rrjetat kompjuterike

25
1 COMPUTER COMPUTER NETWORKS NETWORKS Computer Networks, Fourth Edition Computer Networks, Fourth Edition Andrew S. Tanenbaum Andrew S. Tanenbaum

Upload: xhelal-bislimi

Post on 08-Jul-2015

451 views

Category:

Education


15 download

DESCRIPTION

Prezenetim mbi rrjetat kompjuterike

TRANSCRIPT

Page 1: Rrjetat kompjuterike

1

COMPUTER COMPUTER NETWORKSNETWORKS

Computer Networks, Fourth Edition Computer Networks, Fourth Edition Andrew S. TanenbaumAndrew S. Tanenbaum

Page 2: Rrjetat kompjuterike

2

Modeli referues OSI

Modeli referues OSI është modeli kryesor për komunikimet e rrjetave.

Shtatë nivelet e modelit referues OSI janë:

• • Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer)• • Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer)• • Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer)• • Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer)• • Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer)• • Niveli 2: Niveli i lidhjes se shënimeve (Data link layer)• • Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer)

Page 3: Rrjetat kompjuterike

3

Open System Interconnection (OSI)Open System Interconnection (OSI)

Page 4: Rrjetat kompjuterike

4

Protokoli TCP/IP

Modeli TCP/IP ka katër nivele: o nivelin e aplikimit, o nivelin e transportit, o nivelin e Internetit dheo nivelin e qasjes në rrjetë.

Modeli TCP/IP

Page 5: Rrjetat kompjuterike

Grafi i protokolit TCP/IP

5

FTP - File Transfer Protocol - HTTP - Hypertext Transfer Protocol - SMTP - Simple Mail Transfer protocol - DNS - Domain Name System - TFTP - Trivial File Transfer Protocol Niveli i transportit përfshin dy

protokole: protokolin për kontrollë të transmisionit (transmission control

protocol (TCP)) dhe protokolin e datagramit të përdoruesit (user datagram protocol (UDP)

Page 6: Rrjetat kompjuterike

6

Krahasimi i modelit OSI dhe modelit TCP/IPNëse krahasojmë modelin OSI dhe modelin TCP/IP, vërejmë se ata

kanë ngjashmëri dhe dallime.

Page 7: Rrjetat kompjuterike

7

Ngjashmëritë: - Që te dy posedojnë nivele - Që të dy posedojnë nivele të aplikimit ndonëse ato kryejnë

shërbime të ndryshme - Që të dy posedojnë nivele transporti dhe nivele të rrjetës

Dallimet: - TCP/IP kombinon nivelin e sesionit dhe të prezentimit në

nivelin e aplikimit - TCP/IP duket më i thjeshtë sepse ka më pak nivele por në fakt

është më i komplikuar.

Page 8: Rrjetat kompjuterike

8

Mediumet transmetueseOperojnë në nivelin e parë dhe mund të jenë:

Kabllovik dhe Nëpërmjet valëve elektromagnetike

Page 9: Rrjetat kompjuterike

9

Llojet e kabllove UTP (Unshielded Twisted Pair) STP (Shielded Twisted Pair), kabllot koaksial dhe kabllot me fije optike (fiber-optic).

Page 10: Rrjetat kompjuterike

10

Kablli STP (Shielded Twisted Pair) Është kabëll i përbërë prej 8 telave të cilët

dallohen në mes veti për nga ngjyra e mbështjellësit të vet.

Page 11: Rrjetat kompjuterike

11

Prej 8 telave sa gjinden brenda këtij kablli, janë të çiftëzuar në 4 grupe nga 2 tela.

Specifikë e këtij kablli është se përbëhet prej 4 telave me 4 ngjyra të ndryshme, që janë pothuajse standarde e ato janë ngjyra : e portokallët, e gjelbërt, e kaltërt dhe kafe

përderisa telat të cilët çiftëzohen me këta 4 telat "primarë", mbështjellësit e tyre i kanë ngjyrat : gjysëm portokallët, gjysëm gjelbërt, gjysëm kaltërt dhe gjysëm kafe përkatësisht.

Çdo çift i telave është i mbështjellur me foli metalike. Të katër çiftet e telave janë përsëri të mbështjellur me një folie metalike të përbashkët.

