vështrim i përgjithshëm në periudhën me nënrenditje tek .... lcpj 4.1_a.32.pdf · gjuha e...
TRANSCRIPT
11 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011
Article 32 in LCPJ
Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate
Segment in Bogdani’s Work
Abstract
Bogdani’s work “Cuneus Prophetarum” as one of the oldest works of Albanian literature, when Albanian language began being documented, has a special significance from the point of view of the history of the language, especially in terms of historical syntax. The focus of this work is the subordinate clause, as one of the segments that occupies a significant part in Bogdani’s work. Analyzing all sorts of subordinate clauses, we have identified general features of the subordinate segment, connective parts used in different types of these segments, and the place where they are part of constructing the non-inflective forms. The subordinate segment of Bogdani is distinguished for different types of subordinates, where we notice a great frequency use of expounding and defining subordinates during this time. Also, other segments such as complements, or the other group comparative, concessive and consecutive occupy a considerable part in the literary work. In this proceeding, we point out the diversity of conjunctions and linking words used in the literary work like adverbs, interrogative and relative pronouns. Bogdani has used the constructions of non-inflective forms with the value of a statement, which in today’s syntax constitute a controversial issue.
Hyrje
Vepra “Cuneus Prophetarum” është një vepër origjinale tematika e së cilës shkon nga ajo fetare, teologjike, historiografike, shkencore deri tek letërsia artistike. Kjo vepër arriti ta ngrejë gjuhën Shqipe në një nivel të tillë përpunimi sa të ishte e aftë të shprehte koncepte filozofike e teologjike. Sipas akademikut A. Kostallari vepra “Çeta e profetëve” është quajtur laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm e mjeshtëror të gjuhës shqipe në shekujt XVI-XVII (Kostallari,1991:21).
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
12© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011
Shumë studiues si Ndre Mjeda, Justin Rrota, Ibrahim Rugova kanë analizuar prozën e Bogdanit në aspekte të ndryshme. Me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së Bogdanit u mbajt një konferencë me punime të disa studiuesve si A. Kostallari, M. Domi, S. Mansaku, Sh. Osmani. E.Sedaj ka bërë transliterimin në gjuhën e sotme, si dhe A.Omari ka bërë një botim kritik të veprës së Bogdanit. Megjithatë, deri tani nuk është bërë asnjë studim për sintaksën, studim që do t’i përkiste sintaksës historike. Gjuhëtarët janë të mendimit se studimi i sintaksës historike paraqet mjaft vështirësi, prandaj dhe hulumtimet e kësaj fushe gjenden më tepër të shpërndara në fushat e tjera të përafërta. Gjuha e sotme, thekson Prof. Kolec Topalli, ndihmon drejtpërdrejt në studimin e sintaksës historike, por gjithsesi kërkimet në këtë fushë kanë mbetur disi prapa dhe janë përfshirë brenda fushave të tjera (Topalli,1996:136). Vetë sintaksa e veprës është një përçues i stilit. Një pjesë e veprës i përket edhe stilit shkencor, ku përdor një terminologji të posaçme, përpiqet për një stukturë sa më të përmbajtur, me periudha të gjata, me shumë lidhëza nënrenditëse (Kostallari,1991:36). Përdorimi i periudhave të gjata nuk është thjesht produkt i një modeli sintaksor, por edhe produkt i shprehive kulturore në një fushë të caktuar. Në këto periudha të bie në sy përdorimi i parataksës dhe i hipotaksës që përbëjnë vlerat stilistike të veprës. Këto dy lloje lidhjesh ndërthuren ose këmbehen me njëra-tjetrën. Te periudhat me parataksë shfaqet polisindeti, ndërsa te fjalitë me hipotaksë shfaqet larmia e mjeteve të lidhjes mes njësive predikative.
Periudha me nënrenditje
Përderisa artikulli jep në vështrim të përgjithshëm në periudhën
me nënrenditje të Bogdanit, duke ilustruar me shembuj nga vepra e
Bogdanit, ne e gjejmë me vend të japim në fillim një përkufizim nga
Gramatika për periudhën me nënrenditje.
