“konferenca e parë e tekstilit”

78
UNIVERSITETI POLITEKNIK FAKULTETI I INXHINIERISE MEKANIKE DEPARTAMENTI I TEKSTILIT “Konferenca e Parë e Tekstilit” Tirane 12 Korrik 2004

Upload: ngonguyet

Post on 08-Dec-2016

279 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

UNIVERSITETI POLITEKNIK FAKULTETI I INXHINIERISE MEKANIKE

DEPARTAMENTI I TEKSTILIT

“Konferenca e Parë e Tekstilit”

Tirane 12 Korrik 2004

Page 2: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

PËRDORIMI I METODAVE MATEMATIKORE PËR HARTIMIN E NJË

STANDARDI ANTROPOMETRIK

USING THE MATHEMATICAL METHOD FOR COMPILATION AN ATROPOMETRIC STANDARD

Matematikan Arben FAGU Abstract In order that massive production of garments could be effective (garments produced for workers in massive manner could be usable for them) must be made the grouping of measures. For this reason we use different standards, which represent one of the most important steps of producing garments. Measures are been composed in base of ages that’s why the standard must be specified, for different ages. Standards also are specified for male and female. The statistic registration means registration of different individual facts of one phenomenon according to a definite program and gathering of all indications reached from the registration. So, in this case mathematic methods serve to organize the statistical anthropometric observation. PAK HISTORI Aplikimet e para të kërkimeve operacionale në industri datojnë vitet ‘60 me punimet e profesor Nexhat Mersinit (Ekonomist) në Kombinatin Ernest Telman (Vlorë)Më vonë në vitet ’70 Profesor Bashkim Ruseti (matematikan), në kuadrin e përgatitjes së temës së disertacionit u mor thellësisht me aplikimet e programimit matematik në industrinë e veshjeve dhe të këpucësHapat e para serioze të aplikimit të kërkimeve operacionale në industrinë tekstile filluan gjatë viteve ’70 në Kombinatin e tekstileve Berat ku profesorët Ing.Taxhedin BAHOLLI, Mat.Mishel FUNDO, Mat.Ylli VEJSIU dhe Mat.Andon SINJARI hulumtuan në këtë drejtim duke dhënë punime me shumë vlerë teoriko aplikative si dhe studimore për brezat e ardhshëmNë fundin e viteve ’70 filloi institucionalizimi i përdorimit të metodave matematike në industrinë tekstile me emrimin e matematikanëve të parë në industrinë tekstile dhe të veshjeve, NPV Tiranë, Korçë, Durrës, Sarandë, Fier, Vlorë si dhe Kombinateve të tekstilit Berat dhe Tiranë KONTRIBUTI I KATEDRËS SË TEKSTILIT TË UT NË APLIKIMET E METODAVE MATEMATIKORE NË PRODHIM Rezultoi që në punimet e para të viteve ’70 të cilat u realizuan nga dy pedagogë të filialit të Beratit të UT, Profesor ing. Mag. Taxhedin BAHOLLI si dhe profesor Andon SINJARIT (matematikan) në bashkëpunim me pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof. Mishel FUNDO dhe prof. Ylli VEJSIU Pas institucionalizimit dhe krijimit të një përvoje relativisht të mirë në drejtim të aplikimit të metodave matematikore në prodhim në fillim të vitit 1981 pranë Sektorit të tekstileve të Institutit të Kërkimeve Industriale u krijua një bërthamë e parë e aplikimit të metodave matematikore në industrinë e veshjeve dhe tekstile Fakti që në këtë bërthamë kishte specialistë të cilët ishin dhe pedagogë të jashtëm të UT (katedrës së tekstilit) bëri të mundur që në këtë strukturë të re të integroheshin dhe pedagogë të brëndëshëm të kësaj katedre si dhe studentë të cilët përveç futje në masë të gjerë të metodave matematike në programin mësimor apo në realizimi e projekt kurseve dhe projekt diplomave u përgatitën për të qënë të aftë për aplikimin e këtyre metodave në prodhim

Page 3: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Disa nga aplikimet më të suksesëshme të metodave matematiko – informatike në industrinë tekstile Shfrytëzimi optimal i lëndëve të para me anë të përdorimit të metodave të programimit linear Përcaktimi i përzjerjeve optimale në industrinë e veshjeve Përcaktimi i gjërësive optimale të pëlhurave tekstile Rritja e rendimentit të makinave të tjerrjes me anë të shkallëzimit optimal të tyre Studimi antropometrik i popullatës Specializimi dhe përqëndrimi i industrisë së veshjeve Përdorimi i kartave të kontrollit për menaxhimin e cilësisë së prodhimit Përdorimi i metodave matematiko informatike për menaxhimin e gjëndjes së stoqeve të detajeve për pjesë këmbimi në KT Tiranë Kontrolli i mosbarazisë së produkteve të filaturimit me anë të gradienti, diagramave të mosbarazisë dhe korelogramave Kontrolli i mosbarazisë së produkteve të filaturimit me anë të studimit të funksionit të rastit të energjisë së diagramave Hartimi i një programi CAD për thurrjet tekstile

1. PËRDORIMI I METODAVE MATEMATIKORE PËR HARTIMIN E STANDARDIT ANTROPOMETRIK TË PUNONJËSVE TË SH.A. ALBTRANSPORT

Grupi i punonjësve të aeroportit i shëmbëllen në miniaturë një grupi të madh konsumatorësh, të cilët kanë kërkesa të njejta për veshjet, por që ndryshojnë ndërmjet tyre nga përmasat trupore. Që prodhimi masiv i veshjeve të jetë i efektshëm, domethënë që veshjet e prodhuara për punonjësit në mënyrë masive të jenë të përdorshme për ta, duhet të bëhet grupimi i përmasave. Për këtë gjë na shërbejnë standartet e ndryshme, të cilët përfaqësojnë në vetvete një nga hapat më të rëndësishëm të prodhimit masiv të veshjeve. Mosha të ndryshme kanë përmasa të ndryshme, prandaj përmasat hartohen në bazë të grupmoshave. Për rrjedhojë standardi duhet të jetë i specifikuar veç e veç për të rinj dhe për të rritur. Gjithashtu standardet specifikohen për meshkuj dhe për femra.

2. ORGANIZIMI I VROJTIMIT STATISTIKOR ANTROPOMETRIK Me vrojtim statistikor kuptohet të regjistruarit e fakteve të ndryshëm individuale të një fenomeni sipas një programi të caktuar dhe të mbledhurit e të gjitha këtyre të dhënave që janë fituar në sajë të kryerjes së regjistrimit. Vrojtimet statistikore mund të jenë vrojtime të përgjithshme dhe të pjesëshme. Vrojtime të përgjithshme kemi atëherë kur regjistrohen të gjitha njësitë e një fenomeni si p . sh: regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Ndërsa vrojtime të pjesshem kemi atëherë kur në vrojtim nuk përfshihen të gjitha njësitë e fenomenit por vrojtohet vetëm një pjesë e tyre. Kështu duke u nisur nga mënyra e organizimit si dhe nga qëllimi i vrojtimeve të pjesëshme këto mund të jenë në tri forma:

• monografike, • në formë ankete • me zgjedhje.

Page 4: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Në rastin tonë meqënëse bashkësia e vrojtuar ishit e kufizuar (465 persona) u përdor tipi i vrojtimit të përgjithshëm)

3. MJETET E KRYERJES SË MATJEVE Për matjet e kryera janë përdorur këto aparate (fig 1):

• Antropometri metalik portativ • Kompasi i madh rrëshqitës • Goniometri i montuar në kalibër • Metri shirit prej tekstili • Kalibri i gjoksit

Fig 1

4. MATJET ANTROPOMETRIKE

• Mbi trupin e njeriut u bënë gjithësej 89 matje të ndara si më poshtë: • Matjet me planshetën antropometrike para dhe prapa • Matjet me segmentin e parë të planshetës antropometrike para dhe prapa • Matjet me metër shirit para dhe prapa si dhe gjymtyrët e sipërme dhe të poshtëme • Matjet me goniometër • Matjet me kalibrin e gjoksit

5. KARTELA ANTROPOMETRIKE A. Matjet me planshetën antropometrike

Page 5: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Disa nga matjet kryesore antropometrike me planshetë

6. PËRPUNIMI STATISTIKOR I MATJEVE ANTROPOMETRIKE Gjatë këtij përpunimi nxirren konkluzione mbi ligjet e shpërndarjes të cilave u nënshtrohen përmasat e marra ne studim, gjë që na jep mundësi për kontrollin e saktësisë së teknikës së matjeve si dhe jep të dhënat e nevojshme për tipizimin dhe standartizimin e përmasave antropometrike.

Page 6: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Etapa e dytë, po aq e rëndësishme është ajo e studimit të lidhjeve statistikore korelative të përmasave midis tyre. Kjo etapë shërben për vlerësimin cilësor të informacionit të grumbulluar si dhe per gjykimin dhe interpretimin e lidhjeve korelative që ekzistojnë. Metoda e analizës korelative regresive shërben për gjetjen e ekuacioneve të regresit, që pasqyrojnë lidhjen e përmasave të ndryshme antropometrike me përmasat bazë (lartësi trupi dhe perimeter gjoksi). Ekuacionet e regresit përdoren me sukses gjatë konstruktimit të veshjeve, për llogaritjen e përmasave rrobaqepsike.

7. STUDIMI I LIGJEVE TË SHPËRNDARJES SË PËRMASAVE KRYESORE ANTROPOMETRIKE

Në jetën e përditëshme vërehet lehtë se më shpesh takojmë njerëz mesatarë. Njerëz shumë të gjatë ose të shkurtër takohen rrallë. Vihet re gjithashtu se njerëz me trup mbi dhe nën mesataren takohen përafërsisht në të njëjtin numër. Po kjo gjë mund të thuhet edhe për përmasat e tjera të trupit. Kjo flet për praninë e një ligjëshmërie të caktuar në shpërndarjen e përmasave të trupit. Shpërndarja e shumicës së përmasave të trupit është mjaft e afërt me shpërndarjen normale të Gauss-it. Përmasat e trupit të njeriut, e në mënyrë të veçantë dy përmasat bazë, lartësia e përgjithëshme e trupit dhe perimetri i gjoksit, janë madhësi të rastit të kësaj natyre. Për më tepër, nga përvoja botërore, është vërtetuar nga të tjerë studiuesë që përmasat e trupit të njeriut i nënshtrohen ligjit të shpërndarjes së Gaussit. Për rrjedhojë neve nuk na mbetet tjetër vetëm se me anën e kritereve statistikore ta vërtetojmë këtë hipotezë për të dhënat e vrojtimit tonë statistikor.

• Kurba e shpërndarjes së Gaussit Formula e Gaussit:

Ku: y – Është madhësia e varur që tregon se sa shpesh takohet përmasa e dhënë (dënduria absolute) σ - Shmangia mesatare kuadratike (cm) e - Baza e logaritmit natyral x - Madhësia variabël e pavarur

Page 7: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Studimi i ligjit dypërmasor të shpërndarjes Në ndërtimin e sistemit të standarteve rëndësi ka jo vetëm shpërndarja e përmasave por edhe shpërndarja e dëndurive të tyre. Eshtë provuar nga studiues të ndryshëm se edhe për denduritë e përmasave kryesore është karakteristike shpërndarja normale. Kjo do të thotë që midis popullsisë takohen me shpesh njerëz të shtatgjatësisë mesatare me perimetër mesatar të gjoksit se sa njerëz me shtat mesatar dhe me perimeter shumë të madh ose shumë të vogël të gjoksit dhe e kundërta. Shprehja gjeometrike e shpërndarjes normale të dëndurive të dy përmasave është tani më jo një kurbë por një sipërfaqe që quhet sipërfaqja e shpërndarjes normale, ose sipërfaqja korelative normale (figura e mëposhtëme). Sipërfaqja e shpërndarjes normale ndërtohet me të dhënat e tabelës korelative që merret si rezultat i përpunimit statistikor të matjeve masive të popullsisë ose të llogaritjeve teknike.

• Studimi i ligjit dypërmasor të shpërndarjes

• Analiza korelativo regresive e përmasave antropometrike

• Përdorimi i analizës korelativo regresive për filtrimin e informacionit nga ndotjet Gjatë proçesit të matjes dhe të evidentimit të informacionit si dhe përpunimit të tij ndodhin një sërë gabimesh të cilat nëqoftëse nuk jemi në gjëndje t’i evidentojmë plotësisht, japin shtrembërime shpesh shumë të rënda të rezultateve. Llojet kryesore të gabimeve janë:

• Gabim sistematik i instrumentit • Gabim i regjistrimit në kartelë • Gabime të lidhura me karakteristika antropometrike të subjektit • Gabime regjistrimi në kompjuter

Page 8: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Gabimet e llojit b, c, d evidentohen edhe nëpërmjet përdorimit të metodave të analizës korelativo regresive

• Analiza korelativo regresive e përmasave antropometrike

Analiza korelativo regresive (Lartësi trupi - Gjatësi krahu)

y = 0.1949x + 2.056R2 = 0.4292

20

25

30

35

40

45

135 140 145 150 155 160 165 170 175

Lartësia e trupit

Gja

tësi

a e

krah

ut

Analiza korelativo regresive (Lart. trupi - Gjatës krahut i thyer)

y = 0.3037x + 8.9534R2 = 0.4505

40

45

50

55

60

65

70

75

80

135 140 145 150 155 160 165 170 175

Lartësia e trupit

Gja

tësi

a e

krah

ut të

th

yer

Analiza korelativo regresive (Lartësi trupi - Gjatësi e krahut të shtrirë)

y = 0.3396x + 4.2318R2 = 0.512

40

45

50

55

60

65

70

75

80

135 140 145 150 155 160 165 170 175

Lartësia e trupit

Gja

tësi

a e

krah

ut të

sht

rirë

Page 9: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Analiza Statistikore përshkruese për lartësinë e trupit

• Analiza Statistikore përshkruese për lartësinë e trupit

Page 10: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Grafiku i shpërndarjes së lartësisë së trupit Femra (hapi i diskretizimit 6 cm)

02040

150 155 160 165 170 175

Lartësia e trupit

Dën

durit

ë

Grafiku i shpërndarjes së lartësisë së trupit Femra (hapi i diskretizimit 3 cm)

-55

1525

145 150 155 160 165 170 175Lartësia e trupit

Dën

durit

ë

• Pasqyrat e Standardit Antropometrik për punonjësit e Aeroportit Rinas (femra)

Page 11: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Pasqyrat e Standartit Antropometrik për punonjësit e Aeroportit Rinas (femra)

PËRDORIMI I MODELEVE REOLOGJIKE NË STUDIMIN E VETIVE TË MATERIALEVE POLIMERE

Page 12: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

USING THE REOLOGIC MODELS FOR STUDING THE POLYMER PROPERTIES

Prof. Dr Ylli SHEHU

Abstract Rheology studies all the forms of mechanical behavior, very different, which vary from perfect elastic behavior to perfect viscose behavior, passing through all the other mediator forms like: visco- plastic, plastic, etc. So Rheology is the science that studies the flow or the material deformation. The most important characteristic of polymeric materials and those made of fibras is dependence between visko-elasticity and outer factors, such as time. This dependence can be studied in two important ways:

1. Experimental method in which is based the experimental Rheology. It consists in definition of quality and quantity of real bodies deformation under the action of different stress.

2. Theoretical method which serves to characterize visko-elastic, classic, phenomenon and to take the schematization of time.

Real material behavior is expressed through a simple model (Maxwell, Kelvin, etc).

1. HYRJE Për një kohë të gjatë ka predominuar mendimi abstrakt i solidit, propozuar nga Euklidi, ku trupi ishte i padeformueshëm dhe shkatërrohej nëse mbi të vepronte një sforcim shumë i madh. Nga ana tjetër qëndronte lëngu i Paskalit, i cili ishte i pashtypshëm dhe deformohej pa përballuar rezistencë tjetër përveç se inercisë së tij. Eksperienca në Fizikën eksperimentale i çoi njerëzit të përdorin koncepte të reja si p.sh. nocioni i elasticitetit të futur nga Huku për trupin “ perfekt elastik” ku kemi një lidhje ose varësi lineare midis sforcimit dhe deformimit, ndërsa nga ana tjetër Njutoni futi konceptin e viskozitetit, ku kemi proporcionalitet midis sforcimit dhe shpejtësisë së deformimit. Megjithatë u vu re shpejt se këto dy përcaktime nuk ishin të mjaftueshëm dhe se shumë pak trupa mund të futeshin në këto kategori. Vetitë e trupit janë te brëndëshme që varen nga natyra e tij, nga vetitë fiziko-kimike të lëngut; nga ana tjetër, vetitë përcaktohen edhe nga kritere të jashtme si forcat vepruese, temperatura, etj. Për këto arsye, sjellja reale e një trupi nuk mund të jetë as sjellje elastike, as sjellje viskoze. Për të zgjidhur këtë paqartësi dhe konfuzion, lindi shkenca e reologjisë, objekti i të cilës përkufizohet si më poshtë: “Reologjia destinohet në studimin e të gjithë formave të sjelljes mekanike shumë të ndryshme, që variojnë nga sjellja elastike perfekte e vendosur kjo në një anë të spektrit deri në sjelljen viskoze përfekte nga ana tjetër, duke kaluar nëpër të gjithë format ndërmjetëse të tilla si viskoplastike, plastike, etj.” Pra, reologjia është shkenca që studion rrjedhjen ose deformimin e materialit. Në realitet të gjithë trupat manifestojnë në një shkallë pak a shumë të rëndësishme të gjitha format e përgjigjes, duke kaluar nga ajo elastike në atë viskoze; të gjithe trupat rrjedhin dhe sejcili ka nga të gjitha vetitë reale: ato elastike, viskoze, plastike dhe me ndihmën e instrumentave ne mund ti vëmë ato në dukje me kushtin që sforcimet dhe temperatura të ndrushojnë në kufij shumë të gjërë. Për të vendosur sjelljen e nje materiali në këtë spekter, mjafton të vëmë në dukje karakterin e tij dominues, që varet nga sforcimet që veprojnë në të. Kufiri midis reologjisë dhe shkencave të tjera që studiojnë tetë veti është konvencional; esenca e shkëncës së reologjisë konsiston në zhvillimin e marrdhënieve të proporcionalitetit të thjeshtë midis sforcimeve dhe deformimeve ose shpejtësisë së deformimeve në varësi të temperaturës dhe e kohës dhe këtu nuk merret në konsideratë fakti që ambienti është i

Page 13: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

ndërprerë ose i vazhduar si në rastin e shkencave të tjera. Në këtë mënyrë është bërë e mundur që për ambiente të ndryshme që përfaqsojnë materiale të ndryshme, shpesh jo aktuale, të vihen në evidencë fenomene të tilla të viskoelasticitetit dhe plasticitetit të tilla si: flyazhi, relaksi, rrjedhja plastike, përforcimi, kalitja, etj.

2. SJELLJA VISKOELASTIKE Të gjithë ambientet manifestojnë në një shkallë pak a shumë të rëndësishme të gjithë vetitë reologjike dhe në shumë raste ato mund të identifikohen me anën e skemave të idealizuara si ato të solideve elastike ose të fluideve viskoze pasi këto ambiente janë në të njejtën kohë elastike dhe viskoze dhe kjo në një shkallë ekuivalente. Kjo mënyrë të sjelluri, që zë një game të gjerë materialesh, quhet viskoelasticitet ose sjellje viskoelastike. Koncepti i viskoelasticitetit ka qën neglizhuar për një kohë të gjatë dhe kur njerëzit ndodheshin në prezencë të manifestimeve viskoelastike ja atribuonin këtë një sjellje elastike ose viskoze të lëndës. Ishte Maksveli, i pari me 1867, që propozoi një ekuacion të gjendjes reologjike të tipit viskoelastik. Që nga ajo kohë deri në 1950 dolën parimet themelore të viskoelasticitetit për teoritë lineare dhe jolineare të viskoelasticitetit. Definicioni i sjelljes viskoelastike (VE) përmblidhet në përkufizimin e mëposhtëm: “Egziston një marrdhënie midis historisë (me histori do të kuptojmë vlerat e një vetie fizike gjatë gjithë kohës paraardhëse) së tensioneve, historisë së deformimeve dhe temperaturës së cdo elementi të lëndës viskoelastike”. Materialet polimerike në përgjithësi dhe ato fibraformues në veçanti janë trupa me veti reologjike viskoelastike, prandaj studimi i këtyre ambienteve VE merr një rëndësi të madhe për inxhinierin tekstilist. Vetitë e materialeve polimere kanë lidhje të ngushtë me strukturën, pra dhe me ndërtimin e brëndëshëm atomik e molekular të tyre, me forcat e lidhjeve atomike e molekulare si dhe me ndikimin e temperaturës dhe forcave të jashtme në qëndrueshmërinë e këtyre lidhjeve. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të materialeve polimere dhe atyre fibraformues është varësia e sjelljes VE nga shumë faktorë të jashtëm, nga të cilët me interes në praktikën e përditshme është varësia e kësaj sjellje nga koha. Kjo varësi studiohet në dy mënyra themelore nga ku burojnë dhe dy aspekte themelore të shkencës së reologjisë për materialet polimere: a). metoda eksperimentale, ku bazohet reologjia eksperimentale ose fenomenologjike, që konsiston në përcaktimin cilësor dhe sasior të deformimeve të trupave reale nën veprimin sforcimeve më natyrë të ndryshme. Këto veti reologjike deskriptive duke qënë të njohura në kushtet eksperimentale, mund të shfrytezohen për të parashikuar reaksionet e këtyre trupave në kushte relativisht të ndryshme në krahasim me ato të përdorimit real të materialit. Studimi bëhet nëpërmjet diagramave reologjike ose reogramave që studiojnë varësinë e deformimeve në funksion të kohës (flyazhi) ose të sforcimeve me kohën (relaksi). Në varësi të sforcimit, temperaturës, kohës sjellja VE është prezent si për materialet polimerike ashtu dhe për ato metalike.