Kablli STP zvogëlon zhurmën elektrike, interferencat elektromagnetike dhe interferencat radiofonike

Gjatësia maksimale e transmetimit të paketave të shenimeve me anën e këtij mediumi është 100 metra, ndërsa gjerësia e brezit të transmetimit është 10 - 100 Mbps

Page 12: Rrjetat kompjuterike

12

Kablli UTP (Unshielded Twisted Pair) Kablli UTP është i ngjashëm me kabllin STP me disa dallime të vogla,

pasi që ky lloj mediumi është më i lehtë për t'u terminuar (instaluar) pasi që ne këtë kabëll ekziston vetëm një mbulesë dhe atë në pjesën e jashtme të 4 çifteve të telave (shih fîgurën).

Edhe ky kabëll ka gjatësinë e transmetimit deri ne 100 metra ndërsa brezin e transmetimit 10-100Mbps.

Page 13: Rrjetat kompjuterike

13

Category 3 - 16MHz Category 5 – 100MHz

Page 14: Rrjetat kompjuterike

14

Konektorët

Konektori i cili duhet terminuar në të dy këto mediume quhet konektori RJ-45.

Duhet pasur kujdes gjatë terminimit sepse nëse e thejmë kabllon nën kënd më të madh se 90 shkallë, mund që të dëmtohet.

Page 15: Rrjetat kompjuterike

15

Kablli koaksial Për dallim nga mediumet që u përmendën më lart, kablli

koaksial përbëhet prej një përçuesi të bakrit në mes, i cili është në formë të një cilindri të hollë dhe i cili pastaj është i mbuluar me një izolues plastik, e më pas përbëhet prej mbështjellësit të gërshetuar të bakrit i cili përdoret si përçuesi i dytë brenda këtij mediumi.

Të gjitha këto janë të izoluara me mbështjellësin e jashtëm.

Page 16: Rrjetat kompjuterike

16

Për ndërtim të rrjetave kompjuterike lokale, nuk është më i përdorshëm se sa kablli UTP, pasi që kartelat e rrjetës me të cilat lidhet ky kabëll nuk kanë shpejtësi të transmetimit të paketave më të madhe se 10 Mbps.

përparësi e këtij mediumi është se gjatësia e këtij kablli mund të shkojë deri në 500 metra, gjë që e bën të përdorshëm kur kemi të bëjmë me lidhje të nyjeve që janë në distança më të mëdha.

Ka rezistencë 50-ohm në transmetimet digjitale; Ka rezistencë 75-ohm në transmetimet analoge dhe

TV transmetimet; Bandwidth – 1GHz Konektori i cili duhet terminuar në këtë medium quhet

konektori BNC

Page 17: Rrjetat kompjuterike

17

Kablli me fije optikeMediumi më i përsosur është pa dyshim kablli fiber-optik. Karakteristikë e tij është se në vend të përçuesve të bakrit,

përbëhet prej përçuesve të qelqit të cilin e bën shumë më efikas si në shpejtësi të transmetimit të paketave ashtu edhe në mundësinë e transmetimit të paketave në distança shumë më të mëdha se sa mediumet tjera.

Bandwidth – 50 000GB(50TB); Shpejtësia e transmetimit të sinjalit është 10 Gbps

Page 18: Rrjetat kompjuterike

18

Gjatësia e transmetimit shkon deri në 2000 metra tek kabllot e tipit multimode dhe deri në 3000 metra tek kabllot e tipit single mode.

Është i preferueshëm që të përdoret kur kemi të bëjmë lidhjen e nyjeve në distança të mëdha, ndërsa bën që të përdoret edhe për lidhje të nyjeve në distança të vogla megjithëse cmimin e ka shumë më të shtrenjtë se sa mediumet tjera. Gjatë terminimit të këtij kablli duhet pasur kujdes sepse është shumë i ndieshëm dhe se një thyerje e këtij kablli nën një kënd më të madh se sa duhet, mund ta bëjë jofunksional.

Page 19: Rrjetat kompjuterike

19

Valet elektromagnetikeSinjalet radiofonike (wireless Signals) janë valë elektromagnetike.

Edhe valet elektromagnetike konsiderohen një lloj mediumi i cili bën të mundur transmetimin e të dhënave nëpërmjet vakuumit të hapësirës së jashtme dhe ajrit.

Meqë, për këtë lloj mediumi nuk nevojitet mediumi fïzik, atë e bën shumë të përshtatshëm dhe të gjithanshëm në komunikim në distanca të mëdha.