‘Periudha me nënrenditje është tërësia sintaksore e ndërlidhur
organikisht për nga ana kuptimore e gramatikore, e përbërë së paku
prej dy njësish kallëzuesore në formë fjalie, me raporte nënrenditjeje
vartësie midis tyre. Periudha me nënrenditje përbëhet nga fjalia
kryesore që përbën bazën organizuese të periudhës dhe fjalia e varur
apo e nënrenditur që e sqaron atë dhe që është e varur gramatikisht
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
13 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011
prej asaj. Fjalia e varur mund të varet nga një fjali tjetër që është vetë
e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali tjetër qoftë kryesore, qoftë e
varur, quhet fjali drejtuese’ (Gramatika,1997:479).
Tash pra jet për t’u shqurëtuem si ashtë nimend Hyji ndë vetëhe,
i silli shqyrëtim ndonëse pa dritë të Shpirtit Shejt, qi me t’ardhuni
të Zotit tinë Jezu Krisht ndriti shekullinë, mundetë mirëfilli me u
vështëruem, asgjamangu u gjetnë ende përpara Krishtit nierëz aqa
t’urtë sa me të hollët të mendsë vet mbërrinë me njoftunë se ashtë
veçë nji Hyj e jo ma (fq.5, shk.1, ligj.1, pj.1).
Ky shembull është një periudhë ku fjalitë lidhen me parataksë dhe
hipotaksë, ku fjalitë janë shumëshkallëshe. Në këtë periudhë është për
t’u vënë në dukje se rolin e një paraprijësi e luan një fjali e tërë dhe
jo një emër apo grup emëror, gjë që nuk dëshmohet në gramatikën e
sotme.
1. Mjetet e lidhjes
Për bashkimin e fjalive në periudhën me nënrenditje, Bogdani ka
përdorur në veprën e tij disa mjete gjuhësore:
a) lidhëzat e lokucionet lidhëzore nënrenditëse: se, sepse, qi, si, posi, ndonëse, ashtu qi, posikur, ndë, etj. Për shembull:
Posikur t’kish than, gjithkush të besonj se unë posi banj me
lem të tjerë, ashtu ende lenj Birr tem (fq.14, shk.1, ligj.3, pj.1).
b) fjalët lidhëse:
përemra e ndajfolje lidhore, përemra lidhor të pacaktuar:
kush, qi, sa, i silli, etj. P.sh:
Sa fëtigë patnë e të këqia /, nukë mundetë me u kallëzuem
(fq.32, shk.1, ligj 6, pj.2).
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
14© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011
Gjithë sa po vepërohej ndë shekulli të pashim /,ishte
shembëlltyra e atyne kafshëve /qi po baheshinë ndë shekulli
të shpirtit (fq.21, shk.1, ligj.4, pj.1).
Përemrat, ndajfoljet e pjesëza pyetëse: ku, kur, qish, a. P.sh.:
Qish ashtë zanë ndë ta /, prej Shpirti Shent ashtë (fq.16,
shk.1,ligj.3, pj.1).
Kush ven mirë roe ato fjalë triherësh të tinezot / mejaft ka
me njoftunë (fq.13, shk.1, ligj.3, pj.1).
A e mbani ende mend /, thoj Jezu Krishti /, mixyrën e fortë
/:si dvuer Herodi djelzit e Betlemit, tue besuem /se ndër ta
kish për të vram Mesinë Krisht lem (fq. 35, shk.1, ligj7, pj.2).
Shpesh fjalitë drejtuese ngërthejnë herë-herë në përbërjen e tyre
fjalë korrelative që janë të përdorura paralelisht me lidhëzat apo fjalët
lidhëse të fjalisë së varur. Këto fjalë na paralajmërojnë për qënien e
domosdoshme të një fjalie plotësuese. Si fjalë korrelative në veprën e
Bogdanit përdoren përemra dhe ndajfolje, zakonisht përemrore:
Kje aqa të dhimptunit e atit, sa për nji ngushëllim të zemërësë vet
bani me bam nji shembëlltyrë fort mbë gasë të t’birt, tue vum emnit
asaj figurë Idhull, qi doj me thanë të pomendunit e vajit (fq.3, shk.1,
ligj.1, pj.1).