Page 14: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Fig. 1.- Sjellja VE për materiale të ndryshme në varësi të kushteve të punës Në përfundim mund të themi që nuk është materiali vetë që mund të karakterizohet me një vlerësim reologjik, por mund të karakterizohet vetëm sjellja e tij reologjike në kushte të përcaktuara qartë. b). metodat teorike, të cilat fillimisht u përdoren nga fiziko-kimistët dhe më tej u zgjeruan nga matematicienët për të karakterizuar fenomenet VE klasike dhe për të marrë një skematizim të vetive reologjike, duke bërë një lidhje midis tensioneve, deformimeve, temperaturës dhe kohës. Sjelljes VE të një trupi ju atribua një model matematik, i cili fillimisht ishte linear, ku sforcimet, deformimet dhe koha lidheshin me marrdhënie lineare. Këto u quajtën edhe ekuacione të gjëndjes reologjike, ekuacione të cilët kishin një analogji të plotë me ato të marrdhënieve të marra në mekanikën racionale kur ne lidhim në paralel ose në seri elemente të thjeshtë mekanikë si susta, amortizatorë, etj. Në këtë mënyrë u bë e mundur krahasimi i sjelljes së çdo materiali me atë të një ansambli pak a shumë të komplikuar të këtyre elementëve. Njohja e një modeli të tillë analogjik konform me sjelljen e lëndës, çoi ndoshta edhe më mirë se ekuacioni reologjik në ndarjen me të qartë të pjesës së deformimit ose të sforcimit që i takon elasticitetit, viskozitetit ose viskoelasticitetit. Modelet analogjike të thjeshtë janë ato të Maksvelit (M) dhe të Kelvin-Voigt (KV) dhe që përshkruajnë në mënyrë të qartë dhe të saktë ambientin VE, sjellja e të cilit është lineare.

Fig. 2 .-Modelet reologjike të M dhe të KV

Kur studiohet sjellja e materialit real, konstatohet që atyre ne ju atribuojmë një model të thjeshtë të M, KV, etj., gjë që nuk lejon veçse një përfaqsim të përafërt të këtyre trupave (modeleve) me të dhënat e eksperimentit. Për të korrigjuar një fakt të tillë, gjithmonë duke ruajtur modelet lineare, është bërë e zakonshme futja e modeleve të ashtuquajtur të përgjithsuar për të përshkruar sjelljen reale të fluideve viskoelastike.

3. STUDIMI I SJELLJES SË MATERIALEVE FIBRORE.

Page 15: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Materialet fibrore ose fibrat që përdoren në industrinë tekstile janë materiale polimerike, për të cilët kërkohet që të kenë: modul të lartë elaticiteti (E), qëndrueshmëri të lartë në tërheqje, për ti bërë ballë ngarkesave të jashteme gjatë proceseve teknologjike. Për të patur materiale fibrore me karakteristika të tilla siç u përmëndën me sipër, materiali fibror duhet të sigurojë: simetri të lartë molekulare energji të lartë kohezive shkallë të lartë kristaliniteti ( për sigurimin e vetive anizotripike) orientim të fibrës gjatë aksit të tërheqjes vlera në kufij të caktuar të temperaturave Tm dhe Tg , pasi të gjithë proçeset e deformimit dhe të teknologjisë së prodhimit të fibrës vertiten rrotull këtyre temperaturave. Në këtë mënyrë zgjedhja e një polimeri për tu përdorur si fibër përfshin një numër të madh kompromisesh dhe në radhë të parë kjo bëhet duke zgjedhur një polimer linear me simetri të lartë dhe me forca të mëdha intermolekulare që rezultojnë nga prezenca e grupeve polare me peshë të madhe molekulare, në të cilat kemi një qëndrueshmeri të lartë në tërheqje dhe nje zhvillim të vetive si orientimi , etj të domosdoshme për materialet fibrore. Gjithashtu strukturat polimerike crosslink, janë të favorshme për marrjen e vetive të larta gjatë përpunimit në fibër të tyre. Kështu p.sh. leshi që është një material fibror natyral proteinik, është crosslinked me lidhje cistine. Në gamen e gjërë të materialeve që klasifikohen si fibra përfshihen produkte natyrale dhe sintetike, organike dhe joorganike. Në analizën përfundimtare klasifikimi i një substance si fibër varet më tepër nga forma e saj sesa nga ndonjë veti tjetër. Definicioni i zakonshem i fibrës kërkon që gjatësia e saj të jetë 1000 herë diametrin e saj. Fibrat natyrale variojne neë kufij të gjerë, ndërsa ato artificiale përgatiten në gjatësinë e dëshiruar. Për tu përdorur si material tekstili një polimer sintetik duhet të ketë disa karakteristika të përshtatshme në lidhje me disa veti fizike; këto të fundit përfshijnë disa veti, ndër më kryesoret janë vetitë mekanike, termike dhe elektrike. Të rëndësishme janë gjithashtu edhe vetitë kimike, biologjike dhe ato të fabrikimit. Vetitë mekanike të fibrave tekstile janë shumë komplekse dhe kanë qënë objekt i një pune të madhe eksperimentale. Një fibër tekstile e tërhequr ose e deformuar në drejtim të aksit kryesor të saj, përfaqson një sistem viskoelastik shumë të komplikuar, në të cilin ndodhin ose marrin pjesë një numër proçesesh irreversibile. Disa kurba sforcim-deformim për fibra tipike jepen në fig 3. Ato zakonisht ndahen në dy grupe të mëdha: kurbat e ngjashme më atë të mendafshit ( ku futen pambuku, liri, nejlon 6, polietileni, etj) ku karakteristikë kryesore është moduli i lartë i elasticitetit deri në këputje, kurbat e ngjashme me atë të leshit ( ku futen nejlon 66, acetati, viskoza, poliakrilonitrili) ku karakteristikë kryesore është një rrenjë e shpejtë e modulit të elasticitetit për vlera të ulta të sforcimeve dhe një zonë e gjatë deformimi për vlerë pothuajse konstante të sforcimit.

Page 16: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Modelet mekanike të përshtatshem për studimin e vetive mekanike të fibrave mund të gjënden në një kombinim të përshtatshem të modeleve të Hukut (H), Njutonit(N) dhe te Saint Venant (St.V). Forma e këtyre modeleve, formula strukturore etj jane një problem për tu diskutuar, por si pikënisje mund të shërbejë diagrama e tërheqjes, që u paraqit më sipër, ndërsa modelet me të afërt mund të jenë ato: elastoplastike viskoplastike elastoviskoplastike, etj. Forma e këtyre modeleve i afrohet modeleve të Binghamit, Schwedoff, Shoefild-Scot-Blair, modele tashmë të studiuar, por mund të gjënden edhe kombinime të tjera të modeleve të thjeshtë reologjike; kjo kërkon një punë të madhe eksperimentale me qëllim që vlerat e sforcimeve dhe të deformimeve të marra në këto modele të përputhen me ato të materialeve reale që studiohen për të nxjerrë më tej vetitë mekanike të tyre.

NJË TJETËR TRAJTË E FORMULËS SË PËRAFËRT TË FUNKSIONIT TË AUTOKORRELACIONIT

ANOTHER APPROXIMATE FORM FOR AUTOCORRELATION’S FUNCSION

Prof. Dr. Kristaq FILIPI Abstract Inequality minimization of industrial products, specially in textile industry, remain always a problem of industry production quality. There are different case factors that cause inequality existence. This factors are always present in industrial production. But there are also non case factors that cause inequality. To discover the non case factors there are used correlograms, autocorrelation ρ x (τ ) function graphic of stationary case function and ergotic X(t).

1. HYRJE Minimizimi i mosbarazisë së mjaft produktëve industriale, sidomos të industrisë tekstile, mbetet përherë një problem i cilësisë së prodhimit industrial. Ekzistenca e mosbarazisë është pasojë e ndikimit të faktoreve të ndryshëm të rastit gjithmonë prezent në proçeset e prodhimit industrial, por edhe e ndikimit të faktorëve jo të rastit (difekte në mekanizmat të ndryshme të makinerive etje) që shfaqen periodikisht.

Për të zbuluar këta të dytët përdoret korelograma, grafiku i funksionit të autokorrelacionit i nje funksioni të rastit stacionar dhe ergodik X(t).

)(τρ X

Page 17: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Për një funksion të rastit jo patjetër stacionar, funksioni i autokorelacionit është një funksion jo i rastit I dy ndryshoreve dhe ka trajtën (1) ku (2) Në rastin e funksioneve stacionare funksioni i autokorrelacionit është funksion me një ndryshor; ndryshorja është diferenca Mjaft proçese të prodhimit industrial (sidomos ato të produktëve të filaturimit) si rregull modelohen nga funksione të rastit stacionare deergodike, pra funksionin e autokorrelacionit e kanë me një ndryshor. Siç duket, nisur nga formula (1), për këtë funksion tek literatura [1] propozohet formula e perafërt (3) ku (4) Duke kërkuar bazimin matematik të formulës (3) u përftua një formulë tjetër dhe pikërisht (5)

2. FUNKSIONET STACIONARE, ERGODIKE Quhet stacionar funksioni i rastit , për të cilin pritja matematike dhe dispersioni janë funksione konstante të ndryshorit t: (6) Për një funksion të tillë provohet që funksioni i autokorrelacionit është funksion vetëm i diferencës d.m.th.

,)()(

),(),(

lXkX

lkXlkX tt

ttKtt

σσρ =

)](),(cov[),( lklkX txtxttK =

lk tt −=τ

∑∑

∑−

=

=

=

−+−

−+−=

kn

ii

kn

ii

kn

iii

X

txtx

txtx

1

2

1

2

1

])([])([

])(][)([)(

μτμ

μτμτρ

∑=

=n

iitx

n 1)(1μ

=

=

−+−

−≈= n

i

kn

iXX

ix

kixix

knnk

1

2

1

])([

])(][)([)()(

μ

μμρτρ

.,)(

,,)(2 +

+

∈=

∈=o

o

RttD

RttE

X

X

σ

μ

τ=− lk tt)(),( τρρ XlkX tt =

Page 18: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

për rrjedhojë i tille është dhe kovariacioni, d.m.th. Ne keto kushtë formula (1) merr pamjen (1’) Funksionin e mesiperm X(t) e quajme dhe ergodik, kur pritja matëmatike kovariacioni jepen nga formulat (7) (8) ku x(t) eshtë nje realizim i tij. Sipas kesaj pikpamjeje ne [3, faqe 246, faqe 327] provohet qe kushti (9) eshtë i mjaftueshem qe funksioni i rastit stacionar X(t) të jetë ergodik.

3. TRAJTA STATISTIKORE E FUNKSIONIT TË AUTOKORRELACIONIT

Le të jetë x(t), per t ne [0, T],ku T eshtë shume e madhe, nje realizim i funksionit të rastit stacionar dhe ergodik X(t). Ndajme segmentin [0, T] ne n pjese të barabarta me gjatësi (10) nga pikat Duke e mare vleren e intëgralit tëk formula (7) sa shuma intëgrale, gjejme

)(),( τXlkX KttK =

2

)()(

στ

τρ XX

K=

,)(1lim)(

0∫∞

==T

X dttxT

tEaτ

μ

,0,])(][)([1lim)(

0

≥−+−−+∞→

= ∫−

τμτμττ

τT

X dttxtxT

tK

∞→=

ττ 0)(lim XK

nTt =Δ

.,...,, 21 nttt

Page 19: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

(11) Llogarisim vlerat e funksionit të kovariacionit per , ku k=0, 1, 2, … Ne ketë rast, gjatësia e intërvalit të intëgrimit ne intëgralin (8) do të jetë Per rrjedhoje, duke perafruar si tëk (11) dhe duke e patur parasysh atë, nga formula (8) marim

sepse, per nje k të dhene vlera me e madhe m e treguesit i të shumes intëgrale eshtë e tille qe Duke zevendesuar sipas (10) ne shumen e fundit, marim gjithashtu (12) Provohet lehtë, qe dispersioni konstant i funksionit stacionar gjendet nga formula Prandaj nga (12) marim (13) Se fundi, duke zevendesuar sipas (12), (13) ne formulen (1’) të funksionit të autokorrelacionit, kemi (14) Pas zevendesimeve të duhura ne (14), ajo merr trajtën (5).Duke vendosur ne ketë të fundit

∑∑∫==

==ΔΔ⋅

≈≈=n

ii

n

ii

T

X txn

ttxtn

dttxT

tE110

)(1)(1)(1)( μμ

tk Δ⋅=τ

.Tn

kntkTT −=Δ−=−τ

,)](][)([)(

])(][)([)(

)(10

ttktxtxTkn

ndttxtxTkn

nK i

kn

ii

Tn

kn

X ΔΔ+−−

≈−+−−

≈ ∑∫−

=

μμτμτ

.knkt

TmTtktm −=−Δ

=⇒=Δ+

])(][)([1)(1

μμτ −−−

≈ +

=∑ ki

kn

iiX txtx

knK

2σ)0(2

XK=σ

2

1

2 ])([1 μσ −≈ ∑=

n

iitx

n

=

+

=

−−

−≈ n

ii

ki

kn

ii

X

tx

txtx

knn

1

2

1

])([

])(][)([)(

μ

μμτρ

∑−

=+⋅=

−=kn

ikiik

ii

A

tx

1,

,)(

δδ

μδ

Page 20: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

ajo mer trajtën me të thjeshtë (5’) Per të nxjere ne dukje avantazhet e saj me formulen e njohur (3) i japim kesaj të fundit pamjen (3’) mbasi me pare kemi shenuar Krahasimi sipas sasise se veprimeve midis formulave(5’) dhe (3’) tregon qartë avantazhet e formulas se re (5’). Ngelet problem vleresimi i saktësise se llogaritjeve sipas njeres apo tjetres formule. Sidoqoftë per të krijuar nje ide mbi ketë problem i referohemi shembullit perkatës tëk libri i Vinogradovit, ku llogaritjet behen sipas formulas (3’). Duke i bere ato llogaritje edhe sipas formulas se re arrijme ne keto rezultatë krahasuese LITERATURA [1] Vinogradov I.S. Matëmaticescaia statistica i ieio primegnenie v tëcstilnoi i sciveinoi promosciglienosti.Moscva.1970 [2] Pugacev V.S., Stocasticeschie differenzialnie systëm.Moscva.1985 Sinizin I. N. [3] Pugacev V. S. Tëoria sluciaini funzii.Moscva.1962 [4] K.Filipi Statistika matëmatike dhe aplikime të saj ne tëkstil.(kurs leksionesh per studentë të tekstilit).Tirane.1985

KRAHASIMI I METODAVE ZVICERIANE, HUNGAREZE DHE AMERIKANE PËR NDËRTIMIN E BAZAVE TË PRERJES.

THE COMPARISON OF SWISS, HUNGARIAN AND AMERICAN METHODS, FOR

CONSTRUCTING THE BASIC OF CUTTING.

Ing. Ilda KAZANI

Abstract Object of this paper is study of the Swiss, Hungarian and American methods, for constructing the basic of cutting of some garments.

,...3,2,1,)(0

=−

⋅≈ kkn

AAnk k

,)(kk

kX CB

Ak

⋅≈ρ

.,1

2

1

2 ∑∑−

=+

=

==kn

ikik

kn

iik CB δδ

Page 21: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

The aim is the comparison of three methods and reaching a conclusion regarding the best method to be applied in cutting ward, in our industry of confections. To reach this aim we have used a comparative analysis of three methods based on three pre selected garments: dress, shirts for men, and trousers for children. The paper is organized in this way: The first section deals with measurements taking and the following with standard table of measurement. The third section provides the construction of based net, and the latter concludes.

1. HYRJE Industria e prodhimit te rrobave të gatshme, në vendin tonë, është një degë industriale relativisht e re, e themeluar në vitet e pasluftës së dytë botërore. Tentativat për krijimin e kësaj industrie u pasqyruan në përpjekjet për të krijuar kooperativa artizanati. Pjesa më e madhe e artizanatëve privatë të asaj kohe ishin të arsimuar në shkolla profesionale Italiane dhe Franceze. Në fillimet e kësaj inisiative të re u vu re influenca e këtyre dy metodave në ndërtimin e bazave të thjeshta dhe modelimin e veshjeve. Përdorimi i këtyre dy metodave të ndryshme, të zbërthimit të modeleve krijoi një situatë jo normale dhe nxiti tentativat për unifikimin e tyre. Këto ishin vetëm metoda artizanale dhe si të tilla smund të shërbenin si metoda përfaqësuese për prodhimin industrial të konfeksioneve. Për këtë arsye dhe si për ngjashmërinë në zhvillimin antropometrik, në mes të e viteve ’50 u adoptua metoda Hungareze për prodhimin industrial të konfeksioneve. Kjo u realizua pas specializimit në Hungari që bënë disa mjeshtra artizanal. Kooperativat filluan të pajiseshin me makineri speciale industriale duke eleminuar kështu ato artizanale. Gjithashtu filloi transformimi i ketyre kooperativave në ndërmarje industriale, të cilat zhvillonin aktivitet në qytetet kryesore të vëndit. Këto ndërmarje furnizonin popullatën me rroba të gatshme serie. Me përmirësimet e vazhdueshëme të teknologjisë dhe teknikës disa prej tyre filluan të prodhonin veshje për eksport. Ndryshime në drejtim të përmirësimit të koncepteve të drejtimit të një ndërmarjeje konfeksionesh filluan rreth viteve ’80 pas përgatitjes së inxhinierëve të parë të Tekstilit. Para viteve ’90 në vend ushtronin aktivitet në fushën e konfeksioneve 14 ndërmarje të mëdha dhe të mesme. Në ato vite u fillua një nismë e re në ndërmarjet e konfeksioneve e tipit FASON. Pas viteve ’90, këto ndërmarje u copëtuan për tu bërë më fleksibël dhe më pas u privatizuan.Fill pas kësaj nisi krijimi i ndërmarjeve të vogla private të tipit përgjithësisht FASON (me material porositës) të cilat kanë një numër të vogël punëtorësh. Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarjeve prodhojnë produkte që tregëtohen në tregjet e huaja. Por jo gjithmonë do të vazhdojë që këto ndërmarje të jenë të tipit FASON (qe materiali të vijë i prerë dhe të bëhet vetëm proçesi i qepjes), pasi në një të ardhme jo të largët do të kërkohet që të bëhet edhe prerja e konfeksioneve në vënd. Kjo është një arsye që na shtyn të studiojmë dhe të kërkojmë metoda të ndërtimit të kallëpeve bazë sa më të thjeshta në ndërtim dhe sa më të sakta në prerje, duke i paraprirë kështu kërkesave të firmave të konfeksioneve. Për këto arsye është marrë në studim -sistemi i prerjeve “UNICUT”, metodë Zviceriane pasi kemi ngjashmëri në zhvillimin antropometrik me këtë vend. -sistemi i prerjeve me metodën Hungareze, metodë e cila është përdorur që në mes të viteve’50.

Page 22: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

-sistemi i prerjeve me metodën Amerikane, e cila ka filluar të aplikohet vitet e fundit tek ne.

2. BAZAT E PRERJES SIPAS METODËS ZVICERIANE

• Ndërtimi i rrjetës bazë i fustanit për femra Pjesa e sipërme Shpina dhe përparsja

Kavatura Ndërtimi i rrjetës bazë i këmishës për meshkuj Shpina dhe përparësja Kavatura

Page 23: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Jaka Mënga

• Ndërtimi i rrjetës bazë i pantallonit për fëmijë

3. BAZAT E PRERJES SIPAS METODËS HUNGAREZE

• Ndërtimi i rrjetës bazë i fustanit për femra Shpina Përparësja

Page 24: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Ndërtimi i rrjetës bazë i këmishës për meshkuj Shpina Përparësja Mënga

• Ndërtimi i rrjetës bazë i pantallonit për fëmijë

Përparësja

Page 25: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Shpina

4. BAZAT E PRERJES SIPAS METODËS AMERIKANE

• Ndërtimi i rrjetës bazë i fustanit për femra Pjesa e sipërme Shpina dhe përparësja

• Ndërtimi i rrjetës bazë i këmishës për meshkuj

Shpina dhe përparësja Mënga

Page 26: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Ndërtimi i rrjetës bazë i pantallonit për fëmijë

Shpina dhe përparësja

5. KRAHASIMI I TRE METODAVE Krahasimi i të tria metodave të përmëndura më sipër konsiston në ndryshimet dhe ngjashmëritë që jepen midis tri pikave kyçe që janë: marrja e përmasave, tabelat standarte të përmasave si dhe ndërtimi i rrjetës bazë të tre veshjeve krahasuese si fustani për femrat, këmisha për meshkujt dhe pantallona për fëmijët.

• Marrja e përmasave: Për të ndërtuar kallëpet bazë të prerjes të konfeksioneve të ndryshme, është e nevojshme të njihen disa elementë të anatomisë së njeriut, si; format, simetria e trupit, të dalat etj. në varësi të këtyre formave të trupit të njeriut, krijohen pikat mbështetëse për hartimin e skemave gjeometrike të prerjeve. Rëndësi të veçantë ka studimi i skeletit të trupit të njeriut, nga i cili meren përmasat kryesore që nevojiten për ndërtimin dhe formimin e prerjeve të konfeksioneve të ndryshme. Marrja e përmasave është një pikë kryesore në të cilën bazohemi për krahasimin e metodave të prerjeve bazë të përshkruara si më lart. Duke marrë parasysh pikat antropometrike merren përmasat e nevojshme për ndërtimin e kallëpeve.

