r e n d p u n e · web view: pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën...

34
Republika e Kosoves Komuna e Gjilanit Republika Kosova Opstina Gnjilane Republic of Kosovo Municipality of Gjilan Gilan Belediyesi P R O C E S V E R B A L Nga Seanca e gjashtë (VI) e Kuvendit të Komunës së Gjilanit më 31.05.2018 me këtë: R E N D P U N E 1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar 2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa: 2.1Njoftim në lidhje me vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL të dy Rregulloreve të miratuara në seancën e KK-Gjilan të datës 22.03.2018 2.2 Propozim Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre 2.3.Propozim Rregullore (kgj) nr. 04/2018 për menaxhimin e Shtëpisë së Rinisë 2.4.Propozim Rregullore (kgj) nr. 05/2018 për menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit 2.5.Propozim vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan 1

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Republika e Kosoves Komuna e GjilanitRepublika Kosova Opstina GnjilaneRepublic of Kosovo Municipality of Gjilan Gilan Belediyesi

P R O C E S V E R B A L

Nga Seanca e gjashtë (VI) e Kuvendit të Komunës së Gjilanit më 31.05.2018 me këtë:

R E N D P U N E 1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar

2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa: 2.1Njoftim në lidhje me vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL të dy Rregulloreve të miratuara në seancën e KK-Gjilan të datës 22.03.2018

2.2 Propozim Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre

2.3.Propozim Rregullore (kgj) nr. 04/2018 për menaxhimin e Shtëpisë së Rinisë2.4.Propozim Rregullore (kgj) nr. 05/2018 për menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit2.5.Propozim vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan2.6.Plani i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB) për vitin 20182.7.Kërkesë për mbështetje financiare të Teatrit të Qytetit të Gjilanit2.8Kërkesë për mbështetje financiare për ngritjen e Shtatoreve të Shaban dhe Sami Ukshini në fshatin Zhegër

3. Të ndryshme

Seanca i filloi punimet në ora 10:00 Në punimet e seancë së pestë të vitit 2018 morën pjesë:Nënkryetari i KomunësAnëtarët e KuvenditDrejtorët e DrejtorivePërfaqësuesit i OJQ-ve Përfaqësuesit e OSBE-së. Zyra LigjoreMediatSeancën e gjashtë e hapi dhe e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit znj.Shpresa Kurteshi-Emini,e cila i përshëndeti të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe të pranishmit e tjerë të cilët i monitorojnë punimet e kësaj seance dhe kërkoi që të konstatohet prezenca e anëtarëve të Kuvendit.

1

Page 2: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së -Mungoi: Rina Ahmeti, Procesverbali- Në mënyrë unanime miratohet procesverbali pa vërejtje.

Ibish Ibishi: kam thënë që 40 nxënës nuk e kanë vijuar mësimin për shkak të mungesës së transportit e jo për arsye tjetër.

Avdyl Aliu: te raporti financiar del që kam thënë falënderoj drejtorinë për shpenzim të parasë publike në mënyrë të drejtë, por unë kam thënë që falënderoj hartuesin e raportit për pasqyrim të drejtë dhe të saktë lidhur me shpenzimet e parasë publike.Te komisioni komunal për ndryshim të Statutit del që kam thënë në për qdo takim të paguhet 50 €,sepse komisioni ka mbajtur 5 takime, por kjo nuk është arsyeja që komisioni sa takime ka mbajtur.

Me 20 vota për, 6 abstenime miratohet procesverbali me vërejtjet e dhëna.

Kryesuesja e Kuvendit fillimisht hap diskutim rreth pikave të rendit të ditës si dhe kërkoi nga anëtarët e Kuvendit ti parashtrojnë tani pyetjet në mënyrë që përgjigjet ti marrin menjëherë.

Nevzat Isufi: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj 2018, në dalje të fshatit Stanishor, me disa punëtorë dhe me prani të policisë, ka shpërndarë, dëftesa me çmim 1 euro për çdo veturë, automjet të kalimtarëve që qarkullon në rrugën që shkon për Artanë ose kudo në fshatrat e saj, apo qoftë edhe tranzit, në kalim për në Llabjan, Prishtinë ose edhe Dardanë. E gjithë kjo është bërë në emër të mirëmbajtjes së ambientit e që qenka e bazuar në ligj dhe e bazuar në marrëveshjen ndërmjet komunës së Novobërdos dhe Kompanisë Ecohigjiena dhe se kjo marrëveshje e bërë më datë 1-8.05.2016, paska nr. e protokolit 268/16. Unë kam një dëftesë me numër 2618, të lëshuar nga punëtorët e kësaj kompanie, të cilët unë nuk i fajësoj, sepse ata i janë përgjigjur urdhëresës së dikujt, ndërsa do të duhej të kishin ditë pushimi si të gjithë punëtorët tjerë. Pra, po kërkoj sqarim për çfarë mirëmbajtje bëhet fjalë, kur njerëzit kanë kaluar si në çdo rrugë tjetër, qoftë duke shkuar në shtëpitë e tyre, qoftë duke shkuar në vilat e tyre apo edhe duke kaluar kalimthi për të shkuar në Prishtinë ose Dardanë? A nuk është kjo në plaçkitje e qytetarëve në një ditë pushimi, duke krijuar rende të gjata pritjeje të veturave e mjeteve tjera të udhëtimit, sikur të kishim të bënim me ndonjë pikë doganore? Pra ne dëshirojmë të shohim këtë lloj marrëveshjeje, e cila pa u kryer asnjë shërbim, u kërkon qytetarëve të paguajnë një tatim, sikur të kishim të bënim me ndonjë taksë autostrade. Jam shumë i sigurt se sikur t’u kërkohej kjo taksë njerëzve të vendosur në hapësirat publike jashtë rrugës në natyrë, do të duhej konsideruar normale dhe qytetarët do të paguanin pa ndonjë problem, madje edhe vullnetarisht, si kontribut për mirëmbajtje, por jo në këtë formë, vetëm pse kalojnë nëpër rrugë, taksë të cilën çdo qytetarë e paguan me rastin e regjistrimit të veturës.Në pyetje tjetër lidhet po ashtu me shërbimet publike por edhe drejtorinë e inspeksionit. Ka një muaj që në Rr. A. Presheva një ndërtues, duke dashur të ndërtojë në një pronë private, ka dëmtuar rrugën publike, njërën vij-shirit të qarkullimit publik dhe një pjesë të trotuarit, duke krijuar një gropë të thellë afërsisht dy metra, pa e siguruar atë, pa sinjale ndriçuese natën, duke e lënë ashtu, me çka përpos që po pengon shumë qarkullimin që është mjaftë i madh, sepse kjo rrugë del në të ashtuquajturën qarkore, por është rrezik edhe për automjete dhe kalimtarë. Po ashtu dheu i grumbulluar nga shirat që bie, rrëshqet në një rrugë tjetër dhe pengon qytetarët banues në shtëpitë më poshtë. Me këtë rast është zbuluar edhe gypi kryesori ujësjellësit me kapacitet të madhe që vjen nga penda e Përlepnicës. Kush ka dhënë leje që kjo të bëhet dhe kush është përgjegjës për këtë, ngase qytetarët janë të revoltuar dhe janë të gatshëm edhe ta bllokojnë edhe rrugën në tërësi në shenjë pakënaqësie.Një pyetje për Kryetarin lidhet me spektaklin e datës 22.05.2018, ku në hyrje të rrugës së lagjes Porodinë, keni filluar, siç thoni Ju, implementimin e rrjetit të ri të ujësjellësit për këtë lagje dhe për pjesën e djathtë të rrugës qarkore. E gjithë kjo u bë për të bërë një reklamë pasi që mihja e 2-3 metrave kanal dhe vendosja e një gypi zgjatën vetëm sa për të bërë një fotografi të Kryetarit dhe disa zyrtarëve të tij, sepse menjëherë gypi u tërhoq, kanali u mbulua dhe sot nuk duket asnjë gjurmë pune, përpos tabelës me

2

Page 3: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

mbishkrime të komunës , emrit të kompanisë së qeverisë zvicerane, Hidromoravës, dhe ndërmarrjes sh.p. k. Teuta-M, si punëkryes, ndërsa nuk ka as datën e fillimit dhe as të përfundimit. Ky projekt 500 mijë eurosh, që sipas komunë filloi më më 22 maj, pra ua shpjegova mënyrën se si filloi, a nuk është ky një mashtrim i qytetarëve në pikë të ditës, apo ato faotgrafi ia keni dërguar donatorit, për ta bindur për fillimin e punëve?!. Ndërsa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së komunës së Gjilanit me CDI-DORSCH-it –zyrës së qeverisë zvicerane me 19 dhjetor 2017 flitej për marrëveshjen me vlerë 800.000 euro, ndërsa tash qenka zbritur në 500.000 euro. Ku u avulluan 300.00 mijë euro, kur asnjë punë as që ka filluar? Atë botë kryetari pat thënë: “punimet pritet të fillojnë shumë shpejtë” E kuptoni pra çfarë do të thotë fjala “ shumë shpejt” për Kryetarin e komunës tonë dhe institucionet e komunës, sepse këtë shprehje ne e dëgjojmë shpesh, sa herë që nuk dihet data e fillimit a mbarimit të një pune. Pra “shumë shpejtë” do të thotë 19 dhjetor 2017 -22 maj 2018 edhe pse asgjë s’ka filluar ende, pos reklamës, kjo do të thotë se mund të zgjas edhe më. Për dijeninë tuaj lagjja Porodin ka 10 vjet që ka ujësjellës, e që këtë e ka bërë me vetorganizim, por ajo nuk ka rrjetë kanalizimi dhe rrugë, për të cilat Kryetari Haziri i ka premtuar gjatë mandatit të kaluar qeverisës dhe në këtë mandat, por ende çdo gjë ka mbetur vetëm një premtim i zbrazët. Kjo shprehje “shumë shpejt” lidhet edhe me punët tjera në infrastrukturë. Kështu p.sh. kur bëhet fjalë për rregullimin dhe shtrimin e rrugëve, në mandatin e kaluar ka pasur një kontratë të nënshkruar për shtrimin me asfalt të rrugës së familjes Kurteshi, për të cilën kjo familje kanë dhënë tokën e tyre në këmbim të shtrimit, e atje sikur punët kanë filluar në këtë mandat qeverisës, para më shumë se një muaji dhe ende nuk janë kryer, ndonëse kemi të bëjmë me gjatësi rruge me më pak se 200 metra.Ngjashëm apo edhe më keq është puna te lagja e tetë ku rrugët janë të pashtruara dhe ka një muaj e më shumë që vetëm pak rërë e gurë është hedhur dhe asnjë punë tjetër nuk duket se bëhet, as për rregullim të kanalizimit dhe as është bërë përpjekja më e vogël për të liruar hapësirat e pjesës publike të rrugëve, sipas kërkesës së qytetarëve, të cilat edhe kur të asfaltohen do të jenë të ngushta, me funksion të kufizuar, pa trotuare, por do të pajtohemi me atë që kanë lënë qytetarët pa uzurpuar, varësisht nga ndërgjegjja e tyre.

Një kërkesë për drejtorinë Bujqësisë; kërkojmë të na ofroni listën e përfituesve të subvencioneve në bujqësi, pra listën e përfituesve dhe të të refuzuarve, për shkak se ka ankesa nga qytetarët, se përkundër faktit që kanë plotësuar kushtet për subvencionim, ata janë diskriminuar. Le të bëhen publike si përfituesit ashtu edhe të refuzuarit, sepse kjo duhet të bëhet në bazë të transparencës që duhet ta ketë komuna edhe ne bazë të kësaj rregulloreje.

Ne si grup i anëtarëve të Kuvendit të anëtarëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje kemi vërejtje serioze për qëndrime të standardeve të dyfishta nga Kryesuesja e Kuvendit të komunës, znj. Shpresa kurteshi-Emini, e cila në vend se të jetë ajo që duhet të insistoj që të zbatohet plani i punës së Kuvendit, injoron këtë agjendë, madje edhe duke shkelur rregulloren e punës së Kuvendit, me ç’ rast kur propozimet e anëtarëve të Kuvendit japin propozime për të iu përmbajtur agjendës së planit të punës së Kuvendit, duke propozuar pika që janë të parapara të këtij plani, injoron propozimet, duke mos i hedhur ato në votim si në rastin e Mbledhjes së fundit të KPF-ës.