2. Veçori të periudhës me nënrenditje
Vetë struktura e fjalisë drejtuese, të cilës i mungon një gjymtyrë e
domosdoshme, bën të mundur ndërvarjen e njësive predikative të
periudhës me nënrenditje. Këtu mund të përmendim fjalitë e varura
kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, si dhe disa tipa fjalish përcaktore
që i referohen një përemri dëftor ose një emri me kuptim tepër të
përgjithshëm:
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
15 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011
Le ta dij nieri sa pëlqen Tinezot vobëzia, e sa janë të verbët ata
qi ndjekën bëgatin e madhështin e kësaj jete, tue na ngushëlluem
mbe këtë mëndyr Zoti yn Jezu Krishti gjithë të vobeqit e të përvutit
(fq.21, shk.1, ligj.4, pj.2) - fjali kundrinore të bashkërenditura.
Tregues të nënrenditjes në periudhat me nënrenditje janë edhe vetë
bashkëlidhja e trajtave të foljeve kallëzues të fjalisë së varur me fjalinë
drejtuese. Tipike është përdorimi i mënyrës lidhore në fjalinë e varur
pa u prirë nga ndonjë lidhëz apo fjalë lidhëse, por gjithmonë në rast se
është i mundshëm pranimi i saj.
Këta ndalin forcën qi asht kundër shpirtit, e shekullit të mos i banjën
keq sa dëshirojnë e duen, e këta forcojnë luftëtart e shpirtit (fq.22,
shk.1, ligj.4, pj.1).
Trajta kohore e kallëzuesit të fjalisë së nënrenditur, zakonisht përcaktohet
prej trajtës kohore të kallëzuesit të fjalisë kryesore. Kjo trajtë mund të
jetë e njëjtë me të ose jo. P.sh.:
Të zanët e dritësë hanësë ashtë atëherë kur ndër diellin e hanënë
hin qendrat dheu /, e nuk lëshon hanënë me marr dritet së diellit
mbë zakont (fq.30, shk.1, ligj.4, pj.1).
‘Fjalitë e varura mund të lidhen drejtpërdrejt me fjalinë që plotësojnë,
kur janë të pashtjellura’ (Domi,1957:154) Një gjë e tillë ndeshet shpesh
në vepër. P.sh.:
Të tretën ditë, tue kjanë dheu gjithë mbluem me uj, nuk kishin
nierëzit ku të vendoheshin, për të sijtë gjithë kreatyra po bahej
(fq.32, shk.1, ligj.5, pj.1).
Fjalia kryesore mund të shprehë qëndrimin e folësit ndaj një fakti që
shënohet në fjalinë e varur, siç ndodh te fjalitë kryefjalore:
Ma mirë kish me kjan të mos ish lem aj nieri (fq.5, shk.1, ligj.2, pj.2).
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
16© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011
Tue kjan fort vërtet se shpirti ku do, aty merr frymë (fq.11, shk.1,
ligj.3, pj.2).
Në vepër Bogdani përdor fjali të varura që nga përmbajtja japin pak
a shumë një kuptim të vetëmjaftueshëm dhe janë të nënrenditura nga
forma. Këto fjali lidhen me lidhëza e fjalë lidhëse, për shembull, fjali
kundrinore që shprehin pyetje të zhdrejta:
E tue mos dijtunë/ se ku ish, bani atë kuvend për mixyrë e të pandonji
të dhimptunë me dvjerrë gjithë kërthijtë /qi ishinë aso kohe lem /, e
kështu bani (fq. 29, shk.1, ligj.6, pj.2).
Në periudhat me fjali të nënrenditura, fjalia e varur mund të lidhet me
kallëzuesin foljor dhe i referohet gjithë fjalisë, por mund të lidhet me një
gjymtyrë dhe plotëson kuptimin e saj. P.sh.:
Kallëzojnë shejtënitë qi e patnë pam sa kje gjall të lumenë Virgjinë
Mri, se kje ma e bukura kreatyrë, qi kurraj kish mujtunë me dalë
doret së Sinezot Mjeshtrit gjithë rrethitshekullit (fq.7, shk.1, ligj.2,
pj.2).
Një karateristikë e fjalive të varura është topika e tyre, përgjithësisht
e lirë. Ato mund të jenë të prapavendosura, të paravendosura, të
ndërvendosura sipas llojeve të tyre:
Mbasandaj, përse kur nisën me bam gjytetnë e Babelit, u godit të
përziemit e giuhëvet; u rrëzuen ndë flliqshti aqa të qelbëta, sa u
mbush mirëfilli profetia e Davidit. (fq.2, shk.1, ligj.1, pj.1).