Të dhënat e mësipërme japin përmasat kryesore të trupit të njeriut që shërbejnë për ndërtimin e kallëpeve.

Page 27: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Çdo metodë për marrjen e përmasave ka mënyrën e saj (për shëmbull metoda Amerikane për ndërtimin e pantallonit merr lartësinë nga beli në vithe në pozicionin ulur në karrike, ndërkohë që metoda Zviceriane e merr këtë përmasë në pozicionin më këmbë). Metoda Zviceriane është e ngjashme me atë Hungareze pasi edhe mënyra e marrjes së përmasave është pothuajse e njëjtë. Vërehet se metoda Amerikane merr më shumë përmasa në krahasim me metodat e tjera dhe se secila metoda ka marrë përmasa të veçanta që e dallojnë atë nga të tjerat. Ndryshimet midis marrjes së përmasave të çdo metode, japin diferencimet dhe avantazhet që ekzistojnë midis të tri sisteme të prerjeve.

• Tabelat standarte të përmasave: Sipas matjeve antropometrike, ndërtohen tabelat bazë të përmasave të cilat janë të rëndësishme për ndërtimin e kallëpeve nëpër konfeksine si dhe shumëzimin teknik të tyre. Në këto tabela përmblidhen përmasat kryesore dhe tolerancat teknike që janë të domosdoshme për mikroklimën dhe lëvizjet e lirshme të trupit. Të treja metodat e prerjeve bazë të marra në shqyrtim, kanë tabelat standarte përkatëse të përmasave për figura tip ( për femrat, meshkujt dhe fëmijë ) . Metoda Zviceriane me atë Hungareze ka ngjashmëri pasi në tabelat standarte të përmasave të paraqitura më lart, kanë përdorur ½ e përmasave të marra pasi edhe në zbatimin e ndërtimit të prerjeve bazë kanë përdorur të njëjtën mënyrë.Për të tre metodat tabelat e përmasave për fëmijë jepen në varësi të moshave. Metoda amerikane ndryshe nga dy metodat e tjera, përmasat bazë për ndërtimin e kallëpeve i merr të plota, ndërsa në zbatim përdor ½, ¼ etj ( sipas rastit ). Metoda zviceriane ka marrë për bazë lartësi trupi mesatare, varësi të të cilave jep përmasat e gjoksit që janë ndër përmasat kryesore dhe me rradhë përmasat e tjera. Përparësi e kësaj metode është se përveç tabelave të përmasave standarte, jepen edhe tabela standarte për figurat jo tip. Gjithashtu kanë ngjashmëri përsa i përket tolerancave por theksojmë që metoda Amerikane i jep në varësi të lartësisë ndërsa ajo Zviceriane i paraqet me detaje më të hollësishme. Metoda Zviceriane ka ngjashmeri me atë Amerikane pasi për konfeksionet e brëndshme jep në varësi të numrave të veshjeve jep numrat Ekstra ( XS, S, M, L, XL ) të cilat i hasim për të gjitha veshjet e metodës Amerikane. Metoda Amerikane ka marrë për femrat lartësi trupi 160 – 170 cm ndërsa për meshkujt 170 – 180 cm. Për këto lartësi trupi kjo metodë jep tabela standarte me numra dhe me numra Ekstra, siç janë paraqitur më lart. Metoda Hungareze ka marrë për femrat lartësi trupi 146 – 176 cm ndërsa për meshkujt 158 – 188 cm. Në tabelën e përmasave standarte e paraqitur më lart ndryshe nga dy metodat krahasuese, në vënd të numrave Ekstra jepen përmasa me gërma H, M, SH ( të hollë, mesatar, të shëndoshë ).

• Ndërtimi i rrjetës bazë të veshjeve, të metodave krahasuese Për të ndërtuar rrjetën bazë përdoren edhe formula empirike. Në metodën Hungareze merren shumë pak përmasa dhe nëpërmjet formulave të shumta empirike bëhet ndërtimi i rrjetës bazë ( për shëmbull për ndërtimin e rrjetës bazë të fustanit, gjatësia e belit, thellësia e harkut të sqetullës, gjerësia e shpatullave, gjënden nëpërmjet formulave të ndryshme duke përdorur vetëm dy përmasa, lartësinë e trupit dhe perimetrin e gjoksit ), ndryshe nga metoda Zviceriane dhe ajo Amerikane të cilat kanë marrë shumë përmasa gjë që sjell saktësi në ndërtim dhe nuk përdorin formula empirike. Në metodën

Page 28: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Amerikane merren shumë përmasa, gjithashtu jepen dhe përmasa standarte ( si penca, thellësia e kavaturës, etj ) ndryshe nga dy metodat e tjera. Ndërsa metoda Zviceriane i jep më të hollësishme detajet e ndërtimit të harkut të kavaturës , thellësinë e kavaturës, vijën e belit. Gjithashtu theksojmë se në këtë metodë mënyra e ndërtimit të bazës së prerjes është më e thjeshtë se dy metodat e tjera pasi ndërtimi i rrjetës bazë fillon me përmasa gjatësore e më pas me ato gjerësore gjë që rrit saktësinë në ndërtim. a) Fustani për femra Në metodën Hungareze shpina dhe përparësja ndërtohen në veçanti nga njëra – tjetra ndërsa në dy metodat e tjera ndërtohen njëkohësisht gjë që ndikon në saktësinë e ndërtimit. Metoda amerikane është më e përafërt me atë zviceriane përsa i përket përdorimit të përmasave për ndërtimin e kallëpit të fustanit. Gjithashtu që të dyja fillimisht ndërtojnë pjesën e sipërmë të fustanit ( bluzen ). Për ndërtimin e thellësisë së harkut të kavaturës tek të tre metodat jepen përmasa standarte:

Pra siç shihet nga tabela më lart kemi ngjashmëri për të tre metodat përsa I përket ndërtimit të thellësisë së kavaturës për pjesën e shpinës, ndërsa për përparësen ka më shumë ngjashmëri ndërmjet metodës Zviceriane dhe asaj Amerikane. Në metodën Amerikane detajet më të rëndësishme si: perimetri i kavaturës, dekolteja e jakës së shpinës, jepen si përmasa standarte ndryshe nga dy metodat e tjera. Në metodën Zviceriane ndërtimi i rrjetës bazë fillon me përmasa gjatësore e më pas me ato gjerësore gjë që rrit saktësinë në ndërtim. Në metodën Zviceriane harku i kavaturës , thellësia e kavaturës, vija e belit, vija e vitheve janë marrë më shumë pika ndihmëse duke u munduar të shmangen difektet e mundshme nëpërmjet llogaritjeve të përmasave kryesore që nevojiten për ndërtimin e prerjeve bazë. b) Këmisha për meshkuj Edhe për këmishën ashtu si për fustanin, të trija metodat kanë të njëjtat ndryshime nga njëra – tjetra si më lart. Ndërsa në metodën amerikane e cila i përafrohet më shumë metodës zviceriane, përsa i përket përmasave kryesore të përdorura për ndërtimin e rrjetëz bazë, jepen përsëri harku dhe thellësia e kavaturës me vlera standarte. Për ndërtimin e thellësisë së harkut të kavaturës tek të tre metodat jepen përmasa standarte:

Pra siç shihet nga tabela më lart kemi ngjashmëri për të tre metodat përsa i përket ndërtimit të thellësisë së kavaturës për pjesën e shpinës, ndërsa për përparësen ka më shumë ngjashmëri ndërmjet metodës Zviceriane dhe asaj Amerikane.

Page 29: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Për të ndërtuar harkun e jakës metoda Amerika dhe ajo Zviceriane përdorin në llogaritje perimetrin e qafës, ndryshe nga Hungarezja që përdor perimetrin e gjoksit. Ndërsa për thellësinë e harkut të jakës metoda Zviceriane e ndërton më saktë në varësi të harkut të jakës (1/3 e harkut të jakës) ndryshe nga dy metodat e qe e japin standarte ( 4.5 cm). c) Pantallona për fëmijë Ndërtimi i bazës së prerjes së pantallonave për fëmijë për metodën Zviceriane është më e thjeshtë pasi ndërtohen njëkohësisht si shpina ashtu dhe përparsja, ndryshe nga metoda Hungareze që i ndërton të veçanta ( në rrjeta bazë të ndara nga njëra tjetra) dhe ajo Amerikane që i ndërton të mbivendosura (pasi ka ndërtuar përparësen vazhdon te ndërtojë shpinën, në të njëjtën rrjetë bazë). Në metoden Zviceriane raporti i përmasve është i ndryshmë nga një shtet në tjetrin. Përmasat e paraqitura në tabelat standarte të pwrmasave i korespondojnë vlerave mesatare. Vlerat mesatare të këtyre përmasave mund të jenë më të mëdha se 2cm në Europën Jugore ose më të vogla në Europën Veriore. Pra siç shihet është një tolerancë që nga të dy metodat e tjera nuk jepet. Në gjetjen e pikës së gjurit metoda Zviceriane ka ngjashmëri me atë Amerikane, pasi që të dyja marrin për bazë gjatësinë e brendëshme të këmbës.

6. KONKLUZIONE Krahasimet e mësipërme na ndihmuan të arrijmë në përfundimin se metoda Zviceriane është më e thjeshte dhe më e saktë në: Marrjen e përmasave Tabelat standarte të përmasave Ndërtimin e rrjetës bazë të veshjeve të marra në shqyrtim.

GJEOMETRIA E THURJEVE DHE NDIKIMI I TYRE NË PERFORMANCË

WEAVING STRUCTURE AND THEIR INFLUENCE IN PERFORMANCE”

Ing. Blerina KOLGJINI Abstract Fabrics are manufactured assemblages of fibers and/or yarns that have substantial surface area in relation to their thickness and sufficient mechanical strength which provides this assembly with its inherent cohesion. The nature of the yarn or fiber arrangements determines the type of fabric structure or construction. The major types of fabric structures and constructions include woven, twisted, knit, non-woven and compound fabrics; however, in this article I am concerned only with the woven fabrics. Woven fabrics are “fabrics [where] two or more sets of yarns are interlaced at right angles to each other” (“Textile Science”). This definition specifies three requirements for a fabric to be classified as woven: Two or more sets of yarns (always one set lengthwise and one set crosswise),

Page 30: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Yarns that interlace (change position from the surface of the fabric to the underside and visa versa), and Yarns that interlace at a right angle (90 degrees). There are eleven structures (i.e. types) of fabrics - plain woven, twill, satin, leno, crepe woven, dobby, Jacquard, pique, surface-figure, pile woven, and doubly-woven - that fit into the woven category, which are further divided into two groups: basic and complex. The performance of woven fabrics differs from those of other fabrics containing yarns. Usually woven fabrics are firmer and more rigid due to the right-angle position of the interlacing yarns, making them less drapable and extendible. The strength of woven fabrics cannot be directly compared to that of other fabrics containing yarns because whereas the breaking strength is the appropriate measure for woven fabrics, the bursting strength is appropriate for knits. It should be noted, however, that the breaking strength in woven fabrics is usually greater in the lengthwise than in the crosswise direction. Relaxation shrinkage in woven fabrics is usually greater in the lengthwise than in the crosswise direction due to the greater stress placed on the warp yarns during fabric manufacturing and finishing. Further, textile performance deals with what the textile can do; that is, what need it can help to fulfill. The discussion concerning how fabric performance is altered as fabric structure or construction changes is comparative.

1. HYRJE Tekstili është një strukturë planare e ndërtuar nga fijet dhe fibrat. Të dy këta elementë kane strykturë cilindrike: kanë gjatësi shumë më të madhe në krahasim më trashësinë e tyre. Fibrat formojnë fijet e si rrjedhim dhe tekstilet. Një konstruksion tekstili varet nga mënyra se si fibrat dhe fijet ndërthuren për të formuar një strukturë planare të bashkuar. Tekstilet tentojnë të jenë sa më poroze në sajë të zvoglimit të hapsirave mes fibrave (elemente që formojnë fillin) dhe fijeve. Tekstilet mund të trajtohen me ngjyrues dhe proçeset përmbarimit. Të gjitha këto aspekte të strukturës së tekstileve ndikojnë në përformancën e tekstilit. Në këtë artikull trajtohet vetëm ndikimi i gjeometisë se thurjeve në përformancën e tekstilit, por duhet të theksojmë së kjo gjithmonë është e lidhur ngushtë me strukturën e fijeve dhe indirekt do të përmënden edhe fijet. Gjeometria e thurjeve përfshin mënyrat e kryqëzimit të fijeve të dy sistemeve (fije ind dhe fije bazë), sipas një rregulli të caktuar. Në thurjen e çdo tekstili, pas një numri të caktuar fijesh baze dhe indi, mënyra e kryqëzimit të tyre përsëritet si në gjatësi ashtu dhe në gjërësi të tij. Njihen mënyra të ndryshme të kryqëzimeve të fijeve bazë dhe ind duke formuar dhe gjeometri të ndryshme të thurjeve në tekstil.

2. PERFORMANCA Është mënyra më efikase me të cilën tekstili reagon ose plotëson qëllimin e paracaktuar. Përformanca specifikohet në dy nivele preçize:

• Përformanca e karakteristikave (atributeve). • Përformanca e vetive.

• PERFORMANCA E KARAKTERISTIKAVE

Qëndrueshmria (fig. 1a) Aftësia e produkteve tekstile për të ruajtur strukturën fizike pamvarësisht konditave të jashtme apo tensioneve mekanike gjatë një periudhe të caktuar kohe .

Page 31: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Rehatia (fig. 1b) Aftësia e produkteve tekstile për ti dhuruar trupit të njeriut përshtatshmëri ndaj kushteve të ndryshme (ndryshimeve të temperaturës etj.). Pamja estetike (fig. 1c) Shkalla e kënaqësisë që merret prej produkteve tekstile “identifikohet” nga sytë, duart, veshët dhe hunda, mekanizma këto të cilët janë sensor të njeriut. Jetëgjatësia (fig. 1d) Aftësia e produkteve tekstile për të ruajtur të njëjtën formë, pastërti dhe përmasa fizike, ngjyra etj. Këto konkretizohen si elementë që përcaktojnë jetëgjatësinë e një materiali tekstil. Aspektet mbrojtëse (fig. 1e) Shumë produkte tekstile përdoren për ruajtjen e njeriut ndaj substancave të ndryshme toksike, acide, elektrike, gërryese, kontaminuese, rrezatuese etj., duke çmuar përdorimin e tyre në mbrojtje të jetes së njeriut.

Fig.1a. Qënrueshmëria Fig. 1b. Rehatia

Fig. 1c. Pamja Estetike Fig. 1d. Jetëgjatësia

Fig. 1e. Aspektet Mbrojtëse

• PERFORMANCA E VETIVE.

Secili element i përformancës së atributeve mund të shtjellohet duke marrë në konsideratë specifikat e përformancës së vetive, p.sh. një tekstil me qendryeshmëri të lartë, nuk griset, coptohet, brehet, formon vrima dhe nuk dëmtohet nga njëra anë më shpejt se nga tjetra.

Page 32: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Qëndrushmëria përfshin gjithashtu edhe rezistencës abrazive, fleksibilitetin. Pra përformanca e vetive plotëson përformancën e atributeve (karakteristikave).

3. GJEOMETRIA E TEKSTILEVE TË THURURA Tekstilet e thuruara kanë dy ose më shume sisteme fijesh të vendosura në një kënd të drejtë kundrejt njara tjetrës. Ato ndahen në dy grupe kryesore në:

• STRUKTURAT BAZË janë ato struktura ku dy sistemet e fijeve ndërthuren për të formuar një sipërfaqe që mund të jetë e lëmuar, me shirita ose me diagonale.

a) Thurje një planëshe

Pamja në të dy anët e tekstilit është e njëjtë, dhe fijet e sistemeve të bazës (indit) kryqëzohen vetem me nga nje fije të sistemit të indit (bazës). Në figurat e mëposhtme jepen disa shembuj për këto thurje. Paraqitja e këtyre thurjeve mund të ndryshohet në disa mënyra. përdorimi i ngjyrave

• ndryshimi i numrit të fijeve për thurje • ndryshimi i drejtimit te dredhjes së fijeve • ndryshime të mënyrës së përmbarimit • dhe çdo kombinim i rasteve të mësipërme.

Brënda këtij grupi thurjesh përfshihen disa variacione thurjesh. Thurja me shirita (rib) e formuar nga kalimi i mbulesave të bazës (ose të indit) në çdo 2 ose më shume fije indi (ose baze).

Figura 2 Thurja me shirita (paraqitja e saj skematike ne tekstil) Thurja shportë (basket) Figura 3a, ku kalimet e fijeve të bazës dhe indit janë të barabarta mes tyre me 2 ose më shumë kalime.

Figura 3a) thurja shportë

Page 33: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Fig. 3 b). Panama Fasone (Mbulesat “5 3 1 2”) Numri i lartë i kryqëzimeve për cm katror sinifikon influencën e tyre në përformancë në krahasim me thurjet e tjera (diagonale, satin). Performanca Tekstilet me thurje njëplanëshe efektin e rrudhosjes e kanë më shumë të dukshëm se tekstilet e thurjeve të tjera, shthuren më shpejt dhe janë më pak absorbuese. Në të gjitha derivatet e thurjes një planëshe, tekstili ka një forcë tensionuese të madhe, një rezistencë të ulët abrazive, dhe rezistëncë më të lartë të forcës grisese, se në konstruksionet e tjera. E gjitha kjo vjen si rezultat i hapësirës që ka filli për të rrëshqitur. Një thurje shirit ka qëndrushmëri më të lartë në grisje në një drejtim se në tjetrin në sajë të grupimit të fijeve; thurja shportë ka fortësi të lartë në grisje në të dy drejtimiet. Kombinimi i thurjes kryesore me derivatet e tyre përdoret në tekstile për të prodhuar efektet fantazi me shirita ose katrorë duke përdorur të njëjtin, ose tipe të ndryshme fijesh.

b) Thurjet diagonale Janë ato tekstile në të cilat mbulesat përsëriten në dy ose më shumë kalime indi duke formuar linja diagonale në faqet e pëlhurës. Të gjitha këto pëlhura kanë një seri linjash (fig.4) diagonale dhe në atë anë ku këto linja janë më të dukshme është faqja e mbarë e tekstilit

Fig 4 Thurja sarzh a) e thjeshtë, b) e përforcuar Në figurën 4 jepen të ilustruara vizatime të kësaj thurje në raporte të ndryshme. Zakonisht, në tekstilet me përbërje pambuku, diagonalet janë të majta ndërsa në ato me përbërje leshi diagonalet janë të djathta por ky ndryshim nuk lidhet me ndonjë ndryshim tjetër cilësor. Në varësi të këndit që formojnë diagonalet, ato ndahen në: tekstile të rregullta (këndi i luhatjes 45o), tekstile të ngjitura (këndi nga 15-27o) dhe tekstile të pjerrëta (63-75o ) (Figura 5). Ilustrimet jepen në figurat përkatëse

Page 34: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

a) b) c) .

Fig. 5. Sarzh a) i rregullt b) i pjerrët c) i tërhequr Performanca Këto pëlhura njihen për jetëgjatësi më të madhe se tekstilet me thurje të tjera. Numri i ulët i kryqëzimeve të sistemeve të fijeve lejon prodhimin e një tekstili më fin. Tekstilet e pjerrëta (63-75o) kanë qëndrushmëri më të madhe tekstilet normale (45 gradë këndi) dhe se tekstilet e ngjitura (15-27o). Tekstilet me kënd 45o kanë qëndrushmëri të mësme. Tekstilet ku diagonalet janë të dublikuara janë më të pa balancuara, ato kanë një dispropocion të lartë me fijet e sistemit të indit e të bazës e si rrjedhim edhe dispropocion në qëndrushmëri. Dëndësia e madhe e fijeve çon në rritjen e rezistencës ndaj erës dhe rezistencës në grisje.për këtë arsye këto tekstile gjejnë përdorim veçanërisht në veshje pune. Sa më të shumta diagonalet shtesë në këto thurje aq më i lëmuar duket tekstili. Tekstilet diagonale kanë rezistëncë më të madhe ndaj rrudhave se tekstilet një planëshe dhe satin. Gjithashtu njollat janë më pak të dallueshme se në takstilet me thurje një planëshe dhe satin sepse sipërfaqja nuk është shumë e lëmuar. Thurjet diagonale mund të jenë me efekt baze dhe me efekt indi, por nuk vihet re ndonjë ndryshim i madh në strukturë, ndryshim sjell vetëm lloji i fillit që përdoret.

c) Thurja satin Në këto thurje përfshihen tekstilet ku më tëpër i jepet rëndësi lëmueshmërisë. Të dy sistemet e fijeve mund të kenë nga 4 deri në 12 kalime. Një shëmbull i kësaj thuje jepet në figurën e mëposhtme.(Fig 6). Në tekstilet satin fijet e indit të rreshtit tjetër tentojnë të mbulojnë kalimet e fijeve të bazës duke rritur kështu edhe më shumë lëmueshmërinë. Faqja e mbarë e tekstileve satin është më e lëmuar se ana e prapme e tij. Në krahasim me thurjet një planëshe dhe thurjet diagonale, thurjet satin kanë më shumë mbulesa për cm katror. Tekstilet satin janë zakonisht tekstilet më të pa balancuara. Tekstilet satin të prodhuara me fije filament kanë një lëmueshmëri akoma më të madhe se tekstilet satin te prodhuara me fije të dredhura.

a) b) Fig.6 Paraqitja aksonometrike e thurjes satin a)Me efekt baze b) Me efekt indi

Performanca Tekstilet satin janë të njohura më tepër për aspektin estetik por jo për qëndrueshmëri. Tekstilet satin duhet të hekurosen nga ana e prapme dhe lëvizja e hekurit duhet të bëhet në drejtim të fijeve ind pasi numri i kalimeve (mbulesave) është më i madh në këtë drejtim. Njollat në këto tekstile janë shumë të dukshme në krahasim me tekstilet e tjera. Tekstlet satin përdoren për zbukurime, astare dhe për fustane. Tekstilet me mbulesa indi përdoren në ato raste ku kërkohet një qëndrueshmëri më e lartë.

Page 35: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• STRUKTURAT KOMPLEKSE Janë ato struktura ku dy ose më shumë sisteme fijesh ndërthuren për të formuar tekstile me dizenjo (figura),ose tekstilet dy shtresore. Në këtë grup hyjnë tekstilet me

a) Thurje lino (fig 7) Janë ato tekstile ku sistemet e fijeve bazë (2 sisteme) përveç kryqëzimit me fijet ind në të njëjtën kohë kryqëzohen plotësisht me njara tjetrën (njëri sistem i fijeve të bazës është poshtë, sistemi tjetër është lart, në rrjeshtin tjetër sistemet ndodhen invers me sistemin paraardhës). Këto tekstile karakterizohen prej strukturave të hapura. Ato mund të jenë të lehta dhe trasparente ose të rënda dhe jotrasparente, kjo varet prej llojit të fillit të përdorur.

Fig.7 Paraqitja asonometrike e kryqëzimit të fijeve në thurjen lino.

Tekstilet lino mund të jenë më të preferuara se tekstilet një planëshe edhe pse mund të kenë të njëjtin numër tekstili. Slippage si një ngjarje e zakonshme në tekstilet një planëshe këtu është eleminuar duke kaluar fijet bazë në tekstile lino. Shtrëmbërimi i tekstilit konsiderohet i reduktuar prej kryqëzimit të fijeve te sistemit të bazës.

b) Thurja krep (Fig 8). Kanë një shpërndarje të rastësishme të mbulesave të bazës duke të krijuar efekte të maskuara në tekstil (është e vështirë të dallohet se nga e ka prejardhjen pasi egzistojnë disa mënyra për prodhimin e këtyre thurjeve). Karakterizohen nga një sipërfaqe si kokrrizore, me rrica. Kënë aftësi të fshehin rrudhat si rezultat i sipërfaqes jo të rregullt. Edhe tekstilet me thurje njëplanëshe të krijojnë këtë përshtypje nese përdoren fije më dredhje të lartë por në ndryshim me thurjet krep si rrjedhim i efekteve të maskuara, kokrrizat nuk sheshohen, pra ruajnë pamjen.

Fig 8. Paraqitja aksonometrike e thurjes krep.

Page 36: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

c) Thurja e dubluar (fig 9)

Janë tekstile me vizatime të vogla. Motivet gjeometrike . mbulesat e fijeve të bazës përsëriten më shumë se në çdo thurje tjetër duke përjashtuar thurjet xhakard. Në tëkstilet me fije të së njëjtës ngjyrë, motivet janë të dukshme në sajë të reflektimit të ndryshëm të dritës.

Fig.9 Paraqitja aksonometrike e thurjes së dubluar.

d) Thurja xhakard (fig 10)

Janë thurjet që formohen si rezultat i kryqëzimit të ndryshëm të fijeve bazë me fijet ind, duke formuar figura të ndryshme e sidomos kur përdoren fije me ngjyra. Gjejnë përdorime të shumta.

Fig.10 Paraqitja aksonometrike e thurjes zhakard

e) Thurjet pikë (fig 11)

Këto tekstile ne frengjisht njihen ndryshe me emrin tekstile të mbushura me tegela. Janë tekstile përgjithsisht me një butësi dominuese ku spikasin relievet të formuara si rrjedhim i përdorimit të fijeve mbushëse. Teknikisht këto tekstile shfaqin korda rrethore në drejtim të fijeve ind. Fijet e përkulura shfaqen në anën e prapme te tekstilit. Këto tekstile janë rezistente ndaj rrudhave, por aftësinë mbuluese e kanë më të vogël se tekstilet e tjera. Qëndrueshmëria dhe pamja estetike janë të lidhura me jetëgjatësinë e pushit (pjesës sipërfaqsore të tekstilit). Këto tekstile janë rezoistentë ndaj grisjes në vëndet ku janë të mbushura me fije. Grisja është më e mundëshme në drejtimtë wales sepse pjesa më e dobët ndodhet mes wales. Edhe rezistenca ndoj forcave abrazive është e mirë si rezultat i fijeve që formojnë pushin ose të njohura ndryshe në frengjisht tegelat. Të gjitha këto veti janë edhe në varësi të llojit të fillit që përdoret por kjo nuk është objekt i këtij artikulli.

Page 37: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Fig.11 Paraqitja në prerje tërthore e tekstilit me thurje pikë.

f) Me figura sipërfaqësore (fig. 12)

Karakterizohen me dizenjime e motive të formuara me fije të ndryshme nga ato të sistemeve të bazës e indit. Fijet që formojnë figurat mund të kenë të njëjtën strukturë si ato të tekstilit bazë por në ngjyra të ndryshme, ose mund të ndryshojnë në numër dhe/ose strukturë. Dizenjo e motivit të përdorur është zakonisht e vogël dhe baza e tekstilit është me thurje garniturë. Pothuajse pa asnjë përjashtim, figurat lëvizin pa prishur tërësinë e tekstilit bazë. Dallohen tre nëngrupe thurjesh: me kinde (lapped), rrotulluese (swivel), pikë.(spot). Përformanca e këtyre tekstileve varet nga përformanca e bazës tekstile duke përjashtuar këtu vetëm pamjen estetike.

Fig. 12 Paraqitja e thurjeve me vizatim sipërfaqsor.

g) Me push (fig 13)

Kanë fije që qëndrojnë në sitem pingul me bazamentin e tekstilit, me vjega të prera ose të pa prera. Tekstilet kanë drejtimin nga lart poshtë sepse shumica e tyre janë të krehura gjatë proçesit të të përmbarimit. Tekstilet me push krijnë efektin e tekstileve me reflekse si pasojë e pasqyrimit jo të njëjtë të dritës në dy drejtimet. Këto tekstile sigurojnë ruajtie termike të veçantë si pasojë e izolimit të ajrit mes shtresës bazë dhe pushit (vjegës). Duke vlerësuar përformancën e tekstilit me push e përfshijmë atë në dy nivele; në vlërësimin e përformancës së pushit dhe të strukturës bazë. Një push i dendur do të qëndrojë drejt dhe reziston shkatërrimit (shkeljes) për një kohë më të gjatë, siguron mbulim të plotë. Pushi i pa prerë i ruan këto veti më mirë se pushi i prerë (pra jo me vjaga). Struktura bazë përcepton forcën forcën tërheqëse, që nënkupton qëndrushmërinë. Sigurimi i padepërtueshmërisë së bazës është e rëndësishmë në mbajtien e fijeve të pushit nga ana e mbarë e tekstilit. Basa zakonisht është thurje garniturë ose diagonale. Për një numër të lartë dhe dendësi të madhe të pushit janë më të pranueshme strukturat bazë diagonale. Tekstilet me push janë më të lëmuara dhe më pak të rrudhosura se sa në rastin kur pjerrësia e fijeve është pingule në lidhje me bazën.

Page 38: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Fig.13 Paraqitja grafike e thurjes me push.

h) Dy shtresore (fig 14)

Janë tekstilet me më shumë se një shtresë dhe gjejnë përdorime kryesisht për veshje ambientesh. Shtresat përbërëse mund te jene të formuara me të njëjtën thurje ose me thurje të ndryshme. Një sistem i “tretë” fijesh, bën të mundur lidhjen e shtresave. Karakterizohen prej qëndrushmerie të lartë dhe jo shume të lehta në përdorim.

Fig.14 Paraqitja aksonomeytrike e thurjes dy shtresore.

4. KONKLUZION

Gjeometria e thurjeve është një prej elementëve kyç në përformancën e tekstilit. Njohja e vetive përdoruese për secilën grup dhe kombinimi i tyre bën të mundur përmirsimin e vetive përdoruese dhe estetike të tekstilit, duke përmbushur një prej kërkesave bazë të përdoruesve, Përformancën. REFERENCA

1. Practikal weaving Dr. Proff. Lieva Van Langheluwe (University of GHENT, Belgium) Dr. Kathleen Becque (University of Arizona)

2. Textile Science Kathryn L. Hatch (University of GHENT, Belgium)

3. The variation of textile weaving

Page 39: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

MODELIMI DHE REALIZIMI I DISA VESHJEVE PER FEMRA SIPAS

TENDENCAVE TE KOHES TE BAZUARA NE EPOKA DHE TRADITA TE NDRYSHME.

MODELING AND REALIZATION OF SOME GARMENTS BASED ON DIFFERENT

PERIODS AND TRADITIONS”

Ing. Vojsava Karagjozi Abstract Fashion:

1. Is a accepted style from a group of people, in a specific place and time. 2. Is the culture of a specific time, of different religions, values, purposes and choices

which are transmitted through generations. Fashion term resemble:

• The style • The acceptance • The continuance

Main phases of realizing garments are: - The idea design construction of article - The constructive design construction of article - The selection of fabrics and accessories used to realize the garment - Garment realization Historiku i zhvillimit të programit mësimor në drejtimin e teknologjisë së veshjeve Nisur nga nevoja e specializimit të studentëve të tekstilit në fushën e teknologjisë së veshjeve, në vitin 1989 u fut në programin mësimor lënda “Bazat e konstruktimit dhe qepjes së rrobave të gatëshme” Në vitin 1999 si nevojë e plotësimit të ciklit të njohurive në fushën e teknologjisë së veshjeve u integrua në programin mësimor dhe lënda “Modelim Stilim veshjesh” MODA Eshte një stil i pranuar nga një grup njerëzish, në një kohë dhe në një vend të caktuar Moda është kultura e një kohë, e një sërë besimesh, vlerash, qëllimesh dhe përzgjedhjesh që veçohen nga shoqëria dhe transmetohen nga brezi në brez. Termi i modës përmbledh tre momente kryesore: Stilin Pranimin Kohëzgjatjen MODA Stili - termi stil i referohet nje nendarje brenda modes. Ka karakteristika te caktuara qe e dallojne nga stile te tjera. Dezinjoret nuk krijojne moden; ata krijojne stile. Pranimi–eshte karakteristika baze e modes. Pranimi i nje stili nga ana e konsumatoreve ben qe ai te kthehet ne mode Kohezgjatja – do te thote ndryshim.Ndryshimet jane ato qe e bejne biznesin e modes ngacmues, ngaqe moda eshte produkt i ndryshimit. Modelimi Është një proçes shumë i rëndësishëm i konstruktimit të veshjes, sepse lidhet me krijimtarinë artistike dhe konstruktive të detaleve. Një proçes artistik që pasqyron të rejat dhe tendencat e modës. Gjatë modelimit duhet patur parasysh struktura e tekstilit, ngjyrat, modelimi dhe të gjitha këto në përshtatje me figurën.

Page 40: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Theksimi: lidhet me strukturën totale të veshjes. Veshjet duhet të jenë në qendër të tërheqjes. Linjat kryesore në pjesën ballore janë të efektshme. Harmonia: është kushti ku të gjithë elementët e parimet e modelimit veprojnë me sukses midis tyre, të tekstilit, ngjyrës, linjës dhe përdorimit korrekt të balancës, proporcionit e balancës. Modelimi Proporcioni: është ndërlidhja e pëlqyeshme e përmasave të të gjitha pjesëve. Ai është simetrik dhe asimetrik. Balanca vertikale: është lidhja midis majës dhe fundit. Balanca simetrike është atëherë kur modeli i krijuar është i njëjtë në të dy anët e vijës së qendrës së veshjes. Progresioni: është rritja graduale ose zvogëlimi i hapësirës ndarëse. Përsëritja në linjat e vazhdueshme përdoret në modelet me derdhje të mëdha ku tekstilet e lehta varen në palë. Theksimi tërheq vëmendjen në pikën fokale të veshjes. Elementet e modelimit janë: Koleksionet Për të qenë në vend të parë, duhet të kemi informacion të vazhdueshëm për koleksionet, të cilat mbahen respektivisht një stinë më parë. Sinjalet e para të orientimit na vijnë të propozuara nga panairet botërore, të cilat paraprijnë gjithnjë modën e vitit në vazhdim. Panairet botërore mbahen çdo vit, duke kërkuar të renë, zakonisht në muajt e pranverës, dhe dyqanet e modës fillojnë të prodhojnë veshje për stinën e re që prezantohen nëpër sfilata, panaire ose ekspozita. Në dimër bëhen kërkimet dhe koleksionet dalin menjëherë pas tendencave të reja të ngjyrave, copave dhe përbërjes së tyre për koleksionin e verës. Etapat e realizimi të veshjes Ndërtimi i skicë – idesë së artikullit; Ndërtimi i skicës konstruktive të artikullit; Përzgjedhja e pëlhurave dhe aksesorëve të përdorur për realizimin e tij; Realizimi i veshjes Veshjet kombëtare Shqiptare Krahas larmisë krahinore, mund të flitet edhe për larminë e kostumeve popullore, sepse ato kanë pësuar ndryshime në kohë, duke iu përshtatur mënyrave të reja të prodhimit. Elementë të tilla veshjes shqiptare janë: këmisha e tipit ‘dalmatica’, shallet (strukat) e gunat, kapuçi (llabanja), fustani ose fustanella e burrave me formën e një fundi që arrin deri tek gjunjët, tirqet e gjatë deri në gju ose deri në rrëzë të kofshëve, vargoi i brezit, opingat me retra. Elementet të tjerë të veshjes shqiptare janë: përparja me thekë; brezi me tufa; xhubleta e grave malësore të veriut; fundi në formë këmbane, që është unikal në Europë. KOSTUMET POPULLORE Veshjet popullore:jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale shqiptare. Ato jane trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia edhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht dhe shprehje e mardhenieve kulturore me popujt e tjere gjate shekujve. Tipet kryesore të veshjeve popullore: për burra dhe për gra: Veshje per burra: kostume me fustanelle,kostum me kemishe te gjate (cibun),kostum me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket e kostumit festiv. Nuk mungonin dhe stoli te ndryshme argjendi,pipa,kuti cigaresh,armet e brezit dhe te krahut.

Page 41: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

KOSTUMET POPULLORE Veshje per gra: kostumi me xhublet (nje fund ne forme kambane), kostumi me kemishe te gjate e me xhoke shajaku persiper,kostumi me dy futa te vendosura mbi kemishen e gjate edhe kostumi me mbeshtjellse. Zbukurimet: Ne veshje ngjyrat dhe zbukurimet ndryshonin sipas moshes. Per te vegjlit dhe te rinjte kostumi krahinor ishte me i thjeshti. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se krahines,si per nuset ashtu dhe per dhenduret. Te pamungueshme ne keto veshje ishin edhe aksesoret qe luanin fuksionin e tyre estetik, por edhe funksion magjik qe u atribohen. Veshje të Shqipërisë së Jugut Veshje të Shqipërisë së Mesme Veshje të Shqipërisë së Veriut Veshje popullore të rretheve të ndryshme Veshje popullore të rretheve të ndryshme Veshja njerëzore dhe kthimi i saj në modë Moda: Fjala modë ka hyrë në përdorim gjatë gjysmës së dytë të viteve ‘600 dhe sot të jep imazhin e diçkaje brilante, me plot ndryshime dhe të reja në fushën e veshjes. Klasikja karakterizohet nga thjeshtësia e modelimit, të cilën e ruan që nga fillimi i daljes në treg. Për të krijuar një stil duhet të kemi informacion artistik të kombinuar me shije personale dhe pranimi i këtij stili bëhet modë. Moda e shekullit të njëzetë Vitet 1900-1914: Ondulacioni dhe Egzotika Vitet 1914- 1929: “La garçonne” (Femra “mashkull”) Vitet 1930-1938: Depresioni kundrejt dëfrimit Vitet 1939-1945: Moda e kufizuar dhe veshjet e realizuara në kushte shtëpie Vitet 1946-1956: Feminiliteti dhe tradicionalizmi Vitet 1957- 1967: Prosperiteti dhe sfida adoleshenciale Vitet 1968- 1975: Eklektizmi dhe ekologjia Vitet 1976-1988: Rrebelimi dhe konsumimi Vitet 1989- 1999: Globalizimi i modës Vitet 1989/1999 Globalizimi i Modës Pas të gjitha etapave të shekullit të XX që rradhiten si më sipër gjatë të cilave njerëzit dhe veshjet evoluan shpejt, stilistët u bënë më të lirë në krijimtarinë e tyre. Ata me veprat e tyre u bënë sa burim frymëzimi për publikun po aq dhe shokues. Tashmë po bëhej gjithnjë e më e modës vendosja bashkë e dy gjërave që nuk shkojnë e nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, por që në këtë lojë secila vë në pah tjetrën dhe krijohet kështu një lloj kompozimi që quhet ekstavagant. Ai karakterizohet dhe nga elementë të tjerë si nxjerrja në pah e pjesëve të ndryshme të trupit, dhe kjo është karakteristikë për periudhën 89-99 që njihet në historinë e modës si periudha e globalizimit. Një lojë të tillë me dy pëlhura që sjellin dy botë të ndryshme kemi kompozuar fustanin që prezantohet: Globalizimi i Modës Vitet 1989-1999: Globalizimi i Modës. Stili i Punk-ut u kombinua me të ashtuquajturin Grunge look. Grunge ishte një stil plot ngjyra dhe i përzierë, sipas të cilit veshjet bëheshin në kushte shtëpie, të modifikuara ose të përdorura, që visheshin nga të dyja sekset me çizme ushtarake. Stilisti Gianni Versace, me stilin e tij maniak, obsesiv, homo-erotik dhe fushatat e

Page 42: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

shumta reklamuese, që ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në modën e viteve nëntëdhjetë. Krahas tij dallojnë stilistët Giorgio Armani, Dolce & Gabbana dhe Collette Dinigan. Evoluimi i modës në Shqipëri Fillimet e modes: startojne rreth viteve ‘90 me sfilatat e para shteterore. Vendet qe kane pasur ndikim te madh ne mode kane qene vendet fqinje:Italia,Greqia,Turqia. Kjo per dy arsye: Italia eshte qendra boterore e modes dhe si e tille ka nje ndikim te gjere. Industria tekstile ne Shqiperi nuk mund ti plotesoj kerkesat e konsumatorve per veshje. Kjo ben qe te importohen mallra te stiluara nga jashte. Evoluimi i modës në Shqipëri Hapja e shqipërisë ndaj perëndimit (1991) Ndikimi i zhvillimit ekonomik të vëndit ndaj mënyrës së veshjes Kostumografia shqiptare burim i pasur frymëzimi për stilistët shqiptarë

PROJEKTIMI I NJË LINJE TEKNOLOGJIKE PËR PRODHIMIN E NJË

ARTIKULLI

PROJECTION A TECHNOLOGICAL LINE FOR PRODUCING AN ARTICLE

Ing Ermira SHEHI Abstract The small lines of production are elastic, effective, rentable and very appropriate for the purpose they have. The nowdays requests of the garment industry bring the need for the application of the most effective methods to reach the balance between the industrial production and retail sales, consumer demands and productive capacity thus investment and profit. For garment factories where the man must cooperate with the machines during different working operations the work study is the only available tool for the production organization, the analysis of the working place, programmation of the units, the cost estimation etc. The product plannification is done through a consumer survey using different criteria’s. Then we become acquainted with consumer targets, market influence on the consumer demands, motives that induce consumers to buy. We investigate the market in Tirana and see the characteristics of the same product imported by outside of Albania mainly by Italy and Turkey. Basing on the survey results we decide on the characteristics of the product such as: color, material, price, quantity, and model. After we think that our product is matured we start to plan the space of our factory, to specify the technological card of the product, the detailed processes in which the material pass through in the cutting, sewing and packaging units of the factories. The working conditions for getting sewn the product shall be: The factory is supposed to work 12 hours/day in 2 shifts and 6 days/week. The total number of workers is calculated to be 94. The surface of the factory is calculated to be 641m2 including: cutting, sewing units, storekeeper for the sewn products and raw materials, office, wardrobe etc. The general expenses for the technological line include: ground value, expenses for the construction of the factory, expenses for installing the engineering-technical system, price of the machineries. We determine also the loan conditions with the bank and the amount that we are going to take from the bank. Salaries fund, expenses for social insurance contribution, transportation, income tax, communication expenses, spare parts for the machineries, fabric, thread, accessories etc. We estimate the cost for the product, total income from the production, the monthly gross and net income, and finally the repayment period.

Page 43: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

1. HYRJE Një nga kërkesat e domosdoshme të njërëzve në jetën e përditshme është plotësimi i nevojave të tyre me veshje.Kërkesat sasiore dhe cilësore për konfeksione në rritje të vazhdueshme, gjë e cila çon në domosdoshmërinë e ngritjes së ndërmarrjeve të reja të prodhimit të veshjeve. Linjat e vogla janë elastike, me efektivitet, krijojnë rentabilitët dhe janë tëpër të përshtatshme për qëllimin që kanë. Kërkesat e sotme të industrisë së konfeksionëve shtrojnë nëvojën e zbatimit të metodave sa më efikase për të pasur një ekuilibër sa më të përshtatshëm midis prodhimit industrial dhe shitjeve tregtare, kërkesave të konsumatorëve dhe aftësisë prodhuese, me pak fjalë: investimit dhe përfitimit. Biznesi i tregtimit të modës është shumë më konkurues, asnjë konsumator i tregut nuk është pronë ekskluzive dhe i qëndrueshëm i ndonjë shitësi me pakicë, në qoftë se magazina e shitësit nuk përmban zgjedhje të mallrave që përmbushin dëshirat dhe nëvojat e konsumatorëve; ka konkurues të tjerë që mund ta marrin atë përsipër. Presioni i konkurencës, ndryshimi i vazhdueshëm i kushteve ku punojnë, shumëllojshmëria e prodhimit dhe orjentimi ndaj klientit, i lidhur me drejtimin sipas parimeve të cilësisë, kanë vënë në krizë modelet organizative të tipeve tradicionale. Domosdoshmëria për të ndryshuar e për t’iu përshtatur një linjë të re është me se evidente, por shpesh mungojnë mjetet për të punuar në këtë mënyrë. Për ndërmarrjet e veshjeve, ku njëriu duhet të alternohet me makinat gjatë kryerjes së operacionëve të ndryshme, studimi i punës, është i vetmi mjet i disponueshëm për organizimin e linjave të prodhimit, analizën e vendit të punës, programimin e repartit, caktimin e kostos së punës etj. Zvillimi teknologjik dhe aplikimi në një shkallë sa më të gjërë i sistëmeve të kontrollit të kompjutërizuar, kanë lejuar automatizimin total ose të pjesshëm të: sistemeve të transportit, disa ndryshime të produktit, operacioneve të thjeshta e të përsëritura.

2. ORGANIZIMI I MARKETINGUT. Tregu është vendi ku blerësit dhe shitësit takohen me njëri-tjetrin . Për të diferencuar me sukses produktet e tij, një biznes duhet të përcaktojë saktësisht se çfarë lloj produkti dhe shërbimesh kërkojnë. Për të gjetur se ç’kanë në mëndje konsumatorët, firmat studiojnë tregun. Për këtë ato mund të bëjnë vrojtime me telefon, me postë ose të marrin intervista personale. Duke pyetur një numër njërëzish për parapëlqimet e tyre, përcaktohet se çfarë dëshirojnë ata. Analizat e sofistikuara statistikore që zbatohen mbi një grup të caktuar konsumatorësh, vlejnë edhe për konsumatorët e tjerë . Përdoruesit në çdo stinë gjenden përballë një numri gjithnjë e më të madh stilesh të krijuara nga modeluesit. Disa hidhen poshtë menjëherë shpeshherë nga blerësit me pakicë por të tjerat janë pranuar me kohë, siç paraqiten nga klientët duke i blerë dhe duke i veshur ato . Rruga në të cilën moda ndryshon zakonisht përshkruhet si një cikël i modes.

Page 44: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

3. PLANIFIKIMI I PRODUKTIT Në rastin e produktit tonë hetimi i tregut u krye në rrethin e Tiranes. Në këtë treg vëzhgimi preku artikullin tonë pantallon xhins duke përfshirë dhe çmimin korrespondues të tyre . Të gjitha përgjigjet e tregtarëve rezultuan në atë që çmimi për këtë artikull në të gjithë tregun ishte afërsisht i njëjtë, pra këto çmime luhateshin me diferencë të vogël. Sipas të dhënave të tregtareve ky artikull ishte në përgjithësi mall i ardhur nga Turqia dhe Italia. Duke e prekur dhe e parë këtë mall u vu re që cilësia e tij ishte në një shkallë të konsiderueshme e mirë. Ky mall ishte i pajisur me etiketë ku dalloheshin qartë të dhënat mbi numrin, çmimin, materialin dhe ishte i vendosur në mënyrë korrekte në tezga. Binte në sy korrektësia e vendosjes nëpër paketime dhe rregullsia e mbrojtjes së tyre duke marrë parasysh dhe ofertat dashamirëse të tregtarëve. Për mallin që blihej nga Turqia dhe Italia, nëpërmjet pyetjeve që i’u bënë tregtareve të ndryshëm rezultoi që tarifa doganore për një ngarkesë nuk ishte shumë e madhe pasi artikujt që bliheshin jashtë, këtu shiteshin 2-3 herë më shtrenjtë; pra fitimet sipas tyre ishin shumë të kënaqshme. Pasi u hetua tregu i lirë, vëzhgimi kaloi në dyqane. Rezultoi se çmimet e këtij artikulli ishin më të larta se në treg. Çmimi për tregun e lirë:

Çmimi për dyqanet:

Testimi mbi blerësin dhe konsumatorin për të arritur në planifikimin e artikullit u krye nëpërmjet pyetsorëve të ndryshëm, duke i klasifikua kerkesat sipas specifikave të tyre dhe duke parë përqindjet e konsumatorëve që e përkrahin më shumë ketë artikull. Nga kjo vendoset se çfarë karakteristikash duhet të ketë asortimenti ynë, përsa i përket ngjyrës, materialit, çmimit por dhe sasisë që do të prodhohet duke klasifikuar kërkesat. Në bazë të testimit të konsumatorëve arrijmë në përfundimin se kriteret prej të cilave duhet të nisemi për të planifikuar prodhimin e këtij artikulli janë: materiali, ngjyra, lloji i prerjes, qëndrueshmeria e ngjyrës, përshtatja e garderobes, komoditeti, aftësia për ti qëndruar konsumit, gjithashtu edhe çmimi. Më pas në bazë të këtyre të dhënave bëhet: Përshkrimi i produktit, analiza e sektorit, vendndodhja. Vlerësimi i blerësve kryesore dhe llogaritja e vlerësimit të kërkesës. Llogaritja e kapacitetit të prodhimit. Përsa i përket përshkrimit të produktit nisemi nga kriteret që kanë qënë më të zgjedhur në testimin e konsumatorit. Në bazë të kritereve thuhet se produkti që do të ofrohet në treg, do të jetë pantallon xhins model A për konsumatorët femra të grupmoshave 15-20;25-25;25-30 vjeç,

Page 45: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

pasi ishin këto konsumatorë që ishin më të interesuara për ketë produkt. Lënda e parë do të ketë përbërje 100% pambuk, lloji i prerjes së pantallonit eshtë e gjërë në fund, ngjyra blu dhe e zezë. Themi se produkti që do të hidhet në treg është i maturuar, pasi ka një numër konsumatorësh relativisht të madh që e blejnë, dhe kosto e tij është normale. Do të vendosemi në një ndërtëse njëkatëshe e cila do të ndërtohet në mënyrë të tillë që të ketë uje dhe energji elektrike të vazhdueshme, kjo për arsye se ato janë të domosdoshme për prerjen, qepjen, pastrimin, larjen dhe hekurosjen e pantallonave. Do të ketë dhoma për mbajtjen e lëndës së parë, të materialit të gatshëm, repart për prerjen, qepjen dhe hekurosjen e pantallonave. Pas testimit të blerësve dhe konsumatorëve, duhet që të njihen kërkesat e konsumatorit për artikullin pra vlerësimi i kërkesës. Për këtë u bë një sondazh me grupmoshat e lartpermendura. Për grupmoshën 15-20 vjeçe themi se: kërkesat e tyre për këtë artikull janë në rritje, ato kanë liri në këtë drejtim por janë të varur nga ana ekonomike. Për grupmoshën 20-25 vjeçe themi se kërkesat e tyre për këtë artikull janë të larta, në këtë moshë ato fillojnë të fitojnë pavarësinë ekonomike. Për grupmoshën 25-30 vjeçe themi se kërkesat janë të larta, por kjo grupmoshë ka liri të plotë dhe është e pavarur ekonomikisht. Këto kërkesa do të plotësohen për popullsinë e zonave Tiranë, Durrës, Elbasan me afërsisht 1 000 000 banorë. Por kemi patur parasysh se grupmoshat për të cilat do të prodhojmë, zënë afërsisht 35-40% të popullsisë por dhe të rajonit pra shifrën e 400 000 banorëve. Duke pretenduar se me këtë artikull do të furnizohet 1/10 e tregut duke plotësuar nevojat e afërsisht 40 000 banorëve. Duke marrë me përafërsi se gjysmën e popullsisë e zënë femrat do të prodhohet për 20 000 banorë. Për të realizuar këtë është e domosdoshme të ndërtohet linja teknologjike e nevojshme për prodhimin e artikullit. Më poshtë jepen proçeset në të cilat kalon materiali në repartin e prestarisë:

• shtrimi; • prerja;

• hapja.

Mbas repartit të prestarisë lënda e parë e prerë vjen në repartin e prodhimit ose të qepjes. Përpara se materiali të hidhet në prodhim studiohet karta teknologjike e modelit që do të konsistonte në përcaktimin:

• E llojit të fillit që do të përdoret. • Gjilpërat qepese dhe në përgjithësi instrumentat e tjerë punues • Numri i operacioneve që do të kryhen (makinat përkatëse). • Numrin e punëtoreve. • Prodhimin ditor.

Mbi bazën e këtyre të dhënave urdhërohet futje në punë e këij modeli.

Page 46: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Operacioni i parë është numërimi dhe ndarja në grupe Për të prodhuar pantallonin tonë kryhen proçese si më poshtë:

Page 47: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Në tabelën e mëposhtme jepen të dhënat mbi llojet e makinave, sasitë përkatëse të tyre dhe çmimin në Euro për ndërmarrjen tonë:

Artikujt e qepur kalojnë me pas në makinën e e tiketimit në të cilën artikullit i vendoset etiketa ku tregohet lloji i lëndës së parë, cilësia, përmasat etj. Në fund bëhet hekurosja e artikullit. Kushtet e punës për prerjen dhe qepjen e pantallonit model ABC janë: Ndërmarrja konceptohet të punujë 12 orë në ditë dhe 6 ditë në javë, me dy turne me nga 6 orë pra, afërsisht 26 ditë në muaj,dhe 26 ditë/ muaj * 12 muaj /vit = 312 ditë/ vit. Duke ditur që për këtë artikull mendohet të prodhohet një sasi prej 47 000 copë pantallona në vit do të kemi: 47 000 copë/vit/ 312 ditë/vit = 150 copë/ditë. Pjestohet kjo sasi me numrin e turneve për të gjetur sasinë që do të prodhohet në një turn. 150 copë/ditë/ 2 turnë/ditë = 75 copë/turn. Në sektorin e prerjes ka 3 makina. Në repartin e qepjes do të përdoren 37 makina. Vendosja e makinave bëhet në mënyrë të tillë ashtu si do të vijojë procesi teknologjik në përputhje me ambjentin.

• Numri i punëtoreve Për sektorin e prerjes nevojiten: dy shtrues, katër prerës, pra gjithsej gjashtë punëtore në turn * 2 turn = 12 punëtore në ditë. Për sektorin e qepjes nevojiten 32 qepëse, katër për hekurosje, dy transportues pra 38 punëtore në turn * 2 turnë = 76 punëtore në ditë . Administrata përfshin: një inxhinier, një ekonomist, një sekretare, një furnitor dhe dy roje, pra gjashtë punëtore. 94 punëtore do të ketë e gjithë ndërmarrja.

• Struktura e asortimentit është e tille: Ka dy pjesë përparesen dhe shpinën si dhe xhepat, materiali qepës që do të përdoret është 100% pambuk dhe thurje sarzh. Për një palë pantallona duhen zakonisht 115 -120 cm copë duke marrë parasysh faktin që mund të ketë dhe prishje të pëlhurës shtojme një tolerancë prej 10 cm pëlhurë për një palë pantallona pra do të marrim 130 cm = 1.3 m pëlhurë për një palë pantallona.

Page 48: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Japim një tabelë në të cilën paraqesim asortimentin, sasinë e produktit të kërkuar , sasinë e pëlhurës për një palë dhe sasinë e pëlhurës për të gjithë palët.

Kosto e prodhimit. Normativa e asortimentit është sasia e pëlhurës së kërkuar për një vit që është: 47 000 pale/vit * 1.3 m/palë = 61 100 m/vit.

• Shpenzimet për ndërmarrjen përfshijnë: Shpenzimet për ambientin (blerja e tokës që është llogaritur të jetë 945 m²), shpenzimet e ndërtimit të ndërmarrjes, shpenzimet për instalimin e rrjetit inxhinieriko-teknik, çmimin e makinerive. Në total këto shpenzime kapin një vlerë prej 55 227 900 lekësh. Supozohet të merret kredi në bankë me kushtet e mëposhtme: Intëresi 9 %. Afati i shlyerjes 5 vjet. Kemi 55 227 900 leke * 1.25 (interesi) = 69 034 875 lekë, që është dhe shuma që ndërmarrja duhet ti kthejë bankës për 5vjet. Pra 69 034 875 lekë/ 5vjet = 13 806 975 lekë/vit duhet të kthejë ndermarrja bankës. Në muaj ndërmarrja duhet ti kthejë bankës: 13 806 975 lekë/vit / 12 muaj/vit = 1 150 581, 25 lekë/muaj.

• Shpenzimet mujore përfshijnë: Fondin e pagave, shpenzimet për sigurimet shoqërore, energjinë elektrike, transportin, tatim-fitimin, telefon-fax, pjesët e këmbimit për makineri, lëndën e parë, lëndën ndihmese (fije qepëse, kopsa, aksesore etj), pagat e administratës dhe shpenzime të ndryshme. Në total keto shpenzime llogaritet të kapin një vlerë prej 10 077 169.6 lekësh.

• Kosto për produktin përfshin këto zera Lëndën e parë, pagat, shlyerjen e kredisë, lëndën ndihmëse, energjinë elektrike, shpenzime të ndryshme të ndërmarrjes, transportin për blerjen e lëndës së parë dhe shperndarjen e produktit të gatshëm, pjesët e këmbimit për makinat qepëse dhe tatim-fitimin. Në total kosto e përgjithshme për një copë të këtij artikulli arrin në vlerën e 2 790 lekë/copa.

• Të ardhurat nga prodhimi. Në kapitullin mbi hetimin e tregut pamë se çmimi i përgjithshëm për artikullin në treg si për tregun e lirë dhe për dyqanet varjon te nga 1 800-5 500 lekë. Cmimi me të cilin mendojmë të hedhim në treg artikullin është 4 000 lekë/copë. Dimë që në ditë do prodhojmë një sasi prej 150 palë/ditë*26ditë/muaj = 3 900 copë/muaj. 3 900 copë/muaj * 4 000 lekë/copa = 15 600 000 lekë/muaj që janë dhe të ardhurat nga prodhimi.

• Të ardhurat mujore të ndërmarrjes: Nga të ardhurat mujore nga prodhimi zbriten shpenzimet mujore dhe merren të ardhurat mujore që janë të ardhurat bruto: 15 600 000 lekë/muaj – 10 077 169.6 lekë/muaj = 5 222 830.4 lekë/muaj. Në qoftë se nga të ardhurat bruto zbritet kesti mujor që ndërmarrja duhet ti paguajë bankës: 5 222 830.4 lekë/muaj – 1 150 581.3 lekë/muaj = 4 377 249.1 lekë/muaj që janë të ardhurat neto të ndërmarrjes.

Page 49: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Afati i vetshlyerjes:

Afati i vetëshlyerjes është raporti i të gjitha investimeve me të ardhurat neto të ndëmarrjes: Avsh = 69 034 875 / 4 377 249.1 = 15.7muaj = 16 muaj. Pra 16 muaj i duhen ndërmarrjes për të shlyer gjithë borxhin që ajo ka kundrejt bankës.

4. KONKLUZIONE Testimi i tregut dhe i konsumatorëve është i domosdoshëm për planifikimin e produktit. Konkurrenca është qëllimi kryesor për cdo linjë të vogël prodhimi. Firma e realizon këtë duke prodhuar një produkt me cilësi të lartë dhe çmim të tillë që të mbulojë gjithë koston dhe që të sigurojë sa më shumë fitim. Për të siguruar konkurrencën në treg një rëndësi të madhe ka edhe aftësia e shitjes. Në aspektin e organizimit të shitjes mund të themi se ai duhet të jetë i tillë, që produktit ti bëhet reklamë në mënyrë që konsumatori në radhë të parë të njihet me të, dhe më pas të interesohet për ta blerë këtë mall që i ofrohet kuptohet në qoftë se atij i pëlqen. Kriteret për planifikimin e produktit janë: lloji imaterialit, ngjyra, lloji i prerjes, përshtatja me garderoben, dizenjo, çmimi si dhe aftësia për ti qëndruar konsumit. Linjat e vogla janë efektive, ato realizojnë prodhimtari të lartë dhe kërkojnë shpenzime të vogla për makineri. Këto linja kanë fleksibilitet, kjo i bën pronarët të reagojnë shpejt në kthimin e prodhimit sipas kërkesës së konsumatorit. Kanë kontroll të vazhdueshëm, meqenëse është një linjë e vogël, prodhimi është i specializuar; për të siguruar kontrollin ka rëndësi afërsia e ndërmarrjes me tregun. Ekzistenca në treg e produkteve nga importi e bën më të lehtë problemin e shpërndarjes dhe të shitjes së produktit të linjës për aresye të cilësisë shumë të mirë dhe çmimit konkurrues.

PROJEKTIMI I NJE FABRIKE TEZGJAHU PER PRODHIMIN E TEKSTILEVE XHINS

PROJECTION A LOOMING FABRIC FOR PRODUCING TEXTILE - JEANS

Ing ISA FEÇI

Abstract The study treats projects of a denim weaving mill, destination to supply domestic markets and to cover with denim textiles the garment enterprises of our country. The capacity producer from 10 million square meters per year is based in consumer research of denim textiles. This quantity suffices to fulfill with textile denim actual and perspective requirements of many garments company, which serve to furnish domestic and foreign country. The project is done in 3 variants. Every variant is in accordance with concrete offer of machineries. The study is treated not only in technological aspect but also is extended in layout of machineries, design plan of object, construction of building, determine of electrical energy for machineries and lighting, calculate of labor power, steam-power, needs for water etc. These data are adequate to realize practical a approximate project. Financial estimate and return of investment from a very short period (3 - 4, 7 years) give up a good perspective to actualize this benefit study.

Page 50: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

1. HYRJE

Industria tekstile është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomis së çdo vendi, që ka të bëjë me zhvillimin dhe rritjen e mirëqënjes ekonomike të popullit. Kjo është edhe arsya që nuk ka vend në botë që të mos të ketë investuar në ketë degë të rëndesishme të ekonomisë. Mund te themi se edhe vendi ynë para disa vitesh ka qenë i rreshtuar ndër vendet me tregues pozitiv të prodhimeve tekstile. Tre kombinate të mëdhenj si dhe shumë ndërmarrje veshjesh plotesonin një spektër të gjërë të prodhimeve tekstile në vend. Krahësuar me prodhimin e metrazheve për banor, vendi ynë mund të linte mbrapa shumë vende. Gama e gjerë e asortimenteve të prodhuara tek ne si dhe cilësia e lartë i kishte hapur vënd eksportit të tekstil - konfeksjoneve në shumë vënde të botës. Pas viteve '80, industria tekstile sikurëse edhe disa degë të tjera të ekonomis filloj rënjen duke u shkateruar pothuajse plotësisht në fillimet e viteve '90. Arsyet e kësaj rënje drastike nuk mund të ishin vetëm arsyet politike si dhe periudha e tranzicjonit, por edhe faktor që lidheshin me vet strukturën e centralizuar dhe gjiganteske të ndërmarrjeve tona. Ndërtimi linjave të prodhimit zinxhir, vjetërimi i teknologjisë si dhe përqëndrimi i gjithë prodhimeve tekstile në dy apo tre ndërmarrje të mëdha, bëri që të ndërpritej shpejt zinxhiri teknologjik dhe të mos gjëndeshin dot mundësi koperuese për rikuperimin e situatës. Përfundimi është se vendi ynë sot mund të renditet i fundit në botë për prodhimin e metrazheve. Nuk është e njëjta situatë për ndërmarrjet e veshjeve. Pas një periudhe qetësie, shumë ndërmarrje të vjetra konfeksjonesh u ripërterin duke filluar punë me struktura te reja. Ndërkohë pothuaj se në të gjithë qytetet janë krijuar ndërmarje te reja ku janë të punësuar nga disa deri në qindra punonjës. Shumica e këtyre ndërmarrjeve punojnë me materjal porositës, duke kon-feksjonuar prodhime për tregun e jashtëm, me lendë të para të furnizuar po nga importi. Mendojmë se së shpejti kjo ripërtëritje ka për të ndodhur edhe në tekstil, mbase jo me përmasat e dikurshme por në trajtën e fabrikave të vogla, të profilizuara dhe fleksible. Nëpërmjet kësaj teme synohet në projektimin e një fabrike tezgjahu me kapacitet 10 milion meter katror tekstil xhins në vit me destinacjon për furnizimin e ndërmarrjeve konfeksionuese të vendit, plotësimin e nevojave të tregut të brëndshëm si dhe eksportimin e një pjese të tekstileve. Ndërmarrja e këtij studimi nuk lidhet vetëm me gjallërimin e një tradite, por në rradhë të parë me nxitjen për zhvillimin e një biznesi fitimprurës dhe me perspektivë të pa diskutueshme. Veçorija e kësaj teme është se projektimi do të kryhet në një drejtim të profilizuar të asortimentit, duke hequr dorë nga strukturat heterogjene dhe jo efektive të prodhimit, të cilat përveç treguesave jo optimal të punës krijojnë vështirësi edhe në problemet e marketingut. Profilizimi një asortimenti të caktuar krijon mundësin e rritjes së shumllojshmëris dhe përmireësimin e strukturës brënda tij. Megjithëatë kjo nuk do të thotë që fabrika e projektuar prej nesh e ka të pa mundur ndryshimin e strukturës duke u orientuar në të ardhmen edhe në një strukturë të pa parashikuar. Asortimenti "xhins" i zgjedhur për prodhim përfaqson një nga asortimentet me popullor dhe më të përhapur në botë pothuajse në të gjithë grup-moshat dhe për të gjithë shtresat e shoqërisë. Sot ky artikull është asortimenti tekstil më i rendësishëm që importohet në vëndin tonë për mbajtjen në punë të dhjetra ndërmarrje veshjesh që punojnë me materjal porositës

Page 51: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Studimin e kemi trajtuar në dy varjante, për sa i përket teknologjis së tezgjahimit duke tentuar drejt teknologjive bashkëkohore dhe tipeve më të njohura të makinave të tezgjahut. Menduam që të largohemi nga tipi i tezgjahve me meçik të përdorur deri më sot në vendin tonë duke tentuar drejt tezgjahve me mikromeçik apo me pinceta të cilët vitet e fundit kanë fituar një popullaritet në rritje. Gjithashtu menduam që një progres në studimin tonë të bënim edhe në drejtim të objektit, duke hequr dorë nga objektet e rënda dhe tepër të kushtueshme që janë përdorur deri më sot në tekstil duke kërkuar objekte të rinj, të thjeshtë dhe me kosto sa më të ulët, të aftë që ti përgjigjen më cilësisht kërkesave rigoroze të tekstilit veçanrisht në drejtim të plotësimit të kushteve të aklimatizimit. Duke patur parasysh sa më sipër do të dëshironim që kjo temë të jepte një kontribut sa do të vogël në ngjalljen e fantazis dhe rritjen e dëshires së biznesmeneve vendas për të investuar në këtë degë të rëndësishëm të ekonomis.

2. TË DHËNA MBI HISTORIKUN DHE VEÇORITË PËRDORUESE TË ASORTIMENTIT XHINS.

Tekstili xhins apo denim përfaqson një nga artikujt më të vjetër në botë por që akoma mbetet i ri. Është tekstili më popullor dhe më i përhapur në të gjithë vëndet e botës pothuajse për të gjithë grup-moshat dhe per te gjithë shtresat e shoqerisë. Tekstilet xhins janë përhapur shumë veçanrisht në moshat e reja si dhe për veshje te ndryshme sportive për të gjitha sezonet. Megjithëatë që në fillim duhet të theksojmë se fjala "xhins" e përdorur prej nesh, për t'ju afruar sa më shumë në shqip njohjes së këtij asortimenti, në fakt nuk shpreh plotësisht strukturën e tij. Pothuaj se në të gjitha vëndet e botës asortimenti xhins njihet me emrin denim. Kuptimi fjalës denim vjen nga frengjishtja “serge de Nimes” që përfaqson një tekstil me origjinë nga qyteti Nimes i Francës. Megjithëatë akoma edhe sot diskutohet në se ky artikull është prodhuar për herë të parë ne Francë apo ështe importuar nga Anglia. Duhet thënë se që në shekullin e 16-të ekzistonte edhe në Itali një artikull me emrin "Jeans" dhe që eksportohej për në Angli. Të dy artikujt kishin ngjajshmëri të madhe me njeri tjetrin përsa i përket dëndësis së madhe, materjalit 100% pambuk dhe përdorimit të thurjes sarzh. Veçoria thelbësore ishte se ndërsa "Jeans" prodhohej prej dy fijesh me ngjyra të njëjta, denim formohej nga gërshetimi dy grupe fijesh të ndryshme, fijeve te ngjyrosura te bazës dhe fijeve te bardha të indit. Por edhe pse tekstilet ishin të ngjashme, popullariteti i denimit ishte tepër më i madh dhe tregtohej më shtrënjtë. Si efekt i materjalit prej pambuku, dendësis të lartë, llojit të veçantë të thurjes, përdorimit të fijeve të bazës të ngjyrosura me bojra të qëndrueshme si dhe numrave të ulët të fijeve të indit (kryesisht openend), bëjnë që tekstilet xhins të dallohen nga pikpamja estetike, të jenë higjenike, të kenë qendrushmëri të lartë ndaj grisjes dhe në fërkim si dhe të kene kosto më të ulët në krahësim me shumë tekstile të tjera që përdoren për veshje të jashtme. Duke qënë artikulli më i rëndësishëm dhe me peshë më të lartë specifike në fushën e tekstileve shumë vende publikojnë të dhëna statistikore mbi përdorimin e xhinseve, si tregues që shpreh masën e civilizimit dhe thjeshtësisë ne veshje te popullsisë. Vëndin e parë për prodhimin e tekstileve xhins në botë e zë Sh.B.A. që mbulon 34% të prodhimit botëror. Ndërkohë sasi të konsiderueshme prodhohen në Europë, Brazil, Kanada dhe Kinë.

Page 52: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Prodhimi xhinsit ka qenë i përhapur më parë edhe në vëndin tonë. Tekstili i prodhuar tek ne kryesisht me ngjyrën "blu" dhe i quajtur "bluxhins", jo vetëm plotësonte krejtësisht nevojat e tregut te brëndshem por edhe eksportohej në shumë vënde te botës në formë veshjesh si pantallona, këmisha apo rrobe pune.

Fig.1. Tekstile të ndryshme xhinsi. Që prej periudhës së tranzicionit prodhimi i tekstilit xhins është ndërprerë krejtësisht, kurse konfeksjonimi i veshjeve prej xhinsi me materjal importi është zgjeruar. Kuptohet që sigurimi i lendës së parë në vënd do ti jepte gjallëri më të madhe këtij sektori.

3. PËRCAKTIMI I STRUKTURËS SË PRODHIMEVE XHINS Për të përcaktuar strukturën e prodhimeve të tekstileve xhins, në rradhë të parë u mbështetëm në studimin e tregut të brëndshëm te këtij asortimenti si dhe në kapacitetet dhe mundësit konfeksionuese të fabrikave ekzistuese të veshjeve të cilat konfeksjonojnë këtë produkt. Njëkohësisht studjuam edhe djapazonin më kryesor te ketyre asortimenteve qe prodhohen sot ne botë dhe veçanrisht në disa nga vëndet që kanë interesa për të investuar në Shqipëri si Italia, Greqia, Turqia Gjermania etj duke patur parasysh që mbase në të ardhmen ky studim mund të kontriboj realisht për ngritjen e një fabrike të tillë. Gjithashtu kryem analizat e disa nga asortimenteve që konfeksjonohen sot ne ndërmarrjet tona si dhe nëpërmjet standartit shtetëror shqiptar u njofëm me treguesit teknik te bluxhinsit që është prodhuar për shumë vite në vendin tonë. Pamvarsisht që deri më sot jemi njofur me treguesit e tekstileve nëpërmjet standartit shqiptar, për të trajtuar më mirë këtë temë jemi detyruar që të përdorim disa tregues perëndimor të cilët përdoren për tregtimin e këtij asortimenti në të gjithë botën. Duke u mbështetur në objektivin e realizimit të një kapaciteti prodhues prej 10 milion m2 tekstile ne vit, fillimisht përcaktuam gjerësin optimale të tekstilit që do të prodhojmë. Të nisur nga struktura ekzistuese e ndërmarrjeve tona të veshjeve si dhe nga parametrat më optimal te makinerive që do të përdoren zgjodhëm si më optimal gjerësin e produktit te gatshëm prej 150 cm (59/60 inç). Në këtë rast prodhimi vjetor i fabrikës do të jetë i barabartë me 10 milion m2 : 1,5 meter = 6,667 milion metër linear tekstile. Në tabelën nr.1 jepen në mënyrë të përmbledhur karakteristikat kryesore të tekstilit të gatshëm që parashikohet të prodhohet. Në strukturën e përcaktuar për 7 asortimente kemi parashikuar tekstil xhins me përmbajtje 100% pambuk për të dy sistemet e fillit. Në njërin prej asortimenteve kemi parashikuar fill filament me elasticitet të lartë ne drejtim te indit, gjë qe i jep tekstilit cilësi të veçanta në drejtim të elasticitetit.

Page 53: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Në mvartësi të hollësis së tekstilit kemi përdorur dy lloj thurrjesh. Për tekstilet më fine me peshë deri në 7 onze (1 onze =28,35 gram), kemi përdorur thurje sarzh me raport 2/1 kurse per tekstilet e tjera thurrje sarzh me raport 3/1. TABELA NR.1

4. PËRCAKTIMI I NORMATIVAVE TË LENDËS SË PARË DHE NEVOJAVE PËR FILL

Për prodhimin e asortimenteve të parashikuara do te përdoren dy grupime fijesh: Fill i ngjyrosur me bojra rezistente indigo (Nm 12-30) me destinacion fijet e bazës. Fill i prodhuar me sistemin e shkurtuar te filaturimit openend (Nm 10-30), për fijet ind. Ne tabelën nr.2 jepen normativat e lendeve te para si dhe percaktohen nevojat e fillit per mbulimin e prodhimit vjetor te tekstilit te kerkuar. Si bazë janë marë normativat e lendes pare per prodhimin e produktit te gatshem, ku normativa e prodhimit të fillit në tezgjah është korigjuar me koefiçientin e hyrjes së tekstilit në proçeset e përmbarimit

Page 54: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

TABLA NR.2

5. PËRCAKTIMI I REGJIMIT TË PUNËS Për kryerjen e llogaritjeve teknologjike dhe përcaktimit të numrit të makinave fillimisht është e domozdoshme të përcaktohet regjimi i punës së fabrikës dhe orët vjetore te punës. Duke qënë se kemi të bëjmë me një investim të madh kapitali gjatë trajtimit të këtij problemi patëm parasysh shfrytëzimin maksimal te kohës së punës për të arritur një nivel vetshlyerje sa më të vogël. Duke patur parasysh që në ndërmarrje të tilla shumica e punonjësve janë gra, menduam që regjimi i punës të jetë 3 turne x 6 orë, duke shmangur nga puna orët e natës. Pamvarsisht se punëtori do të punoj me më pak orë ne javë (36 orë nga 40 orë), mendojmë se si rendimenti i punës se punëtorit ashtu dhe efektiviteti i shfrytëzimit te makinerisë do të jetë më i lartë. Kundrejt regjimit të tanishëm 2 turne x 5 ditë x 8 orë, sistemi 3 turne x 6 ditë x 6orë do të ketë një shfrytëzim më të lartë të makinerisë prej 108/80 = 1,35 herë. Duke përjashtuar ditët e djela dhe festat kemi llogaritur 300 ditë pune në vit.. Orë të punueshme në vit mbi bazën e së cilave kemi kryer llogaritjet e parkut te makinerisë do të jenë: 300 ditë x 18 orë = 5.400 orë.

6. PËRCAKTIMI I LINJËS TEKNOLOGJIKE TË PRODHIMIT TË ASORTIMENTIT XHINS.

Për prodhimin e asortimentit xhins fillimisht përcaktuam linjën teknologjike (Fig.2). Filli bazë vjen ne fabrikë i ngjyrosur me bojra indigo me qëndrushmeri te lartë ngjyre, i mbledhur ne bobina konike i përshtatshëm për ne makinat e endjes. Makinat e endjes prodhojnë boshte me gjerësi 3,5 metër, në përshtatje me kërkesat e kollaritjes. Makina e kollaritjes kryen shumfishimin e disa boshteve për të arritur numrin dhe dëndësin e parashikuar të fijeve si dhe bën trajtimin e fillit baze me një shtresë kolli, të nevojshme për rritjen e rezistencës së fijeve në mënyrë që ti rezistoj forcave shkatëruese të proçesit të tezgjahut.

Page 55: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Filli ind openend vjen ne fabrikë i mbeshtjellë në bobina konike ose direkt në patrona openendi. Në se do të përdoren makina tezgjahu me sovajkë, është e nevojshme që para se të kaloj në makinat e tezgjahut të rimblidhet në masura indi. Për tipet e tjera të tezgjahut, filli ind kalon direkt ne tezgjah i mbështjellë në bobina. Tekstili i prodhuar fillimisht kalon në makinat e kontrollit dhe prej andej në proçesin e larje- tharjes dhe kontrollit përfundimtar

FILL B A ZE

EN DJ E

KOLLA R ITJ E

FILLI I GATSH EM

FILL IN D

PËR SHKIM

TEZG J A H

KON TR OLLI TEKSTILITTE A SHPER

L A R J E

PR OÇESI THA R J ES(MA K. KOLLA R ITJ ES)

:

KON TR OLLI TEKSTILIT TE G A TSHEM

TEKS TILI I G ATSH EM

MA KIN E R IMB LEDHJ E

Fig.2Fabrika për prodhimin e tekstileve xhins përbëhet nga tre reparte kryesore:

• Reparti pregatitor. Në këtë repart bëhet pregatitja e fijeve për në repartin e tezgjahut Reparti përbëhet nga makinat e endjes, kollaritjes dhe përshkimit. Në se për thurjen e tekstilit do të përdoren makina tezgjahu me sovajka, është e nevojëshme që në këtë repart të vendosen edhe makina rimbledhje indi.

• Reparti Tezgjahut. Është reparti kryesor i prodhimit te tekstileve dhe me vlerë të lartë investimi. Vlera e përgjithëshme e makinave te tezgjahut zë rreth 85% tëvleres së përgjithëshme të makinerisë. Për këtë arsye gjate studimit u ndalëm hollësisht në përcaktimin e tipit të makinave te tezgjahut si dhe në mvartësi të makinave te tezgjahut studimin e kryem në tre variante, nga të cilët një variant u krye me makina të përdorura me vlerë më të ulët.

• Reparti përmbarimit. Në këtë repart kryhet larja , tharja dhe kontrolli cilësor i tekstilit. Për të ulur vleren e investimit dhe për të shfrytëzuar më mirë kapacitetin e këtyre makinave është parashikuar që tharja e tekstilit të gatshëm të kryhet ne makinat e kollaritjes kurse larja të kryhet në një makin tip "xhigër" në vakum dhe gjerësi të dyfishtë.

7. ZGJEDHJA E TIPIT TE MAKINAVE Për repartin pregatitor dhe repartin e përmbarimit u zgjodhën makina të nivelit bashkëkohor me tregues të përparuar teknik, duke qënë se këto makina janë teke dhe me përgjegjësi në rendimentin dhe cilësin e gjithë fabrikës. Si efekt i rendimentit të lartë masa e shfrytëzimit të tyre është e ulët. Kështu makina e endjes shfrytëzohet në nivelin 15 %, makina e kollaritjes megjithë regjimin e dyfishtë të punës (kollaritje filli dhe tharje tekstili) 44%, kurse makina e larjes rreth 50%.

Page 56: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Bazuar në këta tregues me këto makina mund të përballohej edhe dyfishimi i kapacitetit të prodhimit, kurse ulja e kapacitetit të parashikuar do të ulte efektivitetin e investimit. Mbështetur në karakteristikat e veçanta të tekstileve xhins, realizimi i dëndësis, thurjes dhe trashësis së tekstilit mund të kryhet vetem në makinat e tezgjahut me sovajka, mikrosovajka dhe me pinceta. Numri i ulët i fillit dhe përmbajtja 100% pambuk përjashton tezgjahët pneumatik dhe hidraulik. Pamvarsisht vlerës më të ulët të makinave të tezgjahut me sovajka e përjashtuam edhe këtë mundësi për shkak të rendimentit të ulët dhe kushteve jo të mira të punës. Përfundimisht nga ofertate studjuara përcaktuam si më efektiv makinat e tezgjahut me mikrosovajka të firmës zviceriane "Sulzer Ruti" me gjerësi punimi të dyfishtë si dhe makinat e tezgjahut me pinceta te firmës gjermane "Dornier". Gjithashtu hartuam edhe një variant me makina tezgjahu të përdorura (second hand) të firmës belge Pikanol (Prodhim i vitit 1995). Para llogarritjes së numrit të makinave të tezgjahut është e domozdoshme që fillimisht të caktohet gjerësia punuese e makinave, pasi shpejtësia e përshkimit të indit në makinë, që është parametri bazë që lidhet me rendimentin e makinave te tezgjahut, në radhë të parë varet nga gjerësia e makinës. Për të përcaktuar gjerësin e makinave të tezgjahut meret për bazë gjerësia e kërkuar e produktit të gatshëm korigjuar me koefiçientin e hyrjes së tekstilit gjatë larjes dhe raportin e ngushtimit të tekstilit gjate thurjes në tezgjah. Duke i llogaritur të dy koefiçiantët e mësipërm në masën 25%, gjerësia punuese e makinave të tezgjahut për sigurimin e produktit te gatshëm me gjerësi 150 cm, duhe të jetë jo më e vogël se 187 cm. Bazuar në këtë për prodhimin e tekstileve xhins, përcaktuam si më optimal gjerësin e makinave te tezgjahut 190 cm. Në variantin e llogaritur me makina tezgjahu "Sulzer Ruti" përcaktuam si më të përshtatshëm makina tezgjahu me gjerësi 3800 mm. Në rastin tonë ne këto makina do të punohen njëkohësisht 2 boshte baze x 190 mm per sejcilën makinë. Duke patur parasysh strukturën e asortimenteve, parashikuam shpejtësit e rrafjes për çdo asortiment në kufijtë 350 - 420 rrafje/minutë. Gjithashtu duke marë në konsideratë, dëndeësin e tekstileve, koefiçientin e tkurjes në drejtim të bazës, koefiçientin e shfrytëzimit të makinave të tezgjahut dhe punimin e njëkohshëm të dy tekstileve për makinë, për realizimine prodhimit të kërkuar rezultuan 50 makina tezgjahu. Në rastin e përdorimit të makinave të tezgjahut me mikrosovajka të firmës "Dornier" kemi zgjadhur shpejtësin e makinave në nivelin 400 - 500 rrafje/minutë, që në krahësim me makinat "Sulzer Ruti" është rreth 20 % më i lartë. Megjithë atë per efekt të gjerësis më të vogël të makinës shpejtësia e levizjes së indit në ketë rast mbetet më e vogel se sa në rastin e përdorimit te makinave te grupit te parë. Kështu shpejtësia maksimale e levizjes së indit në makinat Sulzer ështe: 420 x 3,8 metër = 1596 m/min. Për makinat Dornier shpejtësia maksimale e çvëndosjes së indit do të jetë : 500 rr/min x 1,9 meter = 950 m/min. Pra realisht shpejtësia e kalimit të indit në makinat tip Sulzer ështe rreth 68% më e lartë. Duke marë parasysh faktin që për makinat Dornier koefiçienti i kohës së dobishme është 3% më i lartë se në makinat Sulzer për arsye se puntorja i shërben më lehtësisht një makine teke, realisht për asortimentin e parë rendimenti në rastin e përdorimit të makinave Sulzer është 62% më i lartë. Përfundimisht në bazë të llogarritjeve të mësipërme sipas varjantit të dytë rezultojnë 88 makina tezgjahu.

Page 57: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Në tabelën nr.3 paraqitet përmbledhtas parku i makinave i llogarritur për sejcilin variant në përputhje me karakteristikat e çdo tipi makine. TABELA NR.3

8. MBI KONSTRUKSIONIN E NDËRTIMIT TË OBJEKTIT Në bazë të dimensjoneve të makinave si dhe duke respektuar normat teknologjike, u ndërtua planimetria e fabrikës dhe u përcaktuan sipërfaqet e objektit. Në figurën e mëposhtme paraqitet planimetria për variantin e parë (me makina tezgjahu të firmës "Sulzer Ruti".

Fig.3 - Planimetria e vendosjes së makinave Siç shifet nga planimetria, objekti do të jetë i ndërtuar prej sallës kryesore me dimensjone 40 x 70 metër ku do të vendosen makineritë si dhe prej ambjenteve ndihmëse të vendosura në pjesën e përparshme dhe në pjesën e majtë të fabrikës me një hapsirë shtesë prej 5 metër. Pika më e ulët e lartësis së sallës kryesore të objektit do të jete 5,2 metër, hapsirë e cila konsiderohet si më optimale për teknologjin si dhe siguron një frymëmarje më të mirë të

Page 58: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

reparteve të prodhimit. Parashikohet që objekti të shtrihet në një sipërfaqe industriale prej 5.000 m2. Kërkes e veçantë e ndërtimit është sigurimi i kushteve të mira të aklimatizimit në ambjentet e prodhimit, konform kërkesave teknologjike. Për të realizuar këtë si dhe për të përmirësuar përmbajtjen e pushitetit në reparte u mendua që sistemi i qarkullimit të ajrit të bëhej i dyfishtë, me dërgim ajri nga sipër dhe thithje nga poshtë. Poshtë çatisë menduam te aplikonim tavan të varur prej plastmasi i cili do të riste mjaftë pamjen estetike të ambjenteve, do të mbulonte gjithë kanalet e siperme te ventilimit dhe do te permiresonte normat e ndriçimit te objektit. Objekti parashikohet të ndërtohet me konstruksion metalik të lehtë. Mbulesa do të kryhet me kapriata metalike me gjatësi 20m. Hapi midis kollonave metalike 20 x 5 m. Faqet anësore të objektit dhe tavani do të ndërtohen me llamarinë të dyfishtë. Në brendësi te llamarinës do të vendosen panele polisteroli të presuara. Pjesa e përparëshme e fabrikës do të jetë e ndërtuar me dy kate. Në katin e parë do të vendosen ambjentet higjeno sanitare, garderobat, laboratori i prodhimit etj, kurse ne katin e dytë zyrat e administratës, dhoma e kontrollit dhe drejtimit kompjuterik te fabrikës etj. Zyrat e kontrollit dhe drejtimit kompjuterik te fabrikës do të kenë dritare nga pjesa e brendëshme e fabrikës për të kontrolluar më mirë prodhimin. Në sektorin e pjesës së majtë janë parashikuar të vendosen ambjente ndihmëse teknologjike, dy dhoma kondicjonimi, kabina elektrike, kaldaja, ofiçina prodhimi dhe magazina për depozitimin e lëndës së parë dhe materjalit të gatshëm. Në të gjithë fabrikën do të aplikohet ndriçim lumineshent me shtrirrje në drejtim tërthor të objektit në menyrë që të mos shkaktohen hije në pjesën punuese të makinës. Në pjesët anësore fabrika do të ketë dritare për ndriçim natyral.

Fig.4 Reparti Tezgjahut (makina "Sulzer Ruti")

9. EFEKTI EKONOMIK I STUDIMIT Me qenë se makineritë dhe një pjesë e lëndës së parë do të importohet, si dhe pjesa më e madhe e produktit të gatshëm do të blihet nga ndërmarrje konfeksionuese që punojnë për eksport, menduam që efektin ekonomik të studimit ta trajtojmë në euro, duke konvertuar kështu në euro edhe fondin për paga pune, energji elektrike dhe ndonjë zë tjetër me peshë jo shumë të ndjeshëm në koston.

Page 59: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Gjatë studimit për vlerësimin e kostos së prodhimit, vlerën e lëndës së parë, çmimin e shitjes së produktit e të tjera, i mbështetëm në çmimet konjekturore të momentit. Në tabelën nr.4 paraqiten treguesit tekniko - ekonomik të prodhimit. Të ardhurat e përfituara nga shitja, për variantin e tretë u parashikuan rreth 5% më të vogla, duke patur parasysh cilësin më të ulët të prodhimit që duhet të rezultoj si efekt i përdorimit të një teknologjie më të vjetëruar. Në variantin e parë kostua e prodhimit rezulton më e vogël se në dy variantet e tjerë, si efekt i konsumit më të ulët të zërit energji elektrike për shkak të numrit më të vogël të makinave të tezgjahut "Sulzer Ruti". Vlera e investimit per te tre varjantet e mesiperme rezultoj 5,3 milion euro per linjen e kompletuar me makineri moderne tezgjahu te firmes "Sulzer Ruti", 5,8 milion euro per makinat e firmes "Dornier" dhe 2,28 milion euro per makinat e perdorura te tezgjahut te firmes "Pikanol". Vlera e ndertim- montimit te objektit se bashku me vlerjen e blerjes se tokes ne total rezultoj per varjantin e pare 942 mije dollar kurse per dy varjantet e tjerë me siperfaqe me te rritur 1,04 milion dollar. TABELA NR.4

Mbështetur në të dhënat e paraqitura koha e nevojëshme për vet shlyerjen e investimeve rezultoj: Për linjën e ndërtuar me makina tezgjahu të dyfishta të firmës "Sulzer Ruti" 4,2 vjet Për linjën e kompletuar me tezgjah nga firma gjermane "Dornier" 4,7 vjet Për linjën me makineri tezgjahu të përdorura, prodhin i firmës belge "Pikanol"-3 vjet Mendojmë se treguesit pozitiv tekniko-ekonomik të këtij studimi mund të bëhen nxitje për kryerjen e investimeve në këtë fushë.

Page 60: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

IMPLEMENTIMI I STANDARTEVE NDËRKOMBËTARE NË FUSHËN E

MATJEVE TEKSTILE (ISO 1136:1976 DHE IWTO-6-26 [86] PËRCAKTIMI I DIAMETRIT MESATAR TË FIBRAVE TË LESHTA ME METODËN E

TËRTHORTË) INTERNATIONAL STANDART IMPLEMENTATION ISO 1136:1976 AND IWTO-6-

26 [86] FOR DETERMINATION THE WOOL AVERAGE DIAMETER BY USING THE INDIRECT METHOD)

Ing. Genti GUXHO

Abstract There are different types of wool fibers elaborated in wool fibers industry. One of the important characteristic of the wool fibers is the average thickness which should be understood (in our analysis) as the average diameter of fibers -μm. In the air penetrability equipment the average thickness could be defined with an indirect method. Fall down of the pressure caused by the wool fiber sample (of the mass spread regularly) which is under examination is in right proportion with the bloat resistance of the whole sample surface, and the flowing resistance is in right proportion with the average diameter of the fiber with a certain length. For a more scientific follow up of the issue, so for a more precise definition of wool fibers thickness, a specific adoption of optimal methods should be made. Definition method of wool fibers thickness based on air penetrability is a complete scientific method. Air penetrability equipment is the same for all experiments and measures the fiber thickness from 20 to 40 μm. Samples taken for the experiment (testing) could be selected in random from the point of view of the way that the fibers are set and on the other hand conditions in which experiment is developed could be different. Just because of these conditions, information that we get regarding the spreading range of fibers thickness could be far away form the real number of thickness. There are two international standards ISO 1136:1976 and IWTO-6-26 [86] for determination of mean diameter of fibres with air permeability method. The aim of this study is implementing of this method as a Albanian Standard S SH.

1. HYRJE Hollësia është karakteristika më esenciale e leshit, e cila u jep stofrave cilësinë e lartë, butësinë, aftësinë për izolim termik dhe elegancën. Njerëzit kërkojnë të vishen me stofra të leshta, por të fortë. Këtë kërkesë mund ta plotësojnë vetëm stofrat që përgatiten nga leshrat e hollë. Stofi i përgatitur nga leshi i hollë është më i fortë nga një stof me trashësi të njëjtë, por i përgatitur nga leshi i ashpër. Në kuptimin fizik të fjalës, me hollësinë e leshit kuptojmë diametrin mesatar të fibrave të leshit, të shprehur në micrometër (μm). Për përcaktimin e hollësisë përdoren sisteme të ndryshme matjeje dhe për pasojë edhe vlerësimi i saj bëhet me njësi të ndryshme fizike.

• .MENYRA E MATJES SË HOLLËSISË Mënyrat më të përdorura për matjen e hollësisë janë:

• Mënyra mikroskopike • Mënyra gravimetrike • Mënyra organoleptike • Mënyra e tërthortë

Page 61: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Mënyra mikroskopike, konsiston në matjen e hollësisë së leshit nëpërmjet mikroskopit duke bërë sipas rastit 200-400 matje në kampionin e zgjedhur të leshit. Në këtë rast hollësia e leshit rezulton e shprehur në micrometër (μm). Mënyra gravimetrike. Ekziston një korelacion i caktuar dhe konstant midis hollësisë së fibrës dhe raportit midis gjatësisë e masës së saj. Raporti midis gjatësisë dhe masës së fibrës, emërtohet numër metrik (pra jep numrin metrik). Pra, ky emërtim tregon gjatësinë e fibrës që i përgjigjet një sasie të masës së saj. Pra N=L/M dhe shprehet në m/gr ose mm/mg. Korelacioni midis hollësisë, pra, diametrit të fibrës dhe numrit metrik, shprehet me formulën d2 × N = 972.000. Për të gjetur hollësinë e leshit, do të na duhet më parë të përcaktojmë numrin metrik, pasi: d2 = 972.00/N. Në këtë rast, pra, për të gjetur hollësinë e leshit nuk përdorim mikroskopin, po peshoren analitike. Praktikisht veprojmë në këtë mënyrë. Nga kampioni i zgjedhur i leshit ndajmë një tufë të vogël leshi, që e tërheqim dhe pastaj e presim në të dy anët duke i dhënë gjatësinë 5 cm. Nga kjo prerje numërojmë 100 - 150 fibra dhe i peshojmë. Për të gjetur numrin metrik zbatojmë formulën: N=n × l/m, ku: N – numri metrik n – numri i fibrave të matura l – gjatësia e tyre m – masa e përgjithshme. Mënyra organoleptike, mbështetet në përvojën e vlerësuesit. Sipas kësaj metode bëhet përcaktimi i hollësisë së leshit drejtëpërdrejtë mbi trupin e kafshëve. Për këtë hapet leshi sipas mënyrës së përdorur për dendësinë. Gjykimi mbi hollësinë bëhet në bazë të pamjes së shtapelit dhe kryesisht sipas formës dhe dendësisë së ondeve, pasi ekziston një korrelacion i caktuar midis këtyre tipareve. Për të saktësuar më mirë gjykimin, mund të marrim një tufëz leshi dhe ta hapim në një vend pa dritë në një sfond të errët. Për specialistët e rinj këshillohet përdorimi i etaloneve me hollësi leshi të përcaktuar dhe të njohur. Duke krahasuar me to kampionin që ekzaminojmë, vlerësojmë hollësinë e tij. Mënyra e tërthortë. Mbështetet në aparatin air –flow.(njihet me emrin Micronair për fibrat e pambukta). Ne do të merremi me përcaktimin e hollësisë së fibrave të leshit aparatin e depërtueshmërisë së ajrit. Ndërsa provat e bëra në lanametër janë marrë nga një punim i mëparshëm, për të bërë kalibrimin e aparatit air-flow. (në mungesë të kampioneve të kalibruara nga laboratorë të fibrave të leshta të çertifikuar nga IWTO organizata ndërkombëtare e fibrave të leshta)

2. PARIMI I PUNËS I APARATIT AIR FLOW Parimi i punës i aparatit airflow, bazohet në atë që kampioni i leshit i vendosur në shtegun e fryrjes së ajrit shkakton një rënie presioni, që është në përpjestim të drejtë me rezistencën e sipërfaqes së përgjithshme të fibrës së ndodhur në kampion dhe lidhjen e saj me diametrin mesatar të fibrave. Në rastin e rrjedhjes laminare rënia e presionit h në një seksion me gjatësi L është:

Page 62: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

ArLQ8h 2 ⋅⋅⋅η⋅

= (3.1)

ku: η – viskoziteti i ajrit Q – sasia e rrjedhjes së ajrit për kohën nga fillimi deri në fund të matjes r – rrezja e tubit Në qoftë se një kampion testimi është vendosur në tub në shtegun rrjedhës, rrjedhja nuk mbetet laminare. Në qoftë se rrjedhja nuk është laminare, mbetet që ajo të jetë turbulente, pra në këtë rast për rënien e presionit ka vend formula e dhënë nga Kozeny:

23

2

dE16)E1(

AQLKh

⋅⋅−

⋅⋅⋅

= (3.2)

Nga ku:

3

22

E16)E1(

AQLKdh

⋅−⋅

⋅⋅=⋅ (3.3)

ku: d – diametri mesatar i fibrës K – konstante L – gjatësia e pjesës së ngushticës Q – sasia e rrjedhjes së ajrit nga fillimi deri në fund të kohës së matjes A – seksioni tërthor i pjesës së ngushticës E – koefiçenti i porozitetit, që jepet nga formula (3.4)

AL

GE⋅⋅γ

= (3.4)

G – masa e kampionit të testimit, (1,5 ± 2mg) γ – densiteti i mostrës së eksperimentuarqë për leshin është γ =1,31g/cm3

L – gjatësia e pjesës së ngushticës A – seksioni tërthor i pjesës së ngushticës Në qoftë se vlerat e faktorëve të anës së djathtë të ekuacionit (3.3) janë mbajtur konstant gjatë testimit, atëherë:

h

cdosecdhte

te2 ==⋅ (3.5)

nga ekuacioni (3.3) shohim se ekziston një korelacion i tipit hiperbolik midis hollësisë së fibrës në mostër dhe rënies së presionit. Rënia e presionit që prodhohet nga pompa e ajrit dhe barazohet nga depozitat e ajrit, duhet mbajtur konstant gjatë matjes së kohës së rrjedhjes së ajrit.

Page 63: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Kampioni i testimit i vendosur në madhësinë e ngushticës së rrjedhjes ka masën 1,5g dhe kompesohet në çdo rast nga i njëjti vëllim. Në këtë mënyrë vlerat C, A, Q dhe E në ekuacionin (3.3) janë mbajtur konstant. Edhe viskoziteti i rrjedhjes së ajrit konsiderohet konstant, kështu që ndryshojnë vetëm vlerat e rënies së presionit h dhe d-së. Prandaj, është e mjaftueshme dhe e kënaqshme për kushtet e vëna më sipërtë përcaktohet hollësia mesatare e fibrës së leshit, në bazë të rënies së presionit h në monometër.

3. PËRSHKIMI TEKNIK APARATI I TIPIT FM-06 (HUNGARI) Aparatet për përcaktimin e parametrave të fibrave me ndihmën e pajisjeve pneumatike janë përhapur gjërësisht në industrinë tekstile. Një nga këta aparate është aparati për përcaktimin e hollësisë së leshit i tipit FM-06. Avantazhi kryesor i këtij aparati qëndron në atë që hollësisa e një fibre elementare përcaktohet disa herë më shpejt se sa me metoda optike (mikroskopike). Për shembull, nëse gjatë përdorimit të mikroskopit me projektim ose Lanametrit në përcaktimin e hollësisë së 500 fibrave harxhojmë 2-3 orë, me ndihmën e aparatit FM-06 për këtë provë kërkohen 1-2 minuta. Pamja e përgjithëshme e skemës së aparatit është treguar në Figurën 1.

Figura 1 Aparati i tipit FM-06 për përcaktimin e hollësisë së fibrave të leshta

Burimi: Aparatet matës në industrinë tekstile Moskva 1972 Rryma e ajrit nga pompa prurëse 1 e cila kalon nëpër rezervuarin 2, rregullohet nëpërmjet valvolës në formë gjilpëre 3, në mënyrë të tillë që nëpër dhomën matëse 2 të jepet sasia e duhur e ajrit. Rënia e presionit matet në manometrin matës 5. (Figura 2) Sasia e ajrit, që kalon në njësinë e kohës nëpër dhomë, matet nga rotametri 6. Rënia e presionit në milimetra shtyllë zhive shkaktuar nga rezistenca e kampionit të vendosur në dhomë ndaj ajrit vlerësohet nga manometri 5. Diametri mesatar i fibrës në milimetra, që i përgjigjet rënies së dhënë të presionit, lexohet në nomograme.

Page 64: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Shpejtësia e matjes lejon përdorimin e aparatit si në laboratorë, ashtu dhe në fabrika për të zgjedhur llojin e fibrave të leshta më të përshtratshëm për një artikull të dhënë. Disavantazh i aparatit është gabimi i madh në matje. Sasia e ajrit, që kalon në njësinë e kohës nëpër dhomë, matet nga rotametri 6. Rënia e presionit në milimetra shtyllë zhive shkaktuar nga rezistenca e kampionit të vendosur në dhomë ndaj ajrit vlerësohet nga manometri 5. Diametri mesatar i fibrës në milimetra, që i përgjigjet rënies së dhënë të presionit, lexohet në nomograme.

Figura 2 Skema e aparatit tip FM-06 (Hungari)

Burimi: Aparatet matës në industrinë tekstile Moskva 1972 Shpejtësia e matjes lejon përdorimin e aparatit si në laboratorë, ashtu dhe në fabrika për të zgjedhur llojin e fibrave të leshta më të përshtratshëm për një artikull të dhënë. Disavantazh i aparatit është gabimi i madh në matje. Karakteristika teknike të aparatit tip FM-06 Fuqia e pompës së ajrit, m3/orë ………………………………. 5 Kufiri i matjes së rotametrit, l/orë …………………………… Deri në 1 200 Tensioni i elektromotorit të pompës, V ……………………… 380/220 Përmasat gabarite të aparatit, mm …………………………… 1 500 × 620 × 620 Masa e aparatit, kg ………………………………………….. 70 Burimi: Aparatet matës në industrinë tekstile Moskva 1972 Brënda tavolinës është vendosur pompa e ajrit me motorrin e lëvizjes së saj, depozita e ajrit, dhe valvola e nevojshme për matjen e ngushticës. Në kutinë e instrumentit është vendosur shishja e barazimit të alkoolit dhe lidhja e gypave për monometrin dhe rotametrin. Në kontrollin e ushqimit të tavolinës së aparatit hyjnë matja e ngushticës duke mbajtur mostrën dhe kthimin e dorezës së gjilpërës valvolë, për kontrollin e rrymës së ajrit. Në pjesën përballë kutisë së instrumentit janë vendosur rotametri për rregullimin e rrymës së ajrit dhe tubi manometrik i shkallëzuar në mm shtyllë alkooli, ku lexohet rënia e presionit. Në Figurën 3 jepet pamja e pjesës së prapme të aparatit ku paraqitet motorri, pompa e ajrit dhe rezervuari i ajrit

4. KALIBRIMI DHE MATJET NË APARATIN E DEPËRTUESHMËRISË SË AJRIT FM-06

Për kalibrimin e aparatit FM-06 jemi mbështetur në mostra me diametër të njohur për çdo lloj fibre leshi, diametri i tyre është përcaktuar nga mikroskopi me projeksion (lanametri). Duke

Page 65: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

marrë parasysh pjesën teorike marrim tabelën përmbledhëse të mesatareve të çdo pesë matjeve për çdo lloj fibre leshi. Provat në aparatin e depërtueshmërisë së ajrit tregojnë një korelacion jo linear midis diferencës së presionit h dhe hollësisë mesatare të fibrave të leshit d. Ndërtojmë një diagramë ku jepet varësia e rënies së presionit nga diametri, korelacioni midis tyre është i formës h = k ×db.

Figura 3

Pamje nga prapa e aparatit tip FM-06 (Hungari) Vlerat e mara të h për dimatra d të fibrave të leshta të njohura shërbyen për të ndërtuar ekuacionin e ereëgresit të formës së fuqisë të tipit: Y = A × XB Ku: Y – është presioni dhe X – është diametri mesatar i fibrave të leshit. Në ndërtimin e kësaj varësie nuk janë marrë parasysh fibrat e leshta nga qengja (lesh me palcë) (Tabela 5.1). Tabela 5.1

Page 66: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

y = 47753x-1.7035 R2 = 0.9523

0

50

100

150

200

250

0 10 20 30 40 50 60

Diamteri (d)

Pres

ioni

(h)

`

Grafiku 5.1 Për të përcaktuar hollësinë mesatare të fibrave të leshta logaritmojmë të dy anët e ekuacionit të regresit Y=A × XB dhe më pas me veprime të thjeshta matematikore llogarisim hollësinë mesatare të fibrave të leshta. Më pas bëjmë kalibrimin e aparatit FM−06 duke marrë rënjen e presionit (h), në rritje nga minimumi në maksimum duke e rritur presionin me pesë njesi dhe duke ndjekur rrugën e mësipërme (logaritmojmë të dy anët e barazimit Y=A × XB) llogarisim diametrin mesatar të fibrave të leshta. Për çdo kalibrim kemi marrë tabelat përkatëse dhe grafikët e tyre, të cilat janë paraqitur më poshtë. Në tabelën 5.2 janë paraqitur llogaritjet e bëra sipas ekuacionit të regresit dhe lidhja midis rënies të presionit dhe diametrit

Page 67: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Tabela 5.2

Me kalibrimin e aparatit ne jemi të gatshëm të fillojmë matjet për kampionët e fibrave të leshta të marra nga racat vendase Provat që janë realizuar në aparatin e depërtueshmërisë së ajrit FM-06 janë konvertuar në rezultate tabelore dhe në këtë mënyrë gjejmë hollësinë mesatare të fibrave të leshta. Më poshtë po japim rezultatet e matjeve të kryeara në aparatin e depërtueshmërisë së ajrit FM-06 në Laboratorin Fiziko – Mekanik dhe Kimik të Tekstilit.

Page 68: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Tabela 5.3 Matjet dhe llogaritjet për racë vendase (Shëngjergj)

Tabela 5.4 Matjet dhe llogaritjet për racë vendase (Sarandë)

Tabela 5.5 Matjet dhe llogaritjet për racë vendase (Korçë)

Page 69: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Tabela 5.6 Matjet dhe llogaritjet për racë vendase (Skrapar)

Tabela 5.7 Matjet dhe llogaritjet për fjongo të leshtë nga krehja

Tabela 5.8 Matjet dhe llogaritjet për fitil të leshtë

Page 70: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Tabela 5.9 Matjet dhe llogaritjet për fjongo të leshtë

5. KONKLUZIONE Nga studimi i të dy standarteve u vu re se aparati FM-06 i depërtueshmërisë së ajrit i takon metodës “me rrymë konstante” dhe se ishte plotësisht e mundshme aplikimi i kësaj matjeje standarte (sipas të dy standarteve) në Laboratorin Fiziko – Mekanik dhe Kimik të Tekstilit në Departamentin e Tekstilit. Gjithashtu është plotësisht e mundshme konvertimi i standartit ISO 1136:1976 në standard shqiptar nga Komitetit Teknik 238 Tekstilet i DPS (Drejtoria e Përgjithëshme e Standartizimit). Elementë anësore të zbatimit të metodikës së punës të parashikuara në standard të cilat nuk mundëm t’i realizonim ishin: Përdorimin e krehësave të dorës ose analizuesit Shirley për përgatitjen e kampionëve të testimit; Kontrolli i rrjedhjes së ajrit në aparat; Kalibrimi duke përdorur mostra reference të testuara më parë nga laboratorë analogë të çertifikuar për përgatitjen e tyre; Trajtimi i kampionëve të testimit praprakisht me eter petroli në rastet e përmbajtjes mbi 1% të yndyrës në fibrat e leshta.; Për kalibrimin e aparatit FM-06 janë përdorur matjet e diametrit të fibrave të leshta të kryera disa vite më parë, me kampionë të racave vendase të deleve në mikroskopin me projeksion (lanametër). Punimi i sipërpërmendur ka tentuar gjithashtu të kalibrojë aparatin FM-06 të depërtueshmërisë së ajrit, por llogaritjet për kalibrim të pareferuara në standarde ndërkombëtare nuk kanë çuar në rezultate të drejta. Provat e bëra janë marë të mirëqëna dhe kanë zevendësuar mungesën e mostrave referenciale nga laboratorë analogë.

Page 71: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Metodika standarde e kalibrimit na shpuri në formulimin e një ekuacioni fuqie të varësisë së rënies së presionit h me diametrin mesatar d të fibrave të leshta dhe në përpilimin e një tabele të varësisë së këtyre dy parametrave.

INDUSTRIA TEKSTILE NË KENDVESHTRIMIN E ZHVILLIMIT GLOBAL, DHE ROLI I MENAXHIMIT TË CILESISE SI NJE ELEMENT BAZE PËR NJE

KONKURENCE TË SUKSESSHME NË TREG

TEXTILE INDUSTRY IN THE VIEW OF GLOBAL DEVELOPMENT, AND THE ROLE OF THE QUALITY MANAGEMENT AS AN IMPORTANT FACTOR FOR A

SUCCESSFUL MARKET COMPETITION

Ing. Artan SAMARA Abstract The textile industry is probably one of the best examples of global economy. In the last decade, people worldwide are witnessing a rapid expansion of globalization and economic world as result of rapid growth of the Asia and East European Markets. If we only look at Europe, for the moment cotton is cultivated in Greece, spinning and weaving takes place in the former East European countries and places like Spain and Italy, dyeing in Portugal and Denmark, and finishing (sewing) in the former East European countries. The reasons that stimulate such distribution of the production cycle are related with different factors as the quality and the cost of production. For instance the cost of one employee sewing in Denmark is equal to the cost of 30 employees in Albania. The textile industry in the global market operates in three different forms of production; OPT-Outward Processing Traffic CMT-Cut, Make & Trim. SOD-Sourcing from Own Design All these ways are based on the careful selection of the suppliers or contractors. International Quality Management Standards are worldwide implemented in order to make possible the management of the quality production standards and their measurement. Specifically ISO 9000 series of standards is finding more and more application and terrain especially in Europe as well as other countries of the world. So if an Albanian enterprise will be certified according to these standards, than this enterprise will have high probability to become a potential supplier in the local or international market. Therefore it is necessary for the Albanian enterprises to become familiar and apply the methods and techniques implemented in today’s world for the Quality Management of the production process. Among these methods to be mentioned are: Performance Improvement; Benchmarking; 5W2H Method; Shingo System; ISO 9000 etc. Some of the tools used by these methods are Planed Data Collection, Process Continuation Diagram, Pareto Analysis; Histogram; Distribution Diagram; Fish bone diagram; Check List etc. If we refer to the surveys done by the Textile Department in the Mechanical Engineering Faculty regarding the application of the ISO 9001, 9002, 9003 standards, or the Total Control methods in the clothing Albanian enterprises we will reach the following conclusions:

Page 72: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Some of them make serious efforts to keep the quality control on high levels, by using contemporary concepts and methods. However the way the quality concept is perceived is not satisfactory, because it is not including many elements related to the Total Quality Management. Albanian enterprises lack the information regarding the best alternatives that will lead to their growth. Therefore, for as long as this information is missing the first step would be “the education” with the new methods that would make the businesses survive and grow, followed by the work towards the implementation of these methods. This is our responsibility and of the generation we are teaching. Duke patur parasysh situatën konkretë në të cilën ndodhet industria tekstile Shqiptare, duke patur parasysh tendencat e globalizimit të ekonomise botërore dhe mënyrat e organizimit të saj, si dhe dëshirën e mirë për ta bërë ketë dege të industrise Shqiptare një pjesë aktive dhe fitimprurese në zinxhirin e furnizimit global, në mendojmë se i një rëndësie të veçantë është dhe ndërgjegjësimi në një mase të madhe i gjithë fuqisë puntore të kësaj dege në lidhje me cilësinë dhe standartet e saj. Në fakultetin tonë të inxhinierisë në mundohemi të pregatisim breza specialistësh të aftë në fushën e prodhimit apo shërbimeve, por nuk e vëmë theksin sa duhet në aspektin menaxherial dhe veçanërisht në atë të menaxhimit të cilësisë. Sot përgjegjësia kryesore e menaxhimit të biznesit është të prodhojë produkte dhe shërbime cilësore dhe efiçente. Që të jemi konkurues duhet që cilësia dhe prodhimi të jenë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Prandaj menaxherët gjatë proçesit të prodhimit duhet të përqëndrojnë vëmëndjen e tyre në elementë që do ti përkufizonim ”Cilesi e Lartë” dhe ”Qëndrueshmeri e Cilësise”. Këto janë dy dimensione të rëndësishme dhe prioritare për të patur një konkurencë të suksesshme në treg. Në ditët e sotme që një industri të mbijetojë duhet që prodhimi të realizohet me kosto sa më të ulët, në një kohë sa më të shkurtër dhe së fundi me cilësi të lartë. Prof. Juran, një figurë shumë e njohur në fushën e studimeve ekonomike ka thenë: ”N.q.s. shekulli i XX është konsideruar si shekulli i produktivitetit, shekulli i XXI eshtë shekulli i cilësisë. Zhvillimi i vazhdueshëm i konceptimit dhe realizimit në fushën e cilësisë ka bërë që sot të njihet, studiohet dhe aplikohet i ashtuquajturi Menaxhim i Cilësisë Totale. Ndaj dhe fakultetit tonë, si një hallkë e rëndësishme në pregatitjen dhe kualifikimin e drejtuesve të ardhshëm të këtyre sipërmarrjeve, i del për detyre që të vërë theksin në koncepte të tilla si ”Kontrolli i Cilësisë Totale” (TQM), ”Furnizimi në kohë dhe me shpejtësi” (Just in Time); Seria e standartëve ISO 9000 e kështu me rradhë. Të gjitha këto që përmëndëm më sipër janë koncepte dhe praktika të përdorura gjërësisht në të gjithë botën dhe që në ditët e sotme janë kthyer dhe në etalonë për matjen e cilësisë së prodhimit dhe përfshirjen në zinxhirin e prodhimit global. Nëse duam të hyjmë në Evropë, nëse duam të jemi pjesë e këtij tregu konkurues, apo pjesë e ketij zinxhiri global furnizimesh, atëhere ne duhet të marrim në konsideratë dhe përvetësojmë këto lloj standartesh të kërkuara. Për ta bërë me konkrete atë ç’ka thamë deri tani le të shohim tendencat në mënyrën e organizimit të proçesit të prodhimit në Industrinë Tekstile.

Page 73: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Pa frike mund të themi se Industria Tekstile është ndoshta një prej shembujve me të mirë të ekonomisë globale. Dhe kjo është bërë mese e dukshme në dhjetëvjeçaret e fundit, kur globalizimi i botës ekonomike dhe konkurenca kanë patur nje zhvillim të madh si rezultat i rritjes së shpejtë të tregjeve Aziatike dhe atyre të Evropes Lindore. N.q.s e zvogëlojmë fokusin tonë vetëm brënda për brënda Evropës shohim se; pambuku kultivohet në Greqi, tjerrja dhe endja zënë vend në ish vendet e Evropës Lindore dhe vënde si Spanja e Italia, ngjyrimi në Portugali e Danimarkë dhe përfundimi (qepja) në ish vëndet e Europës Lindore. Përse kjo ndarje punë? Aresyet lidhen me faktorë të ndryshëm, ku midis tyre mund të përfshijmë cilësinë e prodhimit dhe koston e tij. P.sh kostoja e një punëtori qepjeje në Danimarkë është ekuivalentë me koston e 30 punëtorëve në Shqipëri.

Fig.1: Zinxhiri i vlerës për industrinë tekstile. Industria tekstile në tregun global të shitjeve operon me tre forma të ndryshme; OPT- Outward Processing Traffic (Trafiku i Proçesit Përfundimtar). CMT- Cut, Make & Trim (prerje, modelim, rregullim). SOD- Sourcing from Own Design (zanafilla nga vet dizenjuesi). Në OPT firma që merret me shitjen dhe marketimin e produkteve tekstile bën blerjen apo lidh kontrata me firma të ndryshme që ofrojnë produkte të ndryshme të përfunduara. Dhe në varësi të modeleve apo cilësise së punimit që ato ofrojnë ajo lidh kontratat apo bën blerjen e produkteve që i tregeton më pas në tregun ndërkombëtar nëpërmjet zinxhirit apo strukturave të saj të shitjes. Në CMT firma që merret me shitjen dhe marketimin e produkteve tekstile ka nën kontroll e përzgjedh edhe modelet që do të dalin në treg, dhe për një gjë të tille i duhet të kontrollojë dhe prerjen, qepjen apo rregullimin. Ndaj është kjo kompani që mbikqyr atë pjesë të zinxhirit të gjatë të prodhimit që fillon me dizenjimin, prerjen qepjen dhe rregullimin. Në SOD firma që merret me shitjen dhe marketimin e produktëve tekstile eshtë ajo që merr nën kontroll të gjithe ecurinë e prodhimit duke kontrolluar që nga lloji i lëndës së parë që do të përdoret, e deri në prodhimin e produktit të gatshëm. Kështu është kjo kompani që kujdeset dhe lidh kontrata me të gjithe kontraktorët që përbëjnë zinxhirin e gjatë të proçesit të prodhimit deri në pregatitjen e produktit të gatshëm.

Page 74: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Ndër to SOD është ajo që po gjen përhapjen më të madhe në ditët e sotme. Kompanitë në përëndim dizenjojnë dhe tregëtojnë produktet e tyre, ndërsa prodhimi i të mirave zë vend në zinxhirin e gjatë të kompanive të pavarura të shpërndara në gjithë botën. Një gjë e tillë është diktuar dhe nga disa tregues konkretë një prej të cileve (që përmendem dhe me sipër është kostoja e ulët e fuqisë punëtore në Europen Lindore dhe akoma më tëpër në Lindjen e Larget dhe Azi. Duke e parë në ketë këndveshtrim global. Ku ndodhet Industria Tekstile Shqiptare? Dhe çfarë roli apo pozicioni mund të zërë ajo në ketë zinxhir të gjatë të furnizuesve globale? Do të mjaftonte një vështrim i shpejtë i situatës së Industrisë Tekstile Shqiptare dhe në potencialet e ekonomisë Shqiptare në tërësi për të kuptuar se momentalisht në jemi duke u përpjekur të jemi një reke e vogël në lumin e madh të furnizuesve globale, të fokusuar kryesisht në etapën e qepjes se rrobave të gatshme. Por edhe në këtë fushë, dëshira jonë e mirë dhe planet strategjike nuk do të ishin të mjaftueshme për të qënë të suksesshëm në një treg të tillë konkurues. Analistët tanë duhet të dinë të analizojnë situatën e jashtme dhe të brëndëshme dhe të përcaktojnë avantazhet tona konkuruese në një treg fillimisht rajonal e më pas global. (kjo është një temë më vete). Ajo që unë do të doja të sillja në qëndër të vëmendjes është se si furnizues me shërbime apo prodhime ndaj një kompanie të dytë apo të tretë, ne duhet të shohim apo analizojmë gjërat në këndveshtrimin e atyre që kërkojnë të marrin prej nesh këtë shërbim apo prodhim, apo që kontrollojnë këtë zinxhir të gjatë prodhimi. Le të vimë tani në pozicionin e tyre. Siç e përmëndëm dhe në fillim të këtij materiali, një prej kërkesave kryesore të tregut të sotëm është cilësia. Pyetja që shtrohet në kushtet e operimit nëpërmjet një zinxhiri të gjatë furnizuesish është se si do të mund kompania mëmë të kontrollojë cilësinë e produkteve apo nënprodukteve të saj në të gjithë gjatësinë e këtij zinxhiri të gjatë furnizuesish? Për të lehtësuar këtë proçedure asaj i duhet që të jetë shumë e kujdeseshme në përzgjedhjen e furnitorëve apo nënkontraktuesve të saj. Dhe për të bërë të mundur menaxhimin e standarteve të cilësisë së prodhimit dhe matjen e tyre, bota përdor standarted ndërkombëtare të menaxhimit të cilësisë. Konkretisht në Europë dhe po ashtu në botë, është seria e standarteve ISO 9000 ajo që po gjen gjithnjë e më shumë njohje dhe terren. Kështu nëse një sipërmarrje Shqiptare do të jetë e çertifikuar sipas këtyre standarteve atëhere kjo kompani duke shfrytëzuar dhe avantazhet konkuruese do të ketë probabilitet të lartë të zërë vënd si furnizues potencial në tregun rajonal apo ndërkombëtar. Le të shohim tani se cila është situata në rajon dhe me konkretisht në Shqipëri, në lidhje me aplikimin e këtyre standarteve të cilësisë. Për ketë mund ti referohemi një studimi të kryer në 2002 nga një institut Grek me qëndër në Selanik në lidhje me vënien në zbatim të ISO 9001 në kompani Greke të tëkstilit.

Page 75: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

”Ky studim ka të bëjë me implementimin e linjave udhëzuese të ISO 9001 në kompanitë e mesme prodhuese të industrisë së veshjeve dhe tekstileve në Greqi. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar sigurimit të 20 elementëve strukturorë të sistemit të sigurimit të cilësisë ISO 9001. Çertifikata ISO 9001 po bëhet faktori kryesor i konkurimit për kompanitë tekstile Greke. Janë dashur përpjekje operacionale dhe ekspertiza të konsiderueshme, si të domosdoshme, në mënyrë që të arrihet një sistem efiçent i sigurimit të cilësisë. Proçesi mund të kërkojë kohë të gjatë dhe shpenzime, veçanërisht për sipërmarjet e vogla dhe të mesme (SME), të cilat janë konsideruar si shtylla e ekonomisë Greke. Për më tëpër, shumë sipërmarje Greke të cilat janë përfshirë në biznesin tekstil, qëndrojnë shumë skeptike në lidhje me vështirësitë e implementimit të ISO 9001, megjithëse pranojnë dobishmërinë e tij dhe kontributin e përgjithshëm në drejtim të progresit. Ka shqetësim në lidhje me atë ç’ka standartet imponojnë; pra sesi duhet të ecë biznesi dhe altërnimin e praktikave të suksesshme të punës. Sipas Tsiotras dhe Gotzaman (1996), implementimi i ISO 9001 në Greqi është vonuar për shkak të mungesës së informacionit të përshtatshëm rreth tyre dhe faktit që përfitimet e aplikimit nuk mund të maten dhe shumëfishohen menjëherë. Sidoqoftë, konkurenca agresive dhe përfshirja e regjistrimit ISO brënda proçedurave të Bashkimit Europian, nxitin sipërmarjet Greke të kërkojnë këtë çertifikim për produktet/shërbimet e tyre.” Këto lloj informacionesh në lidhje me konkurrentët tanë me të afert janë shumë të rëndësishme për të kuptuar se në çfare tërreni jemi duke konkuruar dhe se në çfarë raportesh jemi ne me konkurentët tanë. Nëse analizën e situatës do ta bëjmë nga ky këndveshtrim atëherë arrijmë në konkluzionin se kemi shumë për të bërë për të arritur në nivelin dhe kërkesat e tregut. Menaxherët dhe drejtuesit së pari duhet të fillojnë të njohin dhe venë në zbatim disa nga mjetet dhe teknikat e përdorura sot në botë për një menaxhim cilësor të proçesit të prodhimit. Këto mjete dhe teknika janë nga më të ndryshmet. Ndaj për të tërhequr vëmëndjen e lexuesit, pa dashur të hyjme në hollësira, do të mundohemi të përmëndim shkurtimisht disa prej metodave dhe standarteve të përdorura gjerësisht sot në botë që shpien drejt asaj që njihet si Menaxhimi i Cilësisë Totale. Disa prej tyre janë: Përmirësimi i vazhdueshem (CI) ; Benchmarking; Metoda 5W2H ; Sistemi Shingo; ISO 9000 etj. Disa prej mjeteve dhe metodave që mund të përdoren praktikisht në lidhje me menaxhimin e cilësisë dhe që lidhen me metodat dhe standartet e mësipërme janë:

• Metoda e Planifikuar e Mledhjes së të Dhënave. Të gjitha mjetet apo metodat që do të përdoren për kontrollin apo menaxhimin e cilësisë mbështeten kryesisht mbi një bazë të dhënash që duhen mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në vëndin dhe kohën e duhur. Prandaj dhe mbledhja apo mënyra e mbledhjes së të dhënave ka rëndësinë e saj. Për këtë është e nevojshme që paraprakisht të pregatitet me parë një strategji për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave. Pyetjet që duhen bërë gjatë pregatitjes së kësaj strategjie të mbledhjes se të dhënave janë: Pse? Ç’farë? Ku? Sa? Kur? Si? Kush? Sa gjatë? Më pas këto të dhëna përmes metodave dhe mjeteve të ndryshme mund të shfrytëzohen për të analizuar një proçes apo fenomen të caktuar, apo për të arritur në konkluzione dhe për të marrë vendime. Disa prej mjeteve apo metodave që mund të përdoren për këtë qëllim janë:

Page 76: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Diagrama e Vijueshmërisë së Proçesit

• Diagrama e Vazhdimësisë.

• Analiza Pareto. Denduritë Përqindja.

• Histograma.

Një diagramë e tillë ndihmon për një paraqitje vizive dhe sa më të thjeshtuar të proçesit të punës. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në përcaktimin e hallkave problematike dhe se ku duhet vendosur theksi për të përmirësuar procesin e prodhimit.

Kjo lloj analize shërben për të përcaktuar dhe klasifikuar shkaktarët kryesorë të defekteve dhe se në çfarë përqindje ndikon gjithësecili prej tyre në këto defekte. Bazuar mbi këtë analizë ne përcaktojmë më pas ato fusha apo proçese ku duhet të ndërhyjmë për të zvogëluar në mënyrë të ndjeshme numrin e defekteve. Kjo lloj analize lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që njihet si teoria 80-20. Sipas kësaj teorie 80% e problemeve shkaktohen nga 20% e shkaqeve.

Kjo diagramë shërben për të ndjekur ecurinë e nje proçesi të dhënë në lidhje me një karakteristikë të caktuar.

Histograma është një tjetër mjet që përdoret për të përcaktuar shpërndarjen e dendurisë dhe shmangiet.

Page 77: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

• Diagrama e shpërndarjes.

• Diagrama Shkak-Pasoje.

• Fleta e kontrollit.

Po tu kthehemi vëzhgimeve të kryera nga Katedra e Tekstilit pranë fakultetit të inxhinjerise Mekanike, në lidhje me aplikimin e standartëve ISO 9001, 9002, 9003, apo metodave të Kontrollit të Cilësisë Totale në sipërmarrjet Shqiptare të veshjeve, do të arrijme në konkluzionin se: Një pjesë prej tyre bëjnë përpjekje serioze për të mbajtur në nivele të larta kontrollin e cilësisë, duke përdorur edhe koncepte apo metoda bashkëkohore. Por megjithatë lë për të dëshiruar mënyra e konceptimit të cilësisë, duke lenë jashtë saj shumë aspekte që lidhen me Menaxhimin e Cilësisë Totale. Kështu në radhë të parë, pavarësisht se shumë nga drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve mund të kishin njohuri të pakta në lidhje me standartët ISO, askush prej tyre nuk mendonte apo sillte nëpërmënd çertifikimin sipas tyre.

TEMAT A B C D E F G

√√√

√√

√√ √

√ √√

√√√

√ √ √

√ √√

Kjo njihet gjithashtu dhe si diagrama e korrelacionit apo lidhja e vlerave të një karakteristike ndaj një tjetre.

Ky instrument përdor përshkrimin grafik të elementëve përbërës të një procesi për të analizuar burimet potenciale që mund të sjellin një problem apo pasojë të caktuar.

Fleta e Kontrollit është një mënyrë e organizuar e mbajtjes së të dhënave. Ajo mund të mbahet dhe mbushet edhe nga një punonjës i thjeshtë, dhe shërben për regjistrimin e atyre të dhenave që menaxheri mendon se janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll proçesin e prodhimit, apo që do të shërbejnë për të përcaktuar shkakun e gabimit.

Page 78: “Konferenca e Parë e Tekstilit”

Vihej re gjithashtu një mungesë e theksuar vetëdijeje në lidhje me kërkesat për cilësi nga ana e punonjësve të thjeshtë, dhe ndoshta kjo si rezultat i një ambienti jo fort të hapur në lidhje me informacionin apo gjenerimin e ideve të reja. Mungesa e “vetëdijes mbi cilësinë” është një nga problemet kryesore që vihet re në keto lloj sipërmarjesh, problem ky tipik pothuajse për gjithë sipërmarjet e ish vëndeve të lindjes si rezultat i mungesës së eksperiencës, trainimeve të duhura etj. Në sipërmarrjet Shqiptare mungon informacioni mbi ato që janë alternativat më të mira që do të çonin në rritjen e tyre. Atëherë përsa kohë që mungon ky informacion si detyrë e parë mbetet pikërisht “edukimi” me metodat e reja që do ti bënin bizneset të mbijetonin dhe rriteshin e më pas të punohej për venien në zbatim të këtyre metodave. Kjo është përgjegjesia jonë dhe e brezit që në pregatisim.