Por e njëjta lejon të bëhen modifikime e ndërrime në përbërjen e anëtarëve të komiteteve, pa aprovim të Kuvendit, ndërsa në kërkesën tonë me shkrim për përfshirje të anëtarit tonë, në Komitetin e caktuar, marrim përgjigje negative, pa mbështetje në asnjë dispozitë konkrete ligjor, ndërsa në vend të arsyetimit shkruhen të drejtat e anëtarit të Kuvendit, sikur ne nuk i dimë ato. Kjo përpjekje për të na imponuar, se me kë do të përfaqësohemi ne, është e tepërt e padrejtë dhe tendencioze. Për këtë kërkojmë të dimë nëse kjo përgjigje është dhënë, duke u konsultuar edhe Zyra ligjore dhe nëse po, të saktësohet pra, në bazë të cilës dispozitë ligjore është bërë ky interpretim. Ndërsa ndryshimet në përbërjen e Komiteteve të bëhen me aprovim dhe votim të Kuvendit.Po ashtu kërkojmë nga Kryetari por edhe nga Kryesuesja se përse sikur edhe në mandatin e kaluar qeverisës e edhe tash që po kalojnë 5 muaj të këtij viti, nuk po sillet në KPF dhe Kuvend për ta parë dhe shqyrtuar planin vjetor të prokurimit, duke bërë kështu shkelje ligjore sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, nenit 52, pika 52.2.

3

Page 4: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Riza Abdyli: kam një shqetësim lidhur me rrjetin e kanalizimit në fshatin Velekincë, po ashtu e njoftoj drejtorin e DSHPIB, meqenëse edhe privatisht përmes telefonit e kam njoftuar para 3 muajve, se në këtë fshat rrjeti i kanalizimit është punuar në vitin 2003 dhe nuk ka qenë funksional, kurse vitin e kaluar është bërë projekti i ri që të punohet rrjeti i ri. Si banor i këtij fshati i shfaq shqetësimet edhe të banorëve të tjerë të cilët po thonë se edhe ky rrjet i kanalizimit nuk është duke u punuar sipas projektit, sepse Kompania projektuese dhe ajo mbikëqyrëse nuk kanë koordinim në mes vete. Rrjeti i ri i cili është duke u punuar është 60 cm në nivel më lart se rrjeti i vjetër, e kjo nënkupton që degëzimet po mbesin të vjetra, ku diku 5 degëzime nuk mund të kyqen në rrjetin e ri. Kërkoj nga DSHPIB të merr masa lidhur me këtë projekt dhe mos të bëhet punë dy herë pa qenë funksional ky rrjetë. Po ashtu kërkoj nga Kryetari i Komunës që ta shfrytëzoj autoritetin e tij lidhur me rrugën e Ferizajt, sepse kemi të bëjmë me një punë kryes të pa përgjegjshëm. Po ashtu kërkoj që të ndërpriten punimet për muajin Korrik dhe Gusht sepse në këto muaj vinë bashkë atdhetarë nga diaspora dhe aty krijohet një kaos i madh. Mimoza Kadriu: kam dy çështje për të diskutuar, njëra ka të bëjë me DMSH kurse tjetra me shitësit e Tregut të Gjelbër.Siq e pamë para disa dite në Gjilan dhe në rrethinë u përfshimë me një mot me të reshura atmosferike, kurse hapësirat ku mungon infrastruktura e nevojshme po shkakton gjendje emergjente. Rrugët e qytetit shndërrohen në lumenj, duke vështirësuar kalimin e tyre. Mirë më kujtohet që Kryetari Haziri, gjatë fushatës para zgjedhore, premtimin e tij e mbështeti në katër shtylla, kanalizimin, ujësjellësin, infrastruktura dhe ndriçimi publik, të cilat do të përfundojnë gjatë mandatit të parë, por as asnjë nga këto premtime nuk kanë përfunduar dhe kemi një gjendje kaotike në qdo anë të qytetit.Po e pyes drejtorin e DSHMS se pos një fletore nën sqetull për të evidentuar dëmet, qfarë keni bërë tjetër? Sa para keni në buxhet për të kompensuar qytetarët e dëmtuar, a keni kompani për të intervenuar në rastet e emergjencave dhe rrezikun nga përmbytjet, e nëse nuk keni pse ndodhë kjo gjë ? Kërkoj që në seancën e ardhshme të na sillni një raport mbi gjendjen e përmbytjeve të fundit.Sa i përket shqetësimit të shitësve të tregut, ku nga një vendim i KK i vitit 2013, Tregut të Gjelbër i është marr një hapësirë e konsiderueshme, këtë vendim do të doja ta shihja dhe kërkoj nga Sekretarie e Kuvendit të na vë në dispozicion këshilltarëve të NISMA këtë vendim. Është e pa toleruar që ajo hapësirë të merret që në të ardhmen të ndërtohen banesa, e njëjta gjë ka ndodhur edhe te objekti i Mullirit të bukës.Kushtet në të cilën punojnë tregtarët janë të pa përshtatshme dhe mungesa e investimeve që nga pas lufta nuk ka justifikim. Në këtë treg veprojnë rreth 300 tregtarë të cilët paguajnë taksat të përcaktuara nga Komuna, e nga ana tjetër Komuna nuk bënë asnjë investim për ta.Është e pa akceptueshme se si në bordin e NPL Tregu nuk ka asnjë përfaqësues të tregut, prandaj kërkoj që në seancën e radhës të Kuvendit, të shqyrtohet Gjendja e Kompanisë Publike Tregu dhe të sjellët një Raport për punën e kësaj ndërmarrje e posaqërisht për gjendjen e Tregut të gjelbër në Gjilan.E shpreh mospajtimin e thellë të grupit të këshilltarëve të NISMA për inaugurimin dhe funksionalizimin të Tregut etnik te Kisha Ortodokse në Gjilan, sepse ky akt nuk shkon aspak me përcaktimin tonë të një shoqërie shumë etnike.

Ibish Ibishi: e falënderojmë DBP për fillimin e projektit për sanimin e rrugëve të arave, sepse ky është një lajm i mirë për bujqit. Ne si anëtar të KK, kemi obligim që të miratojmë vendime, Rregullore e Akte të tjera me të cilat parashihet qeverisja, ne kemi obligim që të paraqesim dhe shqetësimet e qytetarëve. Banorët e fshatit Dobërqan janë të pakënaqur për shkak të mungesës së investimeve, përkundër kërkesave që ju kemi bërë drejtorive ne nuk kemi marrë përgjigjje. Jemi tatimpagues të rregullt të Komunës së Gjilanit po ashtu iniciues të disa projekteve të vogla, ky anashkalim për banorët është i papranuar dhe shqetësimi është me vend. Kërkoj që me parashikim të buxhetit të bëhen investime në këtë fshat, kurse për anashkalim te deritanishëm dua të jepni një sqarim për qytetarët pse ka ndodh kjo.Ne e dimë që me Ekohigjenën është bërë një marrëveshje e re në të cilën që sigurisht parashihet mirëmbajtja e sipërfaqeve publike, mirëpo ne nuk e dimë se cilat sipërfaqe publike janë të parapara në këtë marrëveshje. Shfrytëzimi i hapësirave publike, trotuareve dhe sheshit, ne e dimë që mund të japim hapësira publike për shfrytëzim ,por mendoj se aty ku shkaktohen pengesa nuk duhet të jepet hapësira për shfrytëzim, sepse

4

Page 5: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

ne duhet të punojmë që pengesat ti evitojmë. Si janë dhënë këto hapësira për shfrytëzim dhe kush janë shfrytëzues?Një dukuri e cila na ka rënë në sy të gjithëve, në sheshin e ri , mu në hyrje në anën e djathtë, ngjitur me bankën Ekonomike, është ndërtuar një objekt i tipit montazh, a ka njohuri përgjegjësit për këtë objekt dhe në qfarë forme është ndërtuar ky objekt?

Nehat Osmani: para fillimit të seancës së Kuvendit, unë pata nhë kërkesë të veqantë për kryesuesen e Kuvendit Komunal, që ky diskutim mos të llogaritet në mesin e diskutimeve politike sepse ka një destinim krejtësisht tjetër, sepse kam një urim më të veqant, prandaj kërkoj që mos të ma nxënë për të madhe as nënkryetari i komunës, e as Gentrit Murseli. Një DEDIKIM i veçantë para këshilltarëve komunal për një sukses të madh e të jashtëzakonshëm të KF “Drita” – TITULLI KAMPION I KOSOVËSËshtë e pa imagjinueshme sa punë, sa djersë dhe sa përkushtim por mbi të gjitha sa sakrifice nevojitet për të finalizuar një sukses të plotë – dhe këtë sukses e rrumbullakësuan futbollistët e Dritës, shtabi teknik dhe kryesia e klubit.Është e paimagjinueshme sa guxim, sa vetëmohim dhe sa flijim dëshmuan “Intelektualët”, ata 100 spartanët e patrembur, ata qindra të pa thyer mbi ballkonët e pullazet e shtëpive dhe ata mijëra të tjerë jashtë fushës për të shprehur dashurinë e madhe për klubin e tyre të zemrës, për qytetin e tyre – dhe këte ata e bënë në mënyrë unikale, këtë ata e bënë ashtu sikur askush në Europë nuk e bënë.Është e paimagjinueshme sa emocione, sa mburrje dhe sa krenari përjetuan turma e pakufishme e qytetarëv të ekzaltuar para teatrit të qytetit për këtë ëndërr të jetësuar.Kësaj ëndrre që vështirë të transmetohet tek të tjerët, si ndjenjë e trashëgimisë, kulturës e traditës në frymën siq e bartën përmes brezave, siq e kuptimësuan emrin Dritë, siq e bënë të gjallë e të përjetshme sloganin “NE ME DRITËN JEMI RRITË”.Një analogji me vet neve këshilltarët këtu, për misionin që kemi dhe për mundësitë që mbartim.Në mënyrë që të arsyetojmë pritshmëritë e qytetarëve tanë dhe në mënyrë që të zhvillojmë e ndërtojmë qytetin tonë. Kemi një shembull të mire – Dritën.Ta ndjekim pra edhe ne të zgjedhurit e popullit rrugën e sportistëve tanë ngase shpeshherë sporti arrin të dëpërtoj atje ku imagjinata e politikanëve madje as nuk mund të konceptoj, ngase shpeshherë sporti arrin majat ku as shtizat më të mprehta nuk shtegtojnë. Në mënyrë që NE këshilltarët të shënojmë kohën tonë dhe të përmbushim betimin tonë, në mënyrë që fëmijët tanë për neve të thonë ate që Drita dhe “Intelektualët” gjithherë për vete thonë: “NEVE GJYSHËRIT NA E KANË LËNË E NE NIPËRVE T’UA LËMË”Me bindjen e plotë se edhe kjo seancë, edhe ky kuvend meritoi të filloj punën e saj me këtë përgëzim të veçantë të sportistëve tanë, UROJ (nese me lejoni) në emër të të gjithë këshilltarëve, KF”Drita” dhe gjithë atë armatë të tërë që kontribuan në këtë sukses që nderoi qytetin dhe qytetarët tanë.

Shpresa Kurteshi: rrespekt për të gjithë sportistët dhe sporte dashësit dhe besojmë shumë në suksese tjera.

Shefik Surdulli: deri ku ka shkuar procedura e shpronësimit të pronave private të cilat janë marrë për ndërtimin e rrugës qarkore, sepse Kryeministri Haradinaj deklaroi mbështetje të plotë për Komunën e Gjilanit e në mënyrë të veqant e potencoi shpronësimin e pronave për rrugën qarkore.Ne e dimë që në shumicën e vendbanime të Komunës së Gjilanit janë zgjedhur Këshillat lokale, prandaj dua ta di se cili është Statusi i tyre, a ka Rregullore të punës dhe ne duhet të ofrojmë kushte dhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.Kërkoj të di a ka Komuna e Gjilanit Inspektor Sanitar dhe nëse po sa janë adekuat për kryerjen e punëve?

Festa Shabani: Si do vepronte Komuna dhe organet kompetente nëse një qytetar e dëmton pronën komunale pa marr leje nga askush?Shqetësimi tjetër ka të bëjë me këshillat e fshatrave, sepse ka qenë premtim elektoral që në disa lagje e fshatra funksionojnë kurse në disa tjera janë tejet pasive, rasti konkret është në lagjen time, kur është zgjedhur përfaqësuesi i lagjes është votuar nga familja e ngushtë dhe nuk ka dhenë asnjë kontribut dhe

5

Page 6: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

nuk ka dhenë llogari. Unë e di që kryetar i komisionit për këshillat e fshatrave është z.Avdyl Aliu, prandaj dua ta di se a i mbikëqyr përfaqësuesit e këshillave të fshatrave dhe a i raportojnë z.Aliut për punën e bërë. Ju i dini detyrat e këshillave të fshatrave, prandaj nëse do ishin zgjedhur personat adekuat si përfaqësues, atëherë as ne nuk do kishim shqetësime të tilla. Sa i përket kontrolles së produkteve të mishit, unë e di se kjo është kompetencë e Agjencisë për Veterinari dhe Ushqim të Kosovës (AVUK), mirëpo më intereson ta di se inspektorët Komunal a kanë ndërmarrë hapa konkret ose a e kanë mbikëqyrë mishin me afat të skaduar.Më 19 shtator 2018 është përuruar Bibloteka e qytetit mirëpo ende nuk është funksionale sa duhet, sidomos salla e leximit për fëmijë. Në Bibliotekë mungojnë perdet, këndi i leximit.Qështje tjetër ka të bëjë me Drejtorinë e Kulturës, që ditëve të shtune të lirohet hapësira e sallës së leximit dhe të jetë vetëm për fëmijë e jo edhe për student, sepse studentët kanë edhe salla në Universitete.

Arbëresha Kryeziu-Hyseni: dua që sot në këtë Kuvend të inicioj një temë mjaftë të ndjeshme, lidhur me një kategori që ka shumë nevojë për ndihmën tonë dhe për vëmendjen institucionale. Në QPS në Gjilan janë të rexhistruara 126 nëna vetë ushqyese e të cilat marrin një ndihmesë të vogël nga Komuna, për ti përballuar vështirësitë e mëdha që i dalin çdo ditë jetës së tyre.Janë 126 nëna, femra, të cilat çdo ditë ballafaqohen me sfida nga më të ndryshmet, pa fuqinë dhe mbështetjen për t’ia dalë. Këto 126 nëna i rrisin, edukojnë dhe shkollojnë të vetme fëmijët e tyre dhe pavarësisht ndihmës që e marrin nga QPS e kanë të vështirë të ja dalin. Këto nëna, përpos që kanë pas fatin e keqe që të mbesin të vetme kanë pas edhe fatin e keq të mbesin të privuar nga e drejta për tu shkolluar, për tu socializuar, për të punuar dhe për të pas një jetë normale.Ato janë shndërruar femra të cilat rrinë të mbyllura pothuajse shumicën e kohës, brenda shtëpisë duke u përkujdesur për fëmijët e tyre, poa a duan edhe ato më shumë se kaq, a duan të shkollohen? Të dalin të relaksohen dhe të pinë një kafe diku, a duan të punojnë? Jam e sigurte që po. Këto gra duan fuqizim, inkurajim, përkrahje dhe mbrojtje, e unë mendoj që këtë gjë mund ta bëjnë duke i mundësuar trajnime profesionale në fusha të caktuara, trajnime që do ti hapnin rrugë që të ardhmen të kenë mundësi të punësohen.Unë si qytetare e Gjilanit, si femër, si nënë dhe si asambleiste, mendoj që do të mund të jepja kontributin tim në këtë drejtim pa rezervë, por jam e bindur që këtë do të mund ta bënim secili nga ne pa dallim prandaj i bëj thirrje Kryetarit të komunës z.Lutfi Haziri, drejtorit për DSHMS z.Selami Xhemajli, drejtoreshës për DZHE znj. Valbona Tahiri, drejtorit të QPS z.Mursel Zymberi të cilin njëherit e falënderoj për ndihmën dhe bashkëpunimin e dhenë deri në këtë pikë, juve Kryesuese e Kuvendit, zyrtares komunale për Barazi gjinore znj.Linditë Salihu, grupit të grave të Komunës së Gjilanit, juve koleg/e, OJQ-ve, që ti bashkojmë forcat dhe të veprojmë në këtë drejtim.Kërkoj që nëse është e nevojshme këtë qështja ta hedhim në votim në mënyrë që të futet në diskutim për seancën e ardhme , ku mund të vimë me ide dhe plane konkrete që mund të ndërmarrim në lidhje me këtë. Nëse është e nevojshme do ta dorëzoj edhe si kërkesë në KPF që ta keni parasyshë për rendin e punës për seancën e ardhme. Nëse ju keni vullnetin ta përkrahni këtë, atëherë bashkërisht në të ardhmen ta formojmë një komision i cili do të merrte përgjegjësi për të punuar me shumë seriozitet në këtë drejtim. Prandaj edhe një herë kërkoj përkrahjen tuaj për këto 126 nëna vetë ushqyese të cilat kanë të drejtë dhe duan ta shijojnë edhe anën e mirë të jetës.

Imrane Thaqi: të gjithë ne gëzohemi dhe krenohemi kur dëgjojmë lajme të mira për Gjilanin, sikurse suksesi i KF Drita, sukseset e nxënësve në garat e Matematikës etj. Si ta kuptojmë publikimin e konkursit të DKA me plotë gabime, prandaj për DKA kam pyetje lidhur me bursat e studentëve.A vlenë për DKA-në ligji për Arsimin e lartë, vendimet e Agjensionit për akreditim dhe Ministria e Arsimit të Kosovës ? A e dini që sipas ligjit të Agjensionit dhe Ministrisë në Gjilan vepron vetëm një Universitet dhe ai është Universiteti Kadri Zeka.A do të kenë të drejtë të konkurrojnë studentët nga kolegjet private, e nëse po, atëherë duhet ta rishkruani konkursit, sepse sipas konkursit aktual studentët që janë në kolegje private nuk kanë të drejtë të aplikojnë për bursa.

6

Page 7: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Në konkurs, kërkohet indeksi me të gjitha të dhënat, por a e dini se dokument zyrtar i notave të studentëve është certifikata e notave e nënshkruar dhe e vulosur.Pse deri tani nuk është thirrur asnjë mbledhje e komitetit për Arsim duke i ditë problemet me të cilat ballafaqohet Arsimi në Komunën e Gjilanit?

Bujar Nevzati: propozoj që për shkak të zgjatjes së kohës për pyetje të anëtarëve të Kuvendit, të mbahen dy seanca, ku njëra seancë të jetë pyetje nga këshilltarët kurse drejtorët të përgjigjen, sepse gjitha këto pyetje që janë bërë nuk besoj që deri ora 14:00 do të mund të përfundojnë përgjigjjet.

- Kërkoj emrat e përfituesve në Fondin e Ekselencës.- Listën e përfituesve nga Drejtoria e Buqjësisë, sepse kam informata që përfitues kanë qenë edhe

njerëzit që fare nuk mbjellin Misër.- çka ka ndodhur në fshatin Zhegër ?

Gentrit Muresli: në emër timin personal dhe në emër të KF Drita, e falënderojmë Nënkryetarin e komunës z.Arbër Ismajli po ashtu edhe drejtorin e DSHPIB z.Naser Korqa sepse paq mbështetjen e këtyre, ka qenë i pamundur organizimi jonë i cili ishte i veqantë, i cili nuk ka ndodhur asnjëherë në RKS.Ne si klub jemi duke bërë përgatitjet për tu paraqitur sa më mirë në arenën ndërkombëtare, me datë 12 qershor do të bëhet publike edhe shorti se me cilat klube do të luajmë ndeshjen e parë, shpresojmë se do ta përfaqësojmë si duhet Komunën tonë.Sa i përket konkursit për ndarjen e bursave, ka ndodhur përmirësimi i aplikacionit dhe tani gjithqka është në rregull.

Hevzi Xhelili: kam një pyetje rreth shkollave profesionale. Në komunën tonë janë 6 shkolla profesionale ku prioritare është Sholla Mehmet Isai në Gjilan. Vendet më të zhvilluara i kushtojnë rëndësi të posqashme këtyre shkollave , sepse në to nxënësit mund të aftësohen për punë. Këto ditë ka disa zëra, që në shkollën teknike Mehmet Isai në Gjilan, do të mbyllet drejtimi i ndërtimtarisë. Një hap i tillë është i dëmshëm për ekonominë e Komunës dhe për aftësimin e nxënësve në këtë drejtim, ju bëj me dije se mbi 60% të nxënësve të kësaj shkolle vazhdojnë ta mbajnë familjen nga aftësimi në këto shkolla. Shpresoj që kjo qështje do të aktualizohen nga ana e organeve komunale dhe nuk do të lehojet mbyllja e këtij drejtimi, në të kundërtën pasojat do të jenë shumë të mëdha, sepse humbim mbi 20 vende të punës për mësimdhënës dhe ekspert të këtij drejtimi.Kërkoj nga kryetari i komunës që të ushtroj ndikimin e tij dhe mos të ndodhë kjo gjë.

Anila Tusha: para dy muajsh Ministri i tregtisë dhe Industrisë z.Bajram Hasani ka bërë thirrje publike që të zgjidhet një hapësirë për ndërtimin e zonës ekonomike në Gjilan. I nderuar kryetar, a keni pas ndonjëherë një projekt më të madh se sa ky ? Krijimi i zonës ekonomike nuk nënkupton vetëm investimin 5 milion €, por nënkupton zgjidhje jetike për qytetarët e Gjilanit. Investimi do të hap vende të reja të punës dhe do të rrit kapacitetet e bizneseve. Na thoni cila është arsyeja që këtë proces po e mbani peng ? Nisma është apo jo në pushtet do të implementoj projektet që janë në dobi për qytetarin.Para disa ditëve ndërroi jetë artisti Demir Behluli, përse kryetari i komunës dërgoi vetëm një telegram ngushëllimi dhe nuk organizoi mbledhjen komomorative. A është ky i vetmi artist piktura e të cilit gjendet në Pentagon .

Nehat Osmani: Kohë më parë kemi kërkuar verbalisht disa herë dhe në ndërkohë kemi ushtruar kërkesë zyrtare me shkrim për revokimin e znj. Shabani nga përfaqësimi i LVV në komitetin për KRS si dhe zëvëndësimin e saj me përfaqësuesen e propozuar nga rradhët tona znj.Merilinda Arifi. Më 22.05.2018 kemi marr një shkresë zyrtare nga zyra ligjore e K.K. në të cilën, në përpjekjet tuaja për të dhënë argumentime ligjore në të vërtetë keni bërë manovrime ligjore dhe manipulime ligjore. Në kërkesën e qartë dhe të prerë të subjektit tonë për revokimin e znj. Shabani nga përfaqësimi i LVV në komitetin për kulturë, rini dhe sport ju keni zgjedhur të na shpjegoni (bazuar, siq thoni, në ligjin për vetëqeverisje lokale dhe statutin e KK) të drejtat e pakontestuara të të gjithë anëtarëve të kuvendit