Shpejtësia e transmetimit në këto lloj mediume krahasohet me shpejtësinë e dritës, përderisa

gjerësia e brezit të transmetimit të të dhënave mund të jetë më e madhe se sa te mediumet tjera.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të valëve të tilla të cilat dallohen në mes veti në bazë të frekuencës që posedojnë.

valet me frekuencë më të ulta, kanë gjatësi më të madhe të transmetimit, valët me frekuencë më të lartë, kanë gjatësi më të vogël të transmetimit.

Page 20: Rrjetat kompjuterike

20

Specifikimi i kabllit dhe terminimetOrganizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) ka caktuar disa standarde,Standardet për mediume të rrjetave janë zhvilluar dhe përcaktuar nga disa grupe, të

cilat janë:

IEEE - Institute of Electrical and Electronics Engineers UL - Underwriters Laboratories EIA - Electronic Industries Alliance TIA - Telecommunications Industry Association

Page 21: Rrjetat kompjuterike

21

Dy organizatat e fundit më vonë kanë caktuar listën e standardeve të cilat njihen si standardet TIA/EIA.

Instituti IEEE ka caktuar kërkesat për kabllim në specifikacionet 802.3 dhe 802.5 për sistemet Ethernet dhe Token Ring.

Standardet për sistemin FDDI janë caktuar nga ANSI dhe ISO/IEC.

Organizatat e lartpërmendura gjithashtu kanë caktuar specifikacionet e kabllimit të cilat kanë të bëjnë kryesisht me standardet e sigurisë, si dhe kanë paraparë se mediumet STP dhe UTP munden me qenë shumë të përshtatshme për ndërtimin e rrjetave lokale kompjuterike.

Nga të gjitha organizatat e përmendura më lart, TIA/EIA ka pasur ndikimin më të madh në përcaktimin e standardeve për mediumet e rrjetave.

Standardet TIA/EIA-568-A dhe TIA/EIA-569-A, kanë qenë dhe janë më të përshtatshmet për krijimin e një hapesire të madhe për prodhime të ndryshme nga prodhues të ndryshëm

Standardet TIA/EIA ndahen në 5 kategori dhe atë CAT 1, CAT 2, CAT 3, CAT 4 dhe CAT 5, ndër të cilat kategoria e peste (CAT 5) përdoret më se shumti.

Page 22: Rrjetat kompjuterike

22

Terminimi (lidhja) hap pas hapi të një kablli UTP sipas kategorisë CAT 5, sipas standardeve të përcaktuara nga TIA/EIA.Rradhitja e ngjyrave sipas Cat B, është si më poshtë (duke i përdorur disa shkurtesa për ngjyrat)Rradhitja e ngjyrave sipas Cat B ose T568B 1 2 3 4 5 6 7 8 GjP P GjG K GjK G GjKf Kf P - Portokall GjP - Gjysëmportokall K - Kaltërt GjK - Gjysëmkaltërt G - Gjelbërt GjG - Gjysëmgjelbërt Kf - Kaft GjKf - Gjysëmkafe

Page 23: Rrjetat kompjuterike

23

Numrat që figurojnë mbi shkurtesa të ngjyrave vetëm se tregojnë se cila ngjyrë duhet të radhitet nga ana e majtë duke shkuar nga ana e djathtë.

Pas organizimit (vendosjes se telave) të tillë, që të gjithë vendosen në konektorin RJ-45, ashtu që këmbëza e konektorit vendoset në pozitë të poshtë.

Ne të njëjtën mënyrë veprohet edhe në anën tjetër të kabllit dhe vetëm atëherë mund të themi se kemi terminuar (instaluar) një kabllo UTP sipas Cat B.

Sa i përket kabllit crossover, terminimi i tij kryhet në atë mënyrë që në njërën anë të kabllit, radhitjen e telave e bëjmë sipas kategorisë B, ndërsa në anën tjetër sipas kategorisë A.

Page 24: Rrjetat kompjuterike

Ndër teknologjitë më të përhapura të LAN-it janë: Ethernet, Token Ring dhe FDDI, përderisa ne do të përqëdrohemi në teknologjinë Ethernet 10 BASE-T.

Teknologjia Ethernet 10BASE-T kryesisht bazohet në kornizat e mediumeve të telave të çiftëzuar të dredhur. Për teknologjinë e tillë fokusohemi në komponentet pasive siç janë kabllot, konektorët, prizat, modulet dhe koleksionet e moduleve (patch panels), dhe në komponentet active siç janë repiterët (përsëritësit), hub-ët dhe transmetuesit

(transceivers) apo koduesit e sinjaleve.

24

Page 25: Rrjetat kompjuterike

25