebanorin tjetër, Erionin. Si juduket kjo lidhje, jeni dakort?

Vajza ime ka hyrë për tëbërë një lojë dhe Erioni iu afruaasaj, pasi duket se e pëlqen.Por Bertina, ashtu si në jetën esaj të përditshme, nuk mundtë përjashtojë brenda shtëpisëedhe ndjenjat. Deri tani mëduket se pëlqehen por në pël-

qimin e të rinjve unë nukmund të ndërhyj para kohe.

Pse thoni para kohe, nukështë momenti i duhur, kusipas jush?

Jo, sepse e vërteta e asajlidhjeje do të duket kur ata tëdalin në realitet dhe ta sho-hin njëri-tjetrin jashtë presion-it të lojës dhe kamerave. Nëatë lojë të dy besoj kanë hyrëme një qëllim, për të fituar, dhekjo gjë që u ka ndodhur ështëdiçka që mbase asnjëri prejtyre se kishte menduar se dot’u ndodhte.

Por Erioni duket se ështëkthyer në “mollë sherri” mesBertinës dhe Oltës. Mendo-ni se Olta po i hyn në pjesëvajzës suaj?

Edhe Olta po bën lojën esaj në këtë pikë. Unë nuk e dise ç’mendon Olta në të vërtetë,nuk mund ta paragjykoj meaq sa shoh aty. Si të gjithë ban-orët dhe ajo ka karakterin e saj,dhe se me kë do vazhdojë tëqëndrojë Erioni varet nga ai.Koha do ta tregojë...

Ju duket se Olta po emërzit Bertinën, ju shqetë-son kjo gjë?

Jo, sepse janë gjëra qëmbase nuk i kishim parash-ikuar por edhe e kemi marrëme mend që mund të ndo-dhin. Bertina është vajzë mekarakter të fortë, dhe do dijë sita menaxhojë këtë situatë dhetë mos të bjerë në dëshpërim.

KLOTILDA HARKA

Erioni është njëdjalë i mirë dhe iedukuar, që vjennga një familje emirë. Dhe ai kahyrë në “BigBrother” për tëbërë lojën e tij. Ai edi vetë se për cilënnga vajzat ndien,dhe poashtu fansate kanëkuptuar.

problem fare. Bertinaka marrë nisma tëtjera për jetën e saj.Me fillimin e studi-meve në Tiranë, jetae saj ndryshoi dheajo sheh vetëm para.Bertina ka bërë gjith-monë jetën e saj, dhejo si e mendon aposi i duket tjetrit.

Shumë ështëfolur për një natyrëtë sertë të Bertinës,është e vërtetë?

Bertina ia ka dalëvetë në jetë dhenatyrisht që kjo e ka

bërë më të vëmendshmendaj ambientit rreth e rrot-ull dhe gati për t’u përbal-lur me çdo gjë.

Nëse do kishit mundë-si t’i jepnit një këshillë,çfarë do i thoshit vajzëstuaj?

Të vazhdojë lojën mekarakterin që ka, siç ështënatyra e saj dhe kështu doia dalë të shkojë në finale.

Ndërkohë që sot Berti-na është në nomimin, jeninë ankth se mos ndoshtaajo eliminohet?

Jo absolutisht nuk jam nëankth, e di që Bertina menatyrën e saj të sinqertë kafituar shumë fansa dhe dojetë në lojë si konkurrente efortë, mbase edhe do fitojë.

të jetës së saj, pasi nuk kanëqenë dakord që ajo të hyntenë këtë lojë. Si është e vërte-ta?

Jo, motrat e mbështesin,por nuk mund të jenë në stu-dio gjatë spektaklit pasi atojetojnë në Greqi. Ndërsa vël-lai, normal që nuk ka qenëdakord pasi është pak fana-tik si gjithë vëllezërit përmotrat e tyre. Pastaj mosharroni që këtu jemi nëDelvinë, është mentalitetprovince dhe njerëzit nukjanë aq të hapur sa në Ti-ranë. Këtu është krejt opin-ion tjetër.

Po Bertina vetë, sa elidhur është me mentali-tetin e Delvinës?

Jo , Bert ina nuk e ka

Po për Erionin ç’mendimkeni, si ju duket në sjelljen etij mes dy vajzave?

Erioni është një djalë i mirëdhe i edukuar, që vjen nga njëfamilje e mirë. Dhe ai ka hyrënë “Big Brother” për të bërëlojën e tij. Ai e di vetë se përcilën nga vajzat ndien, dhe poashtu fansat e kanë kuptuar.

Jeni dakord që vajza juajta vazhdojnë lidhjen jashtështëpisë, e shihni Erionin sidjalin e përshtatshëm nëkrah të Bertinës?

Erioni është djalë shumë i

mirë dhe më pëlqen. Për sa ipërket lidhjes së tyre le të bëjnësi ta ndiejnë të dy. Unë nukmund të hyj në jetën sentimen-tale të vajzës, pranoj çdo gjëqë asaj i pëlqen dhe gjykon seështë e mirë për të. Bertinaështë tipi që bën çfarë i ndienzemra. Dhe në këtë rast ështëe lirë ta bëjë vetë zgjedhjen esaj. Unë nuk ndërhyj dot aqshumë.

Thuhet se dy motratDaniela dhe Florida, e vël-lai Elion nuk po e mbështes-in Bertinën në këtë vendim

Bertina Mehmeti

Erjoni dhe Olta

Të gjithë të eleminuarit e BB3bashkëjetojnë në një shtëpi

Duket se edhe periudha post “Big Brother” është mend-uar mirë nga autorët e këtij programi. Nëse në dy edicionet ekaluara nuk tregohej ndonjë kujdes i veçantë për ata që dalinnga shtëpia, kësaj here ka pasur një tjetër ide. Të gjithë ata qëlënë shtëpinë e “Big Brother”, i pret një tjetër shtëpi. Diku nëqendër të Tiranës, një shtëpi e madhe dhe e arreduar mirë,është vënë në dispozicion të gjithë atyre që jetojnë larg, nëKosovë apo qytete të tjera, pra që nuk kanë shtëpi në Tiranë.Kështu për ata vazhdon bashkëjetesa, por kësaj here paprezencën e kamerave, ose të paktën kështu mendohet. Deritani në shtëpinë për të cilën po flasim janë akomoduar Rezar-ta, Bledi dhe Valoni, ndërkohë që priten të tjerë të elieminuarqë nuk jetojnë në kryeqytet. Kjo ka qenë një zgjidhje shumë emirë, për t’i mbajtur ish banorët në Tiranë, pasi përndryshesituata do të komplikohej dhe ata mund ta braktisnin farevazhdimin e programit. Por sipas eksperiencave perëndimoretë këtij formati, edhe banorët e larguar janë me interes për aqkohë sa vazhdon spektakli, madje edhe situata që ata përje-tojnë jashtë shtëpisë krijojnë kuriozitet për publikun që i nd-jek. Por përsëri ekziston dyshimi, a janë ata edhe në atë shtëpitë vëzhguar nga kamerat?

Sonte në darkë , g ja të spektakl i t krahasemocioneve të nominimit dhe surprizave qëstafi i “Big Brother” ka përgatitur për ban-orët, do të ketë një moment shumë pikant.Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dotë futet Fabrizio Corona, paparaci më i fam-shëm dhe më i diskutuar momentalisht nëItali , njeriu që ka kapur mat politikanë dhenjerëz publikë shumë të rëndësishëm, dukehapur konflikte dhe debate pa fund, prob-leme që e kanë çuar deri në procese gjyqë-sore dhe muaj të tërë në burg. Ky personazhkaq i lakuar momentalisht në të gjitha me-diat italiane, do të hyjë në shtëpinë e “BigBrother” për t’u bërë një surprizë banorëve.Sipas bisedave që ata bëjnë shpesh me njëri-t j e t r i n , d u k e t s e s h u m i c a i n d j e k s h u m ëkanalet i tal iane, kështu që pa diskutim qëdo ta njohin menjëherë Coronën dhe do tapërjetojnë me emocion këtë moment kaq tëveçantë për ta.

Sonte në shtëpinë e “BB3” paparacimë i famshëm i Italisë, Corona

Bledi, Pamela dheAda të BB3 në pubnjë javë më parë

Page 4: Panorama plus

E SHTUNE 27 MARS 2010PANORAMA plus SUPLEMENT18

Herën e kaluar treguam se këngë-tari Adrian Gaxha është shumë i pa-sur, por njëkohësisht treguam se ba-bai i tij është gjithmonë në lëvizje përtë gjetur donatorë për sponsorizimin ekarrierës së djalit të tij. Ndërkohë, këtëradhë do u tregojmë se sa në të vërtetëështë i pasur Gaxha. Pak javë më parë,ne kemi treguar se ai kishte një vilë tëmadhe, me pishinë, sallë vallëzimi,studio muzikore dhe një oborr tëmadh. Kemi shkruar edhe për faktinse kohët e fundit, Adriani po këndonnëpër kafene me një honorar prej 600euro, ndërkohë që shumë këngëtarë tëtjerë “vajtojnë” për shkak të krizës dherecesionit. Si duket këtë gjë nuk e për-jeton fare Adriani. Në një lagje elite tëqytetit të Shkupit, më saktësisht nëVizbeg, këngëtari ka ndërtuar“mbretërinë” e tij të madhe. Të gjithafotot pasqyrojnë më mirë realitetin e tijfinanciar dhe publikohen për herë tëparë në “Panorama plus”. Në njëhapësirë prej 452 m2 është ndërtuarnjë vilë e madhe me rrethim të lartë 2metra, kurse si pronarë legjitim figu-ron emri i këngëtarit Adrian Gaxha.Në hapjen solemne, ai ka organizuardhe një “party” me miqtë e tij. Porta ehyrjes në fillim, ngjason sikur ato por-tat e vilave që kanë yjet e njohurbotërorë. Shtëpia brenda është e rreg-ulluar sipas dëshirës dhe shijes së

Adrian Gaxha blen vilë 1 milioneuro, por bie pre e hajdutëve

Arbër Çepani i jepfund aventurave, lidhetme Pamelën e BB3

Javën e kaluar bëri jo pakbujë seti i fotografive të Ar-brit, fitues i “Big Brother 1”i cili u kap nga paparaci ynënë situata intime me AlessiaGreggion, autoren italianetë programit “E diell”. Edhepse asnjëri prej tyre nuk dë-shiroi të jepte ndonjë komentpër çfarë ka ndodhur, sipasmiqve të tyre, gjithçka u bëthjesht për shaka, natyrishtnën efektin ekzaltues të am-bientit të PUB-it dhe alk-oolit. Ajo që momentalishtngjall interes për lexuesinështë se çfarë po ndodh mejetën afektive të 23-vjeçarit,i cili fitoi dy vite më parëzemrat e publikut dhe votate tyre, derisa arritën të nxjer-rin fitues. Por me kalimin ekohës u pa qartë se Arbrinuk është ai djali i ndrojturdhe deri diku strikt nëraportin me femrat. Përkun-drazi, në jetën e përditshmeai preferon të jetë vazhdi-misht i rrethuar prej tyre epse jo edhe të flirtojë me ta.Natyrisht për ne ështëshumë e vështirë të kup-tojmë se me cilën prej va-jzave që ne fotografojmë,Arbri ka thjesht mar-rëdhënie miqësore e mecilën diçka më shumë. Ngaana tjetër ka qenë vetë Arbri

ai që ka deklaruar në njëmedia të shkruar, një javëmë parë, se tashmë i kadhënë fund lidhjes pesëvjeçare me Madalenën, va-jzën simpatike italiane, metë cilën Arbri u lidh kur ish-te pak më shumë se 17 vjeç.Sipas miqve të Arbrit, lidhjae tyre nuk mund të funk-siononte më, për shkak tëlargësisë pasi Arbri ështëkaq i lidhur me Tiranënsaqë ideja për t’u rikthyer nëItali, u fshi nga planet e tij.Ndarja e Madalenës i hapirrugë Arbrit për flirte të rejae më pas, pse jo, për njëlidhje të qëndrueshme. Dhene e kemi gjetur se kujt ia kavënë syrin Arbri. Bëhet fjalë

person

azh

person

azh

person

azh

person

azh

person

azh

për Pamelën, një ishkonkurrente e “Big Brother3”. Sipas miqve të dy të rin-jve, njohja e tyre është bërënë ambiente të përbashkëtaqë ata frekuentojnë. Siç ekeni parë edhe në fotot dhematerialet e servirura mëparë, banorët e të tre edi-

cioneve lidhin miqësi menjëri-tjetrin dhe frekuentojnësi grup shoqëror të njëjtatlokale. Pikërisht kështu janënjohur Arbri me Pamelëndhe kanë kuptuar që kanësimpati reciproke për njëri-tjetrin. Në fillim pengesëishte lidhja e konsoliduar e

Arbrit ndërkohë, tani që Ar-bri i ka dhënë fund kësajlidhjeje, asgjë nuk e pengonmë që pëlqimi të kalojë nënjë tjetër fazë, atë të lidhjessi çift. Sipas informacionevetona, çifti ka vetëm një javëqë është lidhur seriozishtdhe tashmë ata nuk bëjnëasgjë për ta fshehur lidhjene tyre. Siç mund ta shihniedhe vetë nga fotot, Arbri mePamelën nuk e fshehin mëlidhjen e tyre, madjeshfrytëzojnë çdo moment

këngëtarit. E vendosur në dy kate, mekatër dhoma gjumi dhe katër banjo, meorendi italiane, tre dhoma dite dhe njëkuzhinë të madhe, që ngjason si njëapartament dy dhomësh, më tej sallapër vallëzim, studio muzikore së bash-ku me dhomën e incizimit janë gjithç-ka mund të gjesh në folenë superluk-soze të këngëtarit. Ndërkohë, jashtështëpisë gjendet oborri i madh, ndër-sa pas shtëpisë është pishina. Afërpishinës është planifikuar që gjatëverës të vendoset një mini kinema evogël, në të cilën familjarët e këngë-tarit dhe ai vetë do të kënaqen në sho-qëri të filmave nën qiell të hapur. Po tëbëhet një llogari e përciptë, për gjithëkëtë vilë dhe orenditë brenda, janë in-vestuar hiç më pak se një milion euro.Vetë këngëtari jeton në katin e fundit,ndërsa në katin e parë jetojnë prindërite tij. Para disa muajsh e njëjta shtëpi kaqenë pre e hajdutëve, ndërkohë që ish-te akoma ishte në ndërtim, kurse tani,që të mos ndodhë e njëjta gjë, Adrianiështë përkujdesur që në shumë venderreth vilës të vendosen aparate alarmi,të cilat janë sjellë nga Zvicra. Nëse dhekëto mjete nuk do ta ndihmojnë, atëherënë hyrje të vilës ka dhe një vend tëveçantë për persona të sigurimit, të cilëtdomosdo duhet të angazhohen seri-ozisht që jeta e këngëtarit të jetë sa më eqetë. bl. re

për t’i dhuruar puthje pa-sionante njëri-tjetrit. Këtofoto janë realizuar nga pa-paraci ynë dje paradite, tek-sa çifti kishte dalë për njëkafe. Të pyetur rreth kësajlidhjeje, asnjëri nuk ka diçkakonkrete për të thënë, por nuke fshehin ekzaltimin e emo-cioneve që jep një fillim lidhje-je dhe dëshirën e madhe qëkanë për të qëndruar pranënjëri-tjetrit. A do të zgjasë? Kjopritet për t’u vërtetuar mekalimin e kohës.

Në fillim pengesëishte lidhja ekonsoliduar e Arbritndërkohë, tani qëArbri i ka dhënë fundkësaj lidhjeje, asgjënuk epengon mëqë pëlqimi tëkalojë në njëtjetër fazë,atë të lidhjes si çift

Vila eAdrianGaxhësnëShkup

Pamela e BB3 dhe Arbri i BB1duke u puthur në bulevard

Page 5: Panorama plus

E SHTUNE 27 MARS 2010 PANORAMAplusSUPLEMENT 22

Rozana Radi, lidhjae re e këngëtares mejuristin nga Kosova

Nëse në jetën artistikeRozana Radi sjell gjithnjëgjëra të reja, në muzikëdhe teatër, në jetën pri-vate dukej se kishte mar-rë një periudhë pauze.Krahas klipeve të saj, tëcilat bëjnë gjithmonëbujë, Rozana ka diturgjithnjë të surprizojëedhe me looku-n e saj.

Dhe nuk e ka fare tëvështirë të realizojë atë qëi shkrep në kokë, pasi va-jzës simpatike nuk i mu-ngon vullneti për asgjë,nga heqja e kileve tëtepërta që shumë prejnesh as që i kujtojnë më,e deri tek ndryshimetdrastike të modelit tëflokëve, madje disa herëbrenda një jave. Momen-talisht këngëtarja ështëparë në pub-et e natës meflokë kafe të gjata, të cilati shkojnë shumë, duke itreguar një portret shumëtë ëmbël. Dhe meqë jemitë pub-et , aty paparaciynë ka arritur të zbulojëshumë më tepër sesa

Fundjava e kaluar përkëngëtaren Nora Istrefi kaqenë pushim. E shoqëruarnga miqtë e saj, këtë radhëpa të fejuarin ajo është parëduke shijuar jetën e natës nënjë nga lokalet e njohura tëPrishtinës. Këtë radhë nuke kishte as motrën e cila sibodyguard e shoqëron gjith-monë Norën, por ishtevetëm me shoqe. E veshurme një fustan të shkurtër,këngëtarja ka vallëzuar nënritmet e muzikës ritmike nëatë lokal, aq sa nuk ka mun-dur të ikë nga aparati fo-tografik.

Nora është irrituar tejmase kur ka lexuar sh-krimin e botuar javën q ëkaloi në “Panoramaplus” mbi krizën ekëngëtarëve, duke ushprehur se ka aran-zhuar datat e kon-certeve deri në shtator.Me sa dihet, shumicae koncerteve mbahengjatë fundjavave kursesa për rikujtim, fund-javën që kaloi Noraishte duke shijuar mo-mente pushimi dhenuk ishte duke kënd-uar askund! Kohëve tëfundit këngëtarja kish-te shtuar disa kilo-gramë dhe për këtë gjëi është dashur të fillojëpalestrën për të ruaj-tur linjat e trupit.

Flitej se këngëtarja Dafina Zeqiri dëshiron të realizojë njëvideoklip në Australi. Në fillim ishin vetëm fjalë, por si duketkëngëtarja e ka marrë seriozisht punën. Ka kohë që ajo sëbashku me të fejuarin po qëndrojnë atje. Edhe pse shpenz-imet për realizimin e klipit janë të mëdha, duke llogariturqëndrimin e gjithë ekipit atje, Dafina mund të kthehet nëKosovë edhe pa bërë asnjë punë. Burime tona tregojnë se kashumë mundësi që këngëtarja me të fejuarin po qëndrojnëatje për muaj të mjaltit. A do të martohet Dafina Zeqiri këtëverë, akoma askush nuk ka ndonjë përgjigje të saktë edhe psekëtë vit pritet të kurorëzohen shumë femra të estradës. Njëndër ato mund të jetë edhe Dafina Zeqiri. E kontaktuar ngane, këngëtarja nuk ka dashur të kthejë asnjë përgjigje në lidhjeme fjalët se ajo do të martohet këtë verë. Nuk dihet se kur dotë kthehen nga Australia, por në një koment lënë në profiline Zanfina Ismailit, Dafina tregon se në Australi do të qën-drojë edhe një muaj e pastaj kthehet në Kosovë. Pritet të shi-het nëse këngëtarja do të sjellë ndonjë risi muzikore nga shte-ti i kangurëve! bl.re

modelin e flokëve. Kadisa javë që këngëtarjaështë parë teksa shoqëro-hej me një djalë brunrreth të tridhjetave. Edhepse ajo është gjithnjë eshoqëruar me shumë miq,përsëri mund të kuptohejfare lehtë që njëri prej tyre

ishte pikërisht djali me tëcilën ajo kishte filluar njëlidhje pak më speciale.

Kjo ka qenë edhe arsye-ja që ne e vëzhguam disajavë për tu bindur se mesRozanës dhe djalit simpa-tik tashmë ka filluar njël idhje . Sipas informa-

cioneve tona ky djalë e kaemrin Dreni , vjen ngaPeja, është 30 vjeç dhe kapak kohë që ka ardhur nëTiranë pasi punon në njëinstitucion shtetëror në Ti-ranë. Miqtë tregojnë seDreni është një djalëshumë mendje hapur pasika ndenjur shumë kohënë perëndim, kryesisht nëSpanjë. Kjo ka qenë dhe

arsyeja që ai ka arritur tëbëjë për vete vajzën e njo-hur të ekranit. Paparaciynë i gjen pothuajse çdofundjavë bashkë madjeshpesh janë parë dukengrënë edhe dreka në njënga lokalet e bllokut.

E pyetur rreth kësajlidhjeje nga gazeta “Pan-orama”, Rozana napërsëri t edhe një herë

frazën tashmë të njohurprej nesh, se nuk dëshi-ron që jetën private tandajë me të tjerët pasi kjoështë një pjesë shumë erëndësishme për të . Tëshohim nëse meskëngëtares simpatike dhejuristin pejan do të ketënjë lidhje, e cila do të zg-jasë e pse jo të ketë njëfund të lumtur për ta.

REDONA SADIKU

Nora Istrefi shijon jetën e natëspa të fejuarin, Robertin

Dafina zgjedh Australinëpër klipin e radhës

Fjalët se do të futen së bash-ku me të fejuarin në spek-taklin “Vip Shpija e Kos-ovës” po dalin të pavërte-ta. “E vërtetë që kishimkërkesë, mos të themi dhelutje për të qenë pjesë e këtijspektakli, por duke pasurparasysh kushtet në tëcilat duhet të qëndrojmëbrenda të mbyllur dhe nënvëzhgim 24 orë të kamer-ave, definitivisht së bash-ku me Robertin vendosëmqë të tërhiqemi”, ështëshprehur ajo.

Këto ditë, Nora ështëduke xhiruar klipin më tëri për këngën me titull “Dyshokë”, këngë kjo e punu-ar nga Flori Mumajesi. Për

klipin në f jalë,këngëtarja ështëduke bashkëpunuarme një produksionfilmik vendorpërkundër klipevetë tjera që i ka punu-ar në Maqedoni.“Kënga është një stilmë ndryshe, gjith-ashtu pak ritmike”,thekson Nora.

Përveç veshjevei n t e r e s a n t e ,këngëtarja stilin eflokëve nuk e kandryshuar, duketshumë e njëjtë si nëklipin “Sekret” meflokë kaçurrela.

bl.re

Rozana Radi dheDreni te “Miu Miu”

Nora Istrefi dhemikeshat te një Pubnë Prishtinë

Dafina Zeqirime të fejuarin

Page 6: Panorama plus

E SHTUNE 27 MARS 2010PANORAMA plus SUPLEMENT20

Juliana Pasha: “Ju rrëfejemocionet e përgatitjevepër Eurosong”

Në skenë do të ngjitet pas njëlutjeje drejtuar Zotit. Nuk do tëkërcejë, do të këndojë anglisht edo të shoqërohet nga tre zëra“black”. Si dhe do të jetë më ele-gante dhe energjike më 25 maj,natën e parë të Festivalit të 55-tëEuropian, që mbahet në Oslo.Këngëtarja 30-vjeçare JulianaPasha përfaqëson Shqipërinë mekëngën “It’s all about you”, memuzikë të Ardit Gjebresë dhevargje të Pirro Çakos. Klipi ikëngës është prezantuar tashmë,ndërsa ajo përgatitet të provojëemocione të reja në karrierën esaj muzikore. Si do të jetë perfo-manca, imazhi dhe look-u i ri ikëngëtares, i rrëfen në këtë inter-vistë për “Panorama Plus”:

Përgatiteni të ngjiteni nëskenën e Oslos më 25 maj. Si

do ta përshkruanit ndjesinëpara këtij konkurrimi evropi-an, hera e parë për ju?

Deri tani nuk i kisha ndjerëemocionet e kësaj pjesëmarrjejenë Eurovizion, por tashmë që poafron data e natës së parë, ndi-hem e emocionuar dhe e lumturnjëkohësisht, pasi është bërë njëpunë shumë e mirë për t’u për-faqësuar denjësisht.

Në Oslo është hedhur shor-ti dhe ju do të këndoni e 12-tanë festival. I keni dëgjuarkëngët e tjera, dhe cilin/ënkëngëtar e shihni si konkur-rent të fortë?

I kam dëgjuar në fakt, dhethem ka këngë mjaft të mira kumund të veçoja Belgjikën dheSllovakinë.

Kush do të jetë Juliana qëdo të shohim, si do ta sillni

Këngëtarja ka publikuar versionin në anglisht të këngës “It’s allabout you” dhe performancën për skenën e madhe

këtë këngë dashurie me titull“It’s all about you”?

Do të jetë Juliana që ka qenëgjithmonë, por më energjike.

A mund të jepni detaje përveshjen dhe look-un, këngët-aret para jush kanë punuarshumë për një imazh të ri, poju?

Do të ishte bukur të mbetejsurprizë...

Po deri tani dimë që nukdo të keni perfomancë ko-reografike, përse kjo ide?

Menduam kështu për të qenësa me realë në performancën tonëdhe për të sjellë këngën e vërtetë.Megjithatë do të kem një mbësh-tetje gjigande mund të them,pasi do të jem e shoqëruar ngatre backvocal të fuqishme dheprofesioniste.

Dhe ato janë këngëtaret e

xhazit; Joy Garrison, GlenysVargas dhe Desiree Kedjour.Pse zgjodhët zëra amerikanedhe jo këngëtare shqiptarepër këtë konkurrim që në faktpërfaqëson Shqipërinë?

Ishte një ide e Arditit për tëpasur më të mirët, ndaj zg-jodhëm këto tre këngëtare mepërvojë.

Ndërkohë në klipin e pre-zantuar u pa një ndryshim ilook-ut tuaj por edhe dobësimi linjave. I jeni nënshtruarndonjë diete kështu?

Jo. Unë nuk kam mbajturndonjë dietë kohët e fundit, pombase lodhja dhe tensioni kanëbërë punën e tyre.

Në faqen zyrtare në face-book bën përshtypje shprehjajuaj; “Atëherë kur të gjithë janëkundër teje, Perëndia është me

Nëse keni imagjinuar një va-jzë klasike, të egër apo të pjekurnë moshë, në fakt është krejt ekundërta ajo që fshihet pas Joze-fina Topallit të “Portokalli-së”.Rudina Dembacaj është e brish-të, e qeshur, karagjoze dhe sport-ive. Imituese kreative, që edhekësaj here i është dorëzuar rastë-sisë si shumë zgjedhjeve të tjeraqë ka bërë në jetë. Gazetarja meprofesion dhe studentja e jurid-ikut, tani mund t’i hyjë aktrimitseriozisht. Në “Portokalli”shumë pak nga aktorët ia dinëemrin e vërtetë, ndërsa e quajnëJozefina e re. Kush është Jozefi-na 22-vjeçare e “Portokalli-së”,si arriti të bëhej pjesë e këtij spe-ktakli humori, i zbulon për herëtë parë për “Panorama Plus”:

Rudina ju imitoni JozefinaTopallin në dialektin shko-dran, po origjina juaj cila ësh-të?

Origjina ime është e përzi-er. Mami është nga Vlora, babinga Malësia e Madhe, unë jamrritur në Lezhë dhe jetoj prejkatër vitesh në Shkodër, ku nd-jek studimet për degën e Jurid-ikut në vit të fundit. Në Lezhë,ku unë jam rritur, të jepetmundësia të kesh kontakte meshumë dialekte, edhe pse janëbrenda gegërishtes, dhe kjo mëka bërë të mos e kem të vështirëtë imitoj znj. Jozefina Topalli.Por unë mund të imitoj këdo,madje edhe një personazh medialekt nga jugu. Nëse regjisorii “Portokalli-së”, Altin Basha,do më kërkojë të realizoj një per-sonazh nga Vlora, unë jam nëgjendje ta imitoj.

Atëherë përse zgjodhepikërisht znj.Topalli?

Ishte personazhi që unë real-izova në audicionin për të hyrënë “Portokalli”. E perfeksiono-va dialektin e saj gjatë fushatëselektorale në Shkodër dhe qytetetë tjera të veriut, kur më duhej të

dëgjoja fjalimet e saj politikendërsa punoja me stafin e mar-ketingut në reklamimin e njëpijeje energjike. Në fillim nisata imitoja ashtu si kot, derisaerdhi një ditë që arrita të flisjafiks si ajo.

Po cila ka qenë jeta juajpara se të hynit në “Portokal-li”, kishit tentuar me akt-rimin?

Unë kam mbaruar shkollën emesme në Lezhë dhe kam qenëkryeministrja e shkollës për fak-tin se isha shumë e mirë memësime, po dhe e shkathët në ko-munikim. Pas përfundimit të sh-kollës konkurrova për ShkencaPolitike në Itali por nuk arritatë fitoj. Një vit më vonë nisastudimet për Juridik në Univer-sitetin e Shkodrës. Më parëkisha prezantuar shumë kon-certe në Lezhë, ndaj në Shkodërvendosa t’i hyj televizionit.

Gjatë fushatës elektorale,a mundët ta takonit ndon-jëherë, po tani pas rolit kenimarrë ndonjë reagim person-al prej saj?

Jo, nuk kam pasur kontaktsepse nuk kam qenë gazetarepolitike, dhe tani s’kam marrëndonjë reagim prej saj.

Ju nuk jeni një aktore, psevendosët të provoni famën nëkëtë spektakël?

Në fakt imitimin e kam pa-sur dhunti të fëmijërisë sime,

ndërsa imitoja mamin, hallat,apo të gjitha mësueset e sh-kollës. Ideja ishte e motrës dhee një kushëriri, që më shtynë tëprovoja “Portokalli-në”, pasiunë jam natyrë shumë karag-joze dhe nuk rri dot pa imituar.

Ju e adhuroni Jozefinën,apo është kundërta?

Unë s’kam pasur ndon-jëherë idhuj njerëz të famshëm

ty”. Në jetën tuaj ka qenë ndon-jë moment kur keni pasur gjith-kënd kundër, kur, dhe si ja kenidalë?

Ka shumë momente në jetën enjeriut kur gjithçka është kundërdëshirave të tij për t’i realizuar.Unë nuk bëj përjashtim, kamedhe unë momentet e dobësisësime, por forca ime është mbësh-tetja te Perëndia dhe besimi se Aindodhet gjithmonë pranë meje.

Për shumë këngëtarë Fes-tivali Europian është një

ëndërr, që ju po e bëni realitet.Çfarë ëndërroni tjetër paskësaj në jetën tuaj?

Çdo gjë që Zoti ka përgatiturpër mua.

Cila do mund të ishte lutjaqë do i bënit Zotit, para se tëngjiteshit në skenë?

Që në çdo moment të këngësnë zemrën time të ketë vetëm njëmendim. Të lavdëroj Perëndinëtim që m’i ka dhënë të gjithabekimet dhe më ka ngritur kaqlart. Amen!

Rudina Dembacaj: Psevendosa të imitoj JozefinaTopallin në “Portokalli”

në adoleshencëntime dhe nukkam. Kam qenëshoqja e motrës sëmadhe dhe kampasur idhujvetëm motrëndhe babain. PorJozefina mëduket shumëfemër e fortë qëpërballon shumëvështirësi. Si pa-sojë e mbin-garkesës që ka nëpunën e saj, nor-malisht vijnëgafat, të cilat ikap shumë lehtënjë person qëimiton.

Ç f a r ëgafash keni ar-ritur të kapni jute Jozefina?

Nxehjen esaj. Ajo nxehet,

unë kënaqem duke përfituar përpunën time. Faleminderit i themsepse ajo ka një punë me shumëstres, dhe nga mbingarkesa e sajunë sot kam një punë që e bëj meshumë pasion.

Ju lehtëson puna që luaninë grup me aktorë tjerë, apoju pëlqen më shumë të dilnivetëm?

Në momentin që dal në skenënuk e konsideroj veten Rudinë,

por Jozefinë. Dhe si Jozefinë pat-jetër duhet të kesh komunikimme të tjerët sepse ajo nxehet meta, jo me veten. E kam më tëthjeshtë kur dal në skenë me ak-torë të tjerë, pasi kam dhe shumëmundësi për improvizime, gjëqë jam e prirur ta bëj. Tashmëkam hyrë në karakter dhe e dishumë mirë si mendonZnj.Jozefinë. Në momentin qëbëj si ajo më pyesni si të donidhe të jeni të bindur që dopërgjigjem si ajo, sigurisht meekzagjerime të vogla.

Më shumë role i keni meAgron Llakaj pasi ai imitonSali Berishën. Si është komu-nikimi juaj artistik dhe jash-të kësaj që ne shohim?

Për mendimin tim AgronLlakaj është i jashtëzakon-shëm. Është një shtyllë shumëe fortë në skenë pasi të ndih-mon të dalësh nga situata tëvështira. Edhe nëse harrontekstin, apo bën gafa, ai tënxjerr nga e papritur e pa-këndshme. Është i pa-përsëritshëm dhe deri tanikemi bashkëpunim shumë tëmirë.

Meqenëse thoni që kenihyrë në brendinë e karakter-it të saj, si mund ta përshk-ruanit?

Unë në momentin që imitojdikë nuk krijoj përshtypje tëmirë apo të keqe, thjesht i dik-

toj mendimet. Për mua Jozefi-na është figurë politike e res-pektueshme. Nesër mund të im-itoj një personazh tjetër, kamshumë të tillë por nuk dua t’izbuloj tani pasi më pëlqen t’ilë surprizë për publikun.

Si ju është dukur vetja kure patë në pasqyrë për herë tëparë pas grimit?

Nuk më pëlqeu vetja, herëne parë isha shumë e shëmtuar.Por unë s’e vras mendjen, nukjam natyrë meraklie dhe ia lëgjithmonë pamjen time në dorëgrimierit. Kjo ndodh dhe nëjetën time të përditshme.

Por në skenë i përafrohe-ni shumë, ndërkohë që në re-alitet jeni krejt ndryshe?

Po kam arritur elegancën esaj, pasi unë kam qenë një va-jzë 89 kg, dhe me vullnet ven-dosa që brenda dy viteve të ar-rij peshën 58 kg. Ndërsa përsai përket tipit, gjithmonë kamqenë një tip çlirët, e qeshur, elezeçme, e komunikueshme dheasnjëherë nuk i marr iniciati-vat me shumë shpirt dhe nerv.Jam tipi që shumë vendime tëjetës ia lë rastësisë.

Nëse do ta takonitJozefinën me çfarë fjalësh doi drejtoheshit?

Nëse do më jepet rasti do tatakoj do i drejtohem me fjalët“Si je burrneshë ?”. Por dhe pos’mu dha rasti, nuk do ta vuaj.

Lart: Rudina gjatë imitmit tëJozefinës tek “Portokalli”Poshtë Rudina e vërtetë

Klotilda Harka

Page 7: Panorama plus

E SHTUNE 27 MARS 2010 PANORAMAplusSUPLEMENT 21

Këtë “Big Brother”mendoj se do tafitojë një femër

Ne si konkurrentëtë BB2 ishim grup ikompletuar, niveli idebateve tona ishtemë ilartë,karakteretishin më të vërtetë.Ndërsa këta banorëqë po shohim në“BB3” nxituan tëgjithë të krijoninlidhjeintimebrendashtëpisë.

Qetsor Ferunaj shprehopinionin e tij për banorët eBB3, lojën e tyre, ç’mendonpër historitë e krijuara bren-da shtëpisë, e vërteta e lidhjesfarefisnore me Jetmirin, dhesi e sheh sjelljen e tij ndaj Klo-dianit. Fituesi i “Big Brother2” jep gjykimin e tij për “Pan-orama Plus” nëpërmjet eks-periencës së tij personale:

Qetsor, po e ndiqni “BigBrother 3” dhe si po ju duketloja e banorëve, krahasuarme lojën tuaj?

E ndjek kur kam mundësi,dhe mendoj se loja e banorëveqë po shohim në “Big Broth-er 3” nuk mund të ketë kra-hasim me lojën e banorëve të

“Big Brother 2” në asnjë as-pekt. Në “reality show-n” qëpo shohim këtë vit unë per-sonalisht vë re shumëmangësi. Konkurrentët janëlarg lojës sonë dhe këtë e themme bindje. Këtë vit kjo që shih-ni është “luftë ushtarësh”,ndërsa një vit më parë ndoqët“luftë mes liderëve” Qetsor,Ari, Adi, Juna, Aida, Bjordi,Adela, etj. Tani i vlerësoj ish-banorët e BB2 më shumë sesamë parë, kur ishim bashkë nënjë shtëpi. Mendoj që ka qenënjë luftë vërtetë e fortë.

Kur flisni për mangësi,çfarë keni parasysh?

Them mangësi në kup-timin e lojës si lojë e vërtetë.Ne si konkurrentë të BB2ishim grup i kompletuar,niveli i debateve tona ishte mëi lartë, karakteret ishin më tëvërtetë. Ndërsa këta banorëqë po shohim në “BB3” nxi-tuan të gjithë të krijonin lidhje

QETSORQETSORQETSORQETSORQETSOR FERFERFERFERFERUNUNUNUNUNAJAJAJAJAJ

Fituesi i “Big Brother 2” tregon se si i sheh konkurrentët,çfarë mendon për Jetmirin dhe historitë e dashurisë

KLOTILDA HARKA

Kejsi “harron” linjat në MoskëEdhe pse ka kënduar të njëjtën këngë që këndoi në Euroviz-

ionin moskovit "Më merr në ëndërr" , këngëtarja Kejsi Tola nënjë vit distancë, duket se i ka ndërprerë marrëdhëniet e mira qëkishte krijuar me linjat. E shfaqur në “Magic 4 Karaoke”,këngëtarja e re është dalluar nga publiku vetëm prej zërit të sajtë veçantë gjatë interpretimit live të këngës së saj.

Tatiana e BB3 tenton të këndojë"Labëri moj labëri".

Tatiana, banorja më e re e “Big Brother Albania”, duket see ka marrë me shumë qejf Shqipërinë dhe me shumë seri-ozitet lojën në këtë “reallity show”. Një ditë para se t’i hynteaventurës, vajza nga Italia është argëtuar me muzikë sh-qiptare në “Magic 4 karaoke”, madje paparaci ynë ka zbulu-ar se ajo adhuron këngën "Labëri moj labëri".

Jeta e natës

Jeta e natës

Jeta e natës

Jeta e natës

Jeta e natës

“Elita 5” për festën e anëtarit të10 mijë në FB

Është dukur krejt irreal momenti, kur në skenën e vogëldhe popullore të “Magic 4 karaoke” me rastin e festës përanëtarin nr 10.000 në facebook, është ngjitur Elita 5. Edhe

Pirro, Renisi dhe Ajo"Ajo" kënga tashmë e njohur e grupit "Burn", është këndu-

ar në mënyrën më sporadike dhe origjinale nga autorët e saj,Pirro Çako, autori i këngës dhe Renis Gjoka, solist i grupit“Burn”. Të gjendur së bashku në “Magic 4”, Pirro dhe Renisikanë sjellë një version të rrallë të këngës, i cili është admiruarnga publiku që frekuenton karaoken me muzikë shqiptare.

pse kishte munguarqë prej mitingjeveelektorale, grupi injohur është priturnë mënyrën më tëshkëlqyer nga pub-liku kryeqytetas, metë cilët ka kënduarnjëzëri këngët "Tëpres" dhe "AlKapone".

intime brenda shtëpisë.Ndërsa tek ne ishte vetëm njëlidhje, ajo mes Bjordit dheAdelës që ndodhi natyrshëmdhe me shumë klas e ndjenjëmes tyre, e ndaj po vazhdondhe jashtë shtëpisë. Historiae tyre ishte kulmi i atij “reali-ty show” që rriti shikuesh-mërinë e spektaklit dhe bërishumë publik për vete. Kjoishte e vërteta, edhe pse his-toria e tyre ishte një disavan-tazh për mua, pasi ajokërcënonte fitoren time.

Po pse gjykoni se lidhjetnë BB3 nuk kanë klas?

Sepse këto lidhje që poshoh nuk kanë asgjë të për-bashkët me lidhjen Bjordi-Adela, i shoh si lidhje tëkithëta, aspak paralele me atëtë një viti më parë. Më dukenmë shumë si lidhje spekta-kolare, pa shumë finesë dhepër më tepër si një mani ebanorëve brenda shtëpisë përtë krijuar patjetër një lidhje

dashurie, duke menduar sekështu do të kenë sukses.

Njëri prej tyre që krijoilidhje brenda shtëpisëështë dhe Jetmiri, për tëcilin është aluduar se ësh-të kushëriri juaj. Si ështëe vërteta?

Jo, nuk kam asnjë lidhjefarefisnore me Jetmirin.Nuk e kam njohur atë per-sonalisht, përveç një njo-hjeje rastësore që kam pa-sur me prindërit e tij. Jet-miri që po shihni në “BigBrother”, nuk është “Mirii Adelës”, kushëriri qëpërmendja unë në BB2.

Ndërsa përsa i përket lidhjessë tij me Rrezartën, them nuke kam ndjekur me ndonjëkuriozitet të madh, por epërgëzoj nëse ai ka arritur tashijojë vërtet atë lidhje.

Duke pasur parasyshlojën e Jetmirit, opinionistii BB iu drejtua atij me fjalëtse “duket sikur ke bërë sh-kollën e Qetsorit”. Ju gjeningjashmëri të tij me vetentuaj?

Kjo puna e lojës së njëjtëme kufizon në përgjigjentime, pasi sado të luash lojëne dikujt tjetër, nuk mund tëmos shfaqësh origjinalitetnë një lojë 24 orë në 24. Men-doj që loja e Jetmirit s’ka tëbëjë me lojën që mund të kembërë unë. Kemi mbase sjelljetë afërta si vlonjatë që jemi,por ajo që do theksoja ështëse ka një diferencë të madheedhe në këtë origjinë të njëjtë.Kjo për faktin, pasi unë jamnga Dukati, pra jam provin-

cial i Vlorës, ndërsa Jetmiringa qyteti, dhe ne kemishumë gjëra që na dallojnë,mënyra si mendojmë, si bëjmëhumor, etj. Ah po, në një pikëjemi të përbashkët, që Jetmirika studiuar për Shkenca poli-tike, e njëjta degë që unë pondjek studimet tani.

Ju u identifikuat si karak-teri i drejtpërdrejtë, po Jetmi-ri ju duket i tillë?

Të them të drejtën nuk eshoh shumë të drejtpërdrejtënë disa raste. Në lidhje mekomunikimin e tij me Klodia-nin, unë shoh një sjelljedhune, më duket se Jetmiriushtron presion ndaj djalitnga Lezha, në ato momente qëunë i kam ndjekur.

E shikoni Jetmirin sifitues të “Big Brother 3”?

Nuk besoj pasi nuk mëduket mirë në disa sjellje. Gjith-sesi Jetmiri sillet dhe shprehetsi e ndien dhe kjo është shumëe rëndësishme në një “realityshow” si “Big Brother”. Por,ashtu siç e thashë më sipër, poe ritheksoj se ka një problemnë mënyrën se si ai e luftonKlodianin, nuk shoh shumëstil në sjelljen ndaj tij. Por vo-tat e publiku janë ato që ven-dosin dhe nuk e di ç’mund tëndodhë përderisa kjo sjellje etij ka dhe anën e mirë sepse njëpjesë e shoqërisë e pëlqen Jet-mirin, pikërisht për mënyrënse si ai sillet ndaj banorit tjetër,që guxoi të bënte publike ho-moseksualitetin e tij.

Atëherë kush mund ta fi-tojë “Big Brother 3”, sipasjush?

“Big brother 3” mendoj semund ta fitojë një femër.

Po ju si ndiheni tani qëspektakli është në kulmin etij dhe vëmendja do tëpërqëndrohet te një tjetërfitues?

Pse mendoni vërtet se dopërqëndrohet vëmendja e pub-likut te “Big brother 3”? Mëfalni për mungesën e modes-tisë, por e them me bindje qëfama jonë nuk përsëritet më.

Tashmë me çfarë jeniduke u marrë, cilat janë an-gazhimet tuaja?

I përkushtohem familjessime në Orikum, ndjek stu-dimet në Vlorë dhe ndërkohëjam, duke organizuar një pro-jekt për zhytjet nënujore, pasijam vetë një zhytës shumë imirë. Gjithashtu jetoj dheshpresoj.

Fotot te“Magic 4”

Qetsori meArin e BB2

Qetsori me Arjonine BB2 dhe Alessiantek “Vogue”