7

Page 8: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

komunal për të qenë të përfaqësuar në komitetet komunale e që nuk ka qenë objekt shqyrtimi i kërkesës sonë e madje edhe këtë paragraf të panevojshëm nuk e interpretoni në mënyrë korrekte dhe profesionale ngase (po ju plotësoj) të drejtën e përfaqësimit në komitetet komunale përveq anëtarëve të kuvendit siq e përshkruani ju e kanë edhe anëtarë jashtë KK të deleguar nga subjektet politike, gjë që ju nuk e potenconi dhe anashkaloni. Nën 1 dhe nën 2 sikur mund lehtë të konkludohet objekt trajtimi nuk kanë qenë të drejtat individuale të anëtarëve të KK por objekt trajtimi kanë qenë të drejtat e përfaqësimit të subjekteve politik me anëtarët që ata i kanë propozuar për komitetet përkatëse. Gjithçka e qartë. Tani këtu shpërfaqen 2 çështje: ose ju nuk jeni në gjendje të zbërtheni esencën e një kërkese kaq të thjeshtë, për çka do duhej të lëshoni ato vende që i mbani aktualisht ose synoni të përdorni lojëra politike në mënyrë që të amortizoni aktivitetet e subjekteve tjera opozitare për çka (dorën n’zemër) jeni të prirur dhe keni sens të pa shterrur negativ.Por një gjë është mëse evidente se kjo mënyrë e komunikimit publik nga zyrtarë ligjor të kuvendit dhe të nënshkruar nga kryesuesja e K.K. është ofendim i intelegjencës së përfaqësuesve të popullit dhe mënyrë e papranueshme e interpretimit dhe interferimit institucional të organit më të lartë komunal me subjektet politike dhe me këshilltarët komunal. Mbi të gjitha, ajo çka bie në sy është se ekziston një dëshirë e pakufishme e juaja për ta mbajtur znj. Shabani në atë post. Është indikative me sa zell insistoni t’i shtyeni dhe t’i përligjni gjërat e mbrapshta, paramendoni sikur këtë zell ta përdornit për gjëra të mbara. Me këtë zell të njejtë e të mbrapshtë ju dëshironi që znj. Shabani ta mbani edhe mëtej në këtë post që i takon LVV, madje i keni caktuar edhe një pozitë udhëheqëse në mënyrë që ta përdorni si një vegël politike. Besoni nuk kemi asgjë kundër, mbajeni ju, por mbajeni për vete, le t’ju përfaqëson juve sepse neve është shumë evidente ajo s’mund t’na përfaqësoj, bile bile ne jemi të lumtur, shumë të lumtur që kjo zonjusha është jashtë nesh dhe është larg nesh. A E DINI PSE? Ngase NE në mesin tonë nuk mbajmë vegla politike përkundrazi ne promovojmë vlera politike. Ne në mesin tonë nuk mbajmë paterica pushtetare përkundrazi NE indukojmë iniciativa qytetare. Është e qartë që zonjusha në fjalë është e kundërta e vlerave tona dhe iniciativave tona, prandaj edhe ka uzurpuar këtë pozitë që ia ka falur LVV dhe aktivistët e saj dhe prandaj ajo nuk reflekton me vullnetin e saj.Ajo çfarë kërkojmë ne, është të përmbushni në përpikëri të drejtën e LVV që në komitetin e KRS të përfaqësohemi nga 2 anëtarë tanë të devotshëm dhe pjesëtarë që ne propozojmë, në përputhje me përfaqësimin dhe fuqinë elektorale dhe në përputhje me marrëveshjen paraprake të shefave të grupeve të këshilltarëve mbi skemën e përfaqësimit nëpër këto komitete. Këtë kërkesë po e përsërisim dhe deponojmë edhe njëherë dhe do vazhdojmë ta përsërisim në të gjitha instancat derisa të realizojmë të drejtën tonë të patjetërsueshme dhe të bazuar në Ligjin për V.L dhe Statutin e K.K.

Shpresa Kurteshi: ne nuk e kemi tërhek nga vetëvendosja znj. Shabani, ne do kërkojmë mendimin e MAPL lidhur me këtë qështje, po ashtu ne ju kemi kthyer përgjigjje edhe LVV. Znj Shabani ka të drejtën e saj si anëtare e KK të jetë e përfshirë në komitet.

Festa Shabani: është e turpshme se si Kryetari i qendrës i LVV dega në Gjilan, ofendon duke e përmend emrin tim mbi dhejtra herë dhe si duket paska harruar që 8 vite kam qenë aktiviste vullnetare e LVV me gjithë familjen rrethin dhe shoqërinë, madje ju më parë keni qenë anëtarë të kuvendit dhe keni marrë pagë nga LVV, përderisa unë kam punuar pa asnjë cent. Ju e dini mirë pse unë jam tërheqë nga LVV, për shkak të votës time për rikthimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku dështirë e juaja ka qenë që patjetër edhe unë të jap votën time kundër, mirëpo unë përfaqësoj qytetarët dhe qytetarët nuk kanë votuar për ti bllokuar qështjet e rëndësishme për qytet. Vota ime “për” rikthimin e DKRS, ju keni dashtë të më përjashtoni, paramendojeni se ku ka arrite niveli juaj. Nëse ju e konsideroni që unë nuk duhet të jem pjesë e Komitetit për kulturë, atëherë hedhni në votim këtë propozim sepse nuk jam e interesime për pozita. Edhe nëse nuk jam pjesë e komitereve, unë do ti përcjelli të gjitha komitete vullnetarisht. Nuk me keni zgjedh ju anëtare të komitetit për kulturë, por ka qenë z, Ilir Hoti prezent, kurse z.Mefail Jonuzi më ka

8

Page 9: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

propozuar, duke u votuar nga LDK-ja dhe PDK e të gjithë të tjerët, vetëm LVV ka qenë kundër siq është për të gjitha qështjet tjera kundër.Ju rikujtoj që zgjedhjet e LVV në lagjen e Zabelit janë mbajtur në shtëpinë time, por si duket paske harruar z.Osmani sepse je ardhur në LVV shumë vonë.

Arijeta Rexhepi: lidhur me këtë debat, barra ju bie juve Kryesuese e KK sepse po të kishit thënë më herët që ne presim përgjigjje nga MAPL-ja, nuk do ti vinte puna te ky diskutim.Në web faqen e Komunës nuk kemi asnjë të dhenë të pjesët më të rëndësishme ku njoftohen qytetarët se qfarë bënë Komuna. Te pjesa e prokurimit nuk ka asnjë të dhenë që njofton qytetarët për kontratat, te pjesa e buxhetit nuk kemi asnjë të dhenë në faqe të komunës, e kjo tregon se kemi mungesë të transparencës ndaj qytetarëve.Pyetje për Drejtorinë e Shëndetësisë, pse nuk funksionon reparti i stomatologjisë në Ambulanten e lagjes Arbëria? Kur do ti paguhen 3 pagat e mbetura borxh për punëtorët që janë punësuar nga CARITAS-i ?Për DAP, në çfarë gjendje janë E-kioskat, a janë funksionale dhe cilat janë funksionale ?

Enver Hajrullahu: pyetje për DSHPIB lidhur me trotuarin në Zhegër, sepse ju e dini që ka mbetur edhe segmenti i tretë i kanalizimit dhe një pjesë e trotuarit pa u përfunduar , prandaj dua ta di se kur do të fillojnë punimet dhe kur do të përfundojnë? Po ashtu Shkolla në Haxhaj është në vazhdim të punimeve , prandaj dua ta di se a është planifikuar një trotuar në atë pjesë ? e nëse jo kërkoj që të planifikohet trotuari në fshatin Haxhaj, Demiraj dhe Shurdhan e Pidiq, sepse së shpejti pritet të hapet pika doganore në Stanqiq e aty është mëse e nevojshme një trotuar.Pyetje për DAP, lidhur me shkollën e mesme në Zhegër, mendoj se nuk është mirë të vazhdohet mësimi aty dhe ne kemi pas një iniciativë të gjithë partitë politike në Zhegër dhe kemi kërkuar që nxënësit të zhvendosen në shkollën fillore Agim Ramadani. Ditë më parë kam pas një takim me Ministrin e Arsimit z. Bytyqi me që rast kam kërkuar ndërtimin e shkollës në këtë fshat, por ai më tha se kjo gjë nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk kemi pas kerkesë nga DKA për ndërtimin e kësaj shkolle, prandaj dua që drejtori i DKA të bëjë kërkesë zyrtare që ndërtimi i kësaj shkolle të hyjë në planifikimin buxhetor.

Arbër Ismajli: kryetari i Komunës z.Lutfi haziri ndodhet në pushim vjetor deri me datë 12 qershorë dhe kjo është arsyeja e mos prezencës së tije në këtë seancë të KK.Grupet parlamentare në qdo kohë mund ti drejtohen kabinetit të kryetarit për pyetje, kërkesa dhe shqetësime dhe besoj që në afat sa më të shkurtër do të marrin përgjigjje.U përmend nga z.Isufi qështja e higjienës, por kjo është kompetencë e komunës tjetër dhe unë e respektoj këtë sepse ne jemi në partneritet me 49% dhe Ekohigjenën e kemi partner, por ne si ekzekutiv nuk kemi dijeni që me datë 1 Maj ka ndodhur inkasomi i mjeteve prej 1 € nga qytetarët.Sa i përket lagjes së Poredinit, unë e di se një pjesë e kësaj lagje ka ujësjellës dhe kanë qenë të kyçura në forma individuale në gypin kryesorë.Është vonesë e prodhimit të gypave por besoj që ditën e hënë do të fillojnë punimet.Sa i përket punimeve në rrugën e Ferizajit ne do ti drejtohemi Ministrisë për të parë se deri kurë e kanë paraparë zgjatjen e projektit, sepse keni të drejtë se aty do të bëhen bllokada të ndryshme me ardhjen e mërgimtarëve.Për qështjen e Tregut të Gjelbër, Komuna e Gjilanit ka pranuar një projekt për rregullimin e tregut, ku vlera e projektit është e madhe dhe hartimi i këtij projekti është bërë me kërkesë të tregtarëve.ne kemi kërkuar që ky projekt të revidohet sa më shpejtë që është e mundur.

Nazim Gagica: i nderuar z.Xhelili, ju e prezantuat mbylljen e drejtimit të ndërtimtarisë në Shkollën Teknike, sinqerisht e them se nuk e dija se për cilën shkollë jeni duke fole, sepse kjo gjë që ju e thatë është e pa vërtetë. Nuk e di se nga kush e keni marrë këtë informatë të pa vërtetë. Orientimi i DKA është drejt shkollave profesionale dhe me perspektivë. Ne kemi 200 nxënës ma pak të regjistruar dhe ne po mundohemi që mos të reduktohen normat. E nderuar znj.Imrane Thaqi, në koordinim me zyrën e informimit, për shkak të problemeve me serverët që ka ndodhur, sa i përket publikimit të konkursit, ka pas vonesa dhe është i përmirësuar në detaje teknike megjithatë dallon universiteti publik dhe ai privat. Ne i mbështesim edhe kolegjet e akredituara por një

9

Page 10: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

pikë më shumë i takon Universiteteve Publike. Sa i përket shkollës në Zhegër për momentin nuk ka informacione.

Arbër Ismajli: i mbeta borxh z. Bujar Nevzatit për fondin e Ekselencës, por të hënën do jua dërgojmë listën sepse e ka menaxhuar kabineti i kryetarit, gjithashtu znj. Tusha i përgjigjem lidhur me hapësirën që e ka kërkuar Ministri dhe ne bashkërisht me Kadastrin do ta shqyrtojmë këtë qështje, por ne kemi qenë në partneritet me Komunën e Vitisë për gjetjen e një lokacioni për zonën ekonimike sepse kemi dashtë që bashkërisht të jemi dy komunat aty. Naser Korqa: sa i përket taskës prej 1 € me datë 1 Maj, kjo taks është marrë edhe viteve tjera dhe nuk është marrë nga Komuna e Gjilanit por nga Komuna e Novëbërdës së bashku me Ekohigjenën.Rrugës Avdullah Presheva ne si DSHPIB i kemi dhenë leje për kyqje në infrastrukturë, pasi që i njëjti ndërtimtarë ka leje ndërtimi.Sa i përket ujësjellësit, është një kontratë e lidhur me kompaninë Teuta nga hidromorava dhe janë shifrat e kontraktuara për lagjen e Poredinit janë 86.884.33€ , rruga qarkore 173.814.04 €, Vrapqiqi është 65.712.98 €, Bilinica 79939.78 , ky projekt është i kontraktuar dhe do të realizohet përkundër faktit që juve çdo rezultat ju pengon.Sa i përket asfaltimit të rrugëve , ato janë në proces, edhe në lagjen e Kurteshëve edhe në lagjen e Malësisë dhe punët po kryhen.Rrjeti i kanalizimit në Velekincë është duke u bërë sipas projektit dhe është duke u realizuar. Nëse nuk po realizohet sipas projektit atëherë ne do të marrim masa ndaj kompanisë që po kryen punimet. Në Dobërqan kemi bërë investime në vitin 2016, ku 95% janë të asfaltuara, përveq dy rrugicave që janë mbetur.Kiosku te sheshi është vendosur në pronë private, sepse shumica prej jush nuk e dini qe 28m 2 është pronë private, ku pronari ka kërkuar leje në DSHPIB dhe ne nuk jemi kompetent për prona private dhe është drejtuar në DUPMM e cila i ka dhenë leje sipas rregullave të ndërtimit.Sa i përket trotuarave janë kryer në Zhegër dhe Lladov sipas projektit, përveq kanalizimit që do të lidhet te Lumi Morava.Planifikimi i trotuareve për rrugën e cila te qon në pikën kufitare në Stanqiq sigurisht që do të bëhet në të ardhmen sepse për momentin nuk kemi projekt.

Ramiz Ramadani: interesimet e juaja për ta bërë listën transparente sa i përket subvencioneve në bujqësi, unë ju siguroj që ato lista do ti keni në dispozicion sa herë që ju e kërkoni.

Sadudin Berisha: në vitin 2015 ne kemi ripërsëritur kërkesën në Ministri që rruga qarkore të trajtohet si rrugë urbane, por nuk kemi marrë përgjigje pozitive. Ardhja e kryeministrit Haradinaj në Gjilan premtoi që këtë përgjegjësi do ta bartë Qeveria e Kosovës.

Selami Xhemajli: për nënat vetë ushqyese ne si DSHMS i kem i trajtuar rastet me prioritet dhe këtë muaj kemi bërë shpërndarjen e pakove ushqimore. Ne i ofrojmë bashkëpunim nënave vetë ushqyese të cilat janë të interesuara për trajnime për profile të caktuara.Reparti i stomatologjisë në Ambulanten në Arbëria punon vetëm një ndërrim, kurse pagesa për punëtorët e CARITAS-it janë mbetur pa paguar vetëm edhe 2 paga.

Bardhyl Syla: DAP posedon 4 E-Kioska, 3 në qytet dhe 1 në fshatin Cërnicë. Prej këtyre 4 E kioskave vetëm 2 janë funksionale, ajo që gjendet para DAP dhe në fshatin Cërnicë, kurse dy të tjera nuk janë funksionale. Ne kemi përgatitur specifikacionin dhe lëndën e kemi dërguar në zyrën e Prokurimit për të kontraktuar ndonjë operator ekonomik për mirëmbajtjen e tyre.

Avdyl Aliu: lidhur me këshillat e fshatrave ne kemi komisionin komunal për zgjedhjen e këshillave të fshatrave. Ne kemi pas formimin e këshillave të fshatrave në dy faza. Faza e parë ka qenë e mbështetur nga zyra Amerikane, kurse faza e dytë na ka mbështetë Komuna. Ne kemi 35 këshilla të fshatrave kurse 10 ende nuk janë zgjedhur. Ne kemi menduar që nuk është e drejtë që në fushatë të punohet për zgjedhjen

10

Page 11: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

e këshillave të fshatrave. Ne do ti zgjedhim edhe 10 këshilla të fshatrave dhe këshilltar tjerë që ju ka dalë mandati do ti rizgjedhim dhe procesi do të jetë i hapur. Ne kemi raportuar për punën tonë në Kuvend.

Sami Spahiu: do të doja që për DMSH-në të jeni më korrekt, sepse nuk është mirë të thoni se keni dalë në vend të ngjarjes me një fletore nën sqetull. Unë jam drejtor dhe nuk jam i thirrur për të intervenuar, megjithatë po të njoftoj se në ditën e 15-të janë bërë dy intervenime, një shuarje zjarri dhe një shpëtim jete i njeriut, prandaj me fletore nën sqetull nuk besoj që do të ishte e mundur të shuhet ai zjarre. Ekipet tona janë në teren, gjithsejtë kemi pas 11 intervenime, largimin e ujit.Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimin e kryejnë punën e intervenimeve sepse ne nuk kemi shërbim të veqant të intervenimit. Sa i përket buxhetit, ne nuk kemi buxhet të mjaftueshëm.

Nevzat Isufi: nuk mora përgjigjje për fondin i cili nga 800.000€ u zbrit në 500.000 € pa punuar asgjë. E falënderoj Nënkryetarin për përgjigje të sinqertë, por jo edhe drejtorin e DSHPIB i cili vazhdimisht jep përgjigjje sarkastike. Neve nuk na pengon puna, por na pengon kamuflimi. Fjala është për gypin kryesorë të ujësjellësit, sepse nëse ndërprehet ky gyp, atëherë gjysma e qytetit mbetet pa ujë. Ky gyp lidhet me pusetin kryesorë.

Naser Korqa: ne nuk japim leje për prona private por vetëm për prona publike dhe ky banor ka leje ndërtimi, kurse sa i përket investimeve në Poredin ka me qenë realitet.

Shpresa Kurteshi-Emini: në KPF keni kërkuar që në këtë seancë ta kemi edhe raportin e Ekohigjenës dhe Stacionit të Autobusëve dhe më besoni se edhe unë jam e interesuar që Kuvendi Komunal të punoj sipas planit që është hartuar. Por problemi është se Raportet e këtyre ndërmarrjeve nuk kanë qenë të gatshme dhe besoj që në seancën e radhës do ti shqyrtojmë.Tash e hap diskutimin për rendin e ditës.

Bujar Nevzati: kërkoj që të bëhet një njoftim zyrtar për qeverinë Komunale, po ashtu kërkoj planin e punës sepse mbi 1 muaj këta drejtor kanë marr detyrën dhe është dashur ta sjellin planin e punës së drejtorisë.

Shpresa Kurteshi-Emini: planet e punës së drejtorive janë duke u shqyrtuar në komitete dhe do të vinë edhe në KK.

Nevzat Isufi: kërkoj që qështja e dëmtimit të pronës publike si në fshatin Zhegër të hyjë si pikë e rendit të ditës, po ashtu propozimi për park në këtë fshat nuk ka leje.

Riza Abdyli: kam vërejtje serioze te pika e rendit ditës pika 1.5 Propozim vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan. Mendoj se kjo pikë duhet të shtyhet sepse nuk jemi të pajisur sa duhet me dokumentacion. Po ashtu në Gjilan janë 3 shoqata të gjahtarëve. Në të kaluarën ka funksionuar vetëm Shoqata Agim Ramadani dhe prona ka kaluar në emër të kësaj shoqate, por në ndërkohë me ndarjen e territoreve të gjuetisë, janë krijuar edhe dy shoqata te reja. Nëse ne e trajtojmë vetëm këtë shoqatë nuk është e drejtë sepse ne duhet ti trajtojmë barabardh edhe dy shoqatat e tjera. Duhet të kemi dëgjim publik për këtë pikë e sidomos qytetarët e Zhegrës të jenë më të informuar për parcelën e cila po ndahet dhe rezervati që po bëhet. Rezervati mos të futet në pazarin e ndërrimit të pronës në qytet, sepse dallimi është i madh në pronë.

Sadudin Berisha: duhet ta dini qëllimin e kush është subjekt shpronësues dhe kush është titullari që i nënshtrohet shpronësimit. Mund të jenë edhe 50 shoqata të gjahtarëve por pronari i objektit ish Llovaci është Shoqata Agim Ramadani. Një përbërje e mëhershme e KK ka miratuar planin rregullues të Kodra e Thatë, kuadër të së cilës parashihet një rreth rrotullim pikërisht në pronën e pronarit të Shoqatës Agim Ramadani, dhe ky projekt e hap rrugën e hershme të Kumanovës. Ne flasim me titullarin e pronës Agim Ramadani, kurse nismën për këmbim të pronës e bënë pronari i interesuar. Ne jemi të detyruar që ta

11

Page 12: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

bëjmë kompensimin me pronë ose kompensim financiar. KPF e ka mbështetur këtë vendim dhe është përfillë në të gjitha procedurat ligjore. Ne kemi vlerësuar se oferta për këmbim të pronës me shioqatën Agim Ramadani është e leverdishme për Komunën në këmbim të një lokali dhe një prone prej 2 hektarë apo edhe më shumë të zonës kadastrale të fshatit Zhegër. Vlerësimin e bën komisioni i veçante i tatimit në pronë në Ministrinë e Financave, jo DGJKP-ja .

Fitim Guda: mendoj që keni mungesë e komunikimit të brendshëm mes partis tuaj, sepse në komitet është shpalosur ky dokumentacion dhe është votuar edhe nga përfaqësuesi i PDK dhe të gjithë tjerët kjo puikë, prandaj është mirë që të bisedoni me znj. Arzie Nuhiu që të ju informoj më tepër për këtë pikë.

Arijeta Rexhepi: përderisa drejtori i DGJKP-së po i përmend procedurat ligjore po ashtu edhe kryesuesi i komitetit të pronës , nuk i keni treguar anëtarëve që ju doni ta bëni një këmbim të pronës publike me pronën private, ku në mesin e pronës publike është edhe lokali, përderisa ky lokal është në ankand publik e në anën tjetër po doni ta jepni në këmbim. Kjo që ju po e bëni është një mashtrim për qytetarët e Gjilanit.

Sadudin Berisha: Komiteti i pronës këtë dokumentacion e ka pas në shqyrtim dhe miratim, por a i lexoni ju vendimet apo jo ne nuk kemi faj. Kurse procedurat për ankand publik të lokalit janë bërë para kësaj nisje, dhe ne nuk duamë ta prejudikime vendimin final.

Avdyl Aliu: ne duhet ti hapim rrugë një rruge për një lagje të madhe e cila duhet të zhvillohet më tepër, prandaj ne duhet të marrim një vendim sepse procedurat janë në mënyrë të rregullt. Ky vendim do të shkoj në shqyrtim të Ligjshmërisë në MAPL.

Mimoza Kadriu: edhe unë isha kundër kësaj pike në KPF, prandaj edhe ne kërkojmë që kjo pikë të shtyhet dhe të dal në dëgjim publik. Sipas disa burimeve jo shumë zyrtare, rreth rrotullimi ka qenë i planifikuar më poshtë dhe tani është ndërruar destinimi.

Ibish Ibishi: nuk duhet të diskutojmë për këtë pikë ende pa e miratuar rendin e punës, sepse këtë pikë e kemi diskutuar në KPF. Gjitha subjektet janë pajtuar që kjo pikë të sillet në Kuvend për miratim, kurse tani kërkojnë që kjo pikë të shtyhet.

Sadudin Berisha: dëgjimi publik për planin rregullues Kodra e Thatë është bërë më herët, megjithatë ju edhe po ta hiqni nga rendi i ditës ky material nuk ndryshon asgjë, sepse për të ndryshuar ky material duhet të ndryshohet dhe plani rregullues Kodra e Thatë.

Shpresa Kurteshi-Emini: atëherë propozimin e juaj që kjo pikë të shtyhet nga rendi i ditës unë e vë në votim.

Me 16 vota “për” , 13 “kundër”, të tjerat abstenime pika Propozim vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan hiqet nga rendi i ditës.

Arbër Ismajli: pikërisht pika të cilën ju e vendoset të hiqet nga rendi i ditës ka të bëjë me rrugën e Kumanovës, ku Komuna e Gjilanit është përfituese e projektit me DEMOS në vlerë 205.000€ dhe participimi i Komunës mbi 100.000 € vlerë. Qëllimi ynë është që për shkak të Demosit dhe ministrisë kjo rrugë të vazhdohet me punime, por nuk desha të reagoj sepse një pjesë e këshilltarëve filluat të paragjykoni. Ju e vendosët që këtë pikë ta largoni nga rendi i ditës, por mos mendoni që do të ndryshoj diçka në material sepse ky materia\l është i kompletuar si duhet.

Në mënyrë unanime miratohet rendi i ditës pa pikën 2.5.

12

Page 13: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

2.1 . Njoftim në lidhje me vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL të dy Rregulloreve të miratuara në seancën e KK-Gjilan të datës 22.03.2018

Sadri Arifi: bëhet fjalë për dy ndryshime të rregulloreve, ku MAPL ka kaluar afatet ligjore për të kthyer përgjigjje në këto dy qëshjte. Te rregullorja për ngarkesa dhe gjoba Komunale nga MAOPL-ja është kërkuar që të hartohet një rregullore e re gjë të cilën ne e kemi bërë. Në vitin 2017 ne nuk kemi pas ndryshime të rregulloreve për taksa.Te rregullorja e dytë kanë kërkuar që të mbetet një taksë komunale gjatë aplikimit të OJQ-ve për subvencione gjë të cilën ne e kemi bërë edhe pse me rregulloren e re Komuna nuk ka të drejtë të ndaj subvencione përmes kuvendit mbi 500 €.

Nevzat Isufi: edhe në KPF është diskutuar kjo qështje prandaj unë nuk mund të implikohem në qështje të cilat nuk jam profesionist, prandaj mendoj që nuk kemi nevoj të ndërhyujmë në interpretime profesionale të ekspertëve.

Avdyl Aliu: NJK me zyrën Ligjore i kanë zbatuar procedurat në pajtim me LVL dhe rregulloren përkatëse, prandaj kjo qështje është trajtuar si duhet.

Me 13 vota “për” e të tjerat abstenime miratohet kjo pikë e rendit të ditës.

2.2 Propozim Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre

Avdyl Aliu: komuna e Gjilanit e ka pas të miratuar edhe më herët Rregulloren për varreza. Duke dashur që të kemi një Rregullore më të avancuar dhe më të përshtatshme dhe harmonizimin e Rregullores Komunale me Ligjin për kundërvajtje , është iniciuar ndryshimi dhe plotësimi i kësaj Rregullore.Të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme janë ndërmarrë me kohë dhe jemi takuar përfaqësuesit e grupeve politike, kemi organizuar dëgjimin publik për të cilin ka pas kërkesë që të përsëritet dhe kjo është bërë. Ne kemi përfshirë edhe BIK-un në debat dhe nga opozita është kërkuar që të përfshihen edhe shoqatat e dala nga lufta dhe veteranët e luftës së fundit por nuk e dimë arsyen e mospjesëmarrjes së tyre. Nga dëgjimet publike kanë dal disa propozime dhe janë marrë parasysh. Prandaj si të tillë ne e votojmë.

Riza Abdyli: në seancën e kaluar kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë dhe si rezultat i dy dëgjimeve publike me një numër shumë të vogël të pjesëmarrësve, ne kemi arrite që të bëjmë ndryshimet e kësaj rregullore. Ne kemi dhenë vërejtjet dhe sugjerimet tona për disa çështje sidomos rreth mirëmbajtjes së varrezave në fshatra. Në parim e mbështesim këtë pikë të rendit të ditës pasi që ka pësuar ndryshimet e nevojshme.

Nevzat Isufi: ne kemi dhënë disa propozime në dobi të qytetarëve lidhur me këtë Rregullore. Duhet të thjeshtësohet terminologjia dhe kemi pas vërejtje të gabimeve teknike.

Ibish Ibishi: ne kemi mbajt disa takime mes shefave te gupeve dhe kjo çështje është diskutuar edhe në KPF. Ne kemi marrë sqarime edhe nga zyrtari ligjor dhe mendoj se ka pas paqartësi te pika 5 , por janë bërë ndryshimet. Sugjerimet tona nuk janë përfillë të gjitha por kësaj rregullore i kemi qelë rrugë për KK. Mungesa e qytetarëve në dëgjime publike duhet të diskutohet në të ardhmen. Ne e mbështesim këtë Rregullore.

Mimoza Kadriu: edhe në KPF kam dhënë vërejtje që neni 5 të riformulohet paragrafi 1 dhe 2. Te varrezat e përgjithshme nuk është dhënë sqarimet e nevojshme. Unë kam kërkuar që varrezat e dëshmorëve të klasifikohen në mënyrë tjetër, prandaj nuk kanë ndodhur këto ndryshime. Ne si NISMA nuk e mbështesim këtë Rregullore pa u bërë ky ndryshim.

13

Page 14: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Xhelal Hajrullahu: te neni 21 pika 3, varrimi i të vdekurit mund të bëhet pasi të kalojnë 12 orë pas vdekjes, përpos rastit kur mjeku e jep autorizimin se mund të bëhet varrimi i të vdekurit para skadimit të këtij afati. Në anën tjetër nëse e shikoni nenin 26 e kemi orarin e veprimtarisë së varrimit ku neni 1.1 thotë se nga 1 Maji deri me 30 shtator duhen 12 orë, po ashtu nga 1 Tetori deri me 30 prill prej orës 8 deri 18:00, prandaj qka nëse vdes dikush në ora 10:00 të mëngjesit? Të mos precizohet 12 orëshi.Te neni 16 duhet të paraqitet kërkesë e veqant në skicën e objektit, por unë nuk e pash që ka diku të vendosura kritere për përmendore, sa duhet të jetë madhësia etj. Një rregullore e mirë do të mundësonte organizimin e varrezave më mirë, po ashtu duhet të ketë parasysh edhe mbishkrimet mos të jenë fyese për bashkësitë e tjera fetare.

Shefik Surdulli: kjo rregullore të miratohet me vërejtje por të precizoni saktë me cikat vërejtje po miratohet.

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: e përcjellë shqetësimin e banorëve të lagjes kombinati dhe të atyre të ashtuquajtur bregu i djegur, të cilët kanë telashe nga tollovia që shkaktohet nga veturat saherë që ka varrim në varrezat e qytetit. E di që po flasim për një rregullore të re, por shqetësimi është aktual deri sa aty do të ketë varrime, këtë e dimë edhe ne vet sepse secilit i ka rastisur ti sheh tollovitë e veturave që marrin pjesë në varrim, e shpesh herë radha vjen deri te kombinati i duhanit. Përpos që veturat parkohen gjithandej në rrugë dhe bllokojnë një pjesë të rrugës e nxënë edhe parkingun e shkollës Abaz Ajeti, e shpesh nxënësit hasin në këtë tollovi të cilët detyrohen të ecin përmes asaj turme.Tjetër gjë është edhe mungesa e shenjave të komunikacionit ku askund nuk ka tabela që e ndalon parkimin e veturave. Te neni 8 pika 1.6 thuhet se varrezat duhet të përbëhen prej rrugëve interne dhe eksterne për qarkullimin e automjeteve në parkim, kurse në pikën 1.10 ceket parkingu për automjete e në realitet te varrezat e qytetit nuk ka parking për automjete. Shihet se kjo rregullore po i përshtatet ndonjë vendndodhje të re të varrezave.

Sadri Arifi: te neni 5 Nisma ka kërkuar që të bëhet ndarja e varrezave, por nuk e di se si do ti quajmë? Varrezat e veçanta, të përgjithshme dhe varrezat e dëshmorëve a bën kështu të ndahen?

Shefik Surdulli: neni 5 pika 2 hyjnë edhe varrezat e dëshmorëve dhe heronjve, por nuk duhet të jenë kategori e kësaj pike, por të jenë kategori e veçantë. Unë e mbështes znj. Kadriu.

Sadri Arifi: neni 26 i cili u diskutua nga z. Hajrullahu, ne mund ta ndryshojmë kohën e varrimit meqë traditat e tona janë të tilla. Sa i përket parkingut nuk besoj që hapësira për parking i përshtatet dikujt, ne kemi atë hapësirë tjetër nuk kemi dhe nuk mund ta zgjerojmë atë pjesë.

Burim Berisha: nuk është e precizuar saktë se kush është organi që e krijon vendvarrimin.

Riza Abdyli: për këtë rregullore kemi diskutuar gjatë, por te neni 5 ka qenë edhe më parë te varrezat e veqanta figurat publike, kurse tani mungojnë, Një ish kryetar i Komunës qfarë epiteti ka ? a llogaritet që duhet të varroset në varrezat e veqanta? Të specifikohen kategoritë e veqanta, dhe dalloni klasifikimin e varrezave, por nuk prish punë që edhe kategorizohen varret e dëshmorëve. Sa i përket kohës së vorrimit në nenin 26, këtë propozim e ka dhënë Bashkësia islame sepse çdo varrim bëhet sipas kohës së namazit.

Xhelal Hajrullahu: te neni 26 nuk kërkova asgjë të ndryshohet vetëm mos të precizohet 12 orës pritje për varrimit.

Nevzat Isufi: të thjeshtësohen përkufizimet, të mos komplikohen termet dhe të mirën parasyshë propozimet tona lidhur me ndryshimet.

Shemsedin Elezi : varrezat kanë secila rëndësinë e saj në kategori veq e veq. Ne e dimë që dëshmorët dhe heronjtë janë në kategorinë e parë.

14

Page 15: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Shefik Surdulli: në Rregullore përmendet shprehja Neto dhe Bruto, por mendoj se te sipërfaqja neto dhe bruto nuk ka, prandaj gjejeni një shprehje adekuate.

Në mënyrë unanime mitarohet propozim Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre 2.3. Propozim Rregullore (kgj) nr. 04/2018 për menaxhimin e Shtëpisë së Rinisë

Burim Berisha: ne si grup i LDK e përkrahim këtë Rregullore, të definohet qartë se kush do të jetë pjesë e shtëpisë së rinisë.

Riza Abdyli: nuk mendoj që kjo Rregullore do ta ndryshoj gjendjen në vendimmarrje dhe rini, por ne nuk duhet ti ikim të vërtetës që rinia në Gjilan deri tani ka qenë shumë keq. Në parim e mbështesim këtë Rregullore.

Mimoza Kadriu: po debatojmë për një Rregullore të vonuar sepse flitet për menaxhimin e të ashtuquajturës Shtëpia e Rinisë kurse në anën tjetër ai aset i rëndësishëm pengohet nga një menaxhim i dobët. Ndikimi politik ka vendosur një menaxher apo udhëheqës, por sipas informatave të rinisë ajo shtëpi shumë herë është e mbyllur , madje organizatat që kanë lidhë marrëveshje me menaxherin e kësaj shtëpie nuk kanë as kopje të çelësit. Objekti është i mbyllur sepse aty është vendosur një person pa rekrutim i cili gjatë fushatës ka bërë fushat për kryetarin e tanishëm. Shihet se kryetari Haziri të vetmin qëllim e ka punësimin e militantëve të partisë edhe nëse ata nuk e meritojnë. Eshtë e dhimbshme si është shkatërruar ai objekt i cili është ndërtuar qe 2 vite. Në këtë shtëpi veprojnë disa organizata, por si janë përzgjedhur këto organizata? Organizatat nuk janë ftuar për dëgjim publik, prandaj kërkoj që kjo Rregullore të rikthehet edhe një herë në dëgjim publik.

Gentrit Murseli: ne komitetin për Kulturë,Rini dhe Sport e kemi përkrahur këtë pikë sepse është mbajtur dëgjimi publik dhe gjithçka ka qenë në rregull.

Me 19 vota “për” e të tjerat abstenime miratohet propozim Rregullore (kgj) nr. 04/2018 për menaxhimin e Shtëpisë së Rinisë

2.4 Propozim Rregullore (kgj) nr. 05/2018 për menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit

Teuta Suliqi: kjo Rregullore është trajtuar në dëgjim publik dhe në Komitetin e kulturës dhe ne e mbështesim këtë pikë.

Nevzat Isufi: edhe kjo Rregulore ka shkuar si gjitha Rregulloret e tjera sa i përket dëgjimit publik, sepse pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e vogël. Në KPF propozohen ndryshimet dhe i njëjti material na vjen në Kuvend. Te neni 8 pasuesi 3 dhe 4 nuk është ndarë por unë kam propozuar që të jetë këtu një pasues, sepse partitë politike duhet të ndahet dhe nuk duhet të jenë së bashku me organizatat që nxisin urrejtje dhe polarizim. Edhe partitë politike mund të organizojnë diqka që lidhet me librin, prandaj ky pasues të ndahet dhe të kërkohet që edhe partitë politike kur kanë qështje kulturore të mund ta shfrytëzojnë bibliotekën.

Riza Abdyli: te neni 8 pika 3 dhe 4 të dallohen sepse partitë politike në raste të veqanta duhet ta shfrytëzojnë bibliotekën.

Enver Hajrullahu: kemi informacione që në Bibliotekë nuk ka kartela dhe lexuesit, prandaj mund të ketë keqpërdorime të librave.

15

Page 16: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Sadri Arifi: te neni 8, paragrafi 3 dhe 4 janë të ndarë. Partitë politike nuk mund ta shfrytëzojnë Bibliotekën për qëllime politike por nëse ju mendoni se duhet atëherë ne e lejojmë.

Me 29 vota “për” e të tjerat abstenime miratohet Propozim Rregullore (kgj) nr. 05/2018 për menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit

2.5. .Plani i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB) për vitin 2018

Mimoza Kadriu: këtu nuk shihet që është një plan, por janë objektiva të KKSB. Unë kërkoj një raport të KKSB për vitin 2017.

Në mënyrë unanime miratohet Plani i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB) për vitin 2018

2.6.Kërkesë për mbështetje financiare të Teatrit të Qytetit të Gjilanit

Gentrit Murseli: ne si grup i këshilltarëve të LDK-së e përkrahim në mënyrë unanime këtë kërkesë me shpresë që viteve të tjera të kemi mundësi edhe më tepër ti ndihmojmë.

Nevzat Isufi: Teatri është ballafaquar me sfida të ndryshme e mbi të gjitha me sfida financiare dhe mendoj se ky plan është teje modest sidomos në aspektin financiar. Nga problemet financiare që ka teatri kanë ndikuar që edhe në planifikim të jenë modest ku sipas mendimit tim nuk e di a mund të kalohen këto probleme. Kërkoj nga Kryetari që në veçanti ti shlyej borxhet lidhur me tatimet dhe gjobat dhe mos të mbetet barrë e cila e pengon veprimtarinë e Teatrit.

Hevzi Xhelili: parimisht e mbështesim këtë kërkesë, por në cilën xhirollogari do të lëshohen këto mjete ?

Riza Abdyli : mendojmë që kjo kërkesë është emergjente dhe e domosdoshme, jo e specifikuar në mënyre të detajuar për ta kaluar një gjendje apo një buxhet deri në fund të vitit. Pres nga drejtori i ri që të bëjë punë edhe më tepër sepse gjendja në Teatrin e Gjilanit është përsëritur dhe të këqijat janë zmadhuar. Nga drejtoria kompetente kërkoj që të kërkojnë llogari stafit menaxhues. Pres që të rritet numri i aktorëve dhe teatrit të qytetit ti kthehet me shikueshmëri më të madhe.

Shefik Surdulli: më vjen mirë që më në fund Teatri i Gjilanit tani ka një drejtor. Gjilani si qytet i shpallur kampion në Futboll me KF Drita dhe Gjilani ka potenmcial të njihet kampion nëse ne e ndihmojë Teatrit ku më parë ka qenë i suksesshëm. Kjo kërkesë është modeste por megjithatë Kuvendi duhet ta ndihmoj Teatrin që ta rikthej shikueshmërinë dhe ti përmbush projektet.

Mimoza Kadriu: është bërë traditë që aktorët e Gjilanit të mbështeten financiarisht me vonesë, prandaj njëherë e përgjithmonë të dihet se kush mbanë përgjegjësi për këtë gjendje.Grupi i partisë Social Demokrate e mbështetë plotësisht këtë kërkesë. A thua ky është zotimi i kryetarit të Komunës për një qytet evropian, me një Teatër të shkatërruar e të nëpërkëmbur duke e ditur se kultura dhe sporti janë pasqyra e një qyteti dhe shteti. Ne jemi krenar me talentet tanë që Gjilani gjithmonë ka pas, mirëpo është e dhimbshme që 20 vite pas lufte nuk u gjet një mënyrë për ta ndihmuar Teatrin si duhet. Për këtë gjendje përgjegjësia bie mbi kryetarin e Komunës, sepse bazuar mbi Ligjin për Teatrot, neni 19 pika 3, mjetet për punën e teatrove publike Kombëtare i siguron Ministria, kurse mjetet financiare për punën e Teatrove të qytetit i siguron Komuna.Këshilli drejtues i Teatrit nuk ka kryer punën e vet duke mos e hartuar ende statutin e Teatrit i cili duhet të hartohet dhe të harmonizohet me Ligjin për teatrit.Bazuar në ligjin e Teatrit pika 11.4 thotë: njëri nga pesë anëtarët e këshillit drejtues i Teatrit të qytetit duhet të jetë përfaqësues i Komunës përkatëse. Në këtë pikë mungon përfaqësuesi i politikave Teatrale në përbërjen e këshillit drejtues. Bazuar në ligjin për Teatrot Nr 04/ L 106 nenin 11 pika 5, anëtarët e

16

Page 17: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

këshillit drejtues të teatrit duhet të jenë persona kredibil me autoritet dhe përgatitje profesionale në fushën e Teatrit, ku dy nga pesë anëtarët e këshillit drejtues nuk kanë përgatitje profesionale në fushën e Teatrit.Kërkesa ime por edhe e aktorëve të qytetit është e përbërë nga dy kërkesa, meqë sipas Ligjit për teatrot, Kryetari i Komunës e emëron dhe shkarkon këshillin drejtues, kërkoj që të zëvendësohet këshilli aktual dhe të emërohen njerëz kredibil për drejtimin e Teatrit, kur dihet se i njëjti këshill i ndikuar politikish ka zvarritë edhe zgjedhjen e drejtorit të Teatrit. Meqë Teatrin duhet ta financoj Komuna, kërkoj që në buxhetin kalendarik të planifikohen përveq mjeteve për paga edhe mjetet për prodhim e të transferohen në kohë në mënyrë që Teatri të funksionoj sipas Ligjit dhe interesit të taksapaguesve.Në KPF u përmend që nuk ka pas asnjë aktivitet të teatrit për vitin 2017, mirëpo përveq që nuk kanë qenë të paguar, teatri nuk ka pas mjete të parapara për prodhim.

Arta Nuhiu: më vjen mirë që po e mbështetni plotësisht Kulturën dhe në emër të AAK edhe ne i ofrojmë mbështetje kësaj kërkese. E përgëzoj drejtorin Erson Zymberi i cili ka ardh me ide të reja.

Festa Shabani: e mbështesim fuqishëm këtë kërkesë dhe jemi krenar që më në fund u zgjedh një drejtor i cili erdhi me ide dhe plan konkret.

Shpresa Hajdari: edhe ne jemi të lumtur që më në fund Teatri ka një drejtor i cili ka vullnet për punë dhe ka një plan konkret.Nesër në ditën e fëmijëve aktorët do të dalin ti argëtojnë fëmijët të cilët do të veshën me kostume të personazheve të fëmijëve.Teatri ka pas vështirësi financiare, por Teatri ka pas një premier në Flakën e janarit, por edhe tani patëm premierën e dytë “i vetëm në banesë” me autorë Avni Shkodra dhe Natyrë Kallaba.Drejtori ka bë një plan deri në fund të vitit, po ashtu mendon ta themeloj një Teatër për fëmijë dhe ta funksionoj skenën alternative.Sa i përket Ligjit për Teatër duhet të bëhen disa ndryshime, sepse teatri ka vetëm 12 aktorë. Ne duhet të bëjmë një zgjidhje sepse vështirësitë vetëm po trashën. DKRS-ja e mbikëqyrë Teatrin por Drejtori merret me punët e Teatrit.

Arbër Ismajli: ne nuk kem të drejtë ligjore ta subvencionojmë Teatrin, por ne subvencionojmë veprimtarinë e Teatrit, sepse kemi Rregulloren që e ndalon subvencionimin. Teatri ekziston si biznes privat ende dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë. Ne bashkërisht do ti gjejmë mjetet financiare që ta kompletojmë vitin për aktivitetet që i zhvillon Teatri.

Zijadin Maliqi: mjetet ndahen për DKRS pastaj DKRS-ja e qet në xhirollogarinë e Teatrit. Komuna e financon veprimtarinë e Teatrit.

Në mënyrë unanime miratohet kërkesa për mbështetje financiare të Teatrit të Qytetit të Gjilanit

2.8 Kërkesë për mbështetje financiare për ngritjen e Shtatoreve të Shaban dhe Sami Ukshini në fshatin Zhegër

Shemsedin Elezi: ky projekt është iniciuar shumë më parë sepse janë dy dëshmorë të cilët kanë rënë për liri dhe një jetë me dinjitet. Për shkak të moshës së shtyrë të nënave të tyre dhe ditës së rënies së tyre me 14 Maj ne kemi marrë iniciativë me mbështetje gjithë popullore, ku me mbështetjen e këshillit organizativ të përbërë nga partitë politike dhe gjitha shoqatat ne kemi filluar këtë aktivitet për ngritjen e këtyre Shtatoreve. Rolin kryesor e ka luajtur shoqata “Zhegra” në Zhenevë duke grumbulluar 22.000 Franga Zvicërrane. Ne kemi bërë kërkesë për të na financuar për pjesën e parave që na mungojnë por ndryshimi i ligjit na ka bërë që ti drejtohemi Kuvendit për këtë mbështetje. Ne kemi ofruar dokumentacionin shtesë dhe kemi arritur që ti grumbullojmë 27.500 €, por na mungojnë edhe 7.500 € për ta përmbyllur borxhin e mbetur

17

Page 18: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

ndaj punëkryesit. Andaj ju ftoj që ta votoni këtë kërkesë sepse ne kemi nevojë për këtë mbështetje dhe nënat e tyre për së gjalli arritën ti shohin këto dy shtatore.

Nevzat Isufi: më vjen mirë për koordinimin që kanë pas në përfaqësimin e trupës punuese për këtë qështje dhe jam i befasuar që gjithë ky projekt nuk është përcjellë me dokumentacion të rregullt dhe me kohë sepse fillimisht është bërë inaugurimi i këtyre shtatoreve por procedurat që është dahsur të dijë edhe kryetari i këshillit të fshatit duke qenë në bashkëpunim me kryetarin e Komunës nuk i kanë kryer me kohë por tani pio mundohen ti kompletojnë dokumentacionet. Kjo gjë nuk është e re për qeverisjen dhe si ka pas mundësi qe projekti të punohet për disa muaj e në anën tjetër pa dokumentacion të duhur.Nuk ka njeri që do ti dilte ndesh këtij propozimi për ta ndihmuar, por nëse duhet respekt ndaj këtyre dëshmorëve dhe familjeve të tyre, por në radh të parë të respektohen procedurat sepse kështu e respektohen edhe më tepër ashtu siq e meritojnë. Këshilli i fshatit por edhe organet komunale del që nuk kanë pas një koordinim të mirë të punimeve. Në KPF kemi kërkuar të sjellët dokumentacioni i projektit por prap ky dokumentacion është i pa kompletuar sepse nuk kemi as konkurs të ofertave. Nëse nuk kemi dëshmi të pagesave në tri pjesë të projektit këtu nuk ka material të duhur. Është e çuditshme se si këto punë janë filluar që në janar të vitit 2018, një pjesë e projektit është kryer ndërsa Institucionet komunale deri në këtë kohë nuk kanë arrite të përcjellin dhe pajisin këtë projekt me dokumentacioni e nevojshëm, ndërsa tek tash kanë filluar ta shtyjnë në procedura. A nuk është kjo e papërgjegjshme si nga organizatori ashtu edhe nga komuna?! Unë mendoj që po. Pra ne jemi për mbështetje të këtij projekti, por vetëm në pajtim procedurat dhe dokumentacionin e vlefshëm dhe të nevojshëm.

Sadri Arifi: është e vërtetë ajo që po e thotë z. Isufi, sepse këshilli i fshatit Zhegër nuk ka ndjekur procedurat për kompletimin e dokumentacioneve para se të fillojnë punimet, ne kemi bërë përpjekje dhe në konsultim me sektorin e urbanizmit kemi shqyrtuar këtë kërkesë për shfrytëzimin e hapësirës publike. Zona në të cilën shtrihet kjo parcelë kadastrale është e mbuluar me Planin Zhvillimor Komunal dhe në kuadër të këtij plani vjen shtojca me fotografi.Krahas ndarjes s]ë këtyre mjeteve të miratojmë edhe kërkesën dhe të kemi mundësi ta mbulojmë me letra që kjo pronë të legalizohet.

Arianit Sadiku: në mbledhjen e komitetit ftesa për mbledhja ka ardh vetëm një ditë para mbledhjes, që do të thotë që keni shkelur qdo procedurë për mbajtjen e mbledhjeve. Keni thirre mbledhje urgjente për një punë e cila ka përfunduar para disa muajve. Këto praktika të përsëritura a i keni ndërmend ti ndërpreni dhe të jeni më të vetëdijshëm. Në parcelën që po planifikohet të bëhet park ka pas varreza të hershme dhe a keni kaluar në procedurat e zhvarrimit ?

Shefik Surdulli: ne komitetin e shërbime publike e kemi trajtuar këtë kërkesë, por për pjesën e dytë ka ndodhur një urgjencë. Unë kam qenë pjesëmarrës i aktit të ngritjes së këtyre përmendoreve dhe si vepër artistike është e mirë por unë nuk jam profesionist skulptor por prekin ndjenjat e qytetareve nga ajo që kanë arritur të bëjnë. Unë e kam mbështetur plotësisht këtë kërkesë për ta financuar 7.500 €, pavarësisht që kjo gjë nuk ka qenë e kompletuar me dokumentacion. E përgëzoj këshillin e fshatit për këtë gjeste por më pengon marketingu politik me rastin e inaugurimin e këtyre shtatoreve sepse mendoj se është bërë abuzim me atë rast sepse komuniteti ka paguar shumicën e parave, e në anën tjetër nuk duhet ti bëjmë lavdata Kryetarit të Komunës për një shumë të vogël të parave, sepse herëve tjera komuniteti nuk i përgjigjet kërkesave të tilla.

Riza Abdyli: në parim edhe KPF e ka mbështetur këtë kërkesë, mirëpo sot i drejtohem kolegut z. Shemsedin Elezi që ajo parcelë ka qenë me varreza më herët. Nuk e di sa është ky burim i sigurt por ky njoftim ka ardhë nga një banor i fshatit Zhegër duke thënë se mos e votoni atë parcelë se aty janë varrezat e vjetra.Mos të bëjmë gabime të tilla sepse ne bimë keq para qytetarëve dhe luajmë me ndjenja të qytetarëve.

18

Page 19: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Shpresa Kurteshi- Emini: edhe ne kemi pas shqetësime dhe kemi bërë përpjekje që të bëhet kompletimi i dokumentacionit, prandaj propozoj që kjo pikë të shtyhet për seancën e radhës në mënyrë që të vjen materiali i kompletuar me dokumentacion.

Arbër Ismajli: pajtohem me çështjen e procedurave dhe nuk mundemi ta fshehim dicka që është evidente. Edhe ne jemi njoftuar nga këshilli i fshatit zhegër për fillimin e projektit dhe kanë kërkuar nga ne që ti ndihmojmë financiarisht. Jemi pak keq me dokumentacion dhe presim kompletimin e saj që mos të kemi telashe në ekzekutim.

Shemsedin Elezi: sa i përket zhvarrosjes së kufomave, aty kanë qenë personat familjarë të cilët vetë i kanë zhvarrosur kufomat dhe personat e tjerë i kanë nënshkruar me noterë. Kjo gjë ka qenë e koordinuar edhe me forenzikën dhe gjitha procedurat kanë qenë në rregull lidhur me zhvarrim. Ju mund ta shihni vendin e ngjarjes dhe të bisedoni me personat që kanë bërë zhvarrosjen e familjarëve.

Enver Hajrullahu: pajtohem në parim me z.Isufi sepse duhet të rregullohen dokumentet. Por unë kam një pyetje për ju lidhur me dëshmorët, a thua kanë marrë leje ata për të vdekur ? ne mund ti rregullojmë dokumentet dhe ne si NISMA e përkrahim këtë kërkesë.

Riza Abdyli: pajtohem me propozimin e z.Arifi dhe ne nuk jemi për ta penguar këshillin e fshatit lidhur me obligimet ndaj kompanisë, por për qështjen e pronës nuk duhet të marrim vendim të ngutshëm sepse ajo parcelë ka qenë me varreza. Në mbledhjen e kaluar rreth diskutimit publik për Rregulloren e varrezave kam kërkuar që qdo parcelë e varrezave të shënohet me një emërtim parcelë për varreza dhe të jetë e legalizuar.

Xhelal Hajrullahu: edhe ne si parti politike e kemi përkrah qdo iniciativë e mirë që ka qenë për Zhegër dhe ne e kemi përkrah si projekt por nuk e kemi ditë procedurën se a ka leje apo nuk ka.Nga këshilli i fshatit kemi marrë informacion që kanë marrë leje edhe nga bashkësia Islame dhe nga Komuna por jo edhe zyrtarisht.

Avdyl Aliu: ju lus të gjithëve që kjo punë të kryhet shpejtë në kompletimin e dokumentacionit për shkak të rëndësisë që ka. Ne u konsultuam me shefat e grupeve dhe pikën 2.8 vendosem ta shtyjmë për më tutje dhe ti japim kohë këshillit të fshatit Zhegër të përgatitet më tepër me dokumentacion.

Riza Abdyli: nëse është nevoja për këtë pikë të rendit të ditës të thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme.

Kërkesa për mbështetje financiare për ngritjen e Shtatoreve të Shaban dhe Sami Ukshini në fshatin Zhegër në mënyrë unanime shtyhet.

3.Të ndryshme

Shemsedin Elezi: unë merrem me shumicën e qytetarëve e jo me një numër të vogël të cilët gjithmonë i kundërshtojnë gjërat.Sa i përket pjesës së parkut në fshatin Zhegër ne kemi larguar një pjesë të madhe të dheut për ta rregulluar një mini park por si duket dikujt nuk i ka pëlqyer kjo gjë. Unë me 8 maj kam kërkuar debat publik për ta bërë punësimin e 2 personave për pastrimin e fshatit Zhegër dhe është mbajtur ky debat dhe të gjithë pjesëmarrësit e përkrahën rregullimin e një mini parku në këtë fshat.Pas përfundimeve të punimeve një grup i vogël i banorëve kanë reaguar kundër dhe ne jemi detyruar që ta rikthejmë atë hapësirë në gjendjen e mëparshme.

Arta Nuhiu: a janë kryer të gjitha obligimet për artistët e të cilës kanë qenë pjesë e organizimit të Manifestimit “Flakës së Janarit”?

19

Page 20: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Në sheshin e qytetit është bërë dëmtimi i parku i këndit të fëmijëve, prandaj duhet të bëjmë një fushatë vetëdijësuese që ato parqe mos të dëmtohen.

Riza Abdyli: lidhur me pikën 2.5 koalicioni i partive në pushtet na lanë neve fajtorë që e heqëm këtë pikë nga rendi i ditës. I drejtohem qytetarëve që ne nuk jemi fajtor por fajtor është partia në pushtet, ne nuk jemi kundër kësaj pike por jemi për tu pajisur me dokumentacion.

Nevzat Isufi: rreth pyetjeve që bëjmë lutemi të konsultoheni me drejtorët e drejtorive sidomos me drejtorin e DSHPIB sepse ai din vetëm të akuzon dhe mund të jetë shkas që herave të tjera ne ta lëshojmë seancën.Sa i përket këshillit të fshatit Zhegër, lidhur me gabimin e dytë, mendoj se meriton një kritikë sepse duhet ti përcjellë procedurat dhe ti kompleton dokumentacionet.

Nehat Osmani: Në QKMF, në shërbimin e stomatologjisë tanimë 6 muaj është shpallur tenderi për material harxhues . Në këtë shërbim janë të punësuar mbi 40-45 punëtorë shëndetësor kryesisht mjekë, infermiere dhe teknikë të dhëmbëve. I tërë procesi i punës kryesisht varet nga ky material e madje edhe një inçizim i dhëmbit nuk mund të kryhet por të njejtit dërgohen nëpër ordinanca private. Për një protezë të thjeshtë që eventualisht thyhet në mungesë të materialit esencial nuk mund të ofrohet as më i vogli shërbim i riparimit. ndërsa të vetmet shërbime që ofrohen në këtë repart nga i tërë personeli mjekësor aktualisht është triazhimi apo ofrimi i ndihmës së parë të pacientit. Rrjedhimisht i tërë personeli mjekësor gjatë tërë orarit të punës qëndrojnë të pa angazhuar tash e 6 muaj pa fajin e tyre. Procesi i tenderimit është nën kompetencat ekskluzive të komunës dhe si i tillë edhe pengesa kryesore e zhagitjes së shpalljes së tenderuesit fitues janë organet komunale dhe kalkulimet politike, sidomos pas një anulimi të dyshimtë paraprak të këtij tenderi.Pyetja ime konsiston në dy drejtime: Cilat janë shkaqet e prolongimit të vazhdueshëm të këtij tenderi, rrjedhimisht edhe furnizimit me

material harxhues të shërbimit të stomatologjisë. A keni ndërmarrë ndonjë veprim për të funksionalizuar këtë shërbim tejet të rëndësishëm

stomatologjik për qytetarët e komunës sonë. A keni ndonjë plan veprimi apo ide konkrete rreth revitalizimit dhe riorganizimit të këtij reparti

stomatologjik në mënyrë që ky shërbim të jetë edhe social edhe profitabil.

Shefik Surdulli: nuk mund të bëj pyetje pse nuk kemi ujë këtu sepse e di, as pse nuk na dhatë të drejtën për një pauzë sepse edhe këtë e di, por ne jemi anëtarë të Kuvendit të Komunës të një shteti demokratik i cili në Kushtetutën e saj e ka të qartë çështjen e fesë. Me gjithë respektin për kolegët që agjërojnë ne sot do të duhej të kemi kushte më të mira pune.

Arianit Sadiku: është rasti i dytë që ka ndodhur në fshatin Zhegër që veprimet bëhen pa i ndjekur procedurat, por ekzekutivi çfarë masa kanë marrë ndaj këtyre gjërave, mendoj se duhet të jepen masa ndëshkuese. Mos të bëhet praktikë jo e mirë që punët të fillohen pa mbulesë.

Burim Berisha: lagja e cila është pjesë e rrugës së Kumanovës kanë pas nevojë për kanalizim, por meqë opozita po kërkon procedura e në anën tjetër nuk e përkrahën pikën e cila pati të bëjë me Rrugën e Kumanovës kjo gjë është mëkat.Sa i përket punimeve në Zhegër për parkun, mendoj se qëllimi ka qenë i mirë dhe shpresoj që do të respektohen gjitha procedurat.

Fitim Guda: do ta bëj një kërkesë në MAPL që mos të ketë komitete sepse sipas kësaj logjike ne në Komitet e kemi përkrahur pikat që janë ardh këtu kurse tani ne këtu e heqim nga rendi i ditës një pikë e cila është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Gjilanit.Sa i përket rrugës së Kumanovës ne kemi gjithë dokumentacionin komplet, prandaj nuk është dashur që kjo pikë të shtyhet.

20

Page 21: R E N D P U N E · Web view: Pyetja që do të shtroj unë ka të bëjë me organizatën Ekohigjiena sh.p.k. e cila bie në domenin e shërbimeve publike, pra Ekohigjiena më 1 maj

Shemsedin Elezi: punëtorët e ndërmarrjes Tregu kanë disa shqetësime sepse atyre ju ka skaduar kontrata e punës. Kërkoj nga organet përgjegjëse të ju vazhdohet kontrata e punëtorëve sepse ata kanë obligime dhe është mëkat të ju bëhet kjo gjë.

Nevzat Isufi: ne jemi anëtarë të Kuvendit dhe trajtojmë çështje, kurse komitetet kanë përbërje më të vogël dhe kuptohet që Kuvendi ka përbërje më të madhe dhe çështjet shqyrtohen më hollësisht.

Arbër Ismajli: është e vërtetë që aktorët që kanë qenë pjesë organizative e Manifestimit Flaka e Janarit kanë mbetur pa u paguar, por unë kam kërkuar nga drejtoresha të sjellët një Raport financiar dhe ne ta kemi mundësinë e pagesës. Sa i përket punimeve në fshatin Zhegër ne kemi dalë ne teren dhe kemi kërkuar që të ndërprehen punimet dhe gjendja të rikthehet siq ka qenë.

Seanca e gjashtë e Kuvendit i përfundoi punimet në ora 15:30 minuta.

Procesmbajtësja Kryesuese e Kuvendit ____________________ __________________________ Ardiana Rexhepi Shpresa Kurteshi

21