Rend të ngulitur kanë zakonisht fjalia rrjedhimore që përgjithësisht
vendoset pas fjalisë kryesore, si dhe fjalia përcaktore që vendoset pas
fjalës që përcakton. P.sh.:
Bisha qi po hipën prej deti ka me grishunë gjithë gjindnë me adhëruem (fq.3, shk.1, ligj.1, pj.1).
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
17 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011
Në veprën e Bogdanit nxjerr krye prirja për ta ndarë periudhën e
gjatë me nënrenditje për arsye strukturore dhe sidomos stilistike. Fjalia
e varur del më vete bashkë me fjalitë që varen prej saj ose janë të
bashkërenditura me të. Në këtë rast nuk përftohet një periudhë e re por
kemi vazhdim të periudhës së ndarë në dy pjesë.
Qarta pra ndër të pëganët nuk kje se nuk ashtë Hyj, po thojnë se
janë shumë hyja e hyjnesha; e parë se mbytej shekulli me ujë,
ndonëse ishinë mpkate aqa të randa, sa kjenë mejaft për të mbytun
nji shekullë, asgjamangu nuk pat ende vend shumica e hyjave,
përse kjenë gjithë njij giuhe, e mirrin vesht gjithë sa u vinte thanë
prej profetësh (fq.2, shk.1, ligj.1, pj.1).
3. Ndërtimet me forma të pashtjelluara
Një çështje e diskutueshme në sintaksën e sotme është vlera e
ndërtimeve me format e pashtjelluara foljore, si: përcjellorja, paskajorja,
pjesorja. Ndërtime të tilla janë përdorur dendur në veprën “Cuneus
Prophetarum” të Bogdanit. Këto ndërtime Bogdani i ka përdorur me
vlerën e një fjalie të varur, ashtu siç trajtohen në gramatikat e vjetra
shqipe. A.Xhuvani i merr si fjali të varura me forma të pashtjellme këto
ndërtime (Xhuvani, 1922: 225).
Ndërtimet me paskajore I. D. Sheperi i quan si fjali të varura kushtore,
qëllimore, kurse ndërtimin me përcjellore e quan si fjali kohore
(Sheperi,1927). K. Cipo në sintaksën e tij i trajton si fjali të varura
ndërtimet me forma të pashtjelluara.(Cipo,1952:88). Kurse M. Domi i
grupon fjalitë e varura shkakore, mënyrore, qëllimore në fjali të varura
të shtjelluara dhe të pashtjelluara (Domi, 1957: 178). Në gramatikën
e sotme shqipe këto ndërtime trajtohen si fjali kur kanë kryefjalë të
shprehur (Gramatika,1997:489).
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
18© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011
Në vepër ndeshen ndërtime me forma të pashtjelluara të përdorura në
periudha rrethanore të llojeve të ndryshme si:
• Fjali kohore
Tue zanë Jezu Krishti të tridhjetënë vjetë të jetësë tinaj /, zu ende fill
me u dëftuem shekullit /, tue predikuem shentinë Ungjill e Ligj /, e për
ma së pari shkoj prej Galileje ndë Xhudët, parë gjithë punëvet vetë /,
të pagëzohej prej S.Gjon /, me na bam me dijtunë / se qish na duhetë
neve parë gjithë kafshëvet për t’u shëlbuem (fq. 38, shk.1, lig.8, pj.2).
• Fjali mënyrore
Kje aqa të dhimptunit e atit /, sa për nji ngushëllim të zemërësë vet bani
me bam nji shembëlltyrë fort mbë gasë të t’birt /, tue vum emënitë asaj
figurë Idhullë /,qi doj me thanë të pomendunit e vajit (fq.3, shk.1, ligj.1,
pj.1).
• Fjali qëllimore
Andaj për t’u njimendunë me të Shkruemit Shejt e për të forcuem të
dërejtënë thotë Shë Atanasi: Hyji Ati, Hyji Biri, Hyji Shpirti Shejt (fq.10,
shk.1, ligj.2,pj.1).
• Fjali shkakore
E tue mos mujtunë jetet së jetësë me kjanë tjetër jashtë Hyjit, tue kjanë
veçë Hyji i amëshueshim, andaj vjen se këjo shoqëni tjetër se Hyji nukë
munë jetë (fq.7, shk.1, ligj.2, pj.1).
Të tretën ditë, tue kjanë dheu gjithë mbëluem me ujë, nukë kishinë nierëzitë ku të
vendoheshinë, për të sijt gjithë kreatyra po bahej (fq.32, shk.1, ligj.5,
pj.1). - Në këtë rast përcjellores i përgjigjet edhe një kryefjalë (dheu)
Siç shihet nga shembujt këto ndërtime me forma të pashtjelluara që
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
19 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011
mund të kënë ose jo kryefjalën e shprehur, mund të jenë të zgjeruara
me gjymtyrë të tjera, kundrinorë apo rrethanorë, luajnë rolin e një fjalie
të varur dhe nuk lidhen me mjete lidhëse me fjalinë nga e cila varen.
Përfundime
Duke u mbështetur në analizën e periudhave të marra nga “Çeta e
Profetëve”, transliteruar nga A.Omari, arrijmë në përfundimin se
Bogdani ka përdorur periudha të gjata me struktura të ndryshme, çka
(që) përbën edhe një veçori të veprës së tij. Duke u nisur nga denduria
e përdorimit të periudhave me nënrenditje, si dhe nga studimi i tyre
mund të veçojmë këto karateristika të periudhës me nënrenditje:
1) fjalia me nënrenditje zë një vend të konsiderueshëm. Periudha
përbëhet nga fjali të nënrenditura që i përkasin disa shkallëve, mund
të shkojnë deri në shkallën e pestë, duke u varur jo vetëm nga fjalia
drejtuese, por edhe nga fjali të tjera të varura.
2) Fjalitë e nënrenditura lidhen me lidhëza. Lidhëzat nënrenditëse
që dëshmohen në vepër janë: se, përse, qi, si, posi, ndonëse, ashtu qi,
posikur, ndë, kur, sikundërs, ndëmose, ç’kur se, etj. Disa prej këtyre
lidhëzave nuk i gjejmë të përmendura në gramatikat e sotme pasi kanë
dalë nga përdorimi, si p.sh.: posikundërse, ndëmose, ndë, posikur. Disa
lidhëza të tjera ruhen edhe sot, si p.sh: se, kur, posi, ndonëse, etj. Lidhëza
qi nuk përdoret më në atë formë, por në trajtën që.
3) Fjalitë e nënrenditura lidhen edhe me fjalë lidhëse siç janë
përemrat dhe ndajfoljet: qi, i silli, kush, sa, ku, kur. Këto fjalë lidhëse
përdoren edhe në gramatikat e sotme. Kanë ndryshuar formën e tyre
përemrat qi, i silli që gjenden përkatësisht në trajtën që, i cili.
4) Në vepër janë përdorur si fjali të nënrenditura edhe ndërtimet me
forma të pashtjelluara, çështje kjo për të cilën janë mbajtur qëndrime
të ndryshme.
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
20© LCPJ Publishing Volume 4/1, 2011
BIBLIOGRAFI
Akademia e Shkencave të Shqipërisë. 1997: Gramatika e gjuhës shqipe,
II(S). Tiranë, 479,489.
Bogdani, Pjetër 2005: Cuneus Prophetarum (botim kritik i A.Omarit).
Tiranë.
Cipo, Kostaq 1952: Sintaksa, Instituti i Shkencave. Tiranë, 88
Dilo Sheperi, Ilia 1927: Gramatika dhe syndaksa e gjuhës shqipe. Vlorë.
Domi, Mahir 1957: Gramatika e gjuhës shqipe, Sintaksa. Tiranë, 154,178.
Topalli, Kolec 1996: Studime albanologjike 2. Tiranë, 136.
Xhuvani, Aleksandër 1922: Njohunit’e para të Syndaksës shqipe. Vlorë,
225.
The total number of words is 2593© LCPJ Publishing 2011 by Teuta (Basha) Çoku
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro
21 © LCPJ PublishingVolume 4/1, 2011
M.Sc. Teuta (Basha) Çoku, who graduated from Luigj Gurakuqi University of Shkodra, continues studies in the field of grammar for PhD at the Center for Albanological Studies, Tirana, Albania. Actually she teaches Albanian Language and Literature at Oso Kuka High School, Shkodra. Her interests in research include the study of the various kinds of sentences and their linkers in the works of the authors of the old Albanian literature, starting with the work of Pjetër Bogdani in this article. Email: [email protected]
Çoku (Basha), Teuta 2011: Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani’s Work
To be downloaded from www.lcpj